Ky është momenti i tmerrshëm kur një shofer i çmendur futet me makinën e tij poshtë… një kamioni në lëvizje. Këto skena i kemi parë në filma, sidomos në të famshmet seri të “Fast and Furious”, por në jetë është vështirë të shohësh ndonjëherë diçka të tillë. I riu amerikan me një Mazda MX-5 futet poshtë një kamioni me 18 goma. Pamja është fotografuar nga Ben Ellis, që ka mbetur gojëhapur.
Comments are closed.
Nuk jam specialist i fotografise..por keto fotografi duken sikur jane bere ne gjendje qetesiene menyre te vecante e para me makinen poshte. Asfalti i rruges duket shume -shume i qarte deri ne detaje aspak ne levizje..pak me ndryshe fotografija vetem me makinen e vogel..nga asfalti mund te favorizojme per nje shpejtesi te vogel..kurse mprehtesia dhe qartesia e detajeve te tjera nuk favorizojne ..levizjen.
Nuk eshte pune profesionalizmi dhe teknollogjie e larte qe eshte perdorur .keto fotografi jane bere ne qetesi. Ky eshte mendimi im.
Ne ditet e sotme te gjithe kane ne cdo moment nje telefon ku mund te filmojne cdo cmenduri.
Video po. Do te me pushonte zemra nga tmerri ne se kjo cmenduri eshte filmuar nga ndonje amator me celular.
Te kutpoj kur thua se asfalti duket deri ne detjae por varet se ku eshte i fokusuar objektivi…
fotoja eshte origjinale besoj sepse po te vesh re gomat e kamionit jan ne levizje.
pastaj kjo qe ben ky nuk eshte ndonje cmenduri kush e di se cfare…
un dhe koleget e mi fluturojm ne cift (formation) 1 m afer njeri tjeterit dhe me shpejtesi jo me pak se 700 km/hr
biles eshte nje rutine per ne ?
urrej kur disa gjerave te vogla ju jepet rendesi me shum se atyre qe jan ne te vertet te medha ?
Por nejse kjo varet se sa e njohin jeten disa dhe sa eksperience nga jeta kan…
Tybe se te mora vesh se cfare ke dash me thon…pervec faktit qe je pilot.
shume jo interesante
Mazda ne ecje (foto) eshte foto ne ecje e makines, ndersa fotoja poshte maunes, eshte foto ne ndalim… shikoni stopat e frenave te maunes te cilat jane ndezur dhe asfaltin qe nuk ka snje lloj levizje… krahasojeni me asfaltin ku po ecen Mazda vetem dhe e kuptoni.
pune jo shume e kujdeshme … .detajet i shpegon mire SaliPalla.. Tamam ashtu eshte Trucku eshte i ndaluar ..jane ndezur drita e emergjences . gjate fotografimit ka ndodhur te jene ndezur ,,nje detaj qe ju ka shpetuar autorve …
Jane ndezur dritat e emergjences, bravo Falcon.