Sondazhi në Kroaci pas protestave: Partia në pushtet katandiset në 6.6 përqind

16 Mars 2011, 12:16Politika TEMA

Institucioni i sondazhit nuk funksionon në vendin tonë. Ai do ishte një mënyrë e mirë për të parë se si ka lëvizur qëndrimi i votuesve pas ngjarjeve të 21 janarit. Por në Kroaci ka ndodhur e pabesueshmja. Pas disa protestave (disa u kthyen në të dhunshme), një sondazh i organizuar nga agjencia GFK tregon se partia në pushtet, Unioni Demokrat Kroat ka rënë në 6.6 përqind. Opozita social-demokrate ka 30 përqind të votuesve. Megjithatë 42 përqind janë të pavendosur ende. Por shumica e njerëzve duan zgjedhje të parakohshme, sidomos qytetarët e pyetur në qendrat e mëdha urbane si Zagrebi.

3 komente në “Sondazhi në Kroaci pas protestave: Partia në pushtet katandiset në 6.6 përqind”

  1. LORA says:

    Mjafton ky lajm per te bere diferencen e thekshme qe ka “demokracia” jone me ate kroate.

  2. protesto says:

    Ne Kroaci protestohet dhe ipen sontazhe,kurse ne Shqiperi protestohet vriten njerez te pafajshem premtohen protesta te vazhdueshme dhe heshte,nje padije apo nje lufte mbrenda lloit,e them brenda lloit sepse edhe kodi zgjedhor eshte bere brenda lloit.Sontazhet ne Shqiperi u bene ne vitn 2005,gje qe i detyroje pjellat e se njetes moster te nderhyne ne kodin zgjedhor e kushtetute per te ruajtur boten e korrupsionit e krimit qe harliset si gjeli ne maj te plehut.Koha e ka vertetuar se politika shqiptare sot eshte nje minorance ashtu sikurse partia ne pushtet ne Kroaci,Ne duhet te protestojme e vetem te protestojme se vetem keshtu Ne rrespektojme vehten e brezat qe vijne dhe u tregojme vendin politikave qe luajne apo perbuzin institucionet.Te fillojne e te mos ndalen protestat pa largimin nga skena politike qeverisese kete djall me fytyre njerezore qe perfaqesohet nga berisha-nano-meta-e rama me shoke ne hije.Protestat jane si nje buldozier i stermadh qe pastron keneta e bashke me to mijte e kenetave qe fshihen ne to,qe nuk kane te ndalur ne riciklimin e botes se krimit e korrupsionit ne te kater pushtetet.Te protestojme e vetem te protestojme,vota vidhet,tjetersohen por protestat kurre nuk mund te tjetersohet e as te vidhen nga KQZ-ja e vet politika grabitqare.Besonoi e binduni proteto.

  3. 21Janari says:

    Meqenëse nuk e bëmë dot Shqipërinë “si gjithë Europa”, le ta bëjmë atë si Kroacia, e ndoshta gjatë rrugës, mund të na dalë para edhe Libia…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje