Berisha: Vendosja e marrëdhënieve me SHBA-në, kulmore në jetën time

15 Mars 2011, 16:06Politika TEMA

Kryeministri Berisha, gjatë një ceremonie të mbajtur në ministrinë e Jashtme për rivendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA 20 vjet më parë, ka deklaruar se kjo ngjarje ka qenë ndër më të rëndësishmet të jetës së tij.

“Sot ne nderojmë një datë të veçantë, historike në marrëdhëniet e Shqipërisë por dhe kombit shqiptar me SHBA-të, kombin e madh amerikan, shtyllën kryesor të lirisë në botë. 20 vite më parë, në më pak se përmbysjes së diktaturës komuniste në Tiranë, qeveria amerikane vendosi të rivendosë marrëdhënit diplomatike me Shqipërinë me bindjen se trendi i demokracisë nuk do të kishte ndalje. 20 vite më parë, kam pasur fatin të jem pjesëmarrës në ceremonisë e organizur nga Departamenti i Shtetit dhe kjo mbetet një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime. Ne kemi përjetuar drama shumë të mëdha, copëtime të pamerituara, diktatura nga më të egrat. Të gjitha këta faktorë të cilat mund të na shuanin nga faqja e dheut, por sërish themi se kemi qënë komb i bekuar, sepse në cdo momet kritik, kemi patur fatin e madh të kemi mbështetjen e madhe, përcaktuese të SHBA-së. Në këtë moment, qëndron dhe faktori më përcaktues, i pro amerikanizmit për Shqipërinë”, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha ka folur edhe për zgjedhjet locale, duke thënë se ato do të zhvillohen me seriozitetin më të madh.

Ndërkohë, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka thënë se “ndjehem krenar për marrëdhëniet tona dhe i sigurt se vitet më të mira i kemi para nesh”.

Duke qenë se dita e sotme është edhe tre vjetori I tragjedisë së Gërdecit, ambasadori amerikan kërkoi vendosjen e drejtësisë për ngjarjen.

“Të mbajmë një minutë heshtje dhe të lutemi sot për 26 viktimat e tragjedisë së Gërdecit, dhe të shpresojmë se do të shohim drejtësi”,- u shpreh Arvizu.

Në ceremoninë e zhvilluar në ministrinë e Jashtme ishte e pranishme edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ndërsa presidenti Topi nuk ishte ftuar.

2 komente në “Berisha: Vendosja e marrëdhënieve me SHBA-në, kulmore në jetën time”

  1. plaku says:

    Sala thote : “Në këtë moment, qëndron dhe faktori më përcaktues, i pro amerikanizmit për Shqipërinë”, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.”
    Italia erdhe ne 1939 dhe u prit me lule.
    Kur vajza shqiptare bente seks me ndonje rus thoshte ” Sovjetiku i motres ”
    Kinezet i kishim çuna tezje.

  2. Falcon says:

    zot cfare idioti..sekretari partise qe zoti e di sa leksione ka mbajt kundra imperializmit amerikan ta del se ka qene moment kulmor mardheniet me usa..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje