Focus Group blen News 24 e Gazeta Shqiptare

11 Maj 2011, 18:53Politika TEMA

Ashtu siç kishte paralajmëruar para pak ditësh gazeta TemA, sot janë finalizuar negociatat mes dy biznesmenëve shqiptarë dhe grupit mediatik, në përbërje të të cilit janë televizioni “NEWS 24”, “Gazeta Shqiptare”, “Radio Rash” dhe portali në internet i lajmeve “BalkanWeb”, me shitjen e tyre përfundimtare. Me anë të një njoftimi të shkurtër pronarët e rinj të këtyre mediave kanë bërë të ditur se që prej ditës së djeshme këto media janë bërë pronë e shoqërisë shqiptare “Focus Group” SHPK. “Focus Group” SHPK është themeluar nga Irfan Hysenbelliu, i cili aktualisht është botues i gazetës Panorama dhe Artan Santo, aksioner në një bankë dhe gjithashtu pronar i një televizioni lokal. Në njoftimin e Focus Group thuhet se “pronarët e rinj të “NEWS 24”, “Gazeta Shqiptare”, “RadioRash” dhe portalit në internet të lajmeve “BalkanWeb”, synojnë që të pasurojnë akoma më shumë vlerat e këtij shërbimi mediatik. Pavarësia dhe paanësia në informimin e publikut do të jenë kriteret kryesore mbi të cilat do të udhëhiqet ky shërbim edhe në të ardhmen”.

24 komente në “Focus Group blen News 24 e Gazeta Shqiptare”

  1. epirioti says:

    Lajm i ZI per lirine e medias ne Shqiperi. Nje media tjeter e pavarur, do katandiset si Klani me bishtat etjere qe nuk i shikon njeri, personalisht nuk e kam ndjekur Klanin qe nga 2003, pasi ishte katandisur mjerisht ne servil i peshtire i pushtetit te Metes, pastaj i Nanos, e pastaj i Salibanit. Megjithate eshte nje lajm i mire se performanca e Top-channel dhe mediave te tjera te shkruara do ngrihet ne maksimum.

    1. erjon says:

      nje tjeter media ne bunkerin e shemtuar te Sekretarit te Partise

  2. dark says:

    ohhh iku dhe nje grup mediatik kritik hienat e sales nuk kan vdekur akoma perpara mero mos u ndal te pakten te kete nje media opozitare ne shqiperi

  3. beso says:

    Shembulli eshte i thjeshte;mediat nuk i blejne pasaniket per ti pasuruar por ti varferojne.eshtu perfundon qe te shtohen faqet e nje gazete dhe te varferohet brendia,te shtohen”te rejat”ne nje TV dhe te vjeterohet lajmi,ose me keq fare;lajmi te mos beje me lajm.Por s’ke ç’ti besh-jane kohet moderne ku llogaria behet per publicitetin dhe audiencen.

  4. hysni dajaku says:

    kjo eshte nje shenje e mire!,pasi ketej e tutje do kemi mundesi te ndjekim non stop jeten dhe vepren e nje prej kryeministrave me te “mire” shqiperise qe nga koha e Skenderbeut,”shokut” dhe “mikut” tone te dashur”Ilir Meta”inshalla ja arrijme dites qe te shikojme live edhe jeten e tij ne qelit e “fresketa”ku pritet te “sakrifikoje”jeten e tij te re,per hir te atyre “socialisteve “qe nuk arriti ti “ngopte me buke” ,,urojme endrra e tij te behet realitet sa me shpejt te jete mundur se nuk ka me kohe,,,

    1. Lugat says:

      E kishit fjalen per Kafazin jashtezakonisht shume te arte, apo jo??
      hahahaa

    2. Bonix says:

      Jo vetëm “realitet”!
      Madje edhe “reality show” drejtpërdrejt nga “KAFAZI I ARTË”!!! ?
      Aty do të kemi mundësi të shohim Metën se si ka për me fituar çmimin e parë për shumë vite rrjesht! I uroj që të jetë i pari. Shpresojmë që mos t’i ndryshojë emri nga “Ilir Floriri” në “Ilir B.., Big brotheri” ?

    3. PERMETARI says:

      nuk e fut njeri meten ne burg sa te jet saliu ne pushtet. haroje ate muhabet ti, kjo eshte thjesht loja e radhes ne keto momente te rendesishme

  5. erjon says:

    nje tjeter kanal televiziv qe do te fshij nga memorja e TV tim

  6. Taulanti says:

    Gjyshi i lajthitur Sali, po meson nga miku i tij i ngushte, pedofili italian Berluskoni , qe me manipulimin e mediave qendron kaq vite ne pushtet megjithe maskaralleqet qe ka bere.
    Fatkeqsi e madhe per popullin tone qe nga sot e tutje do te kete mundesi me te madhe manipulimi nga provincialet shpellar me ne krye gjyshin gjakatar sali- vicidoli.

  7. hygo says:

    ne cdo shtet te botes ndryshimi i pronesise se grupeve mediatike eshte normale, perderisa kemi vendosur te kalojme ne kapitalizem duhet ti pranojme keto fenomene,. por nje gje qe nuk mund te blihet eshte AUDIENCA ( me falni po ne shqip nuk po e gjej kete fjale), e cila ben qe ti rritet apo ti ulet vlera e investimit , dhe po ashte dhe vlera e subjektit. edhe pse ajo nepermjet programeve mund te budallalleps spektatorin . eshte ne doren tone vlera e investimeve te te tjerve. Nqs news 24 ktheht ne nje foltore te pushtetit , cfare do ngjyre te kete ai, jemi ne qe vendosim nese do i hedhim syte apo jo. Ne kete menyre vendosim dhe sa te ardhura do kete ai television duke ndikuar tek nr i reklamave qe do i besohen. E RENDESISHME NUK ESHTE KUJT I KALON NEWS 24 E RENDESISHME ESHTE SE SA TE MPREHTE DO TA KEMI SHIKIMIN DHE SE SA TE FORT DEGJIMIN. JU MAR PER SHEMBULL HISTORINE E ZOTIT BAZE QE TANI QE I ESHTE VENE KUNDRA PUSHTETIT TE KORRUPTUAR , DEGJUESIT E TIJ JANE SHUMEFISHUAR NE KRAHASIM ME SA KA PASUR KUR ISHTE PRO TIJ.

  8. Sofi says:

    Ndjese paste media e pavarur shqiptare!

    Ku eshte ajo britanikja e ambasades qe fliste per lirine e medias para pak ditesh? Apo ishte e folur ‘rituale’ per diten e ‘medias’ pa lidhje me cka ndodh ne ‘terren’?

  9. Claus says:

    Me mire te dalin hapur se sa te jene si skuther. Edhe une do te veproj si Erjoni. Shikoni “Panoramen” se sa komente ka aq do te kene dhe keto. Do te na pasqyrohet Naim Cili here atje dhe here ketu.
    Temes nje falenderim per lajmerimin.

  10. Neorealizmi says:

    Vlerat e ketij Tv ishin tek informimi i sakte dhe tek fryma kritike. Sapo ta marrin ne dore pronaret e tjere do te jete nje produkt i zhvlersuar. Ata dine vetem te blejne dhe jo te ndertojne. Filozofia e tyre eshte te mbyllin nje goje me para te dyshimta, te zbukurojne arritjet e qeverise, te llustrojne realitetin, te na ofrojne jete Vipash. Ne kete moment parate qe kane investuar e humbin vleren e tyre. Do te kene shikues vetem te verberit dhe mendjengushtet.

  11. hasan says:

    Nuk eshte gje e madhe,Publiku do ti ktheje kurizin,siç ben me Bulliun e 55.

  12. AlbinoBlackSheep says:

    Nqs keta bleresit e rinj duan te bejne biznes eshte mire qe te mos prekin orientimin dhe pa anshmerine e ketyre mediave.Nqs duan te bejne vetem larje parash te pista atehere dihet drejtimi politik qe ato do te marrin.Rupert Murdoch moguli me i madh i mediave ne bote luan ne menyre perfekte te gjitha krahet e politikes me mediat e tij.

  13. 21janari says:

    Para të hedhura dëm për të larë Metën dhe kurorëzuar Nanon…

  14. PERMETARI says:

    ce ka gjetur popullin e shkret me keta ndyrsira. ka per tu katandisur balkanweb tani me 2 lexus salista qe do ndrojne nga 100 emra per tu dukur sikur jan shum

  15. Nabukodonosor says:

    Dukej qe nga lajmi kryesor sot i GSH se kush e kishte blere.

  16. turi lezhe says:

    po ne qofte se politizohet atehere nuk e shikon kush ,sikur klani sot.per veti e kane

  17. lina says:

    Me vjen keq per new 24 qe ra ne duart e krimineleve dhe te disinformuesve.Besoj se njerezit qe do ta braktisin do te jene te shumte.Qe sot po te shohesh news 24 dhe te lexosh Gazeten Shqiptare e ve re ndryshimin drastik ne lajmet qe ofrojne.Nuk e di si do te veproje gazetari i respektuar Artan Hoxha nen thundren e ketyre hijenave.Shpresoje te kete oferta nga tv e tjera.
    Mbahu fort Mero dhe mos na zhgenje dhe ti se deri tani gazeta tema dhe balkanweb ishin faqet e para qe lexoja.Tani me mbetet vetem Gazeta Tema.Mos na zhgenje dhe braktis.

  18. plaku says:

    ish-gazetari,
    Mendoj se ne se populli nuk i blen gazetat dhe nuk shef programet televizive te ketyre mediave, atehere keto media nuk e kane jeten e gjate. Asnjeri nuk ben investim ne se nuk ka fitim. Apo une jam naiv ? Pershenetje

  19. plaku says:

    Une mendoj se sa me i larte te jete niveli aresimor dhe kulturor i nje populli aq me kujdes do te kene mediat ne permbajtjen e materjalit ( gazetaresk ose TV) qe do ti ofrojne publikut, sepse ne se nuk i konsumon njeri ( jo blerje gazetash, jo kuota te larta ne TV ) aq me pak reklama ne gazeta dhe Tv, pra investimi nuk del rentabel. Tregun ne kapitalizem nuk e manipulon dot qeveria dhe politika, tregu ka ligjet e veta, oferte – kekesa. Ne se oferta nuk ka cilesi do bjeri dhe kerkesa, pra jo fitim, falimentim. Problemi eshte se, jemi shume mbrapa ne lidhje me cilesine e shkollimit tone. Shifni universitetet private, keto fabrika diplomash pa vlere. Qeveria dhe populli genjen vet-vehten. Po investohet kohe dhe leke nga familjet ne dicka qe nuk ja vlen. Kam frike qe studentat me keto diploma pa vlere do behen si nje bombe me sahat per Shqiperine. Ne kemi si te thuash me shume shefa firmash se sa punetore ne keto firma. Thene ne menyre figurative me shume gjenerale se sa ushtare. Kete problem e kane sidomos Italia, Spanja, Portugali, Greqia et. Ky eshte problemi. Mendoj se Shqiperia ka nevoje per shkollim me cilesi, shkollim me cilesi, shkollim me cilesi. Pershendetje.

  20. Claus says:

    Ka nderruar logo e Balkan-Web-it. Edisud eshte zevendesuar me Focusgroup. Nga ky moment i kam dhene duart ketij grupi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje