Elbasani është tronditur nga një krim i rëndë. Një grua dhe vajza e saj, janë vrarë në banesën e tyre. Viktimat janë Donika dhe Leonora Leka, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 nëntori”, ndërsa burime pranë policisë kanë bërë të ditur se autori i mundshëm i krimit mund të jetë djali i familjes, Leonard Leka, 27 vjeç. Ky i fundit është vetëdorëzuar në polici.
Policia ndërkohë ka arrestuar edhe djalin tjetër të familjes Leka, 34-vjeçarin Dritan Leka, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me vëllain e tij 27-vjeçar në krimin e kryer.
Ende nuk janë zbardhur arsyet e këtij krimi të rëndë.
Mëngjesin e sotëm ndodhi edhe një tjetër vrasje e dyfishtë, kur dy vëllezër u ekzekutuan në fshatin Gur të Shkodrës për gjakmarrje.