Japonia mund ta rimarrë veten shpejt

17 Mars 2011, 20:16Politika TEMA

Tërmeti më i fortë në historinë e Japonisë ka goditur vendin dhe ekonominë e tij rëndë. Por japonezët gjatë historisë e kanë treguar se mund ta marrin veten shpejt. Gjithsesi një katastrofë atomike mund ta zhysë edhe atë çka ka mbetur në hije.

Nga Carsten Germis

Marrë nga FAZ

 

Pas fotove dramatike të provincave të shkatërruara në juglindje të Japonisë, bashkë me frikën e një katastrofe atomike nga dëmtimi i reaktorëve të centralit atomik në Fukushima, lajmet për pasojat ekonomike të tërmetit nuk po gjejnë hapësirë në media.Këtu pasqyrohet e gjithë padija dhe pasiguria në të cilën ndodhet vendi që nga e Premtja..

Punëtorë të kompanive të huaja po largohen grupe-grupe nga Japonia. Kompanitë e mëdha automobilistike si Toyota, Nissan, Mitsubishi, Hino, Suzuki dhe Honda kanë ndaluar prodhimin që në fillim të javës. Gjithashtu Panasonic, Sony dhe kompani të tjera nuk punojnë për momentin. Askush nuk mund të thotë se sa do të zgjasë kjo gjëndje shoku e ekonomisë japoneze. Kryeministri Naoto Kan zhvilloi një takim me kryetarin e shoqatave të biznesit dhe i kërkoi atij që ta ulnin konsumimin e energjisë. Ministria e Ekonomisë paralajmëron se problemet me furnizimin me energji do të zgjasin edhe disa javë.

Vetëm me këto lajme, mjaftohemi të themi se tërmeti më i fuqishëm i historisë se Japnisë ka goditur rëndë vendin dhe ekonominë e saj dhe përsëri në këto momente asnjeri nuk mund ta parashikojë se çfarë pasojash do të ketë katastrofa deri në fund të saj. Të gjitha varen nga se si do të menaxhohet situata: A mund ta evitojnë teknikët katastrofën atomike në Fukushima? Gjëndja aty sa vjen e bëhet më e rëndë. Por japonezet, në këtë kohë krize kanë një sjellje të qetë dhe të disiplinuar që është për tu marrë shembull. Në Tokio të krijohet përshtypja që njerëzit kanë mbetur në një lloj shoku. Rrugët janë bosh. Kryeqyteti i mbijetoi tërmetit pa ndonjë dëm të madh, por  tronditja emocionale duket se është ngulitur thellë në zemrat e qytetarëve.

Gjithsesi përhapja e panikut  dhe mënyra se si ajo përcillet nga disa politikanët gjermanë  me një kënaqësi gati perverse, është e papërshtatshme, të paktën nga pikëpamja e atyre që u deshën ta përjetonin tmerrin në Tokio. Japonia mund ta marrë veten shumë më shpejt seç mendojnë disa. Ato na e kanë provuar gjatë historisë se arrijnë ta rikuperojnë çka humbin goxha shpejt, sado e thellë kriza. Tërmetet  në Japoni janë një pjesë e historisë, edhe pse tërmeti i fundit ishte shumë më i fortë se ai i vitit 1995 që shkatërroi qytetin Kobe, qyteti  i gjashtë për madhësi në Japoni. Dëmi që shkaktoi tërmeti arrinte deri në 110 miliard Euro. Prodhimi industrial ra në muajin në vazhdim me 2.5%, por arriti që pas 2 muajsh ta kompensonte humbjen në mënyrë mjeshtërore. Provincat e prekura nga tërmeti  i së Premtes janë shumë më pak të populluara. Shumica e banorëve merren me bujqësi, edhe pse disa kompani automobilistike kanë fabrika të rëndësishme aty.

Fotot e shkatërrimit nga tsunami janë tronditëse. Numri i të vdekurve është i frikshëm. Por japonezët janë më të shpejtë edhe se gjermanët kur vjen puna për të ndërtuar shtëpi dhe rrugë. Ekonomia gëzon besimin e nevojshëm për tu financuar investimet e duhura. Një program shtetëror për rimëkëmbjen e veriut është nën progres. Opozita e ka mbështetur regjimin në këtë nismë. Borxhi i brendshëm, që është sa dyfishi i GDP-së japoneze në një vit, do të vazhdojë të thellohet. Për nisma afatgjata, kjo sjell rreziqe, por për momentin besimi i investitorëve në ekonominë japoneze eshtë i madh. Tani duhet që politika japoneze të heqë dorë nga praktika e bllokimit dhe izolimit mes tyre, e ushtruar dhe rafinuar shumë gjatë nga politikanët. Rritja e taksave për një periudhë afatgjatë është e paevitueshme si pasojë e katastrofës, por edhe japonezët do ta pranonin pa ankesa.

Shumë gjëra varen nga bashkëpunimi i politikanëve. Ato s’duhen të përsërisin kurrsesi gabimet e bëra gjatë tërmetit në Koba, ku zënkat për kompetenca vonuan vendime të rëndësishme. Shpresat që cikli i biznesit ta marrë veten gjatë katërmujorshit të parë të 2011 u varrosën me gjithë rrënojat e tërmetit. Gjithsesi, vendi e ka fuqinë që ta rimarrë veten shpejt.

Gjithçka varet nga ditët në vijim. Trauma e bombave atomike në Hiroshima e Nagasaki është e ngulitur mirë në mëndjet e japonezëve. Në qoftë se kemi të bëjmë me një katastrofë tjetër atomike vendi do të zhytej në një tronditje të thellë nga ku është shumë e vështirë për të dalë. Por prapë ka më shumë arsye për të lëvizur me siguri drejt së ardhmes sesa për tu deshpëruar në sy të katastrofës.

 

1 komente në “Japonia mund ta rimarrë veten shpejt”

  1. beso says:

    Shikoja lajmet dhe paralelisht bursat e New York,apo ajo e Tokyo.Dikush shet aksione nga frika,dikush blen me ulje qe ti shese neser me lart.Dikush eshte peshku,dikush peshkaqeni.Kur ka katastrofa ne vende te varfra mbledhin ca kontejnere me ndihma,rroba dhe ushqime,kur ndodhin ne vende te pasura leviz Bursa,se do kete rindertime dhe shteti japonez do shpenzoje.Do hapet pune per rindertimin;peshkaqenet po nguten te nuhasin bisnesin e rradhes.Te shpresojme qe Fukushima te mos shertheje,ne mos ka shperthyer!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje