Prokuroria dorëzon në Gjykatën e Lartë dosjen e Metës, rrezikon 7 vjet burg

10 Maj 2011, 11:01Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar të hënën në Gjykatën e Lartë dosjen penale në ngarkim të Ilir Metës. Ish- zv/kryeministri akuzohet për korrupsion aktiv, vepër penale që parashikon mbi 7 vjet burg. Burime nga Gjykata i thanë gazetës Tema se dosja do të shqyrtohet së shpejti dhe do t’i kërkohet autorizim Kuvendit të Shqipërisë për të operuar më tej.

39 komente në “Prokuroria dorëzon në Gjykatën e Lartë dosjen e Metës, rrezikon 7 vjet burg”

  1. loni says:

    Burg dhe te dorezoje deri edhe qindarken e fundit nga vjedhjet qe ka bere dhe te kthehet perseri te valixhja e drurit me te cilen erdhi ne Tirane…qebaniku!!!

    1. vinny says:

      Nuk e kuptoj pse i bien ne qafe Ilir Metes, si i ka sherbyer ku vendit te tij si ka sherbyer njeri!
      Ky biles per tu shkeputur nge PS e ti sherbeje sa me mire popullit te tij krijoji LSI.
      Kurre si ka shkuar mendja te vjedhi, me te ndershem nuk ka, duan dhe ta fusin ne bug pale.
      Njerez si Ilir Meta e meritojne ti bejme heronj, ti behen lapidare neper qytete te ndryshme, historia dhe kontributi i tij duhet te figuroje ne programet shkollore, ne menyre qe te frymezoje femijet tane e te behet nje model per brezat e rinj.
      Ilir Meta eshte viktime e nje regjimi totalitar, se po te ishte politikan ne ndonje vend perendimor, do ta kishin propozuar drejtor te interpolit per integritetin dhe ndershemrine e tij.

      1. xesisb says:

        A je verbuar? Ku jeton ti? Ne hene?

        1. vinny says:

          Nuk jetoj ne Hene jo, po vetem Ilir Metes mos i bini ne qefe kot, se nese e vini re, perpara se te hynte ne qeveri ka qene i dobet, nga se u shendosh kujtoni ju, nga perfitimet, nga vjedhjet, jo jo nga stresi, nga pagjumesia, hallet e popullit te tij nuk e linin te flinte, i prene oreksin, i zbardhen floket.
          Meta eshte me te vertete dikush qe dha jeten e tij per vendin e tij qe e do me teper se jeta e tij.
          Pse kujtoni ju perpiqet te fitoje zgjedhjet Ilir Meta, per nje rroge 1 mije euro ne muaj!! Jo jo, ai mundohet per te ardhmen e Shqiperise, se bashku me gjithje koleget e tij ,e LSI qe punojne nate e dite per Shqiperine.

          1. plaku says:

            vinny,
            Shkruajtur bukur. Me pelqeu shume pasazhi :

            “perpara se te hynte ne qeveri ka qene i dobet, nga se u shendosh kujtoni ju, nga perfitimet, nga vjedhjet, jo jo nga stresi, nga pagjumesia, hallet e popullit te tij nuk e linin te flinte, i prene oreksin, i zbardhen floket.”

            I shkreti Iliri yne kokelope. Pershendetje

  2. pfffffff says:

    do ta shqyrtoj ‘Gjykata e Larte’ dhe ta autorizoje Kuvendi… keq puna

    1. plaku says:

      Ne shkrimin me siper thuhet :
      “Burime nga Gjykata i thanë gazetës Tema se dosja do të shqyrtohet së shpejti dhe do t’i kërkohet autorizim Kuvendit të Shqipërisë për të operuar më tej.”
      Une nuk marr vesh fare nga keto procedura, por me duket e habiteshme, sepse parlamenti ja ka hequr tashme Ilir Metes imunitetin. Pershendetje

      1. plaku says:

        Me vjen keq, por edhe nje here bie era manipulacjone politike te ndyra. Pse nuk e dorezoi dosjen prokuroria gjykates para zgjedhjeve ( kohe kishin sa te duan ) se keshtu do humbte me shume vota partia e Ilir Metes ? Pershendetje

        1. PERMETARI says:

          shum e drejte. prokuroria kishte koh ta bente kete para zgjedhjeve. pse tani? apo do ta bej sic e beri me 21 janar kur silvia konti bashke me bamir ndyrsiren dhe sal bishen gjasme filluan grindjen per te vene zemerimin e popullit ne gjume qe te mos binte qeveria fashiste. NUK I HA NJERI ME KETO PALLAVRA , PO O ZOT O KUR TI JAPIM FUND KESAJ QEVERIE.

        2. zana19 says:

          I ke rene pikes plaku!

          Une sa e lexova kete lajm, e vetmja gje qe me shkoi ne mend ishte pyetja , pse kete te hene, pse jo me pare ose me pas. C’ishte nxitimi per ta bere te henen pa zgjedhjeve?
          Po te ishte pune e prokurorise, mendoj se sa per sy e faqe, per nje cike dinjitet, do prisnin ca kohe para se ta dorezonin dosjen. Nxitimi me te cilin e kane bere menjehere pas zgjedhjeve, vjen shume ere, dhe eshte si shume dore berishe, qe e ben per te thene perpara vezhguesve te huaj: Ja, une po luftoj korrupsionin.

          Ose, nga inati qe lirushka si solli vota, dhe si mendon ai, ndihmoi ne humbjen e thelle te PD, s’di ku ta nxjerre inatin dhe ja nxorri te dashurit te zemres. Sa raste ka historia te tilla qe dashuria e madhe kthehet ne sakrificen e njerit partner.

          Po le te shohim si e gjithe kjo “mesele martesore” sale- lirushke, e kthyer ne tragji-komedi, do perfundoje.

          PS: Ose, Ina Rama, mezi c’priti rezultatet e zgjdhjeve, qe te kalonte akuzen me ne fund tek gjykata e larte, e cliruar qe s’do mundenin t’ ja benin me jeten sketerre.

          1. plaku says:

            zana19,
            Une mendoj ( nuk jam publicist ) se ti ke te drejte kur thua se ketu ka dore Sala, se me nje gur vret dy zogj :
            – Sic thua edhe ti, ai i thote vezhgesve te huaj, ja, une po luftoj korupsionin.
            – Ilir Meta per momentin i prish shume pune. Ilir Meta eshte bere per Salen si nje patate e nxehte dhe qe ai ( Sala ) po e heq qafe, se ne fushen politike jo vetem qe nuk i duht , por i prish pune.
            Pershendetje

      2. Ed says:

        eh more plak eshte rruge gjate , heqja e imunitetit ishte vetem fillimi , tani duhet prape pelqimi i kuvendit per ta arestuar ,,,,nuk e mban mend sa shume u fol se berisha e arestoi nanon pa kaluar ne kete faze fare ..i hoqi imunitetin dhe e plasi brenda ……

  3. melisa says:

    jo vetem 7 po dhe 70 vjet burg pak jan per keta plera qe e shkateruan shqiperin,dhe jo vetem,ndaj gjykata te mos haroj e ti plotesoje deshirene e madhe qe kishte per te vuajtur denimin ne qelin me te erret,me me lageshtir,dhe ta shikoj pastaj,po ishalla esht e vertet qe ta denojn qe tju bien pendet se na krekosen dhe kush ky qe quan veten ”njeri i paster si kristali”..skane pik morali……..

  4. weee says:

    Ky eshte Skenari i Salibanit, e qeroi LSI dhe kreun e saj fill nje dite mbas zgjedhjeve te cilat vetem zgjedhje nuk quhen. Asgje nuk eshte rastesi, cdo gje eshte e sajuar qe Salibani te shese ato ckane mbetur nga ky vend i mjere deri ne 2013. Mero ti duhet ta ngresh problemin e votave te kontestuara, kjo eshte vota plebishitare e cila meriton ti kushtohet vemendje. Turp per kete komb qe as vota e kontestuar nuk i lexohet….

    1. PERMETARI says:

      mos ki merak se eshte thjesht loje. sa te jet saliu gjall se gjen gje meten. saliu ka shpres te madhe per te vjedhur tiranen dhe dursin kurse ps ben sehir dhe kenaqet para kohe. nuk te ri sala me arben ristanin pa te vjedhur tiranen.

      1. ben says:

        Kete rradhe o permetaro, Sala te na haje bolen

        1. PERMETARI says:

          fjala tende ne vesh te zotit

  5. MAQO says:

    TIRANES DHE DURRESIT DO TI RRUAJNE B….

    1. Nabukodonosor says:

      Ishalla o shoku eshte sic thua ti,por po ndodhin cudira me fletet e votimit.

    2. PERMETARI says:

      do zoti, ashtu shpresoj edhe une por hijenat po dalin hapur fare

  6. leone-53 says:

    Me vjen shume keq per pionerin e Enverit!..

  7. Lir Koka says:

    Hajt se duhet me jetu edhe ne burg si shoku Fatos.Hej rrote kur te dalish prej burgu mos divorcon Moniken.Te ndjekte Sala e Luli na pas.

  8. LILOLABJA says:

    Do dali prape pa lagur plera.Me sa di une ore vellezer ,kryetare e gjykates se larte a eshte ajo “zonja ” qe ky plera i ka derguar vajzen ne nje nga ambasadat tona apo gaboj?Filloi pipongu tani,gjykata do i thote kuvendit ,kuvendi kryeministrit hajde gjeji fillin kesaj pune me kete mafje qe drejtojne institucionet tona.Bir Selmani nenes ke te qash me pare.

    1. Gladiola says:

      …njerin e kam nip (Ilirushen) tjetrin e kam djale (xhaxhin)…e te dy na kane rene ne pjese ?

  9. joni says:

    Erdhi koha te behet serioze drejtesia, dhe te rivendose dinjitetin, nqse duam te bejme shtet.

  10. labi says:

    Jo vetem qe duhet denuar por duhet te jap llogari e ti sekuestrohet e gjithe pasuria e tij se ka vjedhur edhe floririn ne kohen kur ishte Kryeminister.Nuk duhet ta kaloje lehte kete hajduteri.Na dalin e bejne karshillek neper ekrane sikur jane te paster si kristali keto mostra.Drejtesia edhe ne mos veprofte tani qe eshte e kapur nga pushteti ,do te veproje nje dite.Pershendetje

  11. hysni dajaku says:

    Posht! “Gjykata e Lart” dhe pjeset e saj kryesore.qe kerkojne te ulin prestigjin e ish kryeministrit me te mire qe nga koha e Sulltan Mahmutit,’Ilir Mutit”

  12. arber says:

    kjo nuk do ndodhi sepse parlamenti blihet dhe imunitetin nuk e leshon!!

  13. rrapi i treshit says:

    po monika ?????????????????

    1. sali_injoranti says:

      Moniken do ta marrim partizone me ceten ne mal

  14. brace1 says:

    Ky duhet ishte arrestuar,si te gjithe ata qe kryejne faje e krime, i tille eshte shtupeci i ishe lsi,ortaku i sekretarit me 20%,ti sekuestrohen pasurite,qe i ka blere me parate e vjedhura,njekosishte ti bllokohen llogarite bankare,dhe ti jepet denimi drei ne 1 per vjedhjet golopante qe ka kryer.Pse te behen dallime kushe i nenes, e kushe i njerkes,para ligjit duhet te jemi te barabarte.Apo vazhdojme akoma me ligjiet e komunistave,e spiujve bllokeqene,deri kure.

  15. tourkofagos says:

    Mos denimi i krimineleve,ben qe ata te fitojne imunitet dhe te tallen me njerezit e thjesht e te rraskapitur te shoqerise shqiptare,madje duke i quajtur,kokepalare,pisa,plehra,te uritur etj,etj.Eshte pikerisht drejtesia perpara ligjit per te gjithe,respektimi i me te dobetit,mbrojtia e lirise personale,,,,,te drejta njerzore,qe u mungojne shqipetareve ketu e 20vjt.Akoma ne shqiperi,behet jeta me fise,me emra,me krahina,me trima etj.Ne nje vend pa shtet ligjor,ka shume trima,ata mund te vrasin,te grabisin,te perdhunojne,te marrin pasurine me dhune,te cperfytyrojne,,,,,,dhe te mos denohen!!!!E.Rama,merr nje barre te rend,te beje SHQIPERINE,shtet dhe me me pak trima te tille,,,,,,,!!!! te shpresojme!

  16. Viktor says:

    Eshte per te ardhur turp si eshte katandisur ai vend, ne nje cedhe hajdutesh criminelesh e badakcish,te pa cip ,vend pa as nje te ardhme

    1. tourkofagos says:

      mos u habit,se per pak dekada aty nuk do te flitet me shqip,,,,,,ALBANISTAN!!!

  17. Ndoc Sukaj says:

    Me kalimin e dosjes,,se ores se Priftit,,ne gjykaten e larte shenohet nje hap i mire por i pamjaftueshem per te vendosur nje pjese e drejtesise ne ket vend te rrenuar nga padrejtesia.

  18. Xaku says:

    Do desha te dija keta anetaret egjykates se larte ne mengjes shkojne drejt ne pune ne gjykate apo regjistrojne emrin dhe marin detyrat tek JOZI ne parlament.

  19. Devolliu says:

    PROKURORIA E LESHIT
    O merhumë prokurorë dhe ti moj kukull, mender kryeprokurore; harram, njëmijë herë harram e paçi bukën e këtij Populli.
    Po të jetë për juve, Shqipërinë e merr lumi.
    Juve ju shpëton shurra prej Salih Geddaff Gërdec Gërdallës.
    Juve shiteni e bliheni me para nga mafiozët, kusarët e vrasësit si puna e Saliut, Bashës apo këtij dallkaukut, Metës.
    Gjendeni dhe juve, si Kola, gjoja në punë, por asnjë qime nuk e keni nxjerrë nga qulli.
    As Gërdecin, as Vjedhjen e Madhe të Rrugës Durrës-Kukës, as Vrasjet Kriminale të Lulit e të Saliut, as skandalin e përzierjes së karburanteve, as skandalet e konçensioneve të pushtapushtetarëve, as vjedhjet kolosale të klanit mafioz të oborrtarëve të Saliut si puna e argitave, zenërve, fasliëçërve, taçoilërve, selmanllarëve, fariballinjve e turli faqezinjve, madje as e kini vënë ndonjëherë ujin në zjarr edhe për akte tradhtie siç ishte falja e detit tonë grekut.
    Për këtë Hajdutin me Bllok, kot ini nxituar që e çoni në gjykatë. E latë që e latë deri tani pas zgjedhjeve vendore, më mirë të prisnit edhe ca kohë sa të bëheshin zgjedhjet e përgjithshme e ai të fitonte përsëri mandatin e deputetit për t’i shpëtuar gjykimit.
    A nuk vepruat kështu me Fatmir Mediun e Gërdecit?
    Nejse, atë që nuk e bëtë juve, e bën mikesha e tij borxhleshë, Kryetare e Gjykatës së Lartë. E di vetë ajo si i zgjat e i rregullon “procedurat gjyqësore” që miku i saj dhe i vajzës së saj të dalë “pa lagur”.
    Lum neve me këtë palo Prokurori e me këtë palo Gjykatë që kemi.
    Mallkimet e Popullit ju zënçin dhe Perëndia ju gjykoftë e ju dënoftë o të paudhë.

  20. Shpatar says:

    Sipas eksperiences, se Pushtetit Berisha,asnje sahan lepires i Berishes nuk eshte denuar.Shtyrja e procedurave ne sistemin tone te drejtesise ka vetem nje rezultante !!!!!!.Mbrojtjen e sahanlepirsave te pushtetit.Ne se ndryshon situata zgjellore ne Tirane ne favor te Bashes Meta nuk denohet .Ne te kunderten Saliu peson dy goditje .Epara. Meta ne burg dhe deputetet e L.S.I jashte koalicjonit.Edyta.Socjalistet nuk do ta lejojne qe Sala te qendroje me ne karriken e K/Ministrit.Ka vetem nje rruge.Te jape dorheqje per te shpetuar egzistencen e PD.Fitorja e Rames ne Durres dhe Tirane mbyll llogjikisht karieren politike te Saliut.Ne se aleatet tane shohin ndonje mudesi ndihme, per te pakursyerin e tyre,Saliu do te mbetet rasti me i radhe ne historine mijravjecare te Shqiptarve.Jo cdo gje eshte ne doren e Sovranit.Kjo eshte rruga ku do perpelitet Shqiperia edhe ne se hyne ne Europe!!!!!.Do me kujtoni!!!!!

  21. Guri i Qytetit says:

    More sa dite pune ka bere ky iliri ne sherbim te familjes dhe shoqerise?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje