8 Maji do të hyjë në histori si 22 Marsi Socialist

11 Maj 2011, 12:31Politika TEMA

Nga Toni Tahiri

Çdo parti politike, shqiptare apo e huaj, e ka një moment historik të sajin, i cili përcakton pakthyeshmërisht historinë e saj të mëpasshme. Një moment, i cili shërben si ujëndarës mes historisë së saj të kaluar, të tashme dhe të ardhshme, e pse jo në disa raste edhe si ujëndarës i historisë së një vendi të tërë. Ky moment mund të jetë një fitore elektorale, apo pse jo edhe vetë data e themelimit të saj.

Në rastin e partisë që është sot në pushtet, Partisë Demokratike (edhe pse shpresoj që nga fundi i sundimit të saj të na ndajnë vetëm pak muaj), kjo datë ishte 22 Marsi i vitit 1992, data kur ata arritën fitoren e tyre të parë elektorale në rang vendi, datë edhe të cilën ata e mitizuan në një masë të madhe, duke e institucionalizuar madje edhe si Ditën e Demokracisë në vend.

E pra një datë e tillë i mungonte Partisë Socialiste. Themelimi i saj në vitin 1991, i cili me të drejtë mund të interpretohet si shndërrimi i Partisë së Punës së asokohe, në vetvete nuk përbënte ndonjë moment të lavdishëm apo për t’u trumbetuar me të madhe. Po kështu fitorja zgjedhore e vitit 1997, e cila i përket një momenti historik të ngarkuar me ngjyrime aspak pozitive (sapo kishim dalë nga kriza e piramidave dhe vendi ynë ishte i paaftë të mbante zgjedhje të lira e demokratike), nuk e përbën një moment të tillë.

Dhe kështu vijmë në zgjedhjet vendore të 2011-ës. Duke pasur parasysh edhe zhvillimet që i paraprinë ato: fillimi i erës Rama në Partinë Socialiste dhe zgjedhjet vendore të 2007-ës (të cilat i shërbyen konsolidimit të pushtetit të Edi Ramës brenda partisë së tij) dhe ato të përgjithshme të 2009-ës (për të cilat është më mirë të mos flasim për vetë natyrën e tyre skandaloze e gjakprishëse/truheqëse), këto zgjedhje merrnin një rëndësi jetike për PS-në dhe për liderin e saj.

Dhe me thënë të drejtën, këto zgjedhje ishin ndryshe nga paraardhëset. E them këtë sepse pamë një PS shumë më të organizuar në terren, qoftë nëpër komisionet e qendrave të votimit por edhe në grupet e numërimit të votave. Pamë një PS e cila iu qas këtyre zgjedhjeve pa iluzione të kota idealiste (se duke qenë se fitorja u takonte me të drejtë të majtëve ajo do të vinte vetë, apo si mund të thuash me urdhrin e peshkut), një PS që ishte e vetëdijshme për rëndësinë e procesit zgjedhor, për vetë faktin që këto ishin zgjedhje “make it or break it”, pra ishin vendimtare për të ardhmen e saj në të gjitha planet, përfshirë ato politike, shoqërore, civile, etj., si dhe një PS që hyri në zgjedhje e vendosur për të bërë gjithçka brenda limiteve të ligjshmërisë e të lojës demokratike për ta fituar sfidën elektorale. Po shohim një fitore madhështore (e cila ka asgjësuar edhe bastionet demokrate, si për shembull Laçi, Kavaja, Fushë-Kruja, Burreli, etj.) që e ka “njollosur” me rozë çdo cep të vendit, një fitore e arritur me meritë dhe falë punës së madhe organizative dhe propagandistike të PS-së, një fitore me të drejtë e krahasueshme me atë demokrate të 22 Marsit 1992, një fitore e cila me siguri që do të ndikojë në mënyrë domethënëse historinë e tashme dhe të ardhshme të kësaj partie, si dhe një fitore e cila me siguri do të përcaktojë (për mirë kuptohet) edhe të ardhmen politike të vetë liderit të kësaj partie, Edi Ramës.

Kështu që me të drejtë mund të konkludojmë se 8 Maji i 2011 është në fakt 22 Marsi Socialist. Është një datë që do t’i bëjë të ndihen krenarë Socialistët Shqiptarë për brezat që do të vijnë, një datë që do të përcaktojë identitetin e PS-së në të ardhmen duke e lidhur atë pazgjidhshmërisht me liderin e saj, Edi Ramën. Pasi kaloi një “kalvar” 2-vjecar pas zgjedhjeve të 2009-ës, Edi Rama e sheh veten të konfirmuar si Liderin Legjitim Socialist, madje e sheh veten në një pozitë më të fortë brenda partisë së tij se sa edhe vetë edhe udhëheqësi historik Socialist, Fatos Nano. Edi Rama bëri realitet atë që askush nga Socialistët shqiptarë nuk e kishte ëndërruar ndonjëherë (apo që askush nga liderët socialistë nuk e kishte arritur asnjëherë): e pajtoi PS-në me Shqipërinë edhe i dha fund ndasive veri-jug, të provokuara me aq zell e mbrapshti nga Berisha e lakenjtë e tij.

Pra, nuk kam se çfarë të them tjetër veçse t’i uroj PS-së që të shijojë e gëzojë sa më bukur 22 Marsin e saj. E meriton plotësisht! Edhe dashtë Zoti që ky 8 Maj të kthehet në preludin e një fitoreje po aq madhështore në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

*Një ish-simpatizant i zjarrtë i PD-së

14 komente në “8 Maji do të hyjë në histori si 22 Marsi Socialist”

  1. fule says:

    Me pelqen shume kjo; “Edi Rama bëri realitet atë që askush nga Socialistët shqiptarë nuk e kishte ëndërruar ndonjëherë (apo që askush nga liderët socialistë nuk e kishte arritur asnjëherë): e pajtoi PS-në me Shqipërinë edhe i dha fund ndasive veri-jug, të provokuara me aq zell e mbrapshti nga Berisha e lakenjtë e tij”

    bravo

  2. maqo koleci says:

    EDHE UNE KAM QENE NJE SIMPATIZANT I ZJARRTE I PD DHE PERSONALISHT I Z.BERISHA.POR ZHGENJIMI (SIDOMOS PAS 1997) ISHTE TEPER I MADH.NGA NJE PERSONAZH SI MESIA U KTHYE NE SATANA DHE SHKATERIMTARI I KETIJ VENDI.PRANDAJ E MIREPRES FITOREN E Z.RAMA.NUK KISHTE SI TE NDODHTE NDRYSHE:BUXHAKU NUK BEHET KURRE OXHAK.MIREPRES NDRYSHIME TE MEDHA NE PD NE TE MIRE TE SAJ DHE TE VENDIT.LARG HAJDUTET DHE VRASESIT.

    1. hirushja says:

      Me ler te te korrigjoj pak pa me keqkuptuar.Ai gjithmone ka qene djalli me fytyre engjelli.Kete mund te ta vertetojne te gjithe ata demokrate te ndershen qe u vrane ,aksidentuan dhe neutralizuan kur nuk iu binden.Ate qe ky bastard i ka bere shqiperise as lufterat dhe diktatura bashke nuk i kane shkaktuar.Te uroj gjithe te mirat .

  3. roland says:

    ah sikure te ishin te gjithe demokratet dhe socialistet keshtu sa para do te kishim ecur

  4. raimondi says:

    Shume i bukur ky artikull i ketij ish- simpatizantit te zjarte te PD-se —— Tamam per t’u marre shembull menyra e tij ,
    se si duhet te sillemi me kundershtarin politik .

  5. plaku says:

    Me falni, por ne shkrim thuhet :

    “Edi Rama e sheh veten të konfirmuar si Liderin Legjitim Socialist, madje e sheh veten në një pozitë më të fortë brenda partisë së tij se sa edhe vetë edhe udhëheqësi historik Socialist, Fatos Nano”

    Une personalisht mund te perdorja ( dhe do kisha ne nje fare menyre te drejte ) fjalorin me te ndyre ne lidhje me Fatos Nanon, gje qe nuk duhet bere ne kete forum.
    Nuk kuptoj, tentativen qe behet per te pastruar figuren e Fatos Nanos duke e quajtur ate udheheqesi historik Socialist. Ai para dy vjetesh pati paturpesine ( e tha vete ne Tv ) qe ti pergjigjet me PO pyetjes qe i beri Ilir Meta ne lidhje me koalicjonin e LSI me Salen. C’fare udheheqesi historik Socialist eshte ky? Ky eshte vetem udheheqesi historik i karrikes dhe kontos se vet ne bange.
    Julius Fucik ( vrare nga nazistat gjermane ) ka thene : ” Popull, mos harro, popull ji vigjilent”.
    Pershendetje

    1. Nabukodonosor says:

      Fatos Nano eshte legen dhe asgje me shume.

  6. Sali Berisha says:

    Si shum po i fryni kesaj PS … Kujdes bijte e mij .
    Me shum se merit e PS apo Edvinit ketu kemi nje deshtim timin ….varferi , egersi , dhune , kjo ishte fytyra e pushtetit tim . Nevojat e bene te tille … Por kujdes bijte e mij.
    Shum shpejt dhe ju do e njihni “piktorin” dhe un sdo jem aty …por do jeni te vetem …Kujdes bijte e mij.

    1. shifena te kafja says:

      do doja vertet te te kundershtoja por…..se cmu kujtua ajo koha e nano mafiozit(kryeminister)ku korrupsioni arriti nivelet me te larta…

  7. erjon says:

    Po shikoj ne site-in e humbesve (ABC news) dhe rezultati me ben per te qeshur,Kete humbje Saliu me Lulin e tij kane per ta trumbetuar si fitore.O zot leri se nuk dine se c’te bejne…..

    Sondazh
    Si e prisni përfundimin e procesit të numërimit të votave në Tiranë, cili kandidat do t’i fitojë zgjedhjet?
    Lulzim Basha 88%
    Edi Rama 12%

    Totali i votave: 2424

    1. altini says:

      1000 vota i ka hedhur Gani Bobi dhe tani e kane lidhur se donte te klikonte dhe 5000 vota te tjera……….

  8. zareli says:

    Edi Rama do te mbetet udheheqesi legjendar i partise socialiste .fitorja e partise socialiste eshte historike

  9. miri says:

    per mendimin tim eshte shum i rendesishem ky moment qe po kalon shqiperia, jo per demokrat e socialist por per shqiptaret. ajo qe kane nevoj shqiptaret eshte kthimi i dinjitetit si njerez dhe pjese e nje populli me tradita dhe me nje histori. kthimi i dinjitetit te njerezve nuk duhet ti perkasi popullit te nje partie apo te ngjyre politike, por kthimi i harmonise ndermjet te gjitheve pasi vetem ne kte menyre: duke respektur dhe ndihmuar njeri tjetrin do te ngushtesojme ate boshllik qe rrymat politike kan krijuar ne shoqerine shqiptare. ajo force politike qe vjen ne pushtet duhet te synoj kte gje edhe pse mund te duket nje ide utopike por populli shqiptar mendoj se ka nevoje per nje stabilitet shoqeror dhe politik ( mendoj se vertet e meriton). dhe ne te ndryshem ne mendimet dhe ne bindjet politike duhet te respektojme dhe kerkojme kete stabilitet duke perqafuar vlerat dhe nevojat e ketij populli paqedashes ne kaq nevoje per paqe.

  10. pjeter mustakuqi says:

    Si e komentoni ju socialistet kete rezultat. E pranoj qe PS ka fituar me shume bashki por vota popullore.
    Ky shkrim eshte marre nga balkanwebi:

    KQZ, REZULTATET NË SHKALLË VENDI PËR KËSHILLAT BASHKIAKË
    Ora 19:40 Sipas të dhënave KQZ rezultat në shkallë vendi për Këshillat Bashkiak Aleanca për Qytetarin ka marrë 539076 vota, ndërsa Aleanca për të Ardhmen ka marrë 492.221 vota. Jashtë koalicioneve llogariten gjithsej 61.662 vota për Këshillat Bashkiakë.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje