PERENDIMI NIS SULMIN. KJO ESHTE USHTRIA E GADAFIT

19 Mars 2011, 20:38Politika TEMA

Tani është zyrtare: Forcat e Perëndimit po bombardojnë kolonel Gadafin. Ushtria amerikane ka hyrë në aksion. Raketat tomahok janë hedhur në drejtim të forcave ajrore libiane. Nëndetëset britanike gjithashtu kanë nisur të bombardojnë shënjestrat libiane.

Në kryeqytetin Tripoli janë dëgjuar shpërthime dhe janë parë zjarre. 20 avionë francezë po patrullojnë në hapësirën ajrore të Libisë. Ministri i jashtëm rus nga ana e tij ka deklaruar se i vjen keq për vendimin e Perëndimit për të sulmuar. Kryeministri britanik ka thënë se vendimi është i ligjshëm dhe i drejtë.

Por cila është ushtria e Gadafit.

Sipas Institutit për Studime Strategjike, ushtria këmbësore e Libisë përbëhet nga 5 mijë deri në 8 mijë ushtarë.

Gadafi ka  skuadrilje me rreth 40 avionë luftarakë, në gjendje punë, edhe pse të vjetër. Mes tyre janë katër deri në gjashtë Mirage F1 francez.

-Ka katër deri në gjashtë bombardues Su-24

-Ka tetë deri në 12 bombardues Su-22

-Ka tetë deri në 12 helikopterë luftarakë, mes tyre edhe helikopterë transportues me shumë funksione

-Ka më shumë se 160 tanke lufte të rëndë (ruso- sovjetik T-72 dhe T-55)

-Ka më shumë se 160 tanke të lehtë mbrojtës (kryesisht sovjetikë)

-Ka dy nëndetëse nafte sovjetike

-Ka një fregatë sovjetike

-Ka 4 anije patrullimi sovjetike dhe 7 anije patrullimi franceze

Çfarë do të thotë kjo? Ekspertët rusë thonë se ka një ushtri të keqorganizuar dhe të keqarmatosur.

Shumicën e pilotëve i ka ukrainas dhe algjerianë.

4 komente në “PERENDIMI NIS SULMIN. KJO ESHTE USHTRIA E GADAFIT”

  1. 21Janari says:

    Operacioni ushtarak për mbrojtjen e civilëve në Libi është quajtur “Agimi i Odisesë”.

    1. Andreas says:

      Jo po Fatimja e Akilit!
      Quhet “Odisea ne agim”. ?

  2. eddy says:

    KY LIEPUR NUK KA ASGJE KA 20 JEVGJIT TE VESHUR GJYSEM USHTARE QE TE TRADHETOJNE PER NJE TASE ORIZ- FORCAT TONA JANE TE MEDHA NE DO TI TREGOJME KETIJE DIKTATORI DHE DIKTATORVE NE BALLKANE QE POPULLI DUHET RESPEKTUAR MEGJITHSE NUK VOTOJE NE UMP I THEM SARKOS BRAVO TE PAKTEN KETE MANDAT BERE DICKA TE MIRE PASI PER MANDATIN E DYTE DO TE COJME NE PENSION

  3. hajriu says:

    Ne te semes vafsh gadaf .Ky eshte fundi i ku…ve

Comments are closed.

Lini një Përgjigje