Duka nuk e jep në Vlorë trofeun për Skënderbeun

16 Maj 2011, 12:08Politika TEMA

Sot kampionati shqiptar i futbollit mbyll siparin e vet. Skënderbeu i Korçës, që është shpallur kampion, udhëton në Vlorë dhe luan përballë Flamurtarit, me të cilin ka rivalizuar gjatë gjithë kampionatit. Duke qenë se është ndeshja e fundit, kreu i Federatës së Futbollit, Armando Duka, duhet të dorëzojë kupën për ekipin kampion. Por, edhe pse kjo gjë normalisht duhet të bëhet ndeshjen e fundit, ashtu siç ka ndodhur çdo vit dhe siç ndodh në të gjitha vendet e botës, kjo gjë nuk do të ndodhë kësaj radhe.

Shkaqet janë të qarta. Armando Duka ka frika dhe turp që të shkojë dhe t’i dorëzojë në Vlorë kupën Skënderbeut, atë kupë që ju hoq pikërisht Flamurtarit, pas trukimit të turpshëm të kampionatit nga ana e Federatës së udhëhequr nga ana e Armando Dukës.

Për këtë arsye, si asnjëherë tjetër më parë, Armando duka do ta dorëzojë kupën e kampionit ditën e nesërme në Korçë.

Dhe bën mirë në fakt, sepse ajo kupë nuk përfaqëson kampionatin shqiptar me gjithë ato skandale që kanë ndodhur gjatë këtij sezoni.

6 komente në “Duka nuk e jep në Vlorë trofeun për Skënderbeun”

  1. shqipo says:

    U KTHYE KUPA E KAMPIONATIT SHQIPTAR TE FUTBOLLIT SI MALL KONTRABANDE ! ÇA URITHASH MBAN NE KRYE FEDERATA SHQIPTARE !

  2. fule says:

    Boll me Futbollin. Pike.

  3. hajdarmozi says:

    Urithat jane mes nesh, urithat jemi dhe ne.
    Vlora duhej ta mbronte me tifozeri kupen.
    te kishte cuar 5000 barbona ne Lac, peqin, Ballsh, e ku di une ca far lloj qytetesh qe bashke nuk bejne 5000 banore dhe ta shihte Duka, Bode apo Gimi sa ja merrte titullin vlores.
    5000 Barbona vlore nga ata me ordineret e benin lacin te fliste Vlonjatce jo me te qellonte portierin me gure.

  4. agim zaimi says:

    O vellezer me thoni ju lutem : A i tradhetojne grate ketyre qe e mbajne veten per VVIIPPPAAA ne Shqiperi dhe ke ju lutem ?.

  5. 1444 says:

    mafjoz

  6. Nabukodonosor says:

    Ka vetem frike se, nuk e njohin turpin keta.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje