UPDATE-Rrjeti amerikan NBC njofton se edhe avionët amerikanë kanë nisur bombardimet në Libi.
Avionët francezë kanë nisur bombardimin mbi trupat e Kolonel Gadafit. Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka bërë me dije se sulmi i parë ka qenë mbi një automjet ushtarak. Sulmi vjen pak orës pas Samitit të Parisit, ku u deklarua nisja e aksioneve kundër Gadafit.
BBC njofton se trupat e kolonel Gadafit kanë hyrë në qytetin- fortesë të rebelëve, Bengasi, duke shpërfillur armëpushimin e menjëhershëm të tij. Gazetarët thonë se po zhvillohen luftime të ashpra, ndërsa raportojnë për një avion luftarak të rrëzuar. Mësohet se avioni është rrëzuar nga forcat rebele. Mendohet se është avion MIG.Në foto mund të shihni pilotin që katapultohet.
http://www.youtube.com/watch?v=7PINhB0nu9c
Comments are closed.
Urime forcave kryengritese e suksese te metejshme deri ne rrezimin perfundimtar te tiranit e kultit te tiraneve.
Ne demokraci nuk lejohen rregjimet, prandaj uroje vazhdimin e bombardimeve kunder Gaddafit.