Revi
sta Monitor ka bërë një studim të tregut të reklamave në medie dhe shpërndarjes së tyre duke i përmbledhur ato në këtë raport:
1.Një spot 30 sekonda në ndërprerjen e katërt publicitare të programit “Dancing With the Stars”, programit më të ri të televizionit “Vizion Plus”, që pritet të fillojë së shpejti, kushton 234,000 lekë (rreth 1670 euro), sipas ofertës zyrtare. Ky është spoti më i shtrenjtë në vlerë, aktualisht në tregun televiziv. Në “Big Brother”, formati i suksesshëm televiziv që po transmetohet aktualisht në “Top Channel”, një ndërprerje publicitare po 30 sekonda është 225,000 lekë (1607 euro).
2.Tregu i publicitetit në total vlerësohet të jetë rreth 55 milionë euro, ku rreth 65% e kësaj shume shkon për televizionet.
3.Krahasimisht me vitin 2009, ndonëse koha reklamuese e kanaleve televizive në tërësi në vend është zvogëluar me 9%, vlerësohet se të ardhurat janë rritur me rreth 18%, si rezultat i aplikimit të tarifave më të larta.
4.Aktorët e tregut pohojnë se të ardhurat e televizioneve nga publiciteti realisht llogariten në rreth 35 milionë euro, ku rreth 30 milionë euro është xhiroja e tre televizioneve kryesore “Top Channel”, “Tv Klan” dhe “Vizion Plus” (pjesa më e madhe shkon për “Top Channel” dhe “Klan”), dhe shuma e mbetur ndahet mes televizioneve të tjera të vogla, kryesisht TVSH, “News 24” dhe “Ora News”.
5.Nga matjet indirekte të agjencive publicitare rezulton se lajmet janë më të ndjekura në “Top Channel”, i cili ndiqet nga “Vizion Plus”. Të dielën pasdite audienca ndahet mes e programit “E Diell” në “Top Channel” dhe “E Diela Shqiptare” në “Klan”, ku herë rezulton një program më i ndjekur e herë tjetri. “Fiks Fare” mbetet një emision me audiencë të qëndrueshme.
6.Nga dy formatet, që po shfaqen kohët e fundit, “100 Milionë” në “Top Channel” dhe “Milioneri” në Klan, ndonëse shfaqen në dy ditë të ndryshme, duket se vëmendje më të madhe ka marrë Adi Krasta me “100 Milionë”.
7.“Këngët e Shekullit” i “Klan” ishte programi më i preferuar i së shtunës, deri në momentin që nisja e shfaqjes nga realiteti “Big Brother” mori një pjesë të konsiderueshme të audiencës, sidomos te të rinjtë. “Portokalli” vijon të mbetet më i preferuari të dielën në mbrëmje, ndërsa me audiencë në rritje ka ardhur dhe programi konkurrent në “Vizion Plus”, “Apartamenti 2XL”.
8.Gazetat, sipas vlerësimeve të agjencive publicitare, sot marrin rreth 5-7% të totalit të shpenzimeve për reklama, nga rreth 10% që ishte kjo peshë tre vjet më parë. Në vlerë, gazetat në total marrin rreth 3-3.5 milionë euro.
9.Dhjetë reklamuesit më të mëdhenj në shtypin e shkruar në vend, sipas të dhënave nga agjencitë publicitare për vitin 2010 kanë qenë: AMC, “Eagle Mobile”, “Vodafone”, reklamat për edukimin, “Digitalb”, QTU, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, “Tring Communication”, “Sigal”, OSSH (sot CEZ), me një vlerë totale prej gati 3 milionë euro. Kompanitë celulare zënë 60% të kësaj shume.
10.Burime nga “Top Channel” thonë se kjo faqe renditet më e klikuara nga portalet shqiptare (e gjashta në total). Kjo faqe ka deri në 130 mijë klikime në ditë, ku 40% janë nga jashtë Shqipërisë.
Nga një kërkim i fundit në “alexa.com”, “Balkan Web” renditet faqja e shtatë më e klikuar në vend dhe e dyta në Shqipëri. “Balkan Web” dhe “Top Channel” konkurrojnë kokë më kokë, ku herë del njëra faqe si më e klikuar e herë tjetra.
11.Një reklamë në faqen e “Top Channel” në kokën e të gjitha faqeve (banneri është i dukshëm në çdo faqe të websitit, në krye të saj, sipër të gjithë përmbajtjes) kushton 6200 euro në muaj, sipas ofertës zyrtare. Çmimi më i lirë është ai prej 500 eurosh në muaj që pozicionohet në fotot e ditës Sipas ofertave zyrtare nga “Balkan Web”, një faqe e plotë në momentin e klikimit në “Balkanweb” kushton 6000 euro në muaj. Reklama më e lirë është Banner me link në faqen e parë të “Balkanweb” (200px me 80 px), që kushton 1000 euro në muaj. Këto çmime janë disafish më të shtrenjta në krahasim me disa vjet më parë.
12.Faqet më të klikuara të internetit në Shqipëri janë:1 Google, 2 Facebook, 3YouTube , 4. Yahoo!, 5 Windows Live, 6 Top Channel, 7 Balkanweb, 8 Wikipedia, etj.
13.Kompanitë celulare (“Vodafone”, AMC dhe “Eagle”) kanë vijuar të jenë reklamuesit më të mëdhenj në mediat shqiptare edhe gjatë vitit 2010. Së bashku vlerësohet të kenë shpenzuar rreth 17 milionë euro në total, ku rreth 60-70% e kësaj shume ka shkuar për televizionet.
14.Qeveria ka qenë e pranishme në media me fushatat ndërgjegjësuese, në pritje të liberalizimit të vizave, apo për të reklamuar arritje të ndryshme të qeverisë. Sipas të dhënave nga monitorimet e televizioneve, rreth 70% e buxhetit shtetëror ka shkuar në “TV Klan”, rreth 10% në “Top Channel”.
15. Më poshtë jepen të dhëna lidhur me tregun total të publicitetit në vende të ndryshme të rajonit, ku Shqipëria vazhdon të ketë nivelin më të ulët të të ardhurave nga reklamat për frymë në rajon (në rreth 10-15 euro, nga 18-100 euro në vendet e tjera të rajonit, ku rekordin e mban Kroacia): Në Maqedoni tregu real i publicitetit vlerësohet në rreth 40 milionë euro, gjysma e të cilit shkon për televizionet, në Serbi shpenzimet totale në vitin 2010 vlerësohen 160 milionë euro, në Bosnjë gjatë recesionit u vu re tendenca për të transferuar më shumë buxhet në mediat jo televizive, pasi ishte më lirë se në TV, ndërsa kishte një rënie të shpenzimeve në total, në Bullgari tregu total llogaritet të ketë zbritur në 150 milionë euro. Tregu shënoi një reduktim me bazë vjetore prej 15-20% gjatë dy viteve rresht 2009 dhe 2010, si rrjedhojë e recesionit, në Greqi shuma reale që shpenzohet për publicitet nuk është e disponueshme, por vlerësohet në rreth 1 miliard euro.
Comments are closed.
Keta te dy qelbesira jane po aq problematik sa Berisha, biles edhe me teper! Keta duhen cuar gjithashtu para gjyqit, se me retoriken e tyre jane vec 2 plehra.
—-Shtet demokratik me televizion shteteror…KULMI….prishi uzina…fabrika dhe mbajti TVSH-ne..
Diktator hajdut i veshur me flamurin blu….TVSH-ja esht biznesi me humbes ne bote po sales si mjafton
kjo na duhet dhe klani tani qe te na HIPNOTIZOJNE fare….
KY FEVZIU ESHTE FYTYRE E NDYRE SHIKOJENI SA I SHEMTUAR ESHTE E KA KOKEN SI POMME DE TERRE