Tsunami i fuqishëm që goditi të premten bregun lindor të Japonisë erdhi dy ditë pas lajmërimit se lëvizjet e hënës mund të shkaktojnë aktivitete të paparashikuara në tokë.
Astrologët parashikojnë se sot, më 19 mars, e ashtuquajtura “super-hëna” do të shkaktojë kaos në tokë. Hëna do jetë sot si kurrë më parë pranë tokës që nga viti 1992, vetëm 221 milje dhe ekziston rreziku që fusha e saj gravitacionale të ndikojë në tokë.
Disa ekspertë në internet kanë parashikuar se një gjë e tillë do të shkaktojë katastrofa si shpërthime vullkanike dhe tërmete. Nisur nga fakti se edhe në Zelandën e Re pati një tërmet shkatërrimtar, kjo është një armë më shumë në dorën e atyre që mbrojnë këtë teori.
Megjithatë tërmeti në Japoni ndodhi disa ditë përpara. Por ka disa që besojnë se ajo ishte mjaftueshëm pranë tokës për të shkaktuar efekte të tilla.
Dy ditë përpara tërmetit në Japoni, në një intervistë për radion ABC duke folur në lidhje me ndikimin e “super-hënës”, astrologu Richard Nolle, i pari që e ka shpikur këtë term në vitin 1979, tha se ishte i bindur që distanca mes Tokës dhe Hënës është një faktor për katastrofa natyrore.
“Super-hënat kanë një lidhje historike me stuhi të forta e me tërmete,” tha ai.
Megjithatë, shkencëtarët e quajnë të pakuptimtë një gjë të tillë, duke thënë se afrimi i hënës me tokën është thjesht një mundësi për të bërë një foto të bukur.
Dr. David Harland thotë: “Është e mundur që hëna të jetë një ose dy kilometra më afër tokës se zakonisht, por kjo është një ngjarje krejt e zakontë.”
Edhe profesori George Helffrich është i të njëjtit mendim. “Krejt pa kuptim. Hëna nuk ka asnjë efekt domethënës në provokimin e tërmeteve në tokë.”
“Nëse hëna do të mund të shkaktonte tërmete të mëdhenj, do shkaktonte edhe miliona tërmete të vegjël që ndodhin çdo ditë. Nuk ka lidhje mes këtyre.”
Hëna i afrohet tokës në mënyrë të rregullt përsa kohë rrotullohet rreth saj. Por kësaj here ajo do jetë një hënë e plotë.
Me gjithë murin e dyshimeve që ngrihen rreth kësaj ngjarje, ka një minorancë astrologësh që insistojnë se ekziston “super-hëna”.
Në intervistën e tij për ABC, zoti Nolle shton: Super-hënat janë si eklipset. Ne kemi rreth pesë ose gjashtë më vit, kështu që ajo mund të jetë pranë tokës, por ne nuk kemi një afrim maksimal për të pasur një efekt të dukshëm.”
Comments are closed.
Afrimi Henes natyisht qe ndikon,sepse kafushe gravitacionale;eshte trup qiellor.Mundet te shkaktoje termete,ose vullkane pasi Toka ka oshilacion me teper;pra logjika te çon ne kete arsyetim.Hena mesa di une eshte gjithmone e”plote”,s’ka gjysem Hene;ajo qe ne shohim me sy eshte kendi i renies se drites se diellit.Sipas nje teorie te Sitchin,Toka do kete pasur 6 Hena,5 prej tyre kane”rene” mbi toke,dhe kane shkaktuar apokalipse.Teori ka plot,madje per gallate po them qe nje Hene ra ne Shqiperi;prandaj kerkohet rregjistrimi i popullsise nga vangjel dule,se do kete shume aliene;prandaj s’merremi vesh mes nesh ne shqipot:
Nuk do te ndodhin gje, Ne do te jetojme te lumtur me ndihmen e Zotit. Jam shume optimiste!
Nga fosilet e gjetura mendohet se njeriu ka 2 miljon vite qe banon ne planetin tone dhe gjate kesaj kohe “Super Henat” kane ndodhur me teper se 100 mije here. Cfardo qe te kete ndodhur, njeriu po ne kete planet vazhdon te banoje. Keshtu edhe nese ndodh edhe nje “Super Hene ” me shume nuk duhet te na zeje paniku. Cfare mund te ndodhe? Eshte fakt se largesia Toke – Hene do te zvogelohet te pakten me 10% (Nga 400 000 km ne 356000). Kjo tregon se forca terjheqese do te rritet te pakten me 20%, vlere qe duhet marre ne konsiderate, ashtu sic bejne shkencetaret dhe me shume pseudoshkencetaret. Por kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh. Ne jeten e nje 70 vjecari kjo ka ndodhur 4 here dhe tashti per te po ndodh per te pesten. Cfare mund te na thote ky 70 vjecar per 4 dukurite qe kane ndodhur me pare? … Jeta vazhdon dhe do te vazhdoje !
Ju faleminderit !
shprehja me e bukur eshte,qe njeriu po shkon tutje te njohe universin pa njohur mire Token.Hena ndikon shume,ne pjellorine e Tokes dhe te grave,Hena gjykohet se eshte dhe paraprite asteroidesh,duke i”thithur”perpara se te drejtohen nga ne.Zecharia Sitchin,qe fliste per 6 Hena,eshte nje perkthyes i gjuhes antike te sumereve,ku sipas tijflitet shumeper ndodhi qiellore.Epika e Gilgameshit eshte plot me beteja qiellore.Ne fakt ekuilibri eshte shume i brishte;Venusi perpara nesh ka nje efekt gazrash serre te paimagjinueshem,Marsi pas nesh ka humbur atmosferen.Pra nuk eshte nevoja te goditet Toka;mjafton te ndryshoje ekosistemi.Natyrisht,si krijesa te fatit,te shpresojme tek fati.