Gazetari gjerman: Në Shqipëri ndërkombëtarët flasin me shumë zëra, kjo është kundraproduktive

28 Maj 2011, 18:08Politika TEMA

Gazetari Thomas Brey duke komentuar zgjedhjet lokale në Shqipëri, vëren: “Në thelb duhet të vijë situata kur për një shqiptar të mos luajë rol se kush është në pushtet në qytetin e tij ose në vendin e tij.”

Dr.Thomas Brey është që prej vitit 2004 drejtues i zyrës së Ballkanit të Agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Brey është njëri nga njohësit më të mirë të Ballkanit, pasi i ka mbuluar për DPA-në që nga Beogradi ngjarjet e Ballkanit në vitet 1983-1993, ndërsa 1994-2003 ishte korrespondent i DPA-së nga Vjena.

 

DW: Raporti i delegacionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, siç u citua nga DPA kritikon zhvillimet pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri, si “jo në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike.” A tingëllon disi i papritur ky deklarim, po të kesh parasysh mospozicionimin ndërkombëtar deri tani?

 

Brey: Si t’ju them, mendimi nuk është edhe kaq i qartë. Vërtet që OSBE-ja dhe BE-ja thonë që këto zgjedhje nuk qenë në përputhje me standartet demokratike perëndimore, por ato nuk thonë qartë nëse rinumërimi ishte i kundërligjshëm. Jo më larg se dje, ambasadori i OSBE-së në Tiranë iu përgjigj në mënyrë shumë shmangëse një pyetje dhe tha: ju lutem, bëhet fjalë për zgjedhjen vetëm të një kryetari bashkie dhe na lini të presim se si do të përfundojnë tani të gjitha paditë që janë bërë në gjyq.

 

DW: Raporti të cilin e citon DPA flet gjuhë të qartë, ndoshta në Tiranë përfaqësuesit ndërkombëtarë flasin me një gjuhë tjetër?

 

Brey: Këtu qëndron tamam një pjesë e problemit. Publiku ndërkombëtar flet me shumë zëra. Natyrisht që në vende si Shqipëria kjo është krejtësisht kundraproduktive. Kjo ka të bëjë me faktin se organizatat që janë përfaqësuar fort në Tiranë si OSBE-ja, BE-ja, OKB-ja janë (për nga struktura) me shumë shtresa dhe nuk flasin me një zë, secili merret me punën e vet: amerikanët, evropianët…evropianët nuk janë të të njëjtim mendim as brenda vetes. Kështu që në interpretimin e këtyre zgjedhjeve dëgjon shumë versione që nuk krijojnë pamje të qartë.

 

DW: Atëherë është gjë e mirë që unë kam në mikrofon një ekspert të Ballkanit, cili është mendimi juaj?

 

Brey: Unë e shoh të gjithën në mënyrë shumë kritike. Natyrisht unë nuk jam ekspert juridik, por nuk të duhet të jesh ekspert për të tundur kokën me mosbesim përballë këtyre fakteve: si mund të ndodhë që në Tiranë u numëruan për dy javë vetëm 250.000 vota të vlefshme, që të të duhen dy javë për të numëruar 250.000 vota, një shifër që s’është asgjë, mund të kishte shkuar secili personalisht brenda kësaj kohe për ta vlerësuar votën e tij. Dhe pastaj, si qe e mundur që votat e shtuara në numërimin e mëvonshëm, rreth 300, si u desh kaq kohë sa të numërohen? Patëm një zgjedhje personash, njerëzit mund të vendosnin për Bashën ose për Ramën, midis këtyre personave nuk ka asgjë tjetër. E gjitha duhet të jetë e mundur të bëhet shumë më shpejt se për 14 ditë, ose gjithsej 15 ditë. Këtu është me vend një skepticizëm shumë i madh.

 

DW: Po, por tani Lulzim Basha është fituesi zyrtar i zgjedhjeve dhe kjo vjen në fund të një procesi votimi, nuk kemi të bëjmë me emërimin e një personi, të cilin mund ta tërheqësh. A mund të shpallet i pavlefshëm një votim si ky?

 

Brey: Këtë e kam të vështirë ta them.  Partia socialiste ka thënë se do të nxjerrë në rrugë anëtarët e saj. Unë besoj se BE-ja, OSBE-ja dhe SHBA-ja janë në një situatë kur vërtet nuk dine ç’të bëjnë me këtë gjendje. Ajo që do të na ishte dashur shumë më parë, do të kishte qenë një deklarim i hapur i bashkësisë ndërkombëtare se kështu nuk mund të ecet më tej. Pasi u investuan miliona në përgatitjen e këtyre zgjedhjeve dhe u dërguan qindra vëzhgues, nuk mund të tërhiqesh kështu nga e gjitha. Këtu ka qenë i dëshirueshëm një pozicionim shumë më i fortë dhe i vendosur i bashkësisë ndërkombëtare.

Të dielën ka zgjedhje në Maqedoni dhe ne kemi aty të njëjtat probleme. Në Shqipëri kemi problemin që gjithka është e politizuar. Partitë kanë klientelën e tyre në këtë vend të vogël, e këtu bëhet fjalë vetëm për zbatimin e interesave dhe jo për zbatimin e vendimeve demokratike. Në Shqipëri është i politizuar edhe aparati i nëpunësve civilë shtetërorë, gjykatat janë të politizuara, askund nuk kemi ekspertë të pavarur që të vendosin për të mirën e vendit. Në Gjermani kemi një situatë ekstreme tjetër, një shtresë nëpunësish civilë, e cila shpesh është më e fuqishme se përfaqësuesi politik, se ministri. Ministrat ndërrohen, nëpunësit civilë mbeten, jo si në Shqipëri që çdo herë pas zgjedhjeve ndërrohet i gjithë aparati i nëpunësve civilë. Ky është një problem i madh. Në Shqipëri kundërshtarët politikë janë kundërshtarë personalë, e urrejnë njëri-tjetrin. Kjo është e papërfytyrueshme për Evropën Perëndimore. Në Ballkan gjithçka duket e orientuar në skemën e natyrës: luftë me rezultat fitimtar dhe të humbur. Dhe i humburi duhet të nxirret krejt jashtë loje, kurse fitimtarit i lejohet të përcaktojë gjithçka. Këto janë kritere, të cilat nuk janë të krahasueshme me rrethanat e Evropës Perëndimore.

 

DW: A mund të zgjidhet situata nga një komision apeli, pra Kolegji Zgjedhor si tani?

 

Brey: Është gjithnjë mirë dhe një hap para, kur kundërshtarët, sepse është fjala për persona, pra Edi Rama dhe Berisha, kur ata vijnë në çfarëdo mënyre qoftë në të njëjtën tryezë. Puna është se bashkësia ndërkombëtare është përpjekur gjithnjë për ndërmjetësim. Në tryezë në sipërfaqe gjërat kanë funksionuar. Sapo kundërshtarët janë çuar nga tavolina, ata janë kthyer në modelet e vjetra të sjelljes.

 

DW: Po cila është atëherë zgjidhja?

 

Brey: Mund të shpresohet, po kjo është disi teorike, që zhvillimi i ekonomisë, rritja e mirëqënies t’i zbusë dhe relativizojë këto probleme. Në thelb duhet të vijë situata kur për një shqiptar të mos luajë rol se kush është në pushtet në qytetin e tij ose në vendin e tij. E rëndësishme duhet të jetë që politikanët ta çojnë përpara vendin, t’i bëjnë detyrat e tyre, që ekonomia të zhvillohet me vrull.

12 komente në “Gazetari gjerman: Në Shqipëri ndërkombëtarët flasin me shumë zëra, kjo është kundraproduktive”

  1. Alban Dega says:

    CILI ESHTE MESAZHI MADHOR I DEMOKRACISE AMERIKANE PER SHQIPTARET!?

    -” Cdo demokraci udheheq se pari me shembullin e vet …” Bill Klinton

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje nder lideret kryesore te PS-se, i vetperjashtuar nga radhet e saj jo per mendimin ndryshe por per veprimet e hapura flagrante ne kundershtim me politiken e kesaj partie, Z. Kastriot Islami deklaroi me pompozitet para Kuvendit te Shqiperise se nuk kishte ardhur në ate seancë parlamentare, as se “është kundra Ramës e as pro Berishës” por për të përcjellë në Kuvend mesazhin e reflektimit që Zevendes -Ndihmës Sekretarit amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen përcolli një ditë më parë për shqiptarët.
    E vetmja gje qe nuk tha Islami ishte se kur kishte marre emertesen nga Departamenti amerikan i Shtetit si mesazhier i tij dhe Z. Countryman per parlamentin dhe popullin shqiptar. Dihet se te gjithe jeniceret e Nanos dhe mercenaret te Berishes vuajne nga sindromat e tyre te delirit te madheshtise. Por qe ky delir te arrije deri ne pergojimin e marrjen e kompetencave qe nuk ua ka dhene askush, aq me pak Departmanti amerikan i Shtetit dhe Z. Countryman.
    Kjo eshte e pabesueshme. Jo vetem marrezi por edhe nje akt, nje veper kriminale qe denohet nga ligjet demokratike si ne Shqiperi ashtu edhe ne SHBA. Vertet nje ” sakrifice e madhe” sic u orvat ta shese Kastriot Islami sherbimin e tij te pafytyre ndaj Berishes dhe klanit te tij te kusareve dhe vrastareve bejne pejese edhe Nano , Meta, Harasani, Tavo, Manjani…
    As ndihmes- zevendesekretari amerikan i Shtetit Countryman e aq me pak SHBA-ja nuk kane nevoje per nje mesazhier “kafkash te thyera” si Kastriot Islami, sic orvatet ta shese shtrenje lekuren e tij te mercenarit lideri i vetperjashtuar i PS-se. Ka ikur koha qe lekura e ujkut te shitet si lekure e mamadhise !
    Amerika demokratike i percjell vete mesazhet e saj shpetimtare per lirine e demokracine e cenuar e te vjedhur hapur shqiptare nga kusaret e mercenaret e Berishes. Mesazhi me madhor i saj eshte shembulli konkret i saj, Kushtetuta e saj, ligjet e saj.
    Mesazhi me madhor i saj eshte sot ai i Presidentit te saj te nderuar Barack Obama ” Change and hope… Yes we can !” qe po e percon shume qarte sot opozita dhe lidershipi i saj.
    Si jeniceret e Nanos edhe mercenaret e Berishes i kane bashkuar jo vetem votat, por edhe heshtat e shpatat e ushtrise se tyre te vdekur e te mundur ne fushe- betejen demokratike te votave me 8 maj 2011! Mercenarizmi ne politiken shqiptare nuk fillon as me Fatos Nanon, as me Ilir Meten, as me Kastriot Islamin, as me Ylli Manjanin, as me Andis Harasanin.
    Behet fjale per nje dukuri, per nje semundje qe po merr permasa te rrezikshme ne politiken shqiptare, qysh nga dhjetori 1990. Ishte pikerisht ne ate fund dhjetori kur drejtimin e levizjes demokratike dhe frutet e saj po i shijojne mercenaret e Katovices, klanet okulte te fanatikeve dhe te perkedhelurve ish- komuniste me Sali Berishen e Fatos Nanon ne krye .
    Njesoj si ne Rusi ku nje ish funksionar i larte i KGB-se sovjetike, Vladimir Putin ben ligjin e Maliqin tash 10 vjet dhe me nje cikel te paralajmeruar te pakten 25 vjecar sa kryeminister , sa president.
    Pike per pike si Sali Berisha qe ka paralajmeruar pa dorashka si Putini se do te qeverise ” sa ti jape ymer ai lart… ose edhe 35 vjet te tjera” Ma pak fjale edhe dhjete vjet me shume se ish- diktatura komuniste!
    Cili eshte mesazhi real i demokracise amerikane perballe kesaj dukurie tipike komuniste e neokomuniste!? Cdo demokraci usheheq e frymezon te tjerat se pari e kryesisht me shembullin e vet konkret, ka deklarua Bill Clinton.
    Eshte pikerisht Kushtetuta amerikane qe ka percaktuar dhe parashikuar sakte se si rregull nje President i SHBA-se qendron ne fuqi nje mandat, pra kater vjet. Rizgjedhja edhe per nje mandat te dyte katervjecar eshte me teper perjashtim se rregull. Mandat te trete nuk ka !
    I vetmi perjashtim ne historine e SHBA-se eshte ai ish- Presidentit Rusvelt, i cili u zgjodh per nje mandat te trete ne rrethanat e jashtezakonshme te Luftes se Dyte Boterore dhe si shperblim per revolucionin qe solli ne fushen shoqeore, ekonomike e financiare me futjen e Sigurimeve Shoqerore per te gjithe shtetasit amerikane. Fitoi edhe betejen me te madhe te njerezimit kunder barbarise me te madhe dhe rrezikut me te madh per mbare njerezimit pra edhe per vete demokacise amerikane, sic ishte nazifashizmi.
    Po ne Shqiperi cfare meritash ka kryeministri i sotem shqiptar, ish Presidenti Sali Berisha qe shpall se do te qendroje ne karrike derisa sa ti jape ymer ai lart, pra perjetesisht si Stalini, Enver Hoxha, Kim Ir Seni… !?
    Marrjen me pabesi dhe me ndihmen e rekomandimet e Beogradit te udheheqjes se levizjes demokratike te studenteve dhe mendimtareve shqiptare te 90-tes!?
    Dhunimin e cdo rregulli demokratik kur u orvat te ktheje veteveten ne nje monark te vertete fuqiplote me Referendumin Kushtetues te 6 nentorit 1994!?
    Shkeljen flagrante te embargos se naftes dhe armeve per terrorizmin shteteror serb ne Bosnje, qe e pohon me gojen e vet !?
    Vjedhjen me thase te votave te popullit ne zgjedhjet e 26 Majit 1996 dhe dhunen fashiste ala Agim Sheshu e ala Bashkim Gazidede kunder opozites e deri gazetareve te huaj ne Tirane me 28 maj 1996!?
    Piramidat grabitqare te klanit te tij , parate e te cilave u transportuan me skafe drejt llogarive bankare te tyre jashte vendit!?
    Shkermoqjen e shtetit shqiptar sikur te ishte nje kocan misri apo kuti kartoni ne pranveren e 97-es te shoqruar me mbi 10 000 viktima te pafajshme shqiptare, derisa Shqiperia u vendos nen protektorat evropian!?
    Grushtin klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe ishte edhe nje thike mbas shpine ndaj luftes clirimtare ne Kosove dhe aleateve perendimore me SHBA-ne krye!?
    Shperthimin tragjik te Gerdecit me 26 te vrare e qindra te plagosur midis sklleverve, perfshi edhe femije 14 vjecare, te korrupsionit te qeverise se kusareve!?
    Pazarlleqet tipike despotike me Fatios Nanon ” Une kryeminister ti President i ardhshem” qe e risolli ne fuqi me 3 korrik 2005!?
    Kusarine me permasa mbarekombetare me autostraden e hajnise se kombit, qindra tendere per klanin e vet ne mandatin e pare qe etejkaloi me shumefish megakorrpsionin e Nanos dhe mamutheve te tij te korruptuar!?
    Atdheshitjen antikushtetutese te Otrantos tek Athina cka u shpetua vetem ne saje te vendimit te Gjykates Kushtetuese te Shqieperise qe e shpalli ate akt si antikushtetues!? Shpirtgjeresia e Presidentit dhe Prokurores se Pergjithshme te Shqiperise perballe kesaj shkelje flagrante te Kushtetues nga kryeministri Berisha, aresye jo vetem per shkarkimin e tij te menjehershem por edhe arrestimin e tij ne flagrance, i dha krahe e fuqi atij ti akuzonte per komplot e puc shteti vetem nje vit me vone!? Mire qe nuk i arrestoi!!!
    Vjedhjen masive te votave ” te numeruara keq ose shume keq ne mbi nje te tretebn e tyre ” me 28 qershor 2009!?
    Ekzekutimin e 4 , plagosjen e 27, kqtrajtimin , arrestimin dhe torturimin e mbi 131 protestuesve paqesore ne qender te Tiranes me 21 janar 2011 ku secili prej ketyre akteve perben krim kunder njerezimit !?
    Vjedhjen sy me sy, kusarine me transparente ne fokuset e kamerave televizive dhe syte e mbare Botes me 8- 20 maj 2011!?
    Secila e te gjitha keto akte te renda antidemokratike e antikushtetuese jane nje rekord i zi dhe prove e despotizmit te Sali Berishes. Ato nuk i dallon asgje nga e njejta dukuri e Hosni Mubarakut ne Egjipt, Ben Aliut ne Tunizi, Moamar Kadafit ne Libi, Saleh Salihit ne Jemen….
    Ndaj opozita shqiptare duhet qe te jetesoje pa asnje kompromis e me vendosmeri mesazhet e demokracise amerikane per ” Change and hope… yes we can ” te Presidentit Barack Obama.
    Popullit shqiptar i ka ardhe ne maje te hundes me zollumet e dhunimin e cdo norme demokratike, te cdo ligji e kodi , perfshi Kushtetuten e Shqiperise nga Sali Berisha. E vetmja shprese per te ndryshuar kete gjendje eshte ” Change and hope… Yes we can ”
    A nuk e kane perseritur disa here ambsadori amerikan ne Tirane Z. Aleksander Arvizu, Z. Countryman dhe vete numri dy i Departamentit amerikan te Shtetit Z. Steinberg se te gjithe duhet te zbatojne ligjin e Kushtetuten !
    Kur mesazhieret e kesaj demokracie thone te gjithe, aty perfshihet ne radhe te pare e para te gjitheve kryeministri shqiptar , Sali Berisha. Cdo rruge e mjet per te zbatuar ligjin dhe Kushtetuten eshte krejt i ligjshem. Cdo interpretim ndryshe i mesazheve te demokracise amerikane e evropianopertendimore per Shqiperine eshte falsifikim dhe shtremeberim i tyre !
    Ndaj jo vetem opozita por edhe gjithe shqiptaret duhet te respktojme e zbatojme vetem ligjin dhe Kushtetuten ! Ky eshte mesazhi i qarte i demokracise amerikane per te gjithe ne!

    1. ilir111 says:

      o Alban bravo te qofte per punen qe ben, por kohet e fundit e ke bere kukurec te njejtat perdite

    2. Rani says:

      O Alban shkurtoji o vlla komentet, nuk e di si nuk lodhesh, e dime or burre si jane punet, kot qe te shkruash kaq gjate per gjera qe dihen.

  2. ben says:

    Deri afer fundit artikulli eshte realist,bota duhet te flase me nje ze,dhe jo mbasi i paguan Sala e dredhin ndyresisht,Ndersa ne fund te shkrimit,per rregullimin e ketij muhabeti zoti expert shpreson,qe me rritjen ekonomike te zhvillohet edhe truri albanezeve,dhe kete gje do ta bejne politikanet tane,eshte nje utopi e vertete.Me nje fjale te fundit kemi mbetur dhe te fundit do te mbesim.Qenka shume e vertete qe ne nuk dime te bejme shtet,na paskan njohur shume mire,

  3. Frederik says:

    Gjermanet dine te flasin drejt dhe ta vene gishtin aty ku dhemb plaga. Por problemi eshte se nuk jane te gjithe gjermane ne gjykim .

  4. vjosa says:

    O Tomas-kritikon te tjeret per mos unifikim mendimi dhe qendrimi,dhe per vete sle dege pa u hedhur.Edhe ti majmun si te tjeret qenke.

  5. GIMI says:

    e lexova artikullin , dhe ju them qe ne fillim se autori , pra gazetari Thomas Brey sipas mendimit tim ka te drejte . ne keto momente vendi yne eshte me te vertet ne kaos te plote . ky vende qe aktualishte ka nevoje urgjente per nje ekonomi te qendrueshme, ky vend qe perqindjen e papunesise e ka shume te larte , ky vende qe tani me shume se kurre ka nevoje qe te demostroj ne arenen nderkombetare se ka stabilitet te brendshem politik , ky vende qe edhe pse me varferi te madhe ,( ku ka njeres qe lene emrat ne dyqane te ndryshem per artikujte me jetesor qe blejne ), i ka baret plote me njeres ku mendon se jane bere politikane te gjithe , kudo flitet vetem per politiken sipas simpative dhe mun te arrish deri aty sa dhe te zihesh, ky vend qe me te vertet sipas meje dhe te huajt nuk e thone mendimin te drejt sipas atyre kushteve ku jetojne e shikojen e degjojne.
    pra jam plotesishte dakord me gazetarin e lart permendur. duke folur te verteten , dhe duke dhene mendime te vlefshme se si munde te dalesh nga ky realitet shqiptare , eshte e nevojshme qe dhe shkrimet , intervistat , vidiot e misionet televisive te vendeve te ndryshme te japin realitetin e vertet shqiptar.me vjen me te vertet shume keq qe nje vende i vogel si eshte vendi im te kete kaq shume probleme , ku populli vuan shume dhe politika ka deshtuar plotesishte. vendi yne tani me shume se kurre ka nevoj per prekrahje nga bota dhe per qetesi politike brenda , kam shume akoma per te then , por nuk duha te hiqem si politikan , gazetar e shkrimtar , por dhash nje mendimin tim modest per vendin tim e per popullin time te shume vuajtur ( qe perben shumicen ne numer ) .me shperese e deshire te madhe per te miren e e vendit e popullit tim ju flm per mundesin qe me dhate per kete koment .me shume respekt Gimi.

  6. Search38 says:

    O njerez zgjohuni nuk vjen Demokracia, as nga SHBA, as nga Evropa, Gjermania etj, ne 90 mos te ishin ngritur njerezit do permbysej systemi komunist kurre asnjehere, NQS ne si popull ngrihemi i madh e i vogel ne kembe per te kerkuar DEMOKRACI DHE DREJTESI TE VERTETE NE KETE VEND, atehere dhe te huajt do ta kuptojne se ketu gjerat nuk shkojne dhe ata do perkrahin popullin sic ndodhi ne vendet Arabe, nqs ne rrime ne kafe te qelbura nga tymi cigares, duke pire makiato dhe duke thene budallalleqe gjithe diten, nuk ka per te ndodhur asgje, pra eshte mungesa e CIVILIZIMIT qe ekziston ne kete vend, ketu e keqja ka ARRITUR deri atje sa nuk mbane me, dhe reagimi eshte zero, MIRE TE NA GJEJE, SIC KE KOKEN TE VENE FESTEN THOTE POPULLI, FAJIN E KEMI VETE MOS FAJESONI ASNJE, BEHUNI REALIST.

  7. Alban Dega says:

    E VETMJA RRUGE E SHQIPTAREVE

    – Rruga staliniste ala KGB e Vladimir Putinit apo rruga demokratike
    e Barack Obames ” Change and hope… Yes we can !”!?

    – Zero tolerance perballe tolerances zero te Kadafit shqiptar… Nga lufta
    vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vjedhja sy me sy, kusaria arrogante dhe teper e trashe e votave te 8 majit 2011 nga Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve dhe vrastareve, hoqi edhe dyshimin e fundit se qeveria e tij sundon sot me votat e vjedhura te 28 qershorit 2009.
    Edhe skeptiku i fundit hoqi edhe dyshimin e fundit se qeveria e Sali Berishes sundon sot me vota te vjedhura. Behet fjale per vjedhjen me transparente dhe me brutale te votes se lire te qytetarit te lire shqiptar.
    Behet fjale per nje dukuri, per nje semundje qe po merr permasa te rrezikshme ne politiken shqiptare, qysh nga dhjetori 1990, kur drejtimin e levizjes demokratike dhe frutet e saj po i shijojne mercenaret e Katovices, klanet okulte te fanatikeve dhe te kolones se peste ish- komuniste me Sali Berishen e Fatos Nanon ne krye .
    Njesoj si ne Rusi ku nje ish funksionar i larte i KGB-se sovjetike, Vladimir Putin ben ligjin e Maliqin tash 10 vjet dhe me nje cikel te paralajmeruar te pakten 25 vjecar sa kryeminister , sa president ne pazarlleqe e riciklim me Medvedevin e Mafian ruse.
    Njesoj si pazaret e Mafias komuniste apo neo-komuniste Nano- Berisha, Berisha – Nano. ” Une kryeminister ti president… Une president ti kryeminister” , sikur shqiptaret e Shqiperia te merrnin fryme e mbijetonin ne saje te mushkerive dhe kokave te tyre.
    Pike per pike si Putini vepron dhe deklaron hapur Sali Berisha qe ka paralajmeruar pa dorashka se do te qeverise ” sa ti jape ymer ai lart… ose edhe 35 vjet te tjera” Ma pak fjale edhe 15 vjet me shume se ish- diktaturi komunist Enver Hoxha qe qeverisi sa i dha ymer ai lart…. Bile edhe pese vjet me shume edhe pas vdekjes!
    Oreksi vjen duke ngrene, thote sovrani. Edhe stalinistit e bolshevikut te fundit ne Evrope nuk i mjaftoi pushteti i pakufizuar, impuniteti i vetdekretuar per te dhe banden e tij te kapur me preshin e kusarise dhe krimit ne duar ne nivel pushteti qendror.
    Me kusarine e tij te fundit elektorale, Sali Berisha dhe “qeveria e tij e gangstereve”, sic e kane quajtur qe ne pranveren e vitit 1997 ” The Times” e ” The Guardian” e Londres u deshmoi shqiptareve dhe Botes mbare se rruga e tij eshte rruga e pangopesise se te gjitha pushteteve: qendror e lokal, kombetar dhe vendor.
    Jo vetem kaq. Sali Berisha ka futur ne dore dhe komandon me presione e me rushfete, me kerbac e me kulac, hapur ose ne menyre okulte tipike per Mafian dhe krimin e organizuar, cdo insitucion te pavarur sic eshte KQZ, Kolegji Zgjedhor dhe pjesen me agresive e me te korrutpuar te pushtetit te katert, mas medias sic jane “Klan” , ABC-ja….
    Cili eshte mesazhi real i demokracise amerikane perballe kesaj dukurie tipike komuniste e neokomuniste!? Cdo demokraci udheheq e frymezon te tjerat se pari e kryesisht me shembullin e vet konkret, ka deklaruar Bill Clinton.
    Eshte pikerisht Kushtetuta amerikane qe ka percaktuar dhe parashikuar sakte se si rregull nje President i SHBA-se qendron ne fuqi nje mandat, pra kater vjet. Rizgjedhja edhe per nje mandat te dyte katervjecar eshte me teper perjashtim se rregull. Mandat te trete nuk ka !
    I vetmi perjashtim ne historine e SHBA-se eshte ai ish- Presidentit Rusvelt, i cili u zgjodh per nje mandat te trete ne rrethanat e jashtezakonshme te Luftes se Dyte Boterore dhe si shperblim per revolucionin qe solli ne fushen shoqeore, ekonomike e financiare me futjen e Sigurimeve Shoqerore per te gjithe shtetasit amerikane.
    Fitoi edhe betejen me te madhe te njerezimit kunder barbarise me te madhe dhe rrezikut me te madh per mbare njerezimit pra edhe per vete demokacise amerikane, sic ishte nazifashizmi.
    Po ne Shqiperi cfare meritash ka kryeministri i sotem shqiptar, ish- Presidenti Sali Berisha qe shpall se do te qendroje ne karrike derisa sa ti jape ymer ai lart, pra perjetesisht si Stalini, Enver Hoxha, Kim Ir Seni… Vladimir Putini!?
    Despoti Sali Berisha ndjek ne cdo hap shembullin dhe rrugen ala staliniste te KGB-se te Putinit.
    Populli shqiptar kerkon dhe aspiron rrugen e shembullin demokracise amerikane. Dy rruge krejt te kunderta! Cila eshte zgjidhja, e vetmja rruge per popullin dhe opoziten shqiptare!?
    Rruga e demorkacise amerikane …. Nuk ka rruge tjeter. Nuk ka nevoje per te kerkuar shtigje te pashkelura. Koha ka provuar suksesin e saj. Mjafton te krahasoni SHBA-ne dhe Rusine per te zgjedhur te vetmen rruge te drejte e fitimtare.
    Rusia ka nje siperfaqe gati sa dy here SHBA-ja. Rusia ka pasuri te mbi e nentokes gati sa tre here SHBA-ja; nafte, diamante, platin, ari, argjend… Rusia ka nje popullsi dy here me te vogel se SHBA-ja
    Te ardhurat per fryme te nje amerikani jane dy – tre here me te larta se te nje rusi. Jeta mesatare e nje amerikani eshte mbi 5 vjet me e larte se sa e nje rusi…. Pse !?
    Diferencen e ben pikerisht modeli demokratik amerikan. E ben sundimi i popullit, me popullin e per popullin, pra sundimi i demosit me emrin e shenjte demokraci. Nje mandat… kater vjet ne Shtepine e Bardhe si rregull. Dy manadate… 8 vjet perjashtim. Asnje dite me shume.
    Me te gjitha mjetet e pa kthim mbrapa ne rrugen e Amerikes demokratike. Kjo eshte rruga e vetme e opozites, Pse!? Sepse eshte rruga qe e ka zgjedhur rinia e populli shqiptar qysh ne dhjetorin e vitit 1990 e qe u sabotua nga Katovica,
    Asnje hap mbrapa ne rrugen e demokracise amerikane dhe evropianoperendimore.” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa… E duam Shqiperine si Ameriken demokratike!” Kjo eshte e vetmja rruge! Rruga e se ardhmes demokratike te shqiptareve!
    Rruga e vetme per te parandaluar marrjen e te gjitha pushteteve ne duart e Kadafit shqiptar Sali Berisha ne baze te parimit leninisto- stalinist ” Vse vllasam Sovjetam” e perkthyer ne shqip ” Te gjitha pushtetet Sales” dhe qeverise se tij me vota te vjedhura eshte rruga demokratike e Barack Obames ” Change and hope … Yes we can !”
    Rruga e Tahririt, Tunisit dhe Bengazit…. Mosbindje totale civile, mosbindje qytetare e demokratike deri perzenien nga skena politike shqiptare e Katovices dhe bolshevikut te fundit ne krye te saj, Sali Berisha.
    Zero tolerance perballe tolerances zero te Kadafit shqiptar! Eshte e vetmja gjuhe qe ai merr vesh!
    Nga lufta vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar, thote edhe Himni yne i Flamurit!

  8. nastradini says:

    Sot te lavderosh Sali Berishen eshte njesoj sikur t’i thurresh hymne dhe te mburresh me Enver Hoxhen dhe dhe regjimit e tij sadist. Dhe te peshtysh mbi kujtimin e atyre qe dhane jeten per nje Shqiperi Demokratike. Hidhni syte dhe shiko o milet, si e ka mbushur Partine e tij te shpifur me Sigurimsa te Partise se Punes, shiko si e kish tradhetuar ne monizem dhe me pas e injoroi Hysen Shoshorin, heroin e trakteve antikomuniste, shiko si masakroi dhe vrau Ramzi Hoxhen, shiko si vrau Kosta Trebicken me nje inskenim qe edhe mafia CAMORRA do ta kishte zili, shiko si implikoi ne krim edhe kryeprokuroren Ina Rama per te nenshkruar certifikaten e vdekjes, shiko si vrau ne GERDEC, shiko si vrau me 21 janar. Shiko si vodhi ne rrugen Durres-Kukes qe po renon shtetin dhe po shkaterron ekonomine, shiko si vjedh Saliu me Boden me naften virgine, me koncesionet dhe privatizimet. Shiko o milet mjeran sesi duan te shesin rruget e ndertuara, pasi kane vjedhur si te papare ne ndertimin e tyre. Dhe tani duan qe barren e mirembajtjen e tyre t’ja hedhin qytetareve. Shikoni si mashtron pushteti i pistet cdo dite me premtime per PARAJSA ekonomike dhe MISS-E turistike. Ku jane nderkombetaret? Kane sy qe te shohin apo veshe qe te degjojne? “Zgjedhje te shkelqysheme, EXTREME HONESTY, EXCELLENTLY” thote amerikani Kantrimen per zgjedhjet shqiptare te 8 majit 2011. Si per t’i zbutur pak fiset shqiptare ne armiqesi me disa perkedhelje alla amerikance. Qe te mos fillojne t’i hane koken njeri-tjetrit. Dukuri e njohur nga e kaluara demokratike e vendit tone me Baba Saliun ne krye. Por duke harruar qellimisht per “parashytistet” e Pones dhe te Saliut qe zbarkuan si DESANTE nga deti dhe ajri ne qendrat e votimit ne Tirane me karta fallco identiteti duke shtuar listat me emera fantome, me autobuse plot me kosovare, me studente dhe emigrante te Bel Air, me kriminele me DOSJE te hapura ne liri per te votuar, por edhe per te bere ndonje zullum, me lazariote me KANABISIN e tyre, qe brenda nje nate u gjenden me banim ne Tirane te regjistruar me banime ne garazhe dhe hambare, me nje polici dhe garde vigjilente qe e di se per ke voton, me nje administrate shteterore qe sa here ngre doren perpjete Saliu thote: PEQE! Dhe se fundi me nje KQZ plot me gangstere brenda per t’i treguar gishtin e mesit opozites dhe nderkombetareve te gjore qe duan te luftojne me nene dhe pika LIGJI. Si per t’i thene atyre dhe Kantrimenit se ne Shqypni LIGJI eshte MALIQI. Ne pjesen e dyte po ky Kantrimen kur e shikon se fakiret nuk po e i japin dot dum fjaleve te tij deklaron: “Zgjedhjet e shkelqyeshme deri ne 8 maj u dhjene, u permoren dhe u katranosen si mos me keq pas kesaj date. Me jashteqitjen e KQZ-se dhe Ristanit. Dhe zgjedhjet nga te shkelqyshme u bene si hale publike. Sic do t’i deklaroje edhe raporti i OSBE-se. Prandaj rekomandoj te gjeni hale-pastrues sa me shpejt se ndryshe e hengret tullumin!” perfundon deklaraten e tij zoti Kantrimen. Duke i vene ne medyshje shqiptaret, analiste e gazetare per prapathenien e kesaj deklarate te nderlikuar. Por qe Saliu ne dallim nga shume te tjere kete deklarate si mesalla me dy faqe e ka nuhatur nga larg per rezikun qe po i vjen. Dhe ka ulur veshet dhe po pret qe te fitoje kohe per veprim. Sepse Kolegji Zgjedhor po demonstron pasiguri.

  9. Artemis7 says:

    Search 38 vertet kujton se ka ren komunizmi?Apo e rrezoj Berisha ne 90 harrova?hahahahahahahaha
    Te rrefej nje ‘koicidenc’: dosjet nuk u hapen kurr,pronat nuk u kthyen kurr.Alban Dega do ju sugjeroja te thelloheshit nje cik se mbase do zbulonit se demokracia e kulluar Amerikane eshte nje perralle,ndoshta e bukur,por mbetet perralle.90% te kapitalit e zoterojne 2% e popullsis,ndersa mbi 50% e popullsis nuk arrin dot te shlyej borxhet(kredit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje