Xhihadi im dhe shqiptari Arid Uka

15 Mars 2011, 10:55Politika TEMA

Nga Armir Taraj

Fjala xhihad sjell në mendje imazhe luftrash, imazhe myslimanësh të mbështjellë me shall në fytyrë që me kallash e granatë-hedhës në duar kërcënojnë Amerikën e Perëndimin me luftë të shenjtë. Fjala xhihad ka marrë një konotacion tepër negativ dekadat e fundit, konotacion ky i ushqyer e fryrë nga mediat e etura për fjalë të reja gjithë-shpjeguese e të gëlltitshme nga publiku.

Por çdo të thotë në të vërtetë xhihad? Nga gjuha Arabe, “xhihad” përkthehet më së miri si një përpjekje e vazhdueshme për të përmirësuar gjendjen tënde e të atyre përreth teje me qëllim afrimin tek Zoti. Padyshim që kjo përpjekje përfshin edhe luftën e armatosur në mbrojtje të besimit, atdheut, shtëpisë, familjes e pasurisë. Por kuptimi primar i xhihadit nuk është ai ushtarak. Ka një thënie të famshme të Profetit Muhamed a.s. (paqja qoftë mbi të) i cili u thotë shokëve të tij kur po ktheheshin nga një betejë: “tani po kthehemi nga xhihadi i vogël tek ai i madh.” Me xhihad të madh këtu Profeti nënkupton jetën e përditshme pranë familjeve dhe përpjekjen e vazhdueshme për të bërë vepra të mira e për t’iu afruar Allahut me devotshmëri.

Pra ç’mund të jetë atëherë xhihadi im shqiptar? Përveç luftës për mbrojtjen e atdheut apo çlirimin e trojeve tona si dy luftërat e UÇK-së, të cilat janë shembull i xhihadit të vogël ushtarak, xhihadi i madh shqiptar është në jetën time të përditshme. Është në respektin tim ndaj prindërve e të afërmve, në ndihmën ndaj të varfërve e të dobtëve. Xhihadi im shqiptar është në luftën e përditshme për t’i shpëtuar korrupsionit e për të jetuar me ndershmëri e moral në një shoqëri që njeh të tjera monedha këmbimi. Është përpjekja ime për t’u arsimuar sa më mirë e për të lehtësuar arsimimin e atyre rreth meje. Është sfida për të qenë një inxhinjer sa më i saktë e profesional në punën time e për t’i shërbyer interesave të publikut para së gjithash. Është edhe përpjekja ime modeste për të luftuar diskriminimin në shoqërinë tonë, qoftë atë fetar apo atë racor. E të mos harrojmë diskriminimin ndaj personave me aftësi të kufizuara. Sigurisht xhihad është dhe mbjellja e fidaneve e kujdesi për mjedisin, pastrimi vullnetar i rrugicave të lagjes sime, edukimi i fqinjëve që të mos i lënë plehrat në ashensor e të mos zhgarravisin muret, e po ashtu edhe lyerja me gëlqere e shkallëve të pallatit kur hartat e pista në mure të jenë bërë të padurueshme.

A është pra e çuditshme apo edhe e dënueshme të flasësh sot për xhihad në Shqipëri? Aspak. Por dallimi është tek arsimi. Nuk duhet mohuar fakti se myslimanët në botë sot kanë një problem shumë serioz me ekstremizmin e brendshëm fetar. Bile ky është problemi më i madh që has sot komuniteti botëror i besimtarëve të fesë Islame.

Dhe jo vetëm sepse numri më i madh i viktimave të sulmeve terroriste në botë janë myslimanë, por sepse narrativa eksremiste e urrejtjes e përçuar nga Al Kaida është një narrativë e cila mbyt dhe errëson shpirtin e lirë të Islamit. Unë kam mësuar se Islami (ose besimi në Zot) është gjendja e natyrshme e njeriut kur shpirti e mendja e tij janë të pakorruptuara (fitrah në Arabisht). Por si mund të jetë urrejtja dhe dhuna e Al Kaidës apo e Talibanëve gjendja e natyrshme e të ekzistuarit? Nëse narrativa përçudnuese e Al Kaidës, e cila shpërfytyron parimet themelore të Islamit, arrin të zërë vend në mendjet apo zemrat e një pjese të madhe të besimtarëve myslimanë, kjo do ishte katastrofa më e madhe që mund t’i vinte Islamit. Por shyqyr Zotit, myslimanët sot janë 1 miliard e gjysëm, Kurani është i qartë e i pandryshueshëm, po ashtu tradita e Profetit tonë të lavdishëm, e dijetarët Islamë janë akoma të fortë e të respektuar, kështu që ky skenar ogurzi ka shumë pak gjasa të zërë. Por problemi qëndron tek ata dhjetra e qindra individë që kanë marrë atë rrugë të gabuar, tek dëmi që ata janë të aftë të shkaktojnë, e tek kundërpërgjigja e dhunshme edhe më e dëmshme e Perëndimit. Një prej këtyre individëve të keq-udhëzuar duket se është dhe djaloshi i ri Kosovar Arid Uka, emri i të cilit është tashmë fatkeqësisht i njohur për të gjithë ne. Akti i pafalshëm dhe rreptësisht i dënueshëm i Ukës, përveç humbjes së jetëve njerëzore, gjë e barazvlefshme me humbjen e vetë njerëzimit sipas Kuranit, dhe përveç dëmit të shkaktuar ndaj familjes se tij, është një akt që dëmton rëndë ndjenjat e besimtarëve myslimanë shqiptarë. Nëse del e vërtetë se Uka është frymëzuar në njëfarë mënyre nga narrativa e dhunshme e Al Kaidës në kryerjen e vrasjeve të tij, kjo do ishte një grusht në stomak për çdo besimtar mysliman shqiptar që përpiqet me besimin e tij, e me xhihadin e tij të përditshëm, të japë një shembull të mirë për shoqërinë tonë, e të kryejë sadopak mirë në këtë botë. Të paktën kështu e përjetova unë, edhe pse Uka nuk duket se është aspak produkt i një ambjenti fetar shqiptar: ai është rritur dhe ka jetuar gjithë kohës në Gjermani, nuk ka ndjekur xhami shqiptare, e nuk ka pasur imam shqiptar, e si i tillë duket të jetë më tepër një shembull i multikulturalizmit të dështuar Gjerman sesa i ekstremizmit fetar shqiptar.

Ajo që nevojitet sot në komunitetin botëror Islam, është një xhihad ndaj xhihadit të dhunshëm. Dijetarët dhe liderët shpirtërorë të Islamit, përfshi këtu dhe ata shqiptarë, kanë për detyrë primare dhe emergjente sfidimin e narrativës së dhunshme të Al Kaidës e të Talibanëve. Ata kanë për detyrë mësim-dhënien korrekte të Islamit, ashtu siç e ka mësuar vetë Profeti ynë, një Islam i moderuar e pranues ndaj tjetrit, një Islam që është i aftë të frymëzojë zemrat e të rinjve e të moshuarve me besimin tek mirësia e Zotit dhe e njerëzimit. Ata kanë për detyrë krijimin e hapësirave alternative jo të dhunshme të shprehjes së opozitës ndaj politikave te ndryshme të shteteve të tyre. Dhe më së pari, kanë për detyrë vënien në pah të së kaluarës së lavdishme e tejet tolerante të Islamit ku myslimanë, të krishterë, e hebrenj jetuan në paqe si fqinjë të mirë dhe i dhuruan njerëzimit qytetërime magjepsëse si ai i Spanjës Islame, apo Andaluzisë. Dhe duhet të mësojnë ta bëjnë këtë pa nostalgjira rekonkuistash Islame për të “rimarrë Spanjën”, siç është shprehur fatkeqësisht dhe mendje-ngushtësisht “hoxha” Tan Kristo, i cili vuan dënimin 5-vjeçar për nxitje të terrorizmit (dënim tepër problematik nga ana ligjore por që është temë më vete).

Por edhe Perëndimi ka përgjegjësi për zgjidhjen e çështjeve bazë që qëndrojnë në rrënjë të konflikteve botërore që frymëzojnë propagandën ekstremiste e që kanë të bëjnë me padrejtësira të mëdha në dëm të myslimanëve. Mjafton t’u hedhësh një sy lajmeve botërore dhe menjëherë vëren se shumica e konflikteve të armatosura dhe padrejtësive në botë vazhdojnë të bëhen në kurriz të popullsive myslimane, që nga Palestina në Çeçeni, nga Kashmiri në Xinjang. Për shumë kohë Perëndimi ka mbyllur sytë ndaj këtyre padrejtësive, dhe për shumë vite ka mbështetur regjime diktatoriale “mike” në vendet myslimane, që nga Maroku në Jemen, duke u mohuar popujve myslimanë të drejtën për të jetuar në vende të lira e demokratike, e drejtë kjo që këta popuj kaq shumë e admirojnë tek Perëndimi. Vetëm tani, në vitin 2011, dhe vetëm pasi popujt vetë u çuan në revoltë e i rrëzuan regjimet e tyre të korruptuara, Perëndimi po i përqafon më në fund aspiratat e tyre për liri, po mbështet më në fund xhihadin e madh të shumicës duke mposhtur frikën nga xhihadi i vogël i disave./respublica.al/

13 komente në “Xhihadi im dhe shqiptari Arid Uka”

  1. mendimi_im says:

    I nderuar autor i ketij shkrimi Armir Taraj,

    Te falenderoj per qartesine dhe vertetesine e shumices se shkrimit tend.

    Vetem nje keshille kisha per ty:

    Nga fundi i shkrimit tend na sugjeron neve nje “islam te moderuar” !!!

    Ku e merr te drejten i dashur te ndryshosh ate qe eshte sjelle para 1432 vjeteve dhe qe eshte po ashtu qe prej 1432 vjeteve?
    Islami nuk eshte as klasik as modern, nuk eshte as i vjeteruar dhe as i rinovuar.
    Eshte ai qe shte dhe do te mbetet ai qe eshte.
    Nese 0+1=1 atehere bejn 1 dhe jo 0 dhe jo 2…
    Ne artikullin tend ka te spjeguar shum bukur termi i luftes dhe keqinterpretimet rreth saj.
    Por me sa shoh ne fund te artikullit tend ti po ben tani tipin e atij qe don te miqesohet me boten anti islame duke e moderuar islamin ne ate menyre qe botes anti islame ti pelqeje…
    Vella i dashur nuk ke pse ben servilizma vetem per vetem qe te ja mbushesh mendjen botes se islami eshte modern, se islami eshte jo i keq etj.
    Nuk ke pse ben servilizma ne menyre te atille qe te zbutesh gjoja perendimin dhe ata te te duan ty…

    Fole mire ne te tere artikullin por ne fund lakove nga vete principet e tua.
    Sado qe ti te mundohesh ta besh modern islamin nuk mund ti besh anti islamistet te te duan ty vetem nese bindesh dhe vepron po ne te njejten menyre si anti islamistat.

    Je me i sinqerte dhe mos u dorezo vetem per hir te nje artikulli.

    Nderime dhe falenderime.

  2. AdrianGJ says:

    Shkrime interesant dhe me vjen mire qe gjera te tilla diskutohen hapur ne media edhe no shoqerine shqiptare…

    Nuk eshte asgje e re qe feja nder shekuj eshte keqperdorur per te arritur qellime personale e te caktuara. Ne fund ata qe a hane jane njerzit e thjesht, te varfer apo ata te dobtit dhe me probleme…

    Une shpresoj qe shqiperia te mos kete kurre parcarje fetare – por kame frike se keto kane filluar…. Nder shekuj askujet nuk i ka interesuar nje shqiperi e forte ne rajone dhe jane munduar ta parcajne – une kame frike se nje gje e tille do te ndodhe ne vitet e ardhshme duke perdorure fene…

    Shpresoj qe ne si popull ta kuptojme nje gje te tille dhe mos ta lejojme…

  3. rexha italia says:

    NJerzit nuk duhen gjykuar por duhe repektuar dhe dashuruar
    ESHTE dicka tjeter qe thuhet
    BENI SI THEME UNE e MOSE BENI SI BEJE UNE

  4. raimondi says:

    Shumekeq qe diskutohen gjera te tilla ne shtypin shqiptar————sepse keta qe i diskutojne keto tema –i diskutojne nen kendeveshtrimin arab
    –Dhe ky kendeveshtrime eshte totalisht i huaj dhe ne kundershtim me interesat e popullit shqiptar –sepse cdokomb kur diskuton dicka e diskuton nen prizmin e interesave te tij personale gjeopolitike
    –Nukdiskuton sikur eshte ndonje komb i madh dhe i fuqishem dhe me mendimin e tij te beje rolin e arbitrit per te vendosur drejtesine

    –Eshte tper interesant rasti i fetareve shqiptare————Fetaret shqiptare jane te vetmit fetare ne gjithe boten qe diskutojne temat e tyre fetare pa marre parasysh fare interesat e kombit shqiptar
    ——Ndaj ata jane fatkeqsia e Kombit shqiptar

    Sepse cdo njeri religjioz i cdo kombi kur diskuton per problemet fetare , shikon ne radhe te pare interesat e kombit te tij —– dmth e perdor fene per te perfituar kombi i tijdhe jo per te ndihmuar me fjalene tij interesat dhe drejtesine e nje kombi tjeter
    Dhe ne kete rast ky flet per drejtesine e popujve myslymane ——qe jane Arabe ne shumice dermuese
    Dhe keta popuj arabe muslumane kur u theren e u vrane ne Kosove 12,000 njerez —Keta bastarde kombesh arabe , nuk ngriten as gishtin e vogel ne ndihme te popullit te Kosoves —Nuk pame ne qe keta luftetaret myslymane ti shpallnin ndonje lufte Serbise,sepse Serbia vrau myslymanet ne Kosove dhe sipas teorise se tyre jemi vellezer myslymane –????? apo jemi looool vellezer myslymane

    Keta popujt arabe me teorine e tyre te vellazerise myslymane te fyejne intelektin e bythes —Keta jane nje popullsi e qelbur dhe jashtezakonsiht primitive –por edhe antishqiptare–sepse Keta jane INJORNATE T EJASHTEZAKONSHEM NE CDO ASPEKT ——Dhe keta qelbesira popuj nuk kane respekt aspak per popujt qe nuk jane rabe –, le t ejesh myslyman sa te duash ti, Arabet e perdorin fene e tyre vetem per mbrotjtje te popujve te tyre
    -ne fakt me drejt –ata e perdorin fene e tyre me teper per te ritur PUSHTETIN E TYRE THEOKRATIK duke shtypur gjysmen e popullsise , sic eshte femra dhe duke e justifikuar gjithe kete qelbesirellek Njerezor nepermjet fese
    Eshte fatkeqsi e jona qe jemi ne nje fe me ta –por gazetat dhe institucionet nuk dueht te lejojne qe ata te abuzojne me lirine dhe te rekrutojne njerezit tane per qellimet e tyre te felliqura arabe , ne emer gjasme te lirise -pro qe eshte liri vetme per popiujt e tyre ————-Cka eshte totalisht e huaj per ne dhe armiqesore ndaj Lirise sone shqiptare –sepse ARABET JANE NE BLLOK PRO SERBE —dhe ANTISHQIPTARE TE DEKLARUAR ————Kjo eshjte dicka qe dihet boterisht

    1. mendimi_im says:

      Ehhh, me te vertet raimond!!
      Edhe un po mendoja qe si ka mundesi qe raimondi nuk eshte pyetur!!!

      ncncncn ?

      Sa keq qe nuk marrin edhe aprovimin tend gazetat dhe te shkruajne ne baze te iluminizmit tend plot me drite dhe rrezatim radioktive.
      Me mir hap nje gazete tenden dhe pastaj shkruhet ajo qe don ti.

      Besoj se ke opsion te mire?

    2. hajriu says:

      Ku ke punuar me pare ti o raimondi??

  5. Gramozi says:

    -ne kemi kete semundje ne gazeten tema ky mendim_ladeni yne..
    ik ne afganistan zoteri…se te pelqejne shume interesat e kombit te alfa_nistanit
    –rri dhe pa ngrene 1 muaj se u mesua muhamedi ne maj te bora-bores– pa ushqim e ta beri ty zakon kenaqesine e tij…

    1. mendimi_im says:

      Gramoz,

      Si ja kalove, mire je?
      Po pershendet nje her o burr, se na shqiptaret pershendesim ne radhe te pare, pastaj qajme hallet.

      Ku ke punuar me perpara, ke nje zgjuarsi fantazme te papame?
      Kamarier ne varrezat e fshatit ke punu ti?
      Degjo vellan, un jam shqiptar dhe jetoj ne trojet e mia. Ti nuk ke te drejte te me urdherosh mua se ku te jetoj. Ne fund te fundit edhe Toka eshte nje glob ne te cilin ku te dua un kam te drejten time te ik apo te jetoj.
      Por un nuk marr urdhera nga ti edhe nese je jo kamarier por krykamarier ne varreza ?

      Hajt, nese ke noj gja me fakte te na tregosh, je i mirepritur. Nese jo ik se te presin klientat.

    2. mendimi_im says:

      Sa here qe un shkruaj replike me raimondin ti menjeher reagon!!!

      E ke gje ti raimondin apo je i njejti person por me nick te ndryshem dhe na shkruan ketu me dy fytyra?

      Se shum normal eshte te futesh me emra te ndryshem dhe te besh loje te dyfishte se ketej si andej??

      1. Gramozi says:

        -zoteri po ta shikos mire une ste kam bere replike
        po ti si spekullator qe je thua te kunderten
        –EDHE MOS NA BEJ SI GANGESTER TASTIERE…se une jam nga ata burra qe per familjen,per pronen,per atdheun te jap plumbin–
        Se kush eshte me i forte pastaj e tregon historia
        dhe bejme ndonje shaka ketu po FAMILJA nuk cenohet sic bere ti me z.Ruci
        na hiqesh si fetar pale—–FETAR ME BYTHEN LART andej nga duhet te kesh koken.

  6. plaku says:

    I dashur mendimi-im, une personalisht lexoj shkrimet ne kete forum sepse, m.q.s. jam larg vendit tim dhe per momentin kam shume kohe dua te mesoj sa me shume mbi vendin tim dhe bashkevendasit e mij te Shqiperise. Ne pergjithesi jam dakord ato qe shkruan ti me siper, por kisha edhe disa verejtje dhe po i lejoj vehtes ti shpjegoj ato :
    – Me siper ti shkruan :
    “Nga fundi i shkrimit tend na sugjeron neve nje “islam te moderuar” !!!
    Ku e merr te drejten i dashur te ndryshosh ate qe eshte sjelle para 1432 vjeteve dhe qe eshte po ashtu qe prej 1432 vjeteve?
    Islami nuk eshte as klasik as modern, nuk eshte as i vjeteruar dhe as i rinovuar.
    Eshte ai qe shte dhe do te mbetet ai qe eshte.”

    I dashur mendimi-im eshte plotesisht e pranueshme qe ti ke te drejte te shkruash ate qe mendon dhe kjo pa dyshim do respektuar. Une mendoj se njerezimi para 1432 vjeteve ishte dicka krejt tjeter si nga pikpamja ekonomike, kulturore, shoqerore etj. Mos ma merr per keq krahasimin por edhe Enver Hoxha kritikonte dhe luftonte revisionismin sepse ata donin ne fakt te rinovonin marksismin ne kushtet e reja te shekullit te njezete, sepse marksismi si teori bazohej ne kushtet ekonomiko-politike-shoqerore te shekullit te 18. Ne se nuk do ishte Gorbacovi ( qe ishte per nje socialiszm me fytyre njerezore )neve te dy nuk do te mund te shkruanim ketu ne forum c’fare te duam, pa na arrestuar ose burgosur.
    Mendoj se neve duhet ti pershtatemi kohes qe jetojme. Shif p.sh. gjermanet dhe francezet. Ne shekulin e 20 ata bene dy luftra te pergjakeshme me njeri tjetrin.Shkaterim dhe dhjetra miljone te vrare. Tani kane ardhur kohe te tjera. Keto dy vende jane te dy ne EU, koha tregoi se eshte me mire qe popujt te jene miq se sa armiq me njeri tjetrin. Kjo mendoj une duhet te ndodhi edhe midis muslimanizmit dhe krishterimit. Ti e di me mire se une, qe sipas te dy feve, Zoti eshte vetem nje, nuk ka nje Zot per fene myslimane dhe nje Zot per fene e krishtere.
    Per sa i perket fese une personalisht, te me falesh por jam me Rilindasit tane, sipas te cileve, “FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”. E di qe ti ke mendim tjeter te cilin une e respektoj.

    Mos ma merr per keq, por po te shofesh te rinjte qe bene demostrata ne Egjypt, Tunizi,Libi etj. dhe vete shoqata ( sepse si parti nuk lejohej ) e vellezerve islamike kane ndryshuar ,ata duan te jetojne me mire per vete dhe familjet e tyre dhe qellimin e tyre nuk duan ta arine me xhihad por ne menyre paqesore. Ata ( po te shofesh intervistat qe japin ne TV ) nuk duan te hidhen ne ere dhe te humbin jeten, ata duan te jetojne si te rinjte ne perendim, te kene pune, te gezojne jeten, te shkojne me pushime kudo ne bote, te shkojne ne diskoteka, te diskutojne me te rinjte e githe botes ne face-book, te shkojne me tej ne profesionin e tyre. Kjo sepse ne vime vetem nje here ne kete bote, jeta eshte kaq e shkurter dhe duhet gezuar, sic ben rinia perendimore. Per kuriozitet gjermanet kur pine thone ” Ta gezojme jeten, se neser do jemi nje dite me pleq”. I dashur mendimi-im, keto rrjeshta i shkruan nje 64 vjecar, te cilin jeta e detyroi te jetoje pa njerezit e tij ketu ne perendim. Nje filozof ka thene ” Dhurata me e madhe qe jeta i ben njeriut eshte RINIA, prandaj njeriu duhet ta gezoje ate.

    Edhe nje here mendimi-im une e respektoj mendomin tend sipas te cilit islamismi eshe ai qe eshe dhe nuk duhet modruar. Mendoj qe edhe ti duhet te respektosh mendimin tim qe islamismi duhet ti pershtatet kushteve te reja, se shoqeria ka ndryshuar.
    Te uroj nje mbasdite te kendeshme.

  7. arsen says:

    Kjo fjala “xhihad” eshte bere teper e padegjueshme keto vitet e fundit
    Nese autori do perdorte ndonje fjale shqip, kjo do ishte gje krejt tjeter!
    Boll me Xhihadin islamik qe nga Palestina, ne Pakistan
    qe nga Afganistani ne Iran
    qe nga fundi i Botes islame qe eshte akoma ne vitin 1844….
    Fjala XHIHAD i ngre nervat cdo europiani dhe njeriu PAQESOR
    A KA FJALE ME TE BUKUR SE FJALA “SELAM”?
    Perdorni kete ne vend te XHi…, sepse edhe juve do ndjeheni ndryshe!

  8. AlbinoBlackSheep says:

    Uka nuk duket se është aspak produkt i një ambjenti fetar shqiptar: ai është rritur dhe ka jetuar gjithë kohës në Gjermani, nuk ka ndjekur xhami shqiptare, e nuk ka pasur imam shqiptar, e si i tillë duket të jetë më tepër një shembull i multikulturalizmit të dështuar Gjerman sesa i ekstremizmit fetar shqiptar.

    Ja ke fut kot plako.Gjyshi i Ukes eshte Hoxha i fshatit atje ne Mitrovice. Ka pasur ndikim tek i biri e tek i nipi pasi te gjithe si familje ngrinin bythen perpjete si arabet 5 here ne dite edhe ne Gjermani.Mos ja u lej fajin gjermaneve se kane hapur dyert per emigrante nga e gjithe bota.Madje edhe krimineleve trushplare nga feja si ky Shqiptari yne Uka ju ka dhene mundesi te punojne e te bejne nje jete me te mire se ne vendet e tyre.Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Cdo lloj feje tjeter eshte perdorur per percarje dhe dhune ne trojet tona.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje