Heronjtë e Fukushimas do të vdesin. Franca: Japonia e ka humbur kontrollin mbi situatën. Gjermania: Ikni nga Tokio (FOTO)

16 Mars 2011, 11:53Politika TEMA
Heronjtë e Fukushimas do të vdesin. Franca: Japonia e ka humbur

UPDATE- Vetëm 50 punëtorë kanë mbetur në centralin bërthamor të Fukushimas. Të martën ishin 750, por ata janë larguar. Këta të 50 po përpiqen me dëshpërim që të pompojnë sa më shumë ujë deti në reaktorë për t’i ftohur. Ata janë heronj të vërtetë. Shkencëtarët thonë se ata do vdesin nga rrezatimi, por kjo nuk po i pengon ata në punën që bëjnë.

Banorët kanë nisur një eksod biblik për tu larguar nga kryeqyteti Tokio. Rrezatimi ka mbërritur dhe aty. Por shumë prej qytetarëve janë të revoltuar me qeverinë. Ata thonë se nuk po i mban të informuar në lidhje me atë që po ndodh realisht. Edhe diplomatët e huaj thonë se qeveria duhet të tregojë të vërtetën për atë që po ndodh në impiantin e Fukushimës. E gjithë Azia është përfshirë nga ethet e rrezatimit.

Nga ana tjetër, një dokument i Wikileaks thotë se qeveria japoneze e dinte për rrezikun e një aksidenti bërthamor. Kurse qeveria franceze në një reagim të pazakontë bëri të ditur se Japonia e ka humbur kontrollin mbi situatën. Ministri i Ekonomisë, Eric Besson, tha se japonezët nuk po tregojnë të vërtetën.

Kurse qeveria gjermane lëshoi një paralajmërim për qytetarët e saj që të ikin nga Tokio sa më shpejt. Ambasada e këtij vendi është zhvendosur në Osaka.

(KLIKO MBI FOTOT)

6 komente në “Heronjtë e Fukushimas do të vdesin. Franca: Japonia e ka humbur kontrollin mbi situatën. Gjermania: Ikni nga Tokio (FOTO)”

  1. Nabukodonosor says:

    Respekt pafund per 50 punetoret.Nuk di cte them! Keta njerez po qe e duan vendin, familjet dhe mendoj se Japonia pavaresisht momentit te veshtire qe po kalon le ti kete ata si shembull.

  2. mendimi_im says:

    Nuk ja ka pa kush hajrin zonave industriale sidomos keto me reaktor dhe me ufo…
    U pa puna, me duhet te marr plackat dhe te ik ne bjeshket tona.
    Atje as tsunami as rrezatimi nuk te kap, kurse termete dhe vullkane nuk besoj te ndodhin se jan male te reja…
    edhe nje gote qumesht e kemi se jan disa dele e lope, edhe nje cope mish trofte del, edhe nuk ka stres, edhe nuk paguan taksa, edhe nuk te bejn kush ne qafe…
    ohhh jete per qef aty.
    I fus nje te hapur nje hotel apo nje restorant me mish qingji…
    edhe paret vijne…

  3. protesto says:

    Herojt i krijon koha dhe mbeten heroj te vertete ne jete te jeteve.Ata njerez qe nuk kursejne asgje per nje bote me te mire ne paqe. Zoti i mbrofte e i bekofte ne jete te jeteve.AMEN
    Respekti e nderimi per Ato do te jete ne jete te jeteve nga japonezet dhe te gjithe popujt qe i vleresojne herojte e tyre.Heroizmi i tyre duhet te na frymezoje Ne shqiptaret duhet te protestojme pa u ndalur dhe duke qofte sakrifikuar,qe ti japim vetes nje qeverisje me fytyre njerezore e jo horra e te korruptuar qe Shqiperine e kane kthyer ne nje vend si mall te babait duke e grabitur e vrare cdo dite.Shqiptare ora e protestave te panderprera eshte o sot o kurre sepse ne keshtu do te nderojme vehten e brezat qe lejme pas,Heroizmi i puntoreve e specialisteve te mbetur ne centralin atomik te Fukushimas duhet te na frymezoje Ne.

  4. Claus says:

    Ata 50 teknike u bene harakiri ndaj papergjegjshmerise se qeverise dhe firmes qe dispononte reaktorin atomik ne Fukushima. Kisha nje pershtypje tjeter per Japonine, por ato qe po degjoje nga informacionet me lene me te vertete me gojehapur per reagimin ose mosreagimin e firmes dhe te qeverise ne kohen e duhur. Nese deri te premten ata 50 teknike nuk arrijne uljen e temperaturave ne kupolat ku gjenden elementet radioktive atehere do te arrihet faza e shkrirjeve te elementeve te cilat nga temperaturat e larta qe do te krijojne do te bejne demtimin e kupolave mbrojtese ku zhvillohet reaksioni zixhir dhe daljen ne ambjentin e jashtem te lendeve radioaktive ne gjendje te shkrire, per pasoje do te kemi nje rritje te larte te radioaktivitetit qe edhe tani i ka kaluar 400mSv. Pra 48 oret e ardhshme do te jene vendimtare…Shpresoj dhe lut Zotin te mos kemi nje Cernobil te dyte.

  5. beso says:

    Gjendja eshte e veshtire,dhe 50 heronj ia vlejne shpetimin e milionave te tjere;jane popull shume krenar japonezet,duhet ti marrim shembull.Persa i perket kritikave te Claus ndaj Tepco(Tokio Electric Power Co.)ata kane fshehur shpesh incidentet,dhe kane fshehur rrjedhje radiaoktive ne te shkuaren,por jo vetem ata,Kineze,amerikane,ruse dhe keta francezet mendjemedhenj;te gjithe kane fshehur rrjedhjet,per te mos paguar demet kolosale ndaj popullsise.Dje lexova tek gazeta”La Repubblica”,qe ish drejtuesi i Edf,kompania kryesore franceze e energjise elektrike,ka theksuar qe reaktoret franceze te gjenerates se III,EPR,kane pika te pazgjidhura,qe komprometojne rende sigurine.Geremy Rifkin,ekonomisti me fame boterore,thote qe atomi ka vdekur.dhe ne drejtim te konveniences ekonomike.Energjia alternative kushton me pak,sipas Rifkin,qe di se ç’thote.Tani per deshire,desha te sjell ketu çfare kam lexuar per energjite alternative,ku ajo me panele diellore eshte nder te parat.Dy vendet lider qe e kane perqafuar kete alternative jane Japonia dhe Gjermania,pastaj Kina.Jane japoneze kompanite lider ne panelet diellore;Mitsubishi,Toshiba,Sanyo,Nec,etj:pra japonezet kane kohe qe investojne ne kete fushe,dhe pse nuk kane diellin e Mesdheut.Kinezet tani jane gjalleruar.dhe mesa di une,panelet kineze kushtojne pak qe tani,dhe teknologjia eshte e pranueshme.Ajo qe duhet te arrihet tek ne(nese me lejohet te vetekeshillohemi)eshte qe te blejme panele kineze,dhe shteti te mos na marre taksa hiç,e sejcili,atje ku mundet te instaloje ne çati.KESH te bleje diten energji nga perdoruesit,dhe naten tua ktheje nga HEC-et.Shpresoj qe Japonine te na e kurseje Zoti,se jane njerez punetore,dhe kur shikoja nje kulle qe i rezistonte nje termeti 9 ballesh,imagjinoja çfare nami do kish lene Amerika,Evropa dhe se fundmi batareja e pallateve te Tiranes:japonezet jane 100 vjet para ne keto standarte,dhe ata u denuan.Shpresojme me te miren!

  6. hajriu says:

    Sinqerisht me vjen shume keq. Kur japonia qe eshte njesh ne teknologji e kudo nuk po i jep dote zgjidhje ,vajmedet sikur te ndertohen ketu tek ne siç thote ky pyka jone sala? Shyqyr qe Zoti nuk degjon deshirat e te marreve.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje