Çfarë e ka mbajtur peng nga e shkuara kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani. Jeta plot dritë-hije e juristit të njohur që PS e konsideron shkaktar të prishjes së standardeve zgjedhore, historitë e tij të vjetra me dy presidentë, Sali Berishën e Alfred Moisiun. Marrëdhëniet e vjetra të ish-gjyqtarit Ristani me shtypin dhe si mbërriti nga drejtimi i sallave të gjyqit në qelitë e burgut si i dënuar penalisht. Një portret i paautorizuar i kreut të KQZ-së.
Askush nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij… Arben Ristani kryetari i radhës i KQZ-së u konsiderua në zgjedhjet e 2009-s nga opozita jo si arbitër i zgjedhjeve, por si një arkitekt i vjedhjes së tyre nga Partia Demokratike. “Rikthimi tek mandati ynë i nëntë në Fier i kësaj KQZ-je të kthyer në vegël qorre të Sali Berishës, përmes një kryetari të dënuar në të shkuarën e tij jo të largët për marrje ryshfeti dhe një shumice që nuk i nënshtrohet ligjit po oreksit të Sali Berishës, është kuptimplotë për të gjithë ata që duan realisht të dinë se çfarë ka ndodhur në 28 qershor…”, – u shpreh Rama më 20 korrik.
Në të njëjtën ditë, sulmit të Ramës, çuditërisht nuk i përgjigjet vetë i akuzuari për probleme me të shkuarën e tij, Ristani, por ai merret në mbrojtje direkt nga PD-ja. “Ristani… ka kryer me integritet të lartë detyrën e besuar. Sulmet e Ramës nuk janë tjetër veçse një rrugaçëri dhe pafytyrësi politike”, – u shpreh një zëdhënëse e PD-së. Por, dhe në këtë rast, enigma mbeti, as Rama nuk u shpreh më gjatë se çfarë dinte për skedinën penale të Ristanit dhe as PD nuk foli për të, por thjesht e mbrojti të shkuarën e tij me punën e sotme të tij.
Kaq është e mjaftueshme për të ngritur një pyetje, që është në interes të thellë të publikut për të marrë përgjigje; një pyetje që ngjan me një titull të vjetër filmi bardh e zi, që dikur TVSH-ja e transmetonte rregullisht: Cili jeni ju zoti Ristani? – shkruan Lorenc Vangjeli, në “Mapon” e 2009-s.
Zemërata e Berishës
Në adresën e tij në faqen zyrtare të KQZ-së dëshmohet se Arben Ristani ka mbushur plot 40 vjeç në fundmarsin e këtij viti. Ai është një prej përfaqësuesit më të spikatur të një brezi studentësh që mbaruan fakultetin Juridik në kapërcyellin e ndërrimit të sistemeve dhe falë edhe këtij fakti, patën fat në karrierën e tyre të mëpasshme.
Gjyqtarët e vjetër komunistë u përfshinë në vitin 1992, – vit kur Ristani dhe një grup i madh kolegësh të tij mbaruan universitetin, – në një valë shkarkimesh nga detyra. Vakuumi i krijuar nisi të mbushej me studentë që sapo kishin mbaruar fakultetin dhe një vit më pas, edhe me juristët e “përshpejtuar” të dalë në seri nga serra e shkollës së Plepave, në Durrës.
Konkurrenca me ta ishte fare e lehtë për t´u fituar dhe për herë të parë, me firmën e ish-presidentit Berisha, Ristani emërohet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1992. Tre vjet rresht gjyqtar dhe pedagog i jashtëm në universitetin që sapo kishte mbaruar, kjo ishte një karrierë për t´u pasur zili, por normale për atë kohë.
Deri sa fati do të shënonte ditë të zeza, krejt papritur edhe për atë që dukej si i shënjuari vetëm i ditëve të bardha. Në vjeshtën e vitit 1993, Aleksandër Frangaj, atëherë kryeredaktor kurajoz i “Koha Jonë”, detyrohet të kalojë në arrest shtëpie në Lezhë, në pritje të gjykimit të tij penal: akuza, kishte nxjerrë sekretin shtetëror për kalimin e një autokolone me tanke drejt veriut të Shqipërisë. Në Shqipërinë e atëhershme, me një president të konsideruar më tej ai armik i shtypit, ky ishte një mëkat i frikshëm.
Frangaj do të gjykohej në Lezhë, ku kishte shkuar për ta gjykuar si i komanduar pikërisht gjyqtari i ri Ristani. Avokat mbrojtës i Frangajt, ishte Spartak Ngjela. Në një sallë të mbushur me kolegë të Frangajt dhe deputetë të opozitës, Ngjela foli gjatë, pa harruar madje as “të drejtën anglo-saksone” dhe e “hutoi” prokurorin lokal që mbronte akuzën, i cili madje tërhiqet prej saj.
Frangaj fiton pafajësinë e firmosur nga Ristani, kurse ky i fundit, fiton mërinë e ish-presidentit Berisha. Që për një përkitje të rastit, ishte dhe fqinj me Ristanin në apartamentin e tij të vjetër në Brakë.
Ky ishte dhe momenti që e ndau njeriun më të fuqishëm të vendit, me juristin që dukej se kishte një të ardhme të garantuar. Një ndarje që në fakt do të vazhdonte gjatë, me vite dhe do të kalonte dhe mes problemesh shumë më të rënda se kaq. Sepse ky do të ishte vetëm fillimi.
Ajo që do të vijonte, do t´i ngjante si një kurdisjeje fatkeqe rrethanash, po ashtu dhe një loje ku më i dobëti do të priste vetëm faljen nga më i forti që nuk harron kurrë. Deri në ditën, kur të paktën, sipas kritikëve të tij nga PS-ja, do të bënte shërbimin e jetës për Berishën.
Arrestimi
Në mesin e viteve ’90, shtypi kritik ishte shndërruar përfundimisht në shqetësimin e pafundmë të ish-presidentit Berisha. Basti i tij me botuesin Nikollë Lesi dhe drejtuesit e saj, Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, do të vazhdonte dhe më tej. Thjesht pritej rasti për të rigoditur. Dhe ai erdhi me një padi të bërë nga ministria e Mbrojtjes, e drejtuar atëherë nga i ndjeri Safet Zhulali.
“Të dënohet me burg kryeredaktori Frangaj dhe gazetari Leka që kanë nxjerrë sekretin ushtarak-shtetëror”. Sot tingëllon qesharake se sekret atëherë quhej fakti që oficerët ishin të detyruar të linin armatimin e tyre personal në repart dhe se nuk mund ta merrnin më, si më parë, në apartamentet e tyre vetjake.
Të dy gazetarët arrestohen dhe në prill 1994 dalin në gjyq. Gjyqtar i tyre ishte sërish Ristani. Vetëm 25 vjeçar, Ristani do të gjykonte kështu procesin më të rëndësishëm të jetës së tij, do të gjykonte për fajësinë a pafajësinë e dy, pothuaj, bashkëmoshatarëve të tij. Natyrisht ishte nën një presion të madh: nga njëra anë shtypi opozitar, por dhe ai ndërkombëtar, shoqatat e gazetarëve vendase dhe të huaja, institucionet e të drejtave të njeriut dhe nga ana tjetër, “fqinji” i pushtetshëm në rrugën e Brakës që i donte me çdo kusht në burg gazetarët.
Dhe sa kohë që vazhdon procesi, një tjetër element hyn në lojë: Nikollë Lesi bën një lëvizje “të dëshpëruar”. E fton Ristanin në një lokal dhe në këmbim të pafajësisë së gazetarëve të tij, afron madje dhe një shpërblim. Ristani nuk pranon, ai e refuzon fort këtë ofertë, por si njeri, kishte dhe ai dobësitë e tij. I kërkon Lesit ta ndihmojë me dy viza greke për të afërmit e tij. Ajo çfarë nuk dinte Ristani dhe Lesi, ishte që në tryezën pranë tyre, agjentë të SHIK-ut të drejtuar atëherë nga Gazidede, kishin xhiruar dhe fotografuar gjithçka. Madje, dhe momentin e dorëzimit të pasaportave.
Nuk mund të thuhet me saktësi sesa ka ndikuar ky “nder” i Lesit tek vendimmarrja e Ristanit, por vendimi i firmosur prej tij nuk do të kënaqte Berishën. I cili, megjithatë, bën një veprim të pamendueshëm për karakterin e tij të rrëmbyer në atë kohë: ndonëse njoftohet në moment për rezultatin e përgjimit të gjyqtarit Ristani, ai nuk ngutet. Pret dhe në fakt nuk pret shumë. Ose më saktë, jo më shumë se dy apo tre javë. Kur një short “fatkeq” e detyron Ristanin të gjykojë një tjetër çështje të nxehtë.
Një anije e kapur me naftë kontrabandë pret vetëm firmën e tij që të dalë nga gjendja e sekuestrit në portin e Durrësit. Ai e bëri këtë dhe vetëm dy ditë më pas, ndërsa Ristani mbahet i mbyllur në një mbledhje që zgjat më shumë se tre orë në gjykatën e Tiranës, në cepin tjetër të saj, në apartamentin e tij në Brakë, kishte mbërritur policia dhe agjentët e SHIK-ut me një mandat për kontrollin e tij.
Kërkonin për para të fshehura, që duhet të ishin shpërblimi i mundshëm për lirimin e anijes me naftë. Gjërat rrokullisen në një mënyrë të rrufeshme poshtë e më poshtë.
Ristani arrestohet nën akuzën e shpërdorimit të detyrës – dhënien e një vendimi haptazi të paligjshëm dhe një mitmarrjeje të pavërtetuar. Qëndron vetëm pak kohë në qeli me të njëjtit njerëz që i kishte dënuar vetë më parë nga pozicioni i gjykatësit.
Ndonëse nuk pranon asgjë në proces, vendimi për të ishte marrë: dënohet me burg me një vit heqje lirie, vendim që i kthehet me kusht për dy vjet. Dhe i rikthehet liria. Duket se dhe në këtë pikë, dora e “fqinjit” ishte ndalur pikërisht në “hedhjen e lopatës së fundit me dhe” mbi një karrierë të shkatërruar dhe një jetë njerëzore të frakturuar dhembshëm.
Por fati, edhe në këtë rast, nuk e kishte harruar Ristanin. Për të, pas rënies së thellë, do të kishte sërish ngjitje, madje të bujshme. Deri në vitin 1997 do të ishte avokat dhe do të mbronte dhe një tjetër personazh të njohur të kohës. Ristani do të mbronte me sukses të pjesshëm Ilir Hoxhën, të birin e Enver Hoxhës, të akuzuar në mënyrë qesharake, sepse kishte guxuar të mbronte të atin në një gazetë periferike të kohës.
Kaq dukej se do të mbushte kupën në mërinë e tij me “fqinjin” president, por ndërkohë kishte ardhur viti 1997, kur ish-presidenti kishte halle shumë më të mëdha për veten e tij. Madje, edhe atë të gjetjes së një avokati personal. Ristani rifutet në shërbim shtetëror, kësaj radhe si inspektor në ministrinë e Drejtësisë, deri në vitin 1998, më pas kalon katër vjet të tjerë në profesion të lirë si avokat deri në momentin kur fati i keq duket se i kishte perënduar përfundimisht.
Tek Presidenti tjetër
Një tjetër ish-president do të behej fati i tij i mirë dhe i keq në të njëjtën kohë për juristin me halle. Alfred Moisiu do t´u besonte rekomandimeve të jashtëzakonshme për juristin e aftë dhe do ta ftonte Ristanin në kabinetin e tij të ngushtë me detyrën e këshilltarit juridik. E kaluara dukej se ishte harruar dhe se për ish-avokatin karriera do të rridhte e qetë në paradhomën komode të një presidenti të zgjedhur me konsensus dhe që e pëlqenin të gjitha palët. Por, dhe kjo histori, do të ndërlikohej shumë shpejt.
Në grindjet që nisën mes Moisiut dhe ish-kryeministrit Nano, në vitin 2003, për herë të parë hyri një element i ri në luftën politike të ditës, ai që në median e kohës, do të quhej lufta mes stafeve. Dhe stafi i kryeministrit Nano duket se ishte furnizuesi i medias me disa të vërteta të hidhura për dy nga këshilltarët e zotit Moisiu. Një nga ta ishte vetë Ristani. I zhgënjyer, Moisiu i kërkon llogari vartësit të tij për detajin e të shkuarës që ai i kishte fshehur. Por nuk kishte mundësi të bënte më shumë, veç t´i komunikonte se rrugët e tyre tashmë ishin ndarë. E megjithatë, kjo thyerje e radhës, nuk do të thoshte se rruga e Ristanit drejt karrierës personale ishte e mbyllur përfundimisht.
Ai i rikthehet sërish avokatisë deri në vitin 2006. Dhe plot tre vjet më parë, më 31 korrik 2006, Ristani ishte një nga emrat e propozuar nga Partia Demokratike për të qenë anëtar i KQZ-së.
Në një nga seancat më dramatike dhe më qesharake të Kuvendit të shkuar, kur aleatët e sotëm e sulmuan Jozefina Topallin me vazo lulesh, ai votohet në godinën e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, bashkë me kandidatët për KKRT-në dhe Këshillin Drejtues të RTSH-së. Si anëtar i KQZ-së, ai punon me një tjetër ish-gjyqtar dhe mik të vjetër të tij, Çlirim Gjata dhe kalon provën e zjarrit me zgjedhjet lokale të shkurtit 2007.
Bie pak në sy, por nuk dihet se pse, një vit më pas, në vjeshtën e 2008-s, largohet nga KQZ-ja dhe emërohet nga presidenti Bamir Topi si drejtor i shkollës së magjistraturës.
Vetëm për katër muaj, sepse tashmë arrin sërish në majë: emri i tij ishte i pari i propozuar nga Berisha për kryetar të KQZ-së. Në shkurt 2009, ai votohet nga Kuvendi si arbitër i zgjedhjeve.
Rreshtimi i dukshëm me PD-në
Në të vërtetë, Ristani, një jurist karriere, tregoi se nuk ishte ulur në karrigen e arbitrit për të qenë i tillë. “…Kot merremi me ‘KETA’, po e humbasim kohën kot, ‘ATA’ e kanë ndarë mendjen të mos hyjnë në zgjedhje…”.
Kjo fjali i përket në një mbledhje publike vetë kryetarit të KQZ-së, Ristani, dhe “KETA” e “ATA” nuk ishin tjetër, veç Partisë Socialiste dhe anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ. Fjalia e tij paralajmëruese, ndonëse u publikua nga të gjithë mediat, kaloi shpejt në harresë: vendi ishte në prag të fushatës elektorale dhe rrjedha e lajmeve ishte kaq e fortë sa një kambanë e tillë alarmi, u përcoll me pak kuriozitet në selinë e PS-së.
Më pas, gjithçka është histori. Standarde të dyfishta të drejtimit të KQZ-së, ironi e madje edhe kërcënime për anëtarët e saj të opozitës, rreshtim i hapur në favor të “ish-fqinjit” president. Ristani sheh që nuk ka më kthim mbrapa.
Në momentin kur dhe ai vetë voton në favor të një mandati shtesë për Partinë Socialiste në Fier, flet për “sharlatanë dhe sharlatanizma”. Nuk ka asnjë dyshim: ai që duhej të ishte arbitri i zgjedhjeve, ndan njërën palë nga tjetra dhe atë palë që nuk e pëlqen, e konsideron as më shumë dhe as më pak, por “sharlatanë”.
Duke e ftuar me arrogancë të mbyllë gojën e të heshtë. Ndjehet i fituar dhe hesht edhe vetë kur kryetari i PS-së, Edi Rama, e sulmon rëndë për të shkuarën e tij. Në fakt, nuk ka shumë për të thënë: nuk është aq i pasur sa për të blerë harresën për të shkuarën e tij. E cila ndoshta i është rikthyer sërish në të sotmen e tij shumë më pak profesionale se politike, duke e bërë të ndikojë në të ardhmen e vendit. Padyshim shumë më shumë se cilido tjetër që ka qenë në pozicionin e tij.
Shekulli
Comments are closed.
ah mor plere qe ste shikoj dot me sy. ti ke per tu denuar per te tera krimet qe ke bere. do mundohesh te aratisesh kur te te vij laku ne fyt por nuk do shpetosh dot. burgu i perjetshem te pret. edhe nqs arin te aratsish mos haro se ke shqiptar ne ter boten dhe do i lutesh zotit qe me mir te ishe ne burg sesa ne duart e nje shqiptari te zemeruar nga perjudha e diktatures saliste ku ti ishe kryesori qe e mbajte me oksigjen.
E pabesueshme gjyqtar adoleshent si ka funksionuar ai sistem bobo tmerr ………..katastrofe…
Kjo eshte tipike per diktatoret,vendos nje njeri qe ka probleme me te shkuaren dhe ai eshte sherbetori yt ne te tashmen dhe te ardhmen.
Shume here e kam shkruar(dhe TEMA disa here e ka hequr)nuk shkohet perpara me kelyshet e diktatures dhe te E.Hoxhes.
FORCA EDIiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
2— – 304 vota dhe 16 kuti
(3)— +90 vota dhe 10 kuti
*{ 5 }* — + 2456 vota *dhe 38 kuti*
(6)— +991 vota dhe 10 kuti
(7)— + 1016 vota dhe 14 kuti
8 .i.— -1184 vota dhe 15 kuti
9— -152 vota dhe 21 kuti
11 .i.— 1857 vota dhe 23 kuti
avantazhi deri tani — 925
pritet te thellohet fale votave te njesise 5
do ZOTI
ju ftoj te me ndiqni,pasi here pas here do te rifreskoj te dhenat,dhe ju siguroj qe nuk do te kete asnje mashtrim ne te dhenat qe do te paraqes!
dhe dicka te fundit dua te nenvizoj qe KQZ nuk i shfaq ne kohe reale te dhenat,edhe kur i shfaq i shfaq me shume mangesi…
FORCA EDIIIIIIIIII
si i shfaqka me mangesi te dhenat kqzja se po me iken truri fare mua? po sikur ti teket kesaj kqz dhe ne fund te jap te dhenat perfundimtare me mangesi si i behet? fjala e fundit eshte ca thot kqz?
kete nuk e ben dot pasi rezultatet shkruhen ne procesverbal,i vetmi manipulim qe mund te bejne eshte ai i monitorit qe shfaq te dhenat ne KQZ,kane mangesi,ose thene troc nuk duan ta tregojne Edin mbi 1000 vota para!
ju kujtoj qe njesia 5 bastjon i PS eshte njesia me e madhe prej me shume se 40.000 votues,dmth edhe sikur njesite qe PD eshte ne avantazh te mblidhen,5 do te ishte perseri e para,per kete arsye kjo eshte njesia me forte dhe me e rendesishme ne Tirane,ne keto momente njesia 5 po numerohet me shpejtesine e kermillit,arsyet se pse mund te kuptohen fare lehte!
FORCA EDI !!!
ato me + jane votat qe ka PS me shume se PD
jane te dhena para nje ore.
kurse ne kete moment EDI RAMA kaloi ne 1119 vota me shume se kandidati demokrat.
E paskeni harruar faktin e përfshirjes së tij në bllokimin e anijes së AM Group në Durrës në vitin 2005. Edhe në këtë rast Ristani u përfshi në një bllokim anijeje, duke mbrojtur një palë që dyshohej për kontrabandim malli, si avokat i AM Group. Berisha ishte në pushtet dhe për çudi anija u lirua pas disa javësh pa informacione çfarë ndodhi më tej.
ato me + jane votat qe ka PS me shume se PD
jane te dhena para nje ore.
kurse ne kete moment EDI RAMA kaloi ne 1119 vota me shume se kandidati demokrat.
bravo mero baze je nder gazetaret me te mire ne shqiperi.na mbyten kto legenat,,duhet ta thyejme kte monarki qe na ka rrethuar
Psikologjine e fytyres me te dhjere e ka Arben Ristani,ai s’e sheh sa i peshtire behet kur e pyesin eproret,rezaton:frike,meshire,pa siguri,femini,naivitet,mashtrim,servilizem,interes per pasurim,urtesi fallco,gjithe cilesite e nje pelivani qe peshkon votat.
ju ftoj te ndiqni rezultatet tek tek http://www.top-channel.tv/ ose tek ORA NEWS,pasi KQZ eshte shume mbrapa me deklarimin e rezultateve~
Mero komplimenta per gjithe punen e bere. Je i madh. Gjynaf qe shqiperia ka pak gazetare qe i qendrojne detyres e nuk bejne pakte me djallin.
Do donim te dinim edhe per kete Njazi Kosovrasti-in kush eshte pasi ka shume fytyren e nje komunisti te regjur. Paraqitja e tij flet vrer e urrejte qe pa hapur gojen.
Rrofte Fitorja Drejt Demokracise!
Ne rast se ky qen bir qeni qe eshte vene ne sherbim te gjak pirsit shqiptar kriminelit sali berishes, do guxoje te aratiset nga shqiperija per psikologjine e fytyres me te dhjere dhe te keqijat qe i ka sjelle popullit shqiptar..e them me bindje te plote si socialist i vitit 1991 se ne bire te miut te futet une do ta gjej brenda per brenda greqise ne rast se aratiset ne kete shtet se ketu jetoj prej vitesh dhe e njoh greqine si shqiperine
Kete Ristanin e kam njohur nga halli personalisht. Kam qene ne zyren e tij qe e kishte poshte ish Ministrise se Jashteme ( nuk e di ne se edhe sot eshte Ministri e Jashteme ). Ishte njer zyre avokature prej pese dhomash e mobiluar me mobilje te huaja, shume e bukur dhe me nje sekretare shume te bukur. Dukej qe kishte vene leke, ishte shume arrogant dhe nuk kishte shume kohe per diskutime. Motoja e tij ishte : “Prendere o lasciare”. Dinte te perfitonte nga injoranca e njerezve, te cilet donin te angazhonin nja nga avokatet me me fame. Jam i sigurte se babai i tij ka qene fotografi personal i Enver Hoxhes, i cili shpesh trukonte fotografite historike te cdo lloji, sipas deshires se nomeklatures se parties punes. Shkurt muhabeti, me mori 5.000 € pa bere asgje. Personalisht mendoj se ai ka vene shume leke menjane. Pershendetje
E vertete i nderuar plaku, babai i tij ka qene fotograf i udheheqjes.
Klaus,une bej mire qe s’e njoh Ri-stanin,por sepse ngjan si dy pika uji me Lulin,qe nga ana e tij ngjan si dy pika uji me Enverin.Gallate po bej,se ka vend dhe per keto,por ose ishte hapur shume klonimi ato kohe,ose delja Dolly e ka prejardhjen nga shkenca e Bllokut..
Po ku je zhdukur o beso, ke qene komisioner dhe tani e mbylle numerimin? Ke bere mungesa pa arsye nese nuk ke qene komisioner.pershendetje
beso, Claus,
Desha te beja nje shaka. Per shefin, me kujtohet qe kur ishim ne zbor ushtarak i thoshim njeri tjetrit me thaka ( sepse ne zbor kishim te gjithe nga nje detyre shefi, shefi i armatimit, shefi radios, ejt) tre pikat e meposhteme ne lidhje me shefin :
Pra Pika e pare : Shefi ka gjithmone te drejte.
Pika e dyte : Shefi eshte gjithmone aty ku ai duhetj te ishte.
( mendoj se kjo pike ka te beje me beso, pra komisjoner ose jo komisjoner, beso ishte atje ku duhej te ishte gjate kesaj kohe )
Pika e trete : Edhe ne se takon shefin ne bregdet me kostum banjoje, mos harro ai eshte gjithmone shef.
Pershendetje dhe urime per fitoren.
Klaus,nuk kam qene kurre komisioner,jam tip rebel dhe njeri i urte.Ne fakt nuk kam qene kurre me parti;jam i majte i paparti.Une jam si ju,i humbur ne punet dhe papunet tona;nderhyj kur jam ne vene te flas dhe te shkruaj.Drejt e drejt ky nuk eshte banketi jone,por eshte fat qe Sali Berishes iu mbaruan banketet dhe tani ky njeri me stanin dhe Ri-stanin e tij duhet te perballen me dhenien e llogarise,se kane llogari per te dhene.Une nuk jam sadist dhe dasmor i vdekjes(Frojdi nenvizon dy deshira themelore-deshira per jeten dhe deshira per vdekjen),dhe askujt nuk ia diua mortin,por dhenien e llogarise ia dua.Rama apo ndokush tjeter qe doi haje rrushte e pushtetit duhet te behen gati per te nxjerre defteret dhe te bejne hesapin sesa pushteti i keq i ka kushtuar halle shqiptareve dhe sesa eshte shperdoruar nga pasuria e perbashket e shqiptareve.Pa bere falje dhe pa bere teprime.Sejcilit haken!Lexova plakun poshte dhe dikur ne detyre une kam qene shef ne njeren nga ato sektoret,poisha shume i ri dhe i papjekur;por ama kam qene shume i ndershem.Une besoj se ka plot njerez te ndershem,qe mund te mjaftohen me rroga te mira dhe mund te pranojne ne shenje respekti nje pako çokollata(ato zviceranet jane me te mirat)por jo mjeku per nje apendicit te te mbaje varur per njeqind mije leke te vjetra.E kam fjalen qe ndershmeria e ben vendin tone te besueshem per ne,pstaj per boten.Kam shume per te thene,por fjalet e shumta jane fukarallek.Shume prej nesh jane mergimtare,dhe kush na lexon dhe kerkon te ngjitet ne maje te pushtetit duhet te tregohet i beses dhe i veprimit.Urime te majtes shqiptare,atyre vajzave,grave,burrave dhe pleqve qe kontribuan me paqe ne keto zgjedhje vendore,por puna mee madhe vjen me pas.Ju uroj shendet sinqerisht!
beso,
“ky njeri me stanin dhe Ri-stanin e tij”
Je i madh. Ku i gjen keto fjale. Pershendetje
Pres konfirmin.
Claus,shkrova gjate por se ku me humbi inserti.Nejse,une jam tip rebel dhe njeri i urte-s’bej per komisioner,dhe as e kam bere ndonjehere.Kam votuar vetem dy here,dhe te dyja heret nuk kam qene i bindur per kandidatet.Kam qene shef i njerit prej sektoreve qe permend plaku,i sapodiplomuar;ndoshta isha i papjekur por shume i ndershem ama.Une hedh ne “tregun” tone te brendshem nje pyetje te thjeshte;a do ndryshoje qe ketej e tutje politika?Pra do lozet prape kungulleshka,apo do vendosen rregulla te besueshme?Sepse ne jemi emigrante dhe duam qe vendi yne te behet nga njerez te ndershem,me rregulla te ndershme bashkepunimi.Banketi i fitores eshte larg ende,pasi ne duam largimin e qeverisjes se keqe;nje rruge kjo e gjate dhe me sakrifica.Une jam i majte i paparti,Claus;besoj qe edhe ti do jesh keshtu.PS eshte nje force qe ka shume mbeshtetes pa e ditur ku jane,por qe dhe e mbeshtesin edhe pse nuk e kuptojne mire-shpresoj qe ky te jete n je difekt qe pret te sistemohet.Ju uroj gjithe te mirat!
Nuk te heq asnje presje beso per ato qe ke shkruar. Edhe une ashtu jam, paparti, por nuk mund te rrija pa vene re ato sjellje dhe veprime te politikaneve ne Shqiperi qe e perdornin njeriun sipas qejfit te tyre. E genjen, e mashtron, e vjedh, e vret ishte gjeja me amorale dhe inhumane qe mund te ndodhe. Nje gje me pelqeu tek Rama, kjo do te thote qe nuk me pelqejne cdo gje e tij, por mbrojtja qe deshi ti bente votes se popullit me 2009 me bindi qe ai kerkon nje ndryshim dhe ky ndryshim fillon nga vota. Te gjithe jane te barabarte dhe te njevlershem para saj dhe qe nga ai moment vihet shenja e barazimit persa i perket dinjtetit te njeriut. Nuk jam militant i tij dhe jam i sigurte qe ne demokraci loja eshte e barabarte dhe nese kete loje do te mund ta luaje si parardhesit e tij, dije qe kete vote plebishitare qe ka marre do ta humbe shume shpejt. Kerkoj nga ai qe polici mos te kete fytyre te vrenjtur, kerkoj nga ai qe mos te deklaroje qe Shqiperia ka rritjen me te madhe ekonomike ne Europe, kerkoj nga ai politike sociale per shtresat ne nevoje, kerkoje nga ai lufte kunder korrupsionit, kerkoj nga ai nje Tirane ku komshinjte ne pallate mos te bejne hyrje dalje me shkallare, vrima poshte dhe vrima lart dhe te zene radhe per nje pike uje, kerkoj gjelberim dhe qetesi shpirterore per njerezit qe keto 20 vitet e fundit jane shkelur ne menyren me brutale etj,etj. Te ankohesh diku dhe te marresh nje pergjigje eshte gjeja me themelore per nje njeri, se je dikush dhe te pergjigjet dikush. Keto kerkoj nga ai.
Nuk me gezon aq shume fitorja e tij, me pelqen vendosja e nje standarti, leximi i sakte i nje vote. Per kete qellim ka dhene nje kontribut ndoshta mbinjerezor. Kjo i tremb deri ne palce ata qe kane luajtur me popullin deri tani.Per kete e admiroj por nuk me verbon.
Claus,e pashe Edin ne nje konference me nje grua qe ka fituar bashkine e Konispolit,ne Top News.Eshte me i madh se une ne moshe,por kollaj behet bashkemoshatar me nje adoleshent,me nje pensionist ose me mesoburre;eshte tip qe adaptohet dhe kjo eshte nje veti e lindur.Nuk pres qe Edi te rregulloje me magji gjitheçka eshte prishur,apo te prishe gjitheshka eshte rregulluar;patjeter ka dobesite dhe forcen e tij,patjeter eshte me difekte dhe nuk perpiqet qe ti kamufloje ato.Une akoma jam kunder kandidimit te tij te katert per Tiranen,ne princip te asaj qe Edi nuk eshte supernjeri ti beje te gjitha,dhe asqe mund te pretendohet ti beje te gjitha,se pastaj ç’u mbetet te tjereve?Ka plot argumenta,dhe mund te diskutojme kur te vije koha.Tani per tani te shpresojme qe njerezit e nates se Saliut te mos i kthehen zanatit te rryshfeteve me komisioneret,sepse aty duket qe eshte bere vjedhja ne te kaluaren.Naten e mire!
Fakti qe Moisu paska marre burgaxhinj per keshilltare me tronditi shume.
Per cdo Xhol te politikes shqipetare Sala e ka nga nje dosje,
a do kete me Xhola te tjere nen menge!!!!!???
kjo fytyre pederasti duhet te kaloj ne bangat e te akuzuarve..manipulimi i zgjedhjeve ka qene me pasoja katastrofike per shoqerine shqiptare …dhe ky eshte autori
kur punonte gjyqtar arben ristani me gjithe sekretaret e gjykates eshte marre,si cun i bukur ka qene keshilltar ligjor i alfred moisiut dhe bente ndermjetesin mes alfred moisiut dhe thimio kondit qe ishte kryetar i gjykates se larte ne ate kohe, imagjino tip qe zihet me grushta me fatmir kumbaron e kqz kur nderkohe ishte anetar i kqz – shkurt muhabeti qen i rrahur, nuk eshte burre se pd e ka fut ne burg e ka rrah e ka perdor edhe ky prap aty e fut turirin, keto lloj burrash besoj i dini si quhen ………c’pret nga ky mall njerezish ????
migjeni,
Ke zgjedhur me te vertete emrin e nje korifeu te letersise shqiptare. Kompliment.Tani per Ristanin, populli thote : qeni leh aty ku ha. Ja nje qen tjeter ( babai politik i Ristanit ):
http://www.youtube.com/watch?v=lhKKhUBY7XE&NR=1
Ristani eshte nga ata njerez qe arrin deri aty sa te shesi shpirtin tek djalli me kontrate te noterizuar…
Per fat te keq ne kohet qe jetojme ne Shqiperi gjithe administraten e dominojne Ristanet se te ndershmit iken nga Shqiperia trimat u vrane nga dora e saliut dhe halabaket me kollare drejtojne Shqiperine.
Jane kriminele me kollare ….
se kujt i ngjan ky ristani hmmm…. te jete kungull valle…
Jeni te gjithe te nje gjaku!
Shqiptaret Po…jo bolsheviket qe perfaqesohen nga shqiponja e vere ne sfond te kuq me krahet poshte.
Ky eshte nje tjeter Limon i cili mbasi te shtrydhet deri ne lekure do te hidhet ne koshin e plehrave!!!
Po lereni more vellezer Berishen dhe shume te tjere te punojne.Vetem keto vitet e fundit Shqiperia sikur po ecen perpara.E provuam te majten per 8 vjet dhe vetem mbrapa kemi ecur.Ndofta Luli do fitoje por zduhet harruar se lufta e tije eshte nje lufte e pashprese kundra nje Tirane te komunistizuar prej vitesh nga Enveri.Duhet kohe,por nese fiton atehere ai eshte HERO!
Komunizmi fatkeqesisht eshte nje sitstem qe kurre nuk na ka perfshire, pasi 50 vjet kemi jetuar ne Enverizem, ku ligjet beheshin pertej idealeve utopike ashtu si sot qe vetem ne demokraci nuk po jetojme po ne Salizem. Pasi ne kete vend vetem DEMO CRACY (POPULLI VENDOS) ska. Dhe sa per informcaion bene mire te kuptosh domethenien e mirefillte te te dy termave. Nje gje eshte e sigurt, shqipetaret meritojne olokaustin dhe shqiperia bomben atomike.
eshte gjynah sa kohe shpenzoni me keto dokrra o njerez. pushtetaret mendojne te tere per vete, asnjehere per popullin, kete te shkretin vetem sa e perdorin
Ne vitin 2002-2003 ka sherbyer si ndihmes i studios avokatore qe mbronte gjigandin e hekurit ” Kurum”
pikerisht studioja e Eduart Halimit e Ilir Rusmailit,
Neni 12
Përbërja e KQZ-së
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 7 anëtarë.
2. Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili
përmbush këto kritere:
a) të jetë me moshë mbi 30 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 5 vjet punë, të paktën në një nga
fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve;
iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë
së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e
zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
ç) të mos jetë i dënuar penalisht;
d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
e) të mos ketë shërbyer në 5 vitet e fundit si punonjës në Policinë e Shtetit, në
Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për
shkelje të detyrës.
http://www.osce.org/sq/albania/14465
Nuk ka asnje nen ne kodin zgjedhor ku te percaktoje se cila duhet te jete diferenca limit ndermjet dy kandidateve per te percaktuar fituesin, si me 1 vote apo dhe me 10.000 njeri eshte fitues, tjetri jo. Pastaj kush ka lindur dhe eshte rritur ne Tr. te pakten prej 3 brezash e dine fare mire se katrastofe ka qene ky qytet para viteve 2000. Dhe turpi me i madh eshte, qe ne vend qe te kemi gjithe qytetet e mrekullueshme nga V-J si Tr.,, njerezia vjene e dyndet ketu. Une per vete do iki me nje flamur ne dore te zaptoj tokat qe kane braktisur keta budallenjte e migrimit, e qe sja kane ditur kurre vlere.