PS: Mazhoranca po bllokon numërimin e votave në Tiranë

11 Maj 2011, 12:35Politika TEMA

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka akuzuar mazhorancën se është duke bllokuar numërimin e votave në Tiranë. Kodheli tha se përfaqësuesit e Partisë Demokratike në ZAZ 54 të njësisë numër 10 në Tiranë, përkatësisht nënkryetari dhe sekretari i KZAZ-së, kanë braktisur detyrën duke mos firmosur rezultatin final të shpallur pas përfundimit të proçesit të numërimit në këtë njësi.

Kodheli nga ana tjetër akuzoi edhe KQZ-në që nuk po merr masa për këtë situatë, duke u bërë sipas saj vegël e qeverisë.

“Ky është një tjetër akt i dëshpëruar i Sali Berishës, i cili po përpiqet me çdo kusht të minojë këtë proces zgjedhor dhe fitoren e sigurt në Bashkinë e Tiranës. PS i bën thirrje kujtdo që të mos guxojë të luajë me votën e shqiptarëve, të mos e bëjë këtë. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të ndalojë së funksionuari si një vegël politike e pushtetit dhe të marrë urgjentisht masa për të siguruar funksionimin e çdo hallkë të procesit të numërimit të votave, duke ndëshkuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike që vazhdojnë të përpiqen të sabotojnë procesin”, tha Kodheli.

Kjo e fundit pohoi se mazhoranca ka bllokuar më së shumti numërimin në njësinë 5, njësi e cila pritet t’i sigurojë dhe thellojë diferencën kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Edi Rama. Në këtë njësi, deri më tani janë numëruar 27 nga 75 qendra votimi dhe Edi Rama kryeson me 2456 vota. Për këtë arsye, Kodheli ka kërkuar që të zhbllokohet sa më parë numërimi i votave.

5 komente në “PS: Mazhoranca po bllokon numërimin e votave në Tiranë”

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Opozita duhet te kete gati strategji tjeter vepruese.Meqenese Berisha po perpiqet te pengoje dhe manipuloje voten e lire duhet bere thirrje per te mbledhur njerezit prane qendrave te numerimit dhe KQZ.Ristani eshte po aq i demshem per Shqiperine sa Berisha dhe Meta.

  2. hysni dajaku says:

    keta balashet e PD-se qe kerkojne ti bejne qefin “shefit”..nuk e kuptojne qe edhe sikur ta permbysin rrezultatin,tani nuk ka me vlere,,tani edhe bufi e di qe PS-ja dhe Edi e fituan davan,,keto vetem sa u njerrin edhe ate pak boje qe u ka ngelur,dhe i japin me shume pike Edi Rames,,nuk ka si ndodh ndryshe me nje parti qe lindi ne rruge,u rrit rrugeve,dhe do i kaloj jeta rruges pa patur nder mend te futet ne “shtepi” e te institucionalizohet me rregulla e ligje

  3. epirioti says:

    Koncepti me primitiv dhe i detyrueshem per tu ndjekur eshte deklarimi i kandidateve fitues te PS-se ne Burrel, Kavaje dhe gjetke. Thirrjet e tyre kane lidhje me MBROJTJEN e votes. Sa mbrapa e paska lene vendin ky soj Salibani. Nuk ka liri ne kete vend per aq kohe sa zgjedhjet konsiderohen si nje lufte per te mbrojtur voten e jo nje vullnet per tu pergezuar per popullin qe zgjedhin pergjegjesine e menaxhimit te taksave te tyre, le me pastaj qe nuk behet fjale se votimi eshte i thelle politik pa ia pasur idene fare se cfare projekte kane palet dhe kush nga ata i intereson komuniteteve. Turp per kete klase politike qe nuk me meriton kete popull punetor, te qete, te kulturuar dhe arsimuar(e kam fjalen per shumicen se pakica eshte politika me bishtat e saj ne administrata dhe ne boten e krimit)

  4. hysni dajaku says:

    e pershendes Saliun me ate kengene kenduar nga tre kengetaret e shekullit, Fatos Nano,Ilri Meta e Kastriot Islami,,te orkestruar nga Ylli Manjani

    Ktheje koken mbas,
    ktheje dhe nje here
    te shikosh PD-ne
    se si e ke thjere:))

  5. PERMETARI says:

    ce ka gjetur ate popull te shkrete, qe dhe voten duhet ta mbroj vete. kur lexon keto artikuj te iken truri

Comments are closed.

Lini një Përgjigje