Zgjohet dhe flet në mënyrë krejt ndryshe

12 Maj 2011, 10:59Lifestyle TEMA

Të zgjohesh dhe të flasësh me një theks krejt ndryshe. Kjo gjë në fakt i ka ndodhur amerikanes Karen Butler, një 56-vjeçare nga Oregoni. Ajo kishte shkuar tek dentisti dhe ishte vënë në gjumë me narkozë, për një ndërhyrje. Pas zgjimit, ajo ka filluar që të flasë krejt ndryshe, me një theks sikur të ishte nga Irlanda. Kjo është një gjë shumë e rrallë, e cila u ka ndodhur jo më shumë se 60 personave në botë. Kjo në fakt shpjegohet nga ana e mjekëve me një infarkt të vogël, e cila ka ndikuar në zonën e trurit që ka të bëjë me gjuhën dhe sjell ndryshime të tilla. Një rast i famshëm i tillë ka qenë ai i një 35-vjeçareje angleze, e cila filloi që të fliste me theks kinez, aq sa as njerëzit e saj të afërm nuk arrinin që ta kuptonin më.

Lini një Përgjigje