A është kjo një mafie?

26 Maj 2011, 10:57Politika TEMA

[email protected]

Pak pasi kishte ndodhur shpërthimi tragjik në Gërdeci, ku mbetën të vdekur mbi 20 persona dhe u plagosën e lënduan dhjetra të tjerë, mediat publikuan regjistrime të bisedave telefonike ndërmjet Diverolit dhe K.Trebicka, të bëra nga ky i fundit. Mund të dallohet fare qartë ankthi dhe ngarkesa emocionale e Diverolit në bisedën me të ndjerin Trebicka, duke u përpjekur të justifikohet me argumenta të pakuptimtë që të lënë të kuptosh se Diveroli ishte tejet i pashpresë dhe i pafuqishëm përballë mikut dhe ortakut të tij që kishte zgjedhur në biznesin e paketimit. Duket se ai nuk donte ta “tradhëtonte”, por, e kishte të pamundur. Njerëz në hije dhe të fuqishëm ishin arsyea e pamundësisë së tij. ….Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafie. Është shumë e madhe. Ata kafshë kanë dalë jashtë kontrollit… Një gazetë amerikane profilizoi “zotin” e vogël të luftës Diverol, një adoleshent të harbuar me ambicien për pasurim të shpejtë, me paratë e taksapaguesve amerikanë. Ai mendoi do të rezultonte një biznes fitimprurës blerja e municioneve nga një vend si Shqipëria, shtet i vogël, me popullsi të vogël, të panjohur, qeverisje të vogël dhe pa probleme a pengesa për të korruptuar njerëzit e duhur dhe, çka është më kryesorja, ajo kishte mallin që ai kërkonte – ca fishekë më shumë për “luftëtarët afganë”. Kush do ta merrte vesh nëse ishin kinezë, rusë apo shqiptare, me barut a pa barut, të mykur a të ndryshkur? Kush do të dallonte diferencën? Por vogëlushi gabohej. Shqipëria nuk ishte aq dhe e panjohur, as dje as sot dhe as nesër. Vërtet një pikë e vogël në hartë, por një “minë me sahat” në çdo kohë e gatshme për të shpërthyer. Dhe shumë shtete, agjenci të tyre, por edhe organizata të fshehta biznesi a kriminale, ose jo kriminale, e njohin mirë atë vend dhe njerëzit e saj; pa dyshim, edhe qeverisjen dhe qeveritarët e saj. Por jo Diveroli. Kujtoi se gjeti parajsën, por për pak mund të kishte puthur dhe ferrin. Mendoi se për pak ua “hodhi” partnerëve të tij shqiptarë, të cilët i morën biznesin dhe fitimet. Ajo që fitoi djaloshi, ishte një mësim i mirë për të cilin do ketë kohë të reflektojë në qeli. Ai u gjet i papërgatitur dhe i shokuar nga shtigjet e errëta të tregëtarëve qeveritarë shqipëtare, dhe rrjetit transnacional ku ata vepronin. Dhe kuptoi se nuk ishte “valltari” i duhur për këtë valle. Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafie. Ajo thjesht ishte e “tepër e madhe” për të. Ndoshta kishte parë apo dëgjuar, apo edhe punuar me atë që karakterizohet si mafie. Por nuk kishte parë një MAFIE të tillë të madhe.

Mafie!? A ekziston me të vërtetë ajo? Nëse po, ku dhe kush janë anëtarët e saj, si vepron dhe është e organizuar ajo? Çfarë lidhjesh ka me qeverisjen apo qeveritarët? Mos kjo është një shaka, e një djaloshi të pashpresë? A është e madhe, aq sa është e pamundur ta luftosh atë? Shumë pyetje të vijnë ndër mend në një tablo të tillë surrealiste për një vend të vogël në cep të ballkanit perëndimor. Ka një sërë dëshmish të provuara të mafias. Ndër to, ajo italiane. Në vitet e dhunshme të saj, në vendin e madh fqinj, politikanët italianë kërkonin përgjigje për pyetjet e tyre. Mediat po ashtu. Sigurisht edhe njerëzit. A ekziston ? – Jo, është iluzion, thoshin disa. Ajo ekziston – thoshin disa të tjerë, por askush s’mund të flasë, të shprehet apo të luftojë atë. Ajo është shumë e madhe… Dhe në këtë diskutim, njerëz vriteshin apo zhdukeshin, sindikalistë, policë, dëshmitarë, prokurorë, gjyqëtarë dhe, nga ana tjetër heshtje.

Askush nuk fliste. Deri sa dhe senatori De La Torre, apo Gjenerali Dalla Chiesa, e më vonë Giovani Falcone, provuan ekzistencën e Mafies dhe se ishin të fuqishëm ta luftonin atë. Pothuajse. Mafia ishte me të vërtetë shumë shumë e madhe. Ata të gjithë u vranë në atentate tmerruese. Deri ku mund të shkonte Mafia?!

Po, kishte një mafie, por shumë e fuqishme për t’u luftuar. Një mafie që si me magji, shkatërron apo zhduk, krijon apo ndryshon gjëra, fate dhe jetë. Dhe forcat e sigurisë janë të pafuqishme të veprojnë dhe kur e kanë seriozisht. Duart papritur mund t’u lidhen, gjërat t’u vërshtirësohen nga njerëzit e pushtetit të lartë. Dhe sidomos disa nga njerëzit më të lartë dhe të fuqishëm të pushtetit apo të shtetit kishin lidhje direkte me Mafien. Ata, njerëzit e pushtetit, partitë e tyre, kanë nevojë për para, financim politik dhe të tjera si këto. Në një shtet si Italia dukej se ishte Mafia që kontrollonte disa njerëz të fuqishëm politikë. Këtu punët duken më ndryshe. Në fakt duket se këtu gjërat e këqija burojnë nga Qeverisja dhe “mëma” e saj – Partia. Ajo, partia, të mban afër, por të dinë se kush je, të lënë të veprosh, por e dinë se ç’bën, të lënë të pasurohesh, por të kujton se pasuria jote është e partisë, kur ajo ka nevojë për ty, etj., etj.. Dhe nëse ligji vepron, mos u shqetëso, do jesh i privilegjuar. Partia mendon për ty. Ti nuk mund të ndryshosh kursin e jetës tënde kur ke pranuar të jesh pjesë e saj. Dhe nëse mendon se do të ndryshosh, gjithmonë e ke një vend të sigurtë…. në varreza. Shqipëria ka patur shumë zgjedhje, këto të fundit ishin të forta. Nuk kishin rëndësi garuesit, humbësit apo fituesit, ata janë njësoj, pasqyrime të së shëmtuarës, të sistemit të saj. Me një dallim, të njërës që të ha mishin dhe të tjetrës, që të tret dhe kockën. Kjo e fundit është më e keqja e të keqeve. I shohim të buzëqeshur dhe seriozë, por me këmbët mbi kufoma të pafajshme, i shohim të lumtur, kur njerëzit s’kanë të hanë, i shohim të veshur mirë, xhentëllmenë të vërtetë, në dukje, që bëjnë punën e djallit, apo avokatit të tij. Ata janë pra, të rinj, të zgjuar, të mirarsimuar, me kostume, buzëqeshje, të pasur – “Djem të Artë”. Në botën perëndimore llojin e tyre e quajnë “kollaret e bardha”. Këtu, ata janë në çdo qelizë të vendit, në shërbim të djajve. Ata bëjnë ligje, për të patur më pas kontratat që i marrin vetë ata, ose njerëzit e tyre, për burimet natyrore, turizmin, detin, ajrin, diellin, tokën, bujqësinë, gjithshka. Ata kanë në dorë gjithshka. Janë të mirë, shumë të mirë, të shpejtë, të padukshëm, të heshtur, nuk lënë gjurmë, profesionistë të vërtetë. Ndoshta, kur e nisin rrugëtimin e tyre të errët, nuk e kuptojnë, por më pas e kuptojnë. Dhe e lejojnë, anipse e dinë që është e keqe, me vetëdije e lejojnë dhe u pëlqen. Dhe vjen një ditë dhe kemi një sistem me rrjetin e tij kudo. Nuk e shohim, por është aty, nuk e dimë, por e kuptojmë se ata janë atje, këtu, kudo. Dhe përshtatemi, sipas tyre, bëjmë edhe ne, nga pak, por të gjithë. Ata janë shumë të fuqishëm, sistemi i tyre gjithashtu. Ne nuk mund t’i luftojmë. Nuk kanë ndjenja, moral, kufij, masë, ngopje, arsye, asnjë element njerëzor. Nuk stepen para asgjëje, as njeriut apo vlerave të tij, jetës së tij, atë kur të duan e marrin dhe prapë qeshin. Instikte kafshërore. “Kafshët kanë dalë nga kontrolli”, thoshte edhe Diveroli. Në fakt janë kafshë që duhet të rrinë në kafaz. Madje njëri prej këtyre kafshëve këto ditë as që e ka fare ndër mend se duhet apo mund të rrijë në kafaz. Dhe duket se askush ska ndërmend ta çojë atje. Ata janë kafshë, jashtë kafazit dhe duhet që të jenë brenda. Por, diçka më shqetëson, tërheq vëmendjen. Në 2005 një pjesë e caktuar e shoqërisë, atyre gjoja intelektualëve, analistëve, që sot flasin por duke ndenjur në vend e marrë me mend, me sytë e tyrë panë një Erë të re, të njerëzve të rinj, të shkolluar, të sjellshëm, të qeshur, me energji. Ata përmirësuan imazhin e një djalli të regjur, ishin engjëjt e tij. Shumë shpejt, një miliard dollarë avulluan nga paratë tona, nën ethet e engjejve të rinj. Studiot ligjore dhe shoqëritë, ortakëritë e “Djemve të artë”, nisën me shpejtësi punën për rregullimin e ligjeve, të rregullave të kontratave dhe vendimarrjes. Zyrat pranë kullave binjake, në fakt, ishin paradhoma e kryeministrisë dhe qeverisë, propozuesja më e madhe e ligjeve në vend. Dhe ata ishin shumë të mirë, të zotë, s’ka gjë që nuk e bëjnë. Durrës, Kukës, Vlorë, toka në bregdet, ndërtimet e fuqishme, supermarketet, tregjet e sigurimeve, bankave, tokave buqësore, burimeve minerare, energjitike, naftë, gaz, madje dhe det, materiale ushtarake, eksploziv, municion, armë konvencionale, gjithshka. Ky është një sistem, një infrastukturë, normash, rregullash, ligjesh, në funksion të pasurimit. Masmedia shkruajti, prokuroria nisi të bëntë diçka, por edhe të tjera institucione. Ndërkombëtarët inkurajuan dhe pritën me shpresë për një rend të ligjt. Por një sistem i tillë ishte edhe i ashpër, i dhunshëm, duke sulmuar papushim, në mënyrë sismetatike, herë pas herë, në çdo pikë, me çdo mjet, armë, çdo cmim për të rrafshuar dhe asgjesuar këdo që do të dilte në rrugën e tyre. Apo të prishte “parajsën” e tyre. Media kryesore në vend u vendos nën sulm të paparë, tatimor, financiar, policor; organe të ndryshme, të rendësishme të zbatimit të ligjit, Prokuror i Përgjitshëm, President, dhe të tjerë të “pabindur”. Një makineri e vërtetë propogande. Pothuaj perfekte. Pothuaj. Por pati dhe rezistencë, që u bënë ballë sulmeve, disa ranë. Disa janë ende në këmbë. Por ky “Sistem” nuk mund të lejonte të ndodhte përsëri. Duhet diçka më perfekte, parapërgatitje, efikasitet dhe pa zhurmë, ose zhurmë pështjelluese, për të larguar vëmendjen e publikut. Duhet eleminim i rrezikut që në lindje, embrion, para se të mendohej dhe jo kur të shfaqej. Është shumë e çudtshme se si një përfaqësues i gjeneratës së re multimedia, të aksidentohej me një makinë e cila thjesht s’mund të ndahej në mes. Vërtet e çuditshme. Shume e çuditshme që një tjetër njeri, në një shesh të madh, ku s’frynte as erë, me njëzet km në orë, i vetëm me qenin e tij, të aksidentohej dhe ai. Vërtet e çuditshme. Tepër e çuditshme gjithashtu, kur disa dekada më parë një njeri, biznesmen dhe patriot u zhduk. Për herë të fundit ai ishte në dorën e punonjësve qeveritarë. Si “gjahtari” ashtu dhe “biznesmeni”, të dy ishin të lidhur në një sipërmarrje armësh dhe armatimi, pavarësisht qëllimeve që ndiqnin. Shumë të çuditshme për të qënë të vërteta. Po propoganda? Opinioni publik? Sot teknologjikisht gjithshka është më e lehtë. Për një grusht para mund të ndërrojnë pronësinë dhe të fusin një kasetë të vjetër, të pështirë. Të riformatojnë sipas Sistemit. Në emër të shtypit të lirë dhe të informimint. Të informimit të asaj që Ata duan që ju të dëgjoni, jo asaj që është e vërtetë. Të asaj që ata duan të thonë, të sistemit të tyre dhe institucioneve që ata zotërojnë. Duke të të shpëlarë trurin. Kjo nuk është thjesht një halucinacion pranveror. Kjo është realitet. Një sistem dhe një operacion i madh. Në 2009 ata krijuan një sistemin elektronik të gjëndjes civile, të ID-ve tuaja, të të dhënave tuaja, për pronat, bizneset etj. Ata e kontrollonin si të donin atë, sipas ligjit, të bërë prej tyre. Dhe ti s’mund të bësh asgjë. Në fshehtësi ata përpunuan një plan, me pamje të fytyrave të qeshura, të mëndjeve të zgjuara – Djem të Artë. Ky plan është në një pikë kyçe. Sot mund të kishte triumfuar, nëse 21 janari nuk do kishte ndodhur. Një “incident” i papritur që përpak prishi gjithshka, duke dhënë një goditje të rëndë. Sitemi u lëkund, por nuk ra. Ai reagoi rrufeshëm duke treguar anën më të keqe të tij, të vrasjes dhe të përdorimit të të vrarëve për qëllimet e tij. Të intimidimit të të gjitha atyre njerëzve apo institucioneve që mund të zbulonin të vërtetën. “Kafshët dolën jashtë kontrollit”…. dhe vazhdojnë të jenë. Iu sulën të gjithë institucioneve, shoqërisë, medias, popullit, duke kërcënuar me zhdukje nga ekzistenca. Dhe funksionoi. Ndërkombëtaret e rinj në detyrë, u tromaksën, a thua se do niste lufta e tretë botërore. Dhe operacioni vazhdoi. Përpara. Por jo si më parë. Më i ashpër. Një sistem i tërë propogande: tërheqje vëmendje, përpunim më masë të njerzve, administratës, dhënies së premtimeve, parave, lejeve të biznesit, etj. Nëse në 21 janar, një media rastësisht u bë prometeu i njerëzve për të ndriçuar të vërtetë, ajo nuk mund ta bëntë këtë herën tjetër. Ata thjesht e blenë atë. Që thjesht të mos ishte, ose thjesht të lidhte fishën aty në atë Sistemin e tyre. Pothuajse ia arritën. Ky është një sistem që bën gjithshka në fshehtësi, me një plan të mirë përgatitur, me një organizim të shkallës më të lartë, infrastukturë ligjore, dhe instrumentat e duhur për të zbatuar atë sipas qëllimit të tyre, të gjithë me atë shkëlqimin verbues të artë. Që buzëqeshin. Që nuk duken në publik, dhe kur ata shfaqen, të qeshur, mes njerëzve, studentëve, mësuesve, prindërve, plakave e pleqve, shfaqen duke ngrënë darka dhe dreka, me familjet e tyre, me qirinj, dhe prapë të qeshin. Janë të zotë. Thonë se janë patriotë, por shesin tokën dhe detin e vendit të tyre, thonë se janë europerëndimorë, por fshehurazi negociojnë me armiqtë e përëndimit, thonë se janë nacionalistë e atdhetarë, por fshehurazi fërkojnë e shtrëngojnë duart me tradhatarët e vendit, thonë se janë për barazi dhe liri ekonomike, por tinëz iu shiten sekserëve kriminale të Ballkanit apo Europës. Ata besojnë se po ia dalin, se janë të zotë. Pothuajse. Ata tentuan përsëri, me siguri matematikore, të kthenin në art, dhe vazhdojnë ende, uzurpimin përmes manipulimit të procesit të zgjedhjeve. Mijra ose qindra, pse jo miliona euro në dispozicion. Bankat? Do të ishte interesante të investigohen transfertat e tyre gjatë majit…. Ky është një operacion shumë dimensional që edhe nëse dështon një qëllim, qëllime të tjera janë në lojë. Negociata të lëna në mes, apo të reja për të siguruar të ardhmen. Dhe duket se ja dalin. Pothuajse. Ata janë shumë të fuqishëm, të pamëshirshëm, edhe para të ashtuquajturve ndërkombëtarë, Edhe ata janë po aq të pafuqishëm ashtu si dhe ne. Djajtë, kafshët, a si dreqin quhen, nuk po ndalen kollaj, ata kanë dalë jashtë kontrollit, dhe një dreq e di se si do të futen në kafaz. Mbahen fort, me të gjitha mjetet dhe mënyrat, kthetrat e tyre. Dhe ndërkohë janë të rrezikshëm, mund të kafshojnë, të vrasin apo të …. Pyes : A ËSHTË KJO NJË MAFIE ?re

respublica.al

 

24 komente në “A është kjo një mafie?”

  1. tarasi says:

    kjo nuk eshte mafie.jane plerat e shqiperise

  2. stalinsali says:

    Ju lumte, shkrim i goditur dhe me vlera.

  3. enofieraku. says:

    Kjo fuqi qe kane keta plera nuk do jete e perhershme , heret a vone do ti paguajne nje dite, por ata i ruhen humbjes se pasurise se piste qe kane , ndaj dhe plaku djall kerkon te largoj Ramen, dhe ta zvendesoj me nje nano te dyte, qe ti gezoj keto pare te flliqura, por kjo ender e pkaut djall do mbetet mot e jete ne sirtar, HERET A VONE DO TI PAGUAJNE TE GJITHA !!!

  4. wellcome_to_saligrad says:

    shum i goditur cuna bravo..

  5. ILIRISPORTAGE says:

    bravo redaksia shkrim tej i perkryer dhe i goditur,mjafton te shikosh fotografine dhe nuk ke me se te flasesh.

  6. ismeti says:

    per shum kesi gjerash sales i duhet ti vjedh votat qe gjith te mbetet ne pushtet se i del DUQI si burr i mir qe asht

  7. Marin says:

    Me vjen keq, por hartimi i mesiperm nuk ka asnje fakt. Gazetaria do fakte dhe faktet flasin vete. Me keto hartime Sali Berisha do te sundoje ne karriken e Kryeministrit 100 vjet.

    1. rrapi says:

      faktet i ka hetuesia jo gazetaret o marin. dhe drejtesia amerikane nga ana e saj e rrasi ne burg diverolin kurse nga anet tona drejtsia ka kuptim tjeter i ngjane draprit…

  8. 007 says:

    sa e mire qeka ajo goca hyp xhixhi.

  9. eno says:

    Kush eshte Sali Berisha ?

    Keto te meposhtemet jane pjese nga nje seri artikujsh qe jane botuar te Koha Ditore ne Kosove, ne vitin 1998 dhe deshmi te nje patrioti kosovar qe
    eshte ne amerike.
    “Penicilina” punëtor i UDB-së
    Shkruan: A.D.
    Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet.
    Ai ka kohë
    që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për
    të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.
    Kush është Sali Berisha: Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë
    shekullit te 19- te Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.
    Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha
    (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav me perpara.
    Mbas vendosjes në fshatin Vucidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin
    Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht

    kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt
    në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla
    i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun. Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në
    parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai
    dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali
    Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.
    Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën
    në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit
    që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi
    në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për cdo problem familjar që ka pas
    Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP, drejtues i PS, një ditë të bukur bëhet deputet
    i PD
    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP, deri në zgjedhjen e tij si
    sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj
    sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte

    nisma për të ndihmuar veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet
    të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët
    kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi
    shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij
    që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi
    Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij.
    Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.
    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan
    me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur
    Shkurt 25 në orën 11:09.MD • Ankohu
    Emiljan Mango Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB- u prishën marrëdhëniet me
    Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën
    një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.
    Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë,
    ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve
    të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti

    që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.
    Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës
    në shërbim të UDB, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi
    t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti te pakten te zhduke dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB, i tërhequr në bashkëpunim kur
    ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të.
    Bashkë me Gazideden Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB.
    Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare
    “Koha Ditore”.
    Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të aritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse,
    aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur
    ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën
    operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike
    dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të
    Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav u hodh nga ura që
    ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB. Kosovari nuk u dorëzua dhe u verifikua më vonë doli se

    ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore.
    Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave. Në vitin 91-92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë
    gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar
    në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave
    me cmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.
    Sali Berisha sado të flasë për ndershmëri ai e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves
    të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në 97, por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat
    dhe agjenturat e jashtëme.
    Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen
    ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte
    atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor
    të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.
    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.
    Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i
    zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e

    ndodhur në arkivat e UDB, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB.
    Shkurt 25 në orën 11:09.MD •
    Emiljan Mango së. Një kanal kalon nga fshati Vucidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga
    zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.
    Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili
    kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më
    përpara me vendet perëndimore, të ishte nga veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë
    kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje Greqi, ku gjyshi i
    tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.
    Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të
    cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi
    Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA
    financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar
    edhe Sali Berishën
    Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD u zgjodh Meksi.
    Eshtë dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha. Meksit i premtuan

    postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha
    se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.
    Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në
    pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehoej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm.
    Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike.
    Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të cmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë
    me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.
    Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u cuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në
    Cad dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë,
    ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime
    të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron
    se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim
    të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda.
    Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u

    grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD, tek Meksi
    për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.
    Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës.
    Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte
    të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë,
    e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij,
    bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB.
    Ndaj Sali Berisha ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës
    kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe
    kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim
    me politikanë të PD Pjetër Arbënori, Ali Spahia dhe Azem Hajdari Perjakun
    Shkurt 25 në orën 11:10.MD • Emiljan Mango në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste
    protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri cka tregonte se dicka do
    të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin dëgjoi këto fjalë:
    Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e coi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori
    i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit,

    për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme.
    Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të
    Sali Berishës.
    Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky
    sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithcka
    sipas synimeve të tyre aneksioniste.
    Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik.
    Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut
    në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre
    ka qenë UDB-ja.
    Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me
    oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në
    televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar.
    Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i këkoi Miloshit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky
    i fundit iu përgjigj: Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojme vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë.
    Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në 97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që

    shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.
    Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim.
    ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar
    shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.
    Me rikthimin në pushtet ai me bashkëpuntorët e tij po vazhdon saboton cështjen shqiptare dhe po shkatërron më tej shtetin . Këta janë kundër
    pavarësisë së Kosovës dhe do perpjeken ta pengojne zhvillimin me cdo kusht.

  10. Gledis says:

    Po…kjo eshte nje mafie .. shume here me e rrezikeshme se mafia klasike … Mafia klasike blente politikane per te realizuar krimet e tyre…..keta tanet , paguajne vetem te te mbyllin gojen ….me cdo menyre …edhe me vdekje po te jete nevja .. Keta kane ne dore gjithshka …..e per kete kontribon edhe e ashtuquajtura OPOZITE…me disa monstra brenda vetes….por kontributori me i madh , jemi ne vete ..qe i japim voten ..Ne ndeshkohemi cdo dite …..e perseri memoria jone , eshte e dobet ….. aq sa edhe kur bisha na ushqen me gjahun qe e grabiti nga tufa jone nga familja jone nga xhapat tane .. ..na shiten per zemergjere…e pse jo edhe engjellor.. E ne duartrokasim .. Per ta , te gjithe ne jemi njelloj …jemi GJAHU….pamvaresisht nga ngjyra …

  11. Zani-tirane says:

    Jam shume i tronditur nga cfare lexova..nuk kam fjale..nuk mund te komentoj vecse te mallkoj ulkonjen qe e ka lindur nje monster te tille.

  12. eno says:

    o zani lexo edhe kete artikullin tjeter qe te bindesh qe ketu e bejne lojen anglo -amerikanet
    po lexoni edhe librin ODISEJA E NJE DEDEKTIVI qe te bindeni per kete
    Por une mendoj se neqoftese Rama nuk merr mbeshtetjen e amerikaneve nuk e heq dot Saliun

    Agim Hamiti, ju duhet te kuptonit me kohe qe komunizmi ishte i krijuar nga perendimi, dhe se pikerisht prapa internacionalizmit ishte globalizmi i
    drejtuar nga bankat e botes. Shume tentativa deshtuan ne Shqiperi se ashtu ishte vendosur apo planifikuar dhe cfare ndodhi gjate 1945-1990
    dhe me pas 1990-2010 ishte gjithshka e planifikuar te ndodhte sic ndodhi ku agjentet do te drejtonin here si komuniste dhe me pas si demokrate
    e socialiste apo kapitaliste.Keshtu mos u cudit se cfare ndodhi ne kohe te ndryshme midis ketyre dy periudhave te cilat jane aktet e nje teatri
    me aktore apo shfaqjeje,ku drejtoret apo autoret e se ciles ndodhen ne perendim;

    -akti 1 krijimi i kapitalizmit

    -akti 2 krijimi i komunizmit

    -akti 3 krijimi i fashizmit,nazizmit

    -akti 4 krijimi i dy superfuqive

    -akti 5 krijimi i EU dhe unioneve

    -akti 6 globalizmi

    ———————————————————————————
    Agim Hamiti Le 17/04/2011 në 21:14

    AgimHamiti thotë:

    15 Prill, 2011 më 9:28 pm

    Letër e Hapur drejtuar:

    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.

    – Ambasadorit amerikan në Tiranë.

    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e
    ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike,
    blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $
    për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT.
    Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të
    gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë
    të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë

    kEmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e
    dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia
    (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte: «Nuk është nevoja për
    asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në
    Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në
    çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë
    të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla.
    Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë
    me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të
    cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës
    SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet.
    Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët
    e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar
    nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i
    ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje
    që më ka preokupuar:
    «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk
    duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye.
    Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë
    që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80
    milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij

    të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri,
    në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu
    regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë
    të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të
    nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci
    amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet. Rastësi?
    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me
    plane afatgjata e të kalkuluara mirë.
    Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej
    diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po
    i jetojmë përditë. Eshtë utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të
    tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet
    e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë)
    të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave
    të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do
    t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
    «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk
    parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit
    2011.»
    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97–
    ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë?
    Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit
    antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat

    merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu
    është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike.
    Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është
    veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare
    të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984
    komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të
    Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të
    shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa
    rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për
    shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e
    verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre
    22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap
    edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
    DARI MELI
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 001 212 – 491 – 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.
    Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i
    Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta
    gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar,

    Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,

    Tiranë.

    Mgjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë
    titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk
    d0 të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin
    madhor në fjalë. Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar,
    realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara
    ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej
    diktaturës.
    Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të
    lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJsë, Hamit Meli, idetë
    dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur
    nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të
    dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit
    Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos
    Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë
    sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht
    edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të
    tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të

    pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të
    cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të
    renë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur
    politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari
    është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa
    Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në
    çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet
    ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e
    ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve.
    Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara
    syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj
    ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi
    dosjen time. Eshtë në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të
    vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i
    detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë.
    Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e
    dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet,
    dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë
    Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve.
    Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik
    amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të
    pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali
    që ndriçohet sadopak.

    Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë
    që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen
    symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por
    bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të
    padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald
    Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi:
    «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.»
    Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka
    berë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si
    dyzetë vjet para kësaj date. Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të
    amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të
    Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi
    politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës.
    Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi
    ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me
    kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej
    diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se
    kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i
    shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa
    malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e
    Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj
    brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të
    kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një
    shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku
    po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kudrot e rëndësishëm të DSJsë, për të cilët bëhet
    fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa
    dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre
    burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej
    politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me
    ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të
    privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë
    Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk
    duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe.
    Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës
    kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe
    janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike.
    Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë
    dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë
    shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një
    fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të
    favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për
    çështjet në proces.
    Politikanë të Prishtinës,
    Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga
    NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej
    bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme;
    kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë
    të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve.
    Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk
    e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u
    intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta
    pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse
    Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por
    dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për
    rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën
    zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të
    Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e
    Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është
    shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në
    heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë
    çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të
    Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka

    ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së
    bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve
    shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të
    mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë
    vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të
    bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave
    të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur
    korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra
    familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se
    për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me
    etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në
    Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në
    vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag
    të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të
    merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë
    izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as
    rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve.
    Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq,
    ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar
    në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve,

    dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ?
    «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura.
    Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij
    antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës
    së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver
    Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot
    në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy
    prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i
    tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di
    shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën.
    Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike
    Për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë.
    Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë
    që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform
    ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre
    ndaj kombit shqiptar.
    Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që
    mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë
    që ta mposhtë të vërtetën.
    Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë
    një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as
    prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje
    median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej
    institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Eshtë e

    sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në
    marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit
    shqiptar.
    Zoti Ambasador Arvizu,
    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs.
    Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të
    pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të
    Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar
    shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet
    përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e
    komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam
    shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka
    vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt.
    Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një
    perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të
    hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po
    ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që
    teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një
    superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot
    në këtë shkrim.
    «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto
    fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti
    vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të
    drejtë:

    «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra
    shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me
    dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga
    gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertë
    amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra
    shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.»
    Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e
    pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë.
    Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të
    ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si
    edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni
    ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të
    vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni
    edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e
    shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër
    kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët
    punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të
    sojit të tyre.
    Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë
    kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët
    punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të

    formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin
    në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi
    ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të
    punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave
    » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale.
    Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit
    shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo
    Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej
    datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të
    mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të
    Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj
    arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës
    i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit
    “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të
    kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej
    tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes.
    Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy here .
    DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada
    amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të
    formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të
    shurdhër
    I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara,
    amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe
    parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor

    si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit.
    Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të
    jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos
    lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e
    vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni,
    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj
    së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar
    mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i
    bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i
    djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli
    që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të
    jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të
    vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar
    më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe
    cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë?
    Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit
    shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë
    në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na
    ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e
    paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt
    shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme.

    Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret
    shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të
    rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e
    mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e
    dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në
    Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është
    vulosur e kyçosur në kasafortë.
    Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur,
    me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk
    mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që
    Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në
    stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si
    struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që
    bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për
    zgjidhjen e problemeve madhore.
    Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e
    tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine
    dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur.

    Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo
    turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të
    njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë
    prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të
    gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e
    ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARE. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët
    tane t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën
    disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet.
    Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të
    jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë
    si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një
    skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e
    zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga
    shpërbërja graduale.

    AGIM HAMITI

    P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një

    Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një

    kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë

  13. eno says:

    http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

    me keta qe do ta shohesh nuk behet shqiperia me keta mbahet ai se ka shume si keta

    http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash1/180190_194220133927597_116542811695330_797965_8164467_n.jpg

    po si eshte blinduar ky ku iken me ketu e kemi sa te jete jeta prandaj o burra ikni gjeni ndonje vend tjeter per te jetuar se ketu ka mbaruar

  14. eno says:

    degjoheni te madhin reshat arbana eshte koha e maskarenjve

    http://www.youtube.com/watch?v=w2Ta0TIc2Tk&feature=youtu.be

  15. england says:

    Ky shte lajm per te hapur faqet e gazetave!

  16. Jona says:

    Mire, qarte, i frikshem po ashtu me shume gjera qe duhet te nenekuptohen por na e merr mendja se per cilet jane. Kemi nje shans, vetem nje te arte: Ate dite, nje here ne kater vjet, kur te votojme, ta cojme egersiren ne kafaz, te mos blihemi per pak pare te cilat na i marrin shumefish me vone. Historikisht kemi vuajtur nga keq-qeverisje dhe nje shitje te Shqiptarit para presionit dhe materializmit, dhe ja ku jemi. Ka shprese, mund te jemi shume me mire se sot, edhe e anasjellta mund te ndodhe, shproj jo.

  17. ILIRJAN says:

    Z. Agim ky eshte nje nder artikujt me interesante qe kam lexuar keto 20 vite “Demokracie Perendimore & Amerikane” qe vendi yne i shtrenjte Shqiperia po perjeton. Duke ju pergezuar per ndjenjen e atdhedashurise dhe faktet e reja te panjohura me pare uroj qe nje dite te gjithe keta kriminele dhe tradhetare te kombit shqiptar te dalin para drejtesise, jo asaj qe shohim neper gjykatat ne Tirane por para DREJTESISE popullore te kombit shqiptar nga Kosova, Shqiperia, Cameria dhe kudo neper bote ku ky Klan i ndyre = Mafie i ka syrgjynosur prej shekujsh dhe po e ben ne menyren me barbare keto 20 vitet e fundit. Jam duke lexuar nje liber te D.Icke qe ne nje paragraf thote: – Popuj eshte koha te zgjoheni ! . Per mua ky shkrim i yti eshte nje kushtrim per popullin shqiptar: – Shqipetare eshte koha per tu zgjuar ! Edhe njehere te falenderoj per kete shkrim.

  18. Salsedo says:

    Mafia punon dhe me arme dhe me tru,,keta jane nje grup malokesh , kukulla te mafies nderkombetare …te kryesuar nga nje bolshevik anadollak si Sali Berisha ..Veprimet e mafies nuk meren vesh asnjehere ,te ketyre halabakve ne i dime pa i bere keta ,,,,

  19. ILIRJAN says:

    Nje falenderim mese i merituar shkon edhe per Eno qe na ofron keto dokumenta shume te rendesishem per cdo shqiptar qe duhet te njohe pak nga e verteta e historise (te manipuluar) te Kombit Shqiptar. E verteta eshte e hidhur ndonjehere, ajo vonon por nuk harron ! Gjithashtu nje merite te madhe ka Gazeta “Tema” me Z. Baze qe ka marre persiper te botoje shkrimet kunder korrupsionit (te majte e te djathte sepse jane e njenjta familje), dhe te demaskoje te gjithe veprimtarine antishqiptare qe kane bere te gjitha “Qeverite kukulla” qe ka patur vendi yne.

  20. eno says:

    Zoti Ilirjan lexoni librin ODISEJA E NJE DEDEKTIVI te Agim Hamitit dhe do te mesoni gjera te reja akoma ; emailin e kete shkrimi ai ta dergon ne pdf une e kam lexuar disa here dhe do bindesh qe anglo -amerikanet e kane mbajtur si agjent te tyre Enverin pra komunizmin atyre nuk u plasi trapi fare per shqiptaret ata shikojne interesat e tyre
    Lexoni edhe kete shkrim te Bedri Cokut i burgosur politik cfare thote shefi i CIA S

    per ne ne 1975

    Sali Berisha, Hesht! Ti, popull shqiptar, hesht!

    Tërhequr më 04 Mars 2010

    Nga Bedri COKU

    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve
    të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste,
    po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.
    Ndaj themi:
    – Sali Berisha, hesht!
    – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!
    – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos,
    sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm
    pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…
    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve
    e plumbat e kallashnikovit …
    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin
    e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…
    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:
    – Sali Berisha hesht!

    – Ti, popull shqiptar, hesht!
    RRNO PER ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NEN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…
    Se kush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur
    një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:
    – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën
    e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i
    kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli
    dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por
    për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët
    që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma
    më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të
    them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as
    na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do
    ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në

    Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për
    të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia
    e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe
    anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën
    më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer
    vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende
    më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër
    nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij,
    por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull
    evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh
    besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë,
    shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh
    Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…
    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të

    regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975,
    u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë
    për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po
    vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë
    ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije
    dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist…
    E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me
    Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….
    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin
    e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu
    më i ditur i botës.
    – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam
    fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?
    – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…
    – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë

    tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë
    koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

  21. skender sylaj says:

    Pothuajse……

  22. qerosi says:

    KETA NUK JANE VEC MAFIA; POR KETA JANE ” KAZANOSTRA BOTNORE” QE KAN LEPIR SE BASHKU AKULLOREN NE NEVOJTORE:KESHTU KA THONE NJI FALLXHORE

  23. arber shehu says:

    bariun nuk mund ta zgjedh gjithmone populli por njerezit e mencur te tij,intelelktualet, patriotet duhet te bejne rolin e qenit te stanit qe e ruan kopene nga egersirat ne rastet kur kemi te bejme me coban te papergjegjshem dhe qe ka frike te luftoje egersirat per te mbrojtur popullin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje