Kryeministri rus, Vladimir Putin, njihet për pasionin e tij për sportin. Së fundmi, ai ka marrë pjesë në një ndeshje hockey në akull, me disa të rinj. Me numrin 11 dhe me emrin e tij në shpinë, 58-vjeçari ka mundur që të shënojë dy herë. “Është një sport që të bën të konsumosh shumë energji, por, nga pikëpamja ime, është më pak traumatik se futbolli”, ka thënë Putin, i cili sportin e tij të preferuar ka xhudon, që e praktikon shumë shpesh.