Seancat plenare në disa raste bëhen të mërzitshme për deputetët. Kjo gjë ka ndodhur me deputetin italian, Sabatino Aracu, i cili gjatë një seance të radhës, ku ishte duke u diskutuar një ligj, luan me penallti në iPad-in e vet. Deputeti është fotografuar nga gazetarët, të cilët i kanë shpërndarë fotot e tij. Ai nuk është i vetmi në fakt, pasi shumë deputetë italianë janë fotografuar gjatë seancave plenare duke luajtur me iPad-et e tyre.