Ambasadori i OSBE-së: Opozita të bëhet pjesë e KZAZ-ve

17 Mars 2011, 12:53Politika TEMA

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, gjatë një vizite të zhvilluar në Lezhë, ka kërkuar nga ana e opozitës që të marrë pjesë në Komisionet zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Sipas ambasadorit, opozita duhet të dërgojë përfaqësuesit e vet në KZAZ-ë.

Ndërkohë, ai ka përsëritur faktin se tashmë nuk ka më kohë që Kodi Zgjedhor të ndryshohet dhe për këtë arsye, sipas tij, në zgjedhjet lokale duhet hyrë me kodin aktual.

“Qytetarët në këto momente kërkojnë siguri që ua jep kodi aktual. Ne shpresojmë të mos ketë ndryshime të papritura pasi ndryshimet duhet të ndodhin pas zgjedhjeve të 8 majit” theksoi Wollfarth

Lini një Përgjigje