KE: Të hetohet Gërdeci

17 Mars 2011, 14:23Politika TEMA

Tre vjet pas shpërthimit në Gërdec, Komisioni Europian bën apel për hetim të akteve që çuan në këtë tragjedi dhe që personat e përfshirë të dënohen.

E pyetur nga TCH, zëdhënësja Natasha Batler, u shpreh se Komisioni u kërkon institucioneve të vendit, veçanërisht gjyqësorit që të luajnë rolin e tyre dhe të kontribuojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e personave përgjegjës.

“Përsa i takon rastit të Gërdecit, dimë që proçesi vijon, megjithëse kemi kuptuar se ai nuk ka vijuar pa pengesa siç pritej. Ndaj ne konsiderojmë se është e rëndësishme që të gjitha institucionet, e në veçanti gjyqësori, do luajnë rolin e tyre dhe do kontribuojnë si për hetimin ashtu dhe mbi proçesin ligjor, sipas kompetencave të tyre, sa më shpejtë. Është kyçe që të gjitha aktet (veprimet) dhe të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të hetohen dhe një vendim ligjor të zbatohet menjëherë më pas. Pra, mesazhi ynë ka dy drejtime, siç e kam shprehur shpesh së fundmi, së pari drejtësia nevojitet të ndjekë kursin e saj, e kjo është shumë e rëndësishme për rastin e Shqipërisë e së dyti, lufta kundër korrupsionit mbetet thelbësore, siç e dini është pjesë e kritereve të Kopenhagenit, kështu që ne presim Shqipërinë që ta realizojë atë”, është shprehur Butler.

Komisioni kërkon drejtësi edhe për çështjen e shpërnguljes me forcë të familjeve rome nga periferia e Tiranës.

“Ne presim që autoritetet shqiptare të kryejnë një hetim të plotë për këtë incident, në respekt të zbatimit të ligjit, duke çuar në ndjekje penale, e dënim më pas të personave që do të gjykohen fajtor”, tha Batler.

Në qendrimin e saj, Butler shtoi se Shqipëria duhet të garantojë mbrojtjen e viktimave në këtë rast dhe të marrë masa që të mos përsëritet më e njëjta histori me familjet rome.

Përgatiti: Arta Tozaj

2 komente në “KE: Të hetohet Gërdeci”

  1. Elza says:

    Ata qe formuluan Gerdecin nuk ju fut gjemb ne kembe , edhe ata qe u arrestuan u liruan.
    Mjere ata qe u vrane e u sakatuan se me kete qeveri s’ka per te patur kurre drejtesi .

  2. raimondi says:

    Kjo eshte si kofini pas te vjelit
    Kur ndodhi Ger deci gazatari i BBC-se i tha Edi Rames _ Si nuke shfrytezove rastin e Gerdecit , ishte nje rast ideal per te marre pushtetin. Askush nuk do lejonte ti ikte ky shanc
    —-Edi nuk u ndje, sepse Edi mendonte se ishte dora e grekut ne Gerdec ……… .- Por ne fakt dora e grekut ishte atje , e cila shfrytezoi Naivitetin e Mediut me shoke…

    ———-Ndersa tani Edi ben protesta per Gerdecin -hahahahaahahahahaahaha————Ky eshte kryetari me qesharak i opozites i te gjitha koherave

Comments are closed.

Lini një Përgjigje