Busta Rhymes anulon koncertin në Kosovë

13 Prill 2011, 10:15Lifestyle TEMA

Busta Rhymes ka anuluar koncertin e tij në Prishtinë, i cili ishte parashikuar që të mbahej më 29 prill. Kështu kanë thënë organizatorët e këtij koncerti në Prishtinë, edhe pse ata thonë se janë duke kërkuar data të reja që ai të vijë në Prishtinë.
“Na ka ardhur si dush i ftohtë. Kur jam zgjuar në mëngjesin e së martës, kam parë emailin dhe kaq”, ka thënë organizatori i koncertit , Drin Zatriqi për “Koha Ditore”.
Madje, Zatriqi ka thënë se menaxherët e Busta’s nuk i kanë dhënë as arsyet e anulimit të koncertit.  Nuk është hera e parë që këngëtarët e njohur të huaj anulojnë koncertet e tyre në Kosovës, pasi vetëm pak muaj më parë, edhe këngëtari italian, Eros Ramazoti, e anuloi koncertin e parashikuar për t’u mbajtur në Prishtinë.

 

1 komente në “Busta Rhymes anulon koncertin në Kosovë”

  1. Rani says:

    Po mire ja u bejne se keshtu eshte kur therrisni çiftin e ketij te vije dhe te jape koncert, si nuk kane pak llogjike mor vlla po pse nuk i kane investuar ato pare per fukarenjte ose per ndonje shkolle se ata edhe shqipen se dine mire.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje