E nxjerrin tetë ditë pas tsunamit nga rrënojat, por...

19 Mars 2011, 10:30Politika TEMA

Duket si një ëndërr. Pamjet e televizioneve japoneze tregonin një burrë që ishte nxjerrë nga shtëpia e tij e rrënuar pas tetë ditësh. Ishte një sinjal shprese që u përçua në mbarë botën. Shumëkush mendonte se do kishte të tjerë të mbijetuar. Ekipet e shpëtimit festonin. Por… shumë shpejt u zbulua se personi në fjalë e kishte ndjekur ngjarjen nga një qendër evakuimi dhe thjesht ishte kthyer tek shtëpia e tij për të parë dëmet. Nuk dihet përse, por ai hodhi një batanije në krah dhe u fut mes rrënojave të shtëpisë.

Zyrtarët thanë atëherë kur e “shpëtuan” se nuk kishte dëmtime, por ishte në një shok. Ende nuk dihet se përse ai nuk ka treguar se çfarë i kishte ndodhur atij në të vërtetë.

Lini një Përgjigje