Dëshirat e Mlladiç në burg: Libra rusë dhe luleshtrydhe

28 Maj 2011, 10:55Politika TEMA

Ratko Mlladiç që prej së enjtes, kur dhe u arrestua, është duke u mbajtur në burg, në pritje të ekstradimit të tij në Hagë.

Por, ish-gjenerali i akuzuar për vrasjen e 8 mijë myslimanëve në masakrën e Srebrenicës, ka shfaqur edhe dëshirat e tij. Mlladiç ka kërkuar që t’i sjellin në qelinë e burgut libra rusë, kryesish ato të Lev Tolstoit, Turgenjevit dhe Nikolla gogolit. Ndërkohë, Mlladiç ka kërkuar që t’i sjellin edhe luleshtrydhe.

Përveç kësaj, mësohet se ai ka kërkuar që të bëjë një vizitë në varrin e vajzës së tij, Ana, e cila u vetvra në moshën 23-vjeçare në vitin 1994. Vetvrasja e saj ka sjellë dyshime të mëdha, pasi mendohet se ajo e ka kryer këtë veprim për shkak të luftës që po udhëhiqte i jati i saj ndaj myslimanëve. Ana, e cila atëherë ishte studente, mendohet se ishte e lidhur pikërisht me në mysliman. Vetvrasja e saj është edhe plaga më e rëndë për Mlladiç.

 

 

3 komente në “Dëshirat e Mlladiç në burg: Libra rusë dhe luleshtrydhe”

  1. Alban Dega says:

    KUR E KANE RADHEN KETA TANET !?

    – Karaxhici dhe Mlladici zevendesojne Kasapin e Ballkanit Milloshevic
    ne qelite e Hages

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Drejtesia vonon por nuk harron, thote sovrani. Sllobodan Milloshevici qe ia futi flaken ish- Jugosllavise se arnuar keq dhe terrorizoi Kosoven dhe Bosnjen cofi si nje qen i braktisur ne Hage. Dha shpirt per gazep, i rrethuar e tormentuar nga fantazmat e viktimave te terrorit te tij shteteror. Fund pa lavdi ne sketerren e Hages!
    Mercenari i tij Radovan Karaxhic ka muaj qe ndeshet dhe jep llogari para drejetsise ne Gjykaten e Hages. Pardje u kap edhe partneri i tij ne kasaphanen e Shrebrenices dhe Bosnje Ratko Mlladic…. Drejtesia vonon por nuk harron!
    Si Karaxhici dhe Mlladici zvendesojne keshtu Kasapin e Ballkanit Sllobodan Milloshevic ne ato qeli te turpit boteror. Akuza me e rende e njerezimit rendon mbi koken e tyre: krime kunder njerezimit!
    Kane mbetur edhe dy- tre qeli bosh. Ato presin qiraxhinjt e tyre pa qera. Per ke eshte fjala!?
    Eshte fjala per ata qe furnizuan me nafte dhe arme makinen e tyre te luftes dhe terrorit ne Shrebrenice, Bosnje dhe Kosove.
    Eshte fjala per ata qe shkelen jo vetem ligjet shqiptare dhe normat elementare kombetare.
    Eshte fjala per ata qe shkelen edhe ligjet themelore nderkombetare dhe vete Karten e Kombeve te Bashkuara deri ne ate shkalle sa per pak sa nuk cuan ne perjashtimin e Shqiperise nga kjo organizate.
    Eshte fjala per ata qe e kane pohuar me gojen e tyre se e kishin bere nje akt te tille kriminal nderkombetar gjoja “per te ndihmuar Kosoven dhe shqiptaret atje”. sikur ajo nafte e municion ti ishte derguar Dr. Ibrahim Rugoves dhe LDK-se, qe kishin vetem hapeset e kashtes ne dore dhe ligjin atje e bente Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milloshevic.
    Eshte fjala per furnitoret e makines serbe te dhunes e terrorit , per bashkepunetoret e Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Milloshevic. Ajo nafte e municion u perdor jo vetem per ekzekutimin barbar te qindra mijera boshnjakeve te pafajshem burra e gra, pleq e femije.
    Ato e perdoren edhe kunder paqeruajtesve nderkombetare, konkretisht te atyre qe u lidhen sikur te ishin lope hollandeze pas shtyllave elektrike e telefonike, prane urave e caqeve terroriste serbe.
    Autoret e regjizoret e saj duhet te perballen me drejtesine heret a vone. Aq me teper qe ketyre krimeve nderkomebtare i kane shtuar edhe krime te tjera kunde rnjerezimit sic cilesohen dhe vleresohen ekzekutimet publike, plagosja me arme zjarri dhe torturat kunde protestuesve paqesore me e mbas 21 janarit 2011.
    Drejtesia vonon por nuk harron, thote sovrani! Ceshtja shtrohet vetem kur do tu vije radha ketyre taneve qe u renditen perkrah Milloshevicit, Karaxhicit, Mlladicit, Arkanjit ….
    Akuzat per krime kunder njerezimit jane pa afat kohor. Ato nuk skadojne…
    Aq me teper kur ato i ka pranuar dhe pohuar vete regjizori i kapur mat nga arshivat dhe pohimet e liderve me te larte te Beogradit, ish- Presidenti , tani kryeminister i Shqiperise, Z. Sali Berisha… Nje lehtesim per prokuroret e Hages… Drejtesia vonon por nuk harron !

  2. plaku says:

    Djema ne lajmet e sotme date 28 maj te RAI uno te ores 13.30 thane se Mlladic ka marre vete ne telefon dhe eshte dorezuar sepse ai vuan nga kanzeri dhe nje dore pothuaj se nuk e leviz.
    Edhe nje here ky eshte nje lajm i TV italjan. Ju e dini se si jane mediat.

  3. fatmiri says:

    Per mua me mire nje veze sot se nje pule mot, ndersa per te rinjte eshte ajo qe thote Albani. Pra , dua ta shikoj sot une Sali Berishen ne Hage se kur te behet si shohim fytyren e Mlladiçit atehere ka mbaruar çdo gje, nuk ja vlen. Sot, se Shkelezeni nuk ka mendjen e asaj vajzes te Mlladiçit dhe ajo paska qene per tu respektuar, por Argita e Shkelzeni bashke me Fazlliçin, Selmanllarin, Mehdiun, e kompani vazhdojne ta pijne gjakun e fukarenjeve njesoj si i jati Sali Ram berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje