Le të shtojmë një kapitull në Kushtetutë: mbi funksionet e ambasadorëve

18 Mars 2011, 10:32Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Kam një propozim. Duhet të fusim ambasadorët si një element kushtetues, dhe me këtë nuk bëjmë gjë tjetër, veçse i japim formë ligjore një praktike të qartë ambasadorokratike. Me fjalë të tjera, njohim ligjërisht një pushtet që ambasadorët e kanë praktikisht. Këta të fundit po dalin ditë për ditë, po flasin për të gjitha çështjet, po shtjenë në punë një tone ex cathedra e imponues, e ç’është më e bukura, po vënë në lëvizje institucionet, partitë, shoqërinë civile dhe mass media-n. Pa ndërhyrjen e ambasadorit amerikan, hetimi i 21 janarit nuk do të fillonte, dhe ka rrezik që nën ndikimin e tij prej babaxhani ky hetim të mos japë asnjë rezultat. Pa ndërhyrjen e ambasadorit amerikan e atij të OSBE-së, procesi elektoral do të mbetej në vendnumëro. Pa ndërhyrjen e këtij të fundit nuk do të kujtohej kush për dhunën barbare mbi romët. Shtypi foli e foli fort, por Berisha nuk e ka problem shtypin, ai ka problem ambasadorët: vetëm pasi këta të fundit ngritën zërin, Berisha ka dhënë urdhër të arrestohen do tropojanë. Mua ma shpifin ambasadorët furacakë, por e kuptoj se ky pushtet që ata kanë e ushtrojnë në Shqipëri nuk është i uzurpuar, përkundrazi, është i dhuruar. E kështu, është e kotë të merresh me ta, e me ndikimin e fuqinë që kanë ata në këtë vend, s;ka gjë se në fakt nuk kanë asnjë mandat qeverisës. Është faji ynë, nuk është faji i tyre, e përsa kohë ne s’kemi fuqi ta parandalojmë apo të zëvendësojmë ndikimin e tyre, është mirë që ta institucionalizojmë e konstitucionalizojmë rolin që ata luajnë. Ose t’i bëjmë që të marrin pjesë në garat elektorale, edhe sikur të mos fitonin, do na mbronin nga manipulimi i zgjedhjeve. Edhe sikur të mos fitonin në zgjedhje thashë? E kanë të sigurtë fitoren.

*respublica.al. rubrika: nanonews

9 komente në “Le të shtojmë një kapitull në Kushtetutë: mbi funksionet e ambasadorëve”

  1. Sokol Tirana says:

    Dy ‘palaço’ qè i mbajnè iso njèri tjetrit. Kur njèri e ngre, tjetri ja fut.

  2. brace1 says:

    Te nderuar gazetare shkruani per kta plehra,por te pakten mose na i nxirrni tju shohim surratin si ate mercenarin e sekretarit, i ardhur nga SHBA si ambasadore ne vendin tone,si tropojanin komunistin e ndyre te fundit,qe vjedhe rrene,mashtrone e vrete shqiptaret.Te shohesh kta ftyra trishtohesh.

  3. bbb says:

    Me thoni ju lutem nje vend ku ka shkuar SHBA dhe ka sjelle paqe dhe demokraci???

    1. VL says:

      Gjithe vended e Europes perendimore ku SHBA i cliroi ne luften e dyte boterore, Kanada, Turqi. Do me ???? Cja fusni dhe juve tani.

      1. mendimi_im says:

        hahahha
        1.Kush te tha ty qe usa ka cliruar turqin?
        2. kush te tha ty dhe ku e ke mesuar se turqia ka qene ne luften e dyte boterore?
        hahah

        lexo me mire ato qe lexon ose nese nuk lexon lexo qe te mesosh.

        1. Gramozi says:

          -per politiken e amerikes kete drejte por motivet i ke te dobta per nje kauz
          qe nuk esht ne interes te kombit shqiptar por atyre afgan…

  4. plaku says:

    Mendimi-im, nuk e di por une personalisht jam pothuaj gjithmone reth 99% me ato qe shkruan. Desha vetem te te sqaroj se :
    – Ke te drejte kur thua se Kanadaja nuk u clirua nga amerikanet ne luften e dyte boterore. Perkundrazi Kanadaja bente pjese ne koalicjonin antifashist dhe bile mori pjese krahas amerikaneve, anglezeve etj.ne zbarkimin ne France.
    – Ke te drejte qe Amerika nuk e cliroi Turqine ne luften e dyte boterore. Ne fakt edhe Turqia ka qene aleate e anglezeve dhe amerikaneve kunder boshtit Berlin-Rome-Tokio.
    Mendoj se Amerika ka ndihmuar shume popuj per liri e demokraci. Shume djem te rinj amerikane kane dhene jeten e tyre ne Europe per shkatrrimin e nazismit ne luften e dyte boterore. Kujtoni planin MARSHALL me anen e te cilit vendet europiane te shkateruara nga lufta u ndihmuan ekonomikisht si Gjermania Perendimore, Franca, Austria etj.
    Shif p.sh. Korene e veriut dhe te jugut. Krahaso Gjermanine Perendimore dhe DDR. Ishin i njejti popull po fakt eshte qe aty ku ishta Amerika kemi demodraci.
    Une personalisht perulem me respekt per ndihmen amerikane ne luften e Kosoves. Por ama nuk jam absolutisht dokord me nderhyrjen e hapur te ambasadorit amerikan. Kujtoni ju lutem se c’fare benin ambasadoret ruse, jugosllave ( para vitit 1948 ) dhe kineze ne kohen e Enver Hoxhes.

  5. d.gorezi says:

    Kur te dalin ne pension. kete amerikanin do ta marr une ta shetis si ariun neper EVROPE:

  6. 21Janari says:

    Kam një propozim :
    “Ambasadori” po nxit kandidatët në Zgjdhje të ballafaqohen publikisht. Deri tani, diskursi i tij ka patur vetëm një drejtim : nga “maja” ku ai e vendos veten drejt opinionit publik shqiptar. Ndoshta ka ardhur momenti që një grup gazatarësh ta provokojë atë në debat publik. Nuk ëeshtë normale për një Ambasdor të bëjë diçka të tillë, por edhe sjellja e tij nuk ka asgjë të përbashkët me sjelljen e një ambasadori, qoftë edhe amarikan. Them se ja vlen provokimi…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje