Njeriu i Pyllit del në gjyq... për fotot porno (FOTO)

6 Maj 2011, 12:58Lifestyle TEMA
Njeriu i Pyllit del në gjyq... për fotot porno (FOTO)

Öff Öff mbërriti në gjykatë këmbëzbathur. Bashkë me të ishin edhe rreth 50 mbështetës të tij. Öff Öff njihet si Njeriu i Pyllit në Gjermani. Emri i tij është Jyrgen Vagner.

Para 20 vitesh ai vendosi të digjte pasaportën e tij e që atëherë jeton pa para, pa TV e pa energji elektrike me fruta pyjesh, krimba, e ndonjë gjë tjetër.

Por çfarë i ka ndodhur Njeriut të Pyllit që del përpara gjykatës?

Ai akuzohet se ka shpërndarë rreth 50 fotografi të ish- të dashurës së tij, ku shihen duke bërë seks.

Njeriu i pyllit thotë se asgjë nuk është e vërtetë. Dikush ia ka marrë fotot nga kompjuteri dhe i ka shpërndarë. “Këto janë foto të padëmshme, nuk janë as pornografi fëmijësh e as nuk tregojnë ndonjë përdhunim,” thotë ai.

Megjithatë do jetë gjykata që do vendosë.

Salla e gjykatës megjithatë u përmbyt nga fansat e Njeriut të Pyllit që donin të bënin foto me idhullin e tyre.

Njeriu i Pyllit para gjykatës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ish e dashura e tij

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Turistët vizitojnë vendin ku banon Njeriu i Pyllit

2 komente në “Njeriu i Pyllit del në gjyq… për fotot porno (FOTO)”

  1. Falcon says:

    duhet te jete nga familja e Sali Berishes ky

    1. Nabukodonosor says:

      Eshte kusheriri i pare.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje