Kryenegociatori i Bashkimit Europian për krizën shqiptare, Miroslav Lajçak, pritet të mbërrijë në Tiranë të martën. Pas dy vizitave të pasuksesshme, Lajçak pati deklaruar se Bashkimit Europian i ka ardhur në majë të hundës me Tiranën. Në një shkrim të “The Economist” citohej qëndrimi i ashpër i Lajçak. “Ëndrra që ka Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian është në një telash të madh”. Ky ishte vlerësimi i errët i Lajçak, pika e referencës e BE-së në Ballkan. Zoti Lajçak është përpjekur për të arritur një marrëveshje mes Sali Berishës, kryeministër dhe Edi Ramës, lider i opozitës. Ai deklaron se nëse të dy palët nuk do arrijnë një marrëveshje përpara zgjedhjeve lokale në fillim të majit, do mbajnë përgjegjësi për këtë rrëmujë “pavarësisht se çfarë thonë ata”.