Dade takohet me Fylen: Të garantohen standardet zgjedhore

18 Mars 2011, 12:28Politika TEMA

Sekretarja Ndërkombëtare e PSSh-së, deputetja Arta Dade, mori pjesë në takimin e Task Forcës së Partisë së Socialistëve Europianë për Zgjerimin e Ballkanit Perendimor, që u mbajt më datë 17 mars, në Bruksel.

Gjatë diskutimit të pikëpamjeve lidhur me zgjerimin e Ballkanit Perendimor, në seancën ku ishte i pranishëm Komisioneri për Zgjerimin z.Stefan Füle, zonja Dade shprehu shqetësimin për krizën e rëndë politike që vazhdon në vend.

“Sekretarja Ndërkombëtare e PSSh-së falenderoi Komisionerin Fule për deklaratat, nëpërmjet zëdhënëses së tij, në mbështetje të institucioneve të pavarura në Shqipëri, të cilat janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga maxhoranca, dhe në veçanti për mbështetjen ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e pavarur të tragjedisë së gjatë demonstratës së 21 janarit ku Garda e Republikës vrau 4 qytetarë të pafajshëm, si dhe plagosi dhjetëra të tjerë, përfshirë dhe përfaqësues të medias. Gjithashtu, u shpreh gatishmëria e opozitës për dialog për zgjidhje e krizës politike. Duke u ndalur tek zgjedhjet lokale, Sekretarja Ndërkombëtare e PSSh-së theksoi problemet infrastrukturën zgjedhore si dhe mekanizmat për të garantuar zgjedhje të lira e demokratike. Nga ana e tij Komisioneri Füle rikonfirmoi politikën e BE-së për zgjerimin mbi bazën e progresit të secilit vend dhe kërkoi nga autoritetet shqiptare të garantojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të krijojnë të gjitha rrugët e domosdoshme për bashkëpunim me opozitën lidhur me axhendën evropiane,” thuhet në një njoftim të PS.

4 komente në “Dade takohet me Fylen: Të garantohen standardet zgjedhore”

  1. dorand says:

    moj zonje prandaj ju do hubni bindshem ne zgjedhje vendore. Doni siguri por nuk parashtroni asnje fushe se cfare duhet bere per te krijuar siguri. keni 2 vjet qe eleminoni parlamentin kqz e te gjitha institucionet e tani 1 muaj para thoni qe duhet ndryshuar kodi zgjedhor. Kjo eshte politika e deshtuar e edi rames i cili e ka futur ps ne nje qorrsokak ku kshu si e ka nisur jo zgjedhjet e 2011 nuk fiton po edhe ato te 2013 keq i ka. Tirana nuk ka asnje kanalizim modern te ndertuar ne 12 vjet. tirone iu prishen te gjitha parqet ne 12 vjet, tirona ka nje sistem rrugesh barazim me ate ne somali per keto 12 vjet, e tani trotuaret ndahen me bicikletistat si nje “ide e re” tirana nuk ka nje politike te mirefillte per te lehtesuar mbarevajtjen e biznesit por edhe per ta sjelle ate ne tirane si qender e metropolit te gjithe shqipfolsave ne ballkan. tirana ka nje sistem katastrofik te dhenjeve leje per ndertimin e pallateve dokudo. Shume pallate jane nderuar ne ate menyre qe po te bie zjarr a nei termet larg qofte popullsia do pasoje deme katastrofike per vete faktin se as zjarrfikset nuk hyne dot ne shumicen e pallateve se nuk ka vend ku te kalosh. Per keto edhe per 1000 arsye te tjera si keto edi rama ka marre fund e nuk do zgjidhet me kryetar bashkie ne tirane.

    1. Gramozi says:

      ————IK ORE RREMBYTHJE—–
      INTRIGANTN—-KAKAROC….

      1. dorand says:

        qeke mire me anglishten gramozo. une po fol per bashkine e qytetit tim o mozo nuk po fol per bashkine tate kush eshte bashkia jote? ma ha menja se nei bashki me 100 banore. e me shan mua o derzi komunist. po pse o skerbythje cfare genjeva une nga ato qe thashe?

  2. tak fak says:

    Ja dhe kjo si shoqja e vete Xhozefina, mjafton te thithe te njejtin ajer per te thene qe u takua, po pse moj dorezeze i tepron gjerat kot pa nevoje, ah pika qe s’ju bie qe te lene ty ende ne mardheniet me jashte, me mire te te benin fotografe te partise…mos i tepro gjerat, thuaj ishte Fyle dhe i thashe nga larg, mjafton…PS duhet ti nderroje ca kuadro qe s’dine c’bejne se po lene ca si shume nam

Comments are closed.

Lini një Përgjigje