SHBA, BE dhe OSBE: Të hetohet largimi me dhunë i familjeve rome

16 Mars 2011, 12:48Politika TEMA

Ambasadori Eugen Wollfarth, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Alexander Arvizu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe Ambasadori Ettore Sequi, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri lëshuan sot deklaratën e mëposhtme në lidhje me ngjarjen e kohëve të fundit me familjet rome:

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri janë informuar se prej 20 shkurtit 2011, për disa ditë, dhjetëra familje rome janë larguar me forcë nga vendqëndrimi i tyre pranë qendrës së Tiranës nga persona të paidentifikuar, të cilët u vunë zjarrin barakave ku ata jetonin dhe i përzunë prej tyre”.

“Ne vërejmë se, si pasojë e këtyre veprimeve, pati lëndime të rënda dhe një numër i madh njerëzish, duke përfshirë edhe fëmijë, u detyruan të zhvendoseshin nga vendbanimi”.

“Ne theksojmë se Shqipëria është angazhuar të zbatojë Planin e Veprimit për Përmirësimin e Situatës së romëve dhe sintive në Zonën e OSBE-së, si dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave 2009 për Shtimin e Përpjekjeve të OSBE-së për Integrim të Qëndrueshëm të romëve dhe sintive. Miratimi i këtij vendimi nga Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfshirë Shqipërinë, tregon angazhimin e këtyre vendeve për të luftuar diskriminimin dhe racizmin ndaj romëve dhe sintive, edhe nëpërmjet medias”.

“Në Opinionin e tij për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, Komisioni Evropian ka identifikuar luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të romëve si fusha parësore, të cilave u duhet kushtuar vëmendje e veçantë nga autoritetet”.

“Në këtë frymë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e duhura për hetimin e ngjarjes shqetësuese të shkurtit, për të siguruar që veprime të tilla të mos përsëriten më. Ne i nxisim autoritetet të marrin hapat e duhura për të siguruar asistencën e nevojshme sociale, përfshirë strehimin, për ata njerëz që kanë mbetur të pastrehë.”

“Ne jemi të bindur se shumica e qytetarëve janë kundër akteve të tilla të dhunës ndaj grupeve të pakicave.

“OSBE, SHBA dhe BE bashkohen me përfaqësuesit e shoqërisë civile në thirrjen për t’i dhënë fund diskriminimit dhe dhunës ndaj familjeve dhe fëmijëve romë.”

2 komente në “SHBA, BE dhe OSBE: Të hetohet largimi me dhunë i familjeve rome”

  1. brace1 says:

    Nga kushe do te denohen ata tropojane, te cilet sekretari i konsideron si forca te nderhyrjes te shpejte,OSBe,SHBA e BE kto kerkesa ti bejne ne ato vende ku zbatohet Ligji,E jo ne 1 vende ku mbi zotrone kanuni i komunistit plake, i rrjedhur nga trute

  2. protesto says:

    Gjithe kjo panorame e mjerueshme e shkatrrimtare per shoqerine shqiptare, vjen si pasoje e nje kushtetute te kthyer ne leter higjenike si dhe e nje ligji zgjedhore qe e ben te gjithepushtetshme krye..arin e partise,duke mos harruar qe eshte nje qeveri e votave te grabitura qe vazhdon te ricikloje boten e krimit e korrupsionit ne te kater pushtetet me fjalorin e me veprimet me vulgare e kriminale qe pa pare shoqeria shqiptare deri me sot nga Sali Ram berisha e Jozefina Topalli me shoke.Vetem protestaty e pandalshme e shorrtin Sali Berishen me shoke nga te kater pushtetet,cdo heshtje eshte nje ogur i zi,cdo proteste e pa ndalshme nje shprese e madhe per te shijuar Lirine e Demokracine e sakrifikuar ne vite.Beso,bindu e protesto e vetem protesto,liria nuk dhurohet por fitohet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje