SHENIM/ Lulëzimi i krimit dhe kandidimi i Bashës

19 Mars 2011, 11:26Politika TEMA

Shtatë të vdekur në dy ditë. Krimi është bërë i frikshëm. E për më tepër nuk bëhet fjalë vetëm për krim të organizuar si në rastin e vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër, por edhe për krim ordiner, për krim brenda familjes. Statistikat e policisë mund të thonë ç’të duan, por shqiptarët shohin me sytë e tyre masakrën që po ndodh. Edhe në një vend në luftë nuk do vriteshin kaq shumë njerëz në kaq pak ditë.

Por ndërsa krimi ka pushtuar prej kohësh vendin, të vjen ndërmend ministri i Rendit, personi përgjegjës për sigurinë tonë. Ai pritet të garojë për kryeqytetin. Dëgjojmë shpesh gazetarë që thonë se ai është një njeri me bilanc në punën si ministër. Por, me çfarë kredencialesh vjen në këtë garë ky njeri që flet mbi të gjitha për sigurinë e Tiranës?

–   Ai është personi përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve në mes të bulevardit, duke e futur Shqipërinë në hartën e vendeve ku vritet për shkak se protestohet.

–   Njeriu më kryesor i tij në polici shfaqet në çdo aferë kriminale në vendin tonë.

–   Ai vjen në Tiranë si njeriu që nuk ka parandaluar dot krimin e kontrabandimit të naftës që po shkatërron ambientin dhe ekonominë personale të gjithsecilit, duke na prishur makinat.

–   Ai është përgjegjës për rritjen e frikshme të krimit të vjedhjes. Si kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë sulme mbi banka e dyqane si tani.

–   Ai është përgjegjës për faktin se Shqipëria përveçse një vend ku kalon trafiku i heroinës, është kthyer në një bazë të trafikut të kokainës, sipas një raporti të OKB.

–   A ka përgjegjësi ky njeri që drejton ministrinë e Rendit për shtimin e aksidenteve. Nuk ka vend tjetër në planet që ka rrugë më të përgjakura.

–   A ka fytyrë të kërkojë votën e grave e motrave tona ky njeri, kur krimi në familje ka marrë përmasa apokaliptike?

–   A duhet të besojmë tek ky njeri, kur një lagje e tërë e banuar nga romët zhduken si pa të keq dhe policia e tij i arreston personat përgjegjës pas një muaji, vetëm kur reagon media e ambasadorët?

–   A mund të flasë ky njeri se ka luftuar krimin ekonomik, kur vetë ka bërë aferën më të madhe që njeh Shqipëria, atë të rrugës Durrës- Kukës, që është krimi më i madh ekonomik në vend?

Pyetjet janë të shumta, por përgjigjet janë një: ky njeri meriton të jetë vetëm në një vend.

5 komente në “SHENIM/ Lulëzimi i krimit dhe kandidimi i Bashës”

  1. jani says:

    pr5apa hekurave!!!

  2. petushi says:

    Nuk e imagjinoj dot se deri ku arrin maskaralleku !?.
    Ky njeri,me nje qetesi kriminale,dha urdher per vrasjen e demonstruesve qe rastesisht qene kater sepse me mijera plumbat e tjere, mund te ishin vrare me shume.Asnje gjysme pendese pas krimit,asnje fjale keqardhjeje nuk degjuam prej tij por vetem ate buzeqeshjen gjysem idiote e te vazhdueshme.Ne nje vend evropian edhe kater zagare te ishin vrare,do te jepnin doreheqjen,ndersa ky kandidon.Besoj se qytetaret e tiranes do ja tregojne vendin

  3. Falcon says:

    hekurat per kete buce rrugesh dhe ne burg le te kandidoje per shef biruce

  4. bbb says:

    Fotoja qe shoqeron kete shkrim, flet me shume sesa analiza e Meros!

    Ne kete foto ka dale nje kriminel dhe hajdut Shqiptar i padenuar nga drejtsia,( qe pretendon te marre ne dore kryebashkine e Tiranes!!!), dhe amabasadori amerikan i cili hapur ka dale ne mbeshtetje te baditve te tille( i quan edhe burra shteti)…Dikur kam pasur skepticizem rreth urrjetjes pattetike se popujve arabe dhe lindjes se mesme ndaj Amerikes, por tani i jap atyre plotsisht te drejte…

  5. Spiro Cobo says:

    Jo vetem qe ne periudhen qe drejton Ministrine e Brendeshme, kandidati per kryetar bashkie per Tiranen, rendi eshte perkeqesuar ne te gjitha aspektet, por ky person ka pergjegjesi penale direkte per disa krime qe kane ndohdur keto kohe. Kandidimi i tij eshte nje shkelje e hapur morali.Po ne se pas perfundimit te hetimit te vrasjeve ne bulevard te kater demonstruesve, do vertetohet se Lulzim Basha ka dhene urdher per te qelluar mbi demonstruesit dhe do t’i duhet te ulet ne banken e te akuzuareve dhe per pasoje do marre denimin e nje vrasesi, si i behet? Per mua, ai se bashku me Sali Berishen kane pergjegjesi edhe ne se nuk jane ata qe dhane urdherin per te vrare demonstruesit. Ata duhet te dalin patjeter para drejtesise. Saliu ka deklaruar se gjete kohes qe zhvillohej demonstrata (genjen kur thote isha i rrethuar per 5 ore) ndodhej ne zyre, se bashku me ministrin e brendshem. Pra degjuan dhe moren vesh se gardistet po qellonin me predha luftarake dhe jo mesimore, apo manovre. Madje mind t’i shihnin nga dritaret. Pse nuk urdheruan tendalohej zjarri mbi popullin. Pra ne se nuk dhane urdher per te qelluar, pse nuk urdheruan per te ndaluar zjarrin. Krimi ndodhi ose nga veprimi apo nga mosveprimi i tyre. Perfundimisht, Tiranes nuk i duhet nje kandidat vrases, hajdut, mashtrues. Dua te shtoj edhe dicka. Nga media kam mesuar se familja e Lulit nuk eshte me shtetesi shqiptare, por hollandeze. Kesaj i thone “bej duvane e turkut dhe ha buken e kaurit”.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje