Për tre qytetet-zemra të fitores së opozitës

12 Maj 2011, 11:45Politika TEMA

Nga Preç Zogaj

“Qytetet- zemra” në literaturën politike quhen zakonisht ato qytete në të cilët mishërohet në një periudhë të caktuar një ide, një tendencë apo një histori zhvillimi me rrezatim të gjerë kombëtar e ndërkombëtar. Po guxoj ta përdor këtë nocion edhe për disa qytete të Shqipërisë sonë të vogël. E kam fjalën për Elbasanin, Durrësin dhe Korçën. Këto janë tre “qytete-zemra” të fitores së opozitës në zgjedhjet vendore të datës 8 maj. Të merremi vesh. Harta e këtyre zgjedhjeve është plot me lajme dhe skupe. Kanë rënë dy bastione të vjetra të PD-së, si Kavaja dhe Laçi. Opozita e drejtuar nga Edi Rama e ka shtrirë fitoren e saj në gjithë territorin kombëtar. Ndërkaq, fitorja e katërt e shefit të opozitës në betejën e tij “dytësore” për Tiranën po kalon si në mitin homerik të Shilles dhe Kariotit. Të gjitha këto ngjarje kanë ngarkesës e befasisë dhe emocioneve. Nga ana tjetër, nuk kemi pse ta fshehim se fitoret e opozitës në Vlorë , Fier apo Gjirokastër, megjithë vlerën që kanë, nuk janë diskutuar ndonjëherë, siç nuk është vënë në diskutim dominimi i demokratëve në Shkodër. Prej vitesh enigma e zgjedhjeve ” fshihet” në aksin e famshëm Durrës-Elbasan- Korçë. Kush fiton këtë aks, fiton Shqipërinë. Kjo është paradigma e gjithëpranuar, që ka lidhje me dy arsye. Së pari, me faktin se, duke mos llogaritur Tiranën si metropolin e vetëm të vendit, Durrësi, Elbasani dhe Korça janë tre prej gjashtë qyteteve të mëdha të Shqipërisë. Së dyti, këto janë tre qytete ku partitë fituese të zgjedhjeve vendore dhe politike janë alternuar hërëpashere gjatë këtyre njëzet vjetëve. Këto qytete nuk janë bastione të ngrira të njërës palë apo palës tjetër. Vota në këto qytete lëviz, gjykon dhe vlerëson përtej pozicioneve partiake apo ideologjike. Është një votë qytetare fleksibël që përjeton dhe shpreh në mënyrë pohuese ose mohuese frymën e një periudhe të caktuar qeverisjeje . Është fat që demokracia ka edhe qytete të tilla. Pa ta rrotacioni do të ishte i rrallë dhe jeta politike një mërzi.

Edhe për zgjedhjet e 8 majit, bastet më të mëdha janë venë natyrshëm pikërisht për Elbasanin, Durrësin dhe Korçën. Qeveria ” Berisha” ka eksperimetuar e provuar në këtë aks aleanca, ndërhyrje, manovra dhe marifete elektorale që do të mbahen mend gjatë. Për të marrë Elbasanin është përdorur elektoralisht e famshmja rrugë ” Tiranë-Elbasan”, që premtohet prej dy-tre vjetës, herë në variantin e ndërtimit me konçension nga drejtimi i Baldushkut, herë në variantin e ndërtimit me tunele me paratë e buxhetit të shtetit nga drejtimi i qafë Krrabës. Berisha s’ka rreshtur ta premtojë këtë rrugë si dhuratë të mrekullueshme të qeverisë për qytetarët e Elbasanit. I gjendur në kundërkohë, ai inskenoi fillimin e punimeve në një ceremoni qesharake dhe të paimagjinueshme për një vepër të madhe, që ngjante me një miting partiak dhe ku nuk dukej asnjë makineri.Fitorja e thellë dhe pa precedent e kandidatit të opozitës, zotit Qazim Sejdini kundër kandidatit të qeverisë, Durim Hushi ,tregon qartë se retorika dhe përdorimi elektoral i rrugës nga Berisha është sfiduar nga qytetarët e Elbasanit. Mjaft prej tyre me siguri nuk e kanë besuar Berishën duke sjellë ndërmend premtimet e tij të pambajtura në prag të zgjedhjeve të vitit 2009 për ndërtimin e hidrocentralit të Banjës dhe parkut industrial. Mjaft të tjerë, më të informuar, mund të kenë dyshime dhe madje të mos jenë dakord që po merret në kohë krize një kredi katërqind milion euro për të hapur tunele, kur ka variante të tjera më të lira e më të leverdishme që nuk do ti beheshin barrë buxhetit dhe ekonomisë. Gjithsesi, Elbasani nuk e ka pranuar në formën që i është ofruar “dhuratën” e qeverisë. Kjo është një shuplakë, ky është një mësim për qeverinë e sotme dhe atë që mund të vijë neser. Popullit nuk mund t’i dhurohen pasuritë e veta. Vetëm politikanët me mendësi diktatorësh mendojnë se popullit mund ti dhurohen vepra që financohen me paratë e vetë popullit.

Por në Elbasan ka dështuar bujshëm eksperimenti më i pastër i aleancës PD-LSI. Në Elbasan është provuar se në politikë veprojnë ligjësi kundërthënëse. Që do të thotë se nganjeherë dy parti nuk zmadhohen, por zvogëlohen kur “mblidhen” me njëra tjetrën. Kjo ndodh kur këto parti bashkohen vetëm për interesat vetjake të krerëve të tyre, dhe jo për nevojat politike të vendit. Durim Hushi, kandidati i kualicionit qevritar i propozuar nga LSI-ja, është viktimë e ligjësisë së lartpermendur.

Natyrisht, në rrezultatin spektakolar të Elbasanit, shohim reagimin e fuqishëm të një qyteti kundër qevesisë dhe kryeminstrit Berisha. Por kjo fitore nuk do të ishte kjo që është pa përsonalitetin e sprovuar të kandidatit Qazim Sejdini, që përfaqëson një profil shumë të veçantë të thjeshtësisë, përkushtimit dhe serjozitetit që duhet të karakterizojë një përfaqësues të popullit në bashki, në komunë apo në parlament. Analizat në ditët e ardhshme do të evidentojnë faktorë të tjerë që kanë ndikuar në këtë fitore të thellë, por le të ndahemi këtu me Elbasanin dhe të shkojnë në Korçë.

Atje- e kemi parë të gjithë sepse per turp e faqe të zezë shumë gjera kanë ndodhur në dritë të diellit- qyteti dhe bashkia e drejtuar nga zoti Niko Peleshi ka qenë prej dy vjetësh në një trysni të pashembullt të qeverisë “Berisha”. Berisha dhe ministri i tij i Financave, zoti Bode, kishin planifikuar ta merrnin patjetër ketë bashki. Zoti Bode dhe “qeveria” e futbollit e zotit Duka, shkatërruan kampionatin kombëtar për të nxjerrë kampion për vota skuadrën e “Skenderbeut” të Korçës. Ka patur e ka trukime ndeshjesh për motive të ndryshme, por kjo që ka ndodhur në Shqipëri dhe në Korçë nuk besoj se ka precedent në gjithë historinë e futbollit. Kërkund nuk është parë një ministër finance si zoti Bode që të afishohet dhe luajë kaq rëndë me sportin për të nxjerrë përfitime politke. Pasojat janë në tapet dhe kushedi si dhe kur do të riparohen. Në gjithë këtë histori të shëmtuar, korçarët që rivotuan bindshëm Niko Peleshin, këtë burrë të saktë në të folur dhe patjetër edhe në punën që bën, i dhanë qeverisë një shuplakë dhe një mësim të madh. I thanë: e duam sportin, e duam “Skenderbeun”, e duam të bëhët kammpion në fushën e lojës së ndërshme, por ne nuk jemi “indianë që genjehemi me pasqyra”.

E lemë Korçën dhe kthehemi në Durrës , ku kandidati i opozitës, Vangjush Dako, po çon përpara fitoren e tij, kundër kandidatit të koalicionit qeveritar. Ferdinand Xhaferri. Shumë vetë e mendonin utopi këtë fitore, kur nisi fushata. ” Partia Demokratike është shumë e fortë në Durrës; Ferdinand Xhaferri është i rregjur në këto punë. Ka më vete edhe LSI-në. Kurse Vangjushi s’para merr vesh nga partia…”. Këto gjera thuheshin, duke i qarë hallin për humbjen e pritshme. Por ka ndodhur një gjë e rrallë në Durrës, më saktë po ndodh, sepse numërimi nuk ka mbaruar akoma. A ta themi? Apo të presim përfundimin e numërimit dhe shpalljen zyrtare të fitores së Vangjush Dakos? Le të respektojmë numërimin. Le të presim për të folur paskëtaj për sfidën që i ka bërë qytetaria partishmërisë.

 

13 komente në “Për tre qytetet-zemra të fitores së opozitës”

  1. ilir111 says:

    Po ne Shkoder ke ka kandiduar PS, ndonje gomar ? qe ka pesuar nje permbytje biblike???????

    1. Ermal says:

      Ilir,

      Ne Shkoder PS ka kandiduar nje djale shume te mire, por fajin s’e ka as ai e as PS.
      Me shkodranet vertetohet me se miri aksioma “i duhet leruar nena te te therrasi baba”.
      Kete ka bere Berisha me Shkodren, prandaj ata s’e hedhin dot poshte baben.

      1. ilir111 says:

        Prandaj u habita se Shkodra nder qytetet me te rendesishme te Shqiperise
        por me duket se ka te drejte nje shok i imi nga Shkodra ne FB
        qe Shkodra ska me shkodrane.
        Pershendetje

        1. Ermal says:

          Mund te jete dhe nje opsion tjeter per Shkodren sikurse ndodhi dhe ne Kukes ku PS humbi thelle dhe po ashtu kandidati ishte nje djale po aq i mire e i respektuar. Kryetaret aktuale te bashkive kane shtuar ne njesite e tyre administrative si votues familje te tera qe u perkasin komunave perreth dhe ne kete menyre katapultohen menjehere rezultatet. Ne Kukes eshte e sakte qe jane shtuar 300-400 familje qe votojne PD.
          Eshte dhe nje fakt tjeter qe edhe PS-ja ne qender nuk e ndihmoi shume Veriun gjate fushates. Edi Rama nuk shkeli ne shume nga keto qytete se sado prezenca e tij sjell impakt tek elektorati.
          Ndersa ne Has kandidati i PS-se ishte djale trim, pervecse i respektuar, keshtu qe e siguroi fort mire fitoren.

  2. weee says:

    Z. Zogaj a ke pyetur sa vota jane kontestuar ne Elbasan?!! Sejdinit fodull me nje cerek nivel, medioker i pashoq ju fal mandati i dyte 4-vjecar. Ne thelb ky Zoteri eshte nje Miniberishe i ndyre qe ben gjithcka per te qendruar ne pushtet.
    Jam i sigurte qe qytetari Elbasanas kete here ne mes dy te keqijave nuk ka zgjedhur te keqen me te vogel por ka kontestuar hapur duke mos u bere pale me te keqen. Keto zgjdhje jane te humbura nga Shqipetaret per dy arsye e para nuk u eshte numeruar vota e kontestuar dhe se nuk ka pasur alternative.
    Ky eshte turpi i nje sistemi politik qe mbahet peng nga individe qe vec bejne presion duke u krekosur si te pazevendesueshem qe nuk dine c`eshte puna, humanizmi dhe me e keqja qe nuk mendojne per te nesermen. Kjo shoqeri akoma nuk ka arritur te ndertoje themelet e saj….

  3. gjetja says:

    Ne shkoder ne pergjigje te pyetjes naive te ilir111, ps nuk ka vene gomar, po kam frike se shume shkodran mund te jene te tille. edhe pas pembytjevev te tilla si mund te votosh nje parti qe te futi me polumbar, dhe ku hidheje grepi per peshk e kapeshin dele e gomare. si ka mundesi qe asnjehere kjo shkode e kultures e demorkacise nuk e ndryhsoi njehere voen si korca , elbasaini durresi e tirana, apo si pariis londrae roma, me siguri ne kte vende te fundit nuk ka gomere.

  4. ilir111 says:

    Sinqerisht nuk e kuptova mire nderhyrjen tende, “pyetja ime” ishte qe kandidati i PS nuk eshte i kualifikuar gomar (ironike) sepse ka pesuar nje humbje te thelle.
    Arsyet se perse nuk i di se nuk jam i informuar per jeten social-ekonomike te Shkodres.

  5. klea says:

    nga vete shkodranet kam degjuar shprehjen – me qen shkodran te tana i ban-, me pak fjale edhe te permbytesh 5 here , prap i jep voten atij qe te mbyti……….

  6. eri,dallas says:

    “Popullit nuk mund ti dhurohen pasurite e veta”
    Shume artikull i bukur. Ju lumte dora!

  7. bardh says:

    shkodra nuk esht permbyt o injoranta o 2- 3 lagje periferike,edhe ato vetem 1 jav.ne fshatrat e shkodres uji ka qendruar me gjat pastaj me mir pd se socialistat na i fiknin dritat qe ne 5 mbasdite dhe shkodranet nuk harrojn.

  8. egli kruja says:

    Ne Shkoder, PD , edhe sikur me vendos kandidat per kryetar bashkie nje rob koti, prap per ate do te votoje.
    ,

  9. hysni dajaku says:

    megjithate Z Prec!keto rrezultate len shume per te deshiruar,vertet qe Edi Rama eshte i vetem kundra te gjitheve,por peresi nuk ka arritur te behet lideri i shumices derrmuese te shqiptareve!!!,,personalisht shpresoja qe te fitonte mbi 60% ne gjith shqiperin,,e aq me shume qe po haet ngushte me nje njeri qe po kandidon me 4 arkivole ne kurriz!!!! ,,uroj qe Edi te fitoje ne Tirane per 1001 arsye,,por duhet ta lexoje mire voten e shqiptareve kete here,ne te kater anet e shqiperise,,e jo vetem te ndar ne qytetare e katundare!!dicka e madhe calon vec perdorimit te dhunshem te pushtetit e administrates dhe kollones se 5-te me Nanon Meten e plot e plot e te tjera,,nuk besoj se PS-ja do e trajtoje fshatin si beri Enver Hoxha ,ku beheshe qytetar ne ate kohe ishte njelloj si te shkoje jasht shtetit ne demokraci,pse jo edhe me mire,se punen ta gjente shteti,shtepin ta ndertonte shteti,,,ndarja akoma e qytetarve shqiptar ne gjoja te “civilizuar” dhe te pa “qytetruar”sikur po fillon te vije era!!! qe po di si ta perdor manipulatori me i madh i shoqerise ,Sali Berisha,,

  10. luan hoxha says:

    I mire arikulli por ne analizen qe poeti i bene arikullit ne fjale ka nje perzjerje mes politikes dhe sportite me vjen keq per poetin qe ngateron emrin e kryetarit te federates Z,Duka qe ska te bej fare me elektortin korcare kur dihet qe Saliu ska lene gje pa thene per vellezrit Duka e si per rjedhoje packa cfare bindjesh munde te kete ai fare mire munde te nihmonte vellane por se ka bere kete punet jane te ndare ku vellaiAgroni eshte perkushtuar jetes politike dhe ne keto zgjedhje si ne cdo zgjedhje te tjera ka triumfuar Shijaku e korca jane shume larg,pra do i thoja poetit lere sportin se per dijenin tuaj sporti eshte bisnes qu ju qe jeni dhe intelektual dhe akoma skeni kuptuar asgje nga jeta e re kapitaliste vaj medet per shtresat e tjera te popullsise qe skane haber po do ju thoja se pa nje bisnemene te mire nuk ka sport te mire se per ta bere sportin masiv jane keta te fundit qe po e bejne se qeveria ka celsat e kashtes te lutem mos e futni sportin ne politike bej analize vetes cke bere ti pastaj shkruaj per te tjeret ,fitore kombetares ne ndeshjen e radhes e vetmja kenaqesi sportive qe ka mbetur ne Atdheun tone.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje