Kukan: Kolegji të marrë asistencën e Komisionit të Venecias për vendimin e tij

27 Maj 2011, 15:08Politika TEMA

Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Jug-Lindore, sugjeron asistencën e Komisionit të Venecias ndaj Kolegjit Zgjedhor në marrjen e vendimeve profesionale e të pandikuara nga politika

DW: A ka garanci që vendimi i Kolegjit Zgjedhor për fituesin e zgjedhjeve bashkiake në Tiranë të jetë profesional dhe i pavarur nga ndikimi i politikës? Drejtësia e kapur nga politika është një nga mangësitë e sistemit demokratik në Shqipëri, e vënë në dukje në Progres Raportet e KE. Po tani si mendoni se duhet të veprojë Kolegji Zgjedhor?

 

Eduard Kukan: Ekspertë ligjorë dhe ekspertë të Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime të mbështetura në ligj dhe nëse ata kanë paqartësira, mund t’ u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, ndofta Komisionit të Venecias, që ka profesionistë të vërtetë. Ne po i bëjmë thirrje këtij Kolegji të ndjekë procedura profesionale, transparente dhe të marrë vendime të pavarura nga politika. Baronesha Ashton dhe Komisioneri Fuele dolën me një deklaratë të përbashkët në filim të kësaj jave, ku u kërkuan partive vetëpërmbajtje, pasi procesi zgjedhor nuk ka përfunduar dhe Kolegji Zgjedhor pritet të marrë vendimet e tij. Mendoj që institucionet ndërkombëtare mund të ndihmojnë në garantimin e marrjes së vendimeve nga Kolegji Zgjedhor, vendime që duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe të pavarura.

 

DW: Si do ta karakterizonit situatën politike në Shqipëri? Ju ishit në krye të delegacionit të Parlamentit Europian, që vëzhgoi sesi shkoi dita e zgjedhjeve, 8 Maji dhe sapo keni raportuar në Komisionin e Politikës së Jashtme të këtij Parlamenti gjetjet dhe përshtypjet tuaja?

 

Eduard Kukan: Përshtypja e delegacionit të Parlamentit Europian për ditën e zgjedhjeve, 8 majin, ishte që ajo shkoi në përgjithësi mirë, qetë, pati disa parregullsi, por jo të ndonjë rëndësie dramatike. Zhvillimet, që pasuan ditën e zgjedhjeve, krijuan probleme vetëm në Tiranë, pasi si në pjesë të tjera të vendit këto probleme nuk u shfaqën. Ato u krijuan, kur KQZ mori vendimin që të përfshinte në numërimin e votave edhe ato fletë votimi të hedhura gabimisht jo në kutinë e votimit për kryetarin e bashkisë, po në kuti të tjera. Opozita e kundërshtoi këtë vendim të KQZ, duke organizuar protesta dhe demostrata. Vendimi i KQZ preku integritetin e procesit zgjedhor. Shkurt, situata aktuale në Shqipëri është e ngjashme me atë të pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Them kështu pasi në thelbin e kësaj situate, të krijuar pas ditës së votimeve, qëndron përsëri mungesa e vullnetit politik, apo paaftësia e drejtuesve politikë, për t’u përfshirë në një dialog të vërtetë, për të gjetur zgjidhje konsensuale të situatës, për të kapërcyer diferencat në qëndrime dhe arritur kompromisin, marröveshjen që mund të sigurojë funksionimin e institucioneve demokratike. Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, por zhvillimet post- elektorale tregojnë se ka mosmarröveshje të thella mes partive politike, të cilat shkaktojnë tensione të larta politike dhe çojnë në kërcënimin nga ana e opozitës për të bojkotuar përsëri aktivitetet e parlamentit, gjë që nuk është normale në një shoqëri demokratike, e cila duhet të mbajë gjallë dialogun e vërtetë politik dhe t’ i zgjidhë problemet përmes tij.

 

DW: Zgjedhjet lokale të 8 Majit janë parë nga BE si testi kryesor, që do të tregojë progresin, apo stanjacionin në ecurinë demokratike të Shqipërisë. Situata, që sapo përshkruat, krijon idenë se ky test nuk u kapërcye. Sa e dëmton prishja e integritetit të procesit zgjedhor procesin e integrimit europian të Shqipërisë?

 

Eduard Kukan: Shumë seriozisht dhe me përgjegjësi them që e dëmton shumë Shqipërinë dhe sidomos dëmton rëndë interesat e njerëzve.

 

DW: Z.Kukan, a i druheni opsionit të destabilizimit të vendit, radikazimit të situatës, përmes mosnjohjes së institucioneve dhe përshkallëzimit të protestave të opozitës në nivel kombëtar?

 

Eduard Kukan: Nuk është një qëndrim i mençur politik të bësh deklarata për ultimatume, apo paralajmërime për “ mosbindje qytetare”. Këto deklarata dhe paralajmërime nuk janë në linjë me vetëpërmbajtjen, që Baronesha Ashton dhe komisioneri Fuele u kërkuan partive politike të Tiranës. Të bësh deklarata se unë jam fituesi dhe nëse jo, do të organizosh protesta dhe demonstrata, mendoj se nuk është përqasja e duhur politike.

 

DW: Çfarë shpresash keni që kjo të mos ndodhë dhe situata të normalizohet?

 

Eduard Kukan: Politikanët nuk mund të shprehin shpresa. Shpresa është një nocion shumë abstrakt. Pres që politikanët e Tiranës të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe në interes të vendit.

26 komente në “Kukan: Kolegji të marrë asistencën e Komisionit të Venecias për vendimin e tij”

  1. weee says:

    Po ky eshte komunist i ndyre i ka sherbyer komunizmit sic ka bere kafsha Berishe deri ne 1992.
    Ketij soji politikanesh Europiane qe vene kemben ne Shqiperi nuk i besohet me…
    Keto korruptohen qe ne Aeroportin Shqipetar, po pse more plak legen per cfare te paguan populli i Europes ty per te mbjellur diktaturen ne Shqiperi. Mire beni ju kur gjeni leshko si Shqipetaret….

    1. tg usa says:

      Sa qef e ke dictaturen more”weee” po faleminderit zotit shqiperia ja u hoqi nga dora ju diktaturen qe donit ta mbanit me cdo kusht ne vitet 90 me anti mitingjet tuaja cundra demokracis dhe tani ne shqiperi nuk ka dictature sepse ne shqiperi jane 100 parti te ndryshme qe edhe te majtat duan te shkojne djathtas dhe shkeputen nga fara juaj komuniste njehere e pergjithemoneTe gjithe shqipetaret e dine kush jane antaret e partis socialiste ish komuniste.Jane Ramiz alia,nexhmie hoxha,ish sigurimsat famkeq,ish antaret e byros politike,ish antaret e komitetit qendror te ppsh,ish sekretatret e pare te rretheve qe e vrane,burgosen dhe interrnuan kete popull te tej vuajtur vetem pse mendonte ndryshe dhe tani sibas teje ju jeni bere te mire Weeeeeeeeeeeeeeeeeeee e temerrshme

      tg us

      1. Kkoli says:

        Ja kjo Eshte arma e PD- istave Ato Qe beni ju dhe ata qe
        Jeni ju ja u ngjisni te tjereve…
        Ik mor legen (tg us) ka me komunist te qelb se
        Se Berisha…jot I dashur

      2. fule says:

        Ky nuk e kupton qe po flet per partine qe quhet PD dhe liderin e saj. Pra ngaterron vetem shenjestren ne revolten e tij.

        1. tg usa says:

          Keni te drejt antari partis demokratike eshe edhe ramiz alia,nexhmie hoxha,gramoz ruci,skender gjinushi dhe ish sigurimsat
          Persa i perket sali berishesh ai u del hakut komunistave me keq se skendrbeu turqve.Dhe saliu nuk eshte as drogxhi as pederast as nuk esht xhveshur lakuriq neper plazhet e europes
          Kurse persa i perket ofendimin qe ben ti”kko” nuk bejne pershtypje se nuk ofendohem nga komunistet.

          tg usa

          1. une them says:

            je bere si disk iprishur, gjysmak

  2. DYPAREMENDNEKOKE says:

    POR NDRYSHE SI DUHET TE SILLEMI MOR KUKE I MJERE ,KUR DIKUSH VJEDH VOTAT DITEN PER DIELL APO SHTON VOTA NE KUTINE E VOTIMIT DHE CIRRET PER SHTET LIGJOR?HE PRA NA E JEP NJE PERGJIGJE.TJETRI VJEDH NE DUHET TE RRIME DUARKRYQ.I BUKUR SUGJERIM

  3. tg usa says:

    Vendimi i KQZ eshte i drejt dhe mese i arsyshem.Akoma nuk e kuptoni qe fletet e hedhura ne kutit e votimit te nje qendre te cilat jane kater ato jane si nje e vetme por ato jane bere kater per te vetmen arsye qe te lehtesohet puna e komisionit zgjedhor te zonave per numurimin e votave prandaj ato vota u hodhen ne njeren nga ato te katerta ajo eshte super e vlefshme.Prandaj kjo gje te shkoje jo ne komisionin e venecias qe thot kukan por ne qofte se ka mbi venecian te shkoje edhe atje keto vota jane te vlefshme dhe nuk e luan topi.Kete gje e di pinjolli i kastes kuqe edvin kristaq rama por ai do ti shpetoje vertiktit te partis socialiste nga dorheqja e tij si kryetar partie.
    E pra ai e di qe ky eshte fundi i tij prandaj ai do ta mbroje veten e vete edhe me koka njerzish qe nuk e dine se kush eshte ky lloj pinjolli

    tg usa

    1. Kkoli says:

      Booooo Cfare llogjike majmuni Qe paske..
      Mjer Ai popull nga kush drejtohet…

    2. fule says:

      Me kete fluks emigrantesh si puna ketij lloshi ketu siper, po kuptoj pse USA kaloi recension dhe staniacion ekonomik.

    3. Ardi says:

      Voto Salen ti lumadh votoje qe e ka lene Shqiperine me 3,677 dollare te ardhura per fryme ne vit(sa rroga mesatare e nje greku ne muaj) si vendet e bote se 3 e te parafundit ne Ballkan po i zgjuar shume ti zotrote se salen e mburr shume e thua na ka cuar perpara por per vete ama jeton ne amerike pse nuk vjen te jetosh ne vendin me rritjen me te madhe ekonomike ne europe ose rajon po jeton ne Amerike hajde provoje vete zhvillimin e prosperitetin qe ka sjelle Sala ketu po ja ke mbathur ne USA.

    4. ABI says:

      ti jeton ne usa dhe llogjikon sikur te jesh nga vocidolli.dukesh qe e ke rroten te lyer.
      KY ARSYETIMI YT DO ISH I DREJTE NQS NUK DO KISH HISTORI NUMERIMI VOTASH.
      ATEHERE, NESE KJO NUK ESHTE BERE,PRA KA QENE E JASHTELIGJSME ME PARE ATEHERE PERSE DUHET TE JETE E LIGJSHME TANI?
      PRA NGA DO QE TA RROTULLOSH PARTIA NE FUQI DUHET TE FITOJE?
      PADREJTESI MUND TE BESHE NJE HERE,NDOFTA DY HERE POR PASTAJ KUJDES SE TE NGEC KOCKA NE GRYK.
      FUNDI PO JU VJEN DIKTATORE TE POSHTER

  4. fatmiri says:

    Edhe fletet e votimit qe jane hedhe neper koshat e mbeturinave te Tiranes i mblidhni dhe i numuroni. Eshte vota e popullit qe nuk mund te injohoret, eshte verdikti i tij, pamvaresisht se ku eshte hedhur. Po gjetet letra te tjera edhe rruges shkruani emrin e Lulezim Bashes apo dhe te Sali Berishes dhe e postoni ose e çoni me dore te Arben Ristani qe ta arshivoje dhe te ja çoj kolegjit zgjedhor.

  5. Rani says:

    Avash avash po ndryshon mendimi i pergjithshem per zgjedhjet kur keta thone se s’ka dale akome rezultati nuk e thone kot, po te shohim sa do ti degjoje Saliu i eger eshte veshtire per Saliun t’ju dale krejt kunder kesaj radhe se edhe Doris Paket s’po degjohen me. Po duke qene se Saliu eshte i çmendur dhe kafshe ndoshta prape s’do ti degjoje, ai degjon vetem nje burre te vogel qe quhet kallash.

  6. Claus says:

    Eshte zgjidhja me e mire e propozuar nga Kukan. Kjo shtyrje do te thote se ata e kane vendimin por kane frike nga Berisha. Le te vine nga komisioni i Venecias dhe le ti japin zgjidhje kesaj pune. Nje gje eshte e sigurte, ata nuk impresionohen nga Berisha. Zgjidhja eshte e qarte si drita e diellit. Kete mesazh sjell edhe Kukan.

  7. Dyrrahu says:

    Ne, të gjithë, e dimë se bashkësia ndërkombëtare ose dëshiron që ta mbyllë ngërçin me koncenzus ose i pranon vendimet e organeve zyrtare të drejtësisë, pavarësisht se ato janë shumë të kushtëzuara nga Berisha, për të vendosur në favor të Bashës.
    Në këto kushte dhe në këtë rrugë, me të cilën të drejtë kërkohet nga opozita që të pranojë atë që i imponohet.
    Kur PS nuk hynte në Parlament, të gjithë i thonin se në Parlament veprohet dhe kërkohet e drejta e saj. Ajo hyri dhe çfarë ndodhi pastaj? asgjë, ama bash asgjë. Aty ishin njerëzit që e kishin krijuar ngërqin, aty ishin njerëzit që i kishin vjedhë votat, aty ishin njerëzit që kishin përfituar nga ato zgjedhje totalisht grabitëse, si mund të fitosh të drejta nga ata që t’i kanë marrë??!!
    Nuk ka të drejtë zoti Kukan që të kërkojë nga opozita që mos të demonstrojë ndaj padrejtësisë që po i bëhet në çdo hap e çdo drejtim.
    Demonstrata do të ketë, bile shumë më masive dhe më të vendosura për t’i shkuar punës deri në fund sepse vjedhjet po vazhdojnë, qytetarët po vriten, të tjerët po e heqin të zitë e ullirit nga shtrenjëtimet dhe papunësia.

  8. plaku says:

    More miq te dashur, anetare te forumit, une kisha keto mendime :
    – E them qe ne fillim se jam i majte.

    – Zoti Kukan do qe te na ndihmoje dhe me te drejte thote :
    “Ekspertë ligjorë dhe ekspertë të Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime të mbështetura në ligj dhe nëse ata kanë paqartësira, mund t’ u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, ndofta Komisionit të Venecias, që ka profesionistë të vërtetë.”
    Mos harroni kurre, qe ne se nje personalitet politik thote dicka, ajo qe thote ja imponon posti qe ka. Nuk eshte e njejta gje me ato qe, ai i thote gruas se tij ne krevat.
    Ai per mua i thote Komisjonit Zgjedhor, e di qe keni veshtiresi me Salen, pse nuk merni ndonje konsulent juridik nga Komisjoni i Venecias dhe kur te nxirni vendimin qe, nuk do ti pelqeje Sales, i thoni Sales se nuk kishim se cfare te benim sepse specialisti huaj na keshilloi te benim keshtu. Pra ne se lexojme korrekt midis rjeshtave ai i beri indirekt keta propozim opozites.

    – Pra mendimi im eshte se Kukani do te ne ndihmoje dhe kush eshet reagimi i yne :
    1.- vee thote :
    “Po ky eshte komunist i ndyre i ka sherbyer komunizmit …..”
    …”Keto korruptohen qe ne Aeroportin Shqipetar, ….”
    Me cfare do te korruptohet zoti Kukani, me mora ? Arka e shteit eshte bosh. Sala do te privatizoje autostraden. C’fare thoni keshtu mor djema.
    2. dyparemendnekoke thote :
    “HE PRA NA E JEP NJE PERGJIGJE.TJETRI VJEDH NE DUHET TE RRIME DUARKRYQ.I BUKUR SUGJERIM
    Ai ta dha pergjigjen, dhe bile nje pergjigje shume te zgjuar. Edi duhet te kerkoje qe ne komisjonin zgjedhor te mari pjese si konsulent nje njeri nga komisjoni i venezias.
    3. tg usa shkon me larg akoma :
    “Prandaj kjo gje te shkoje jo ne komisionin e venecias qe thot kukan por ne qofte se ka mbi venecian te shkoje edhe atje keto vota jane te vlefshme dhe nuk e luan topi”
    Mendoj se mendime te tilla si i tg usa, i perkasin shekullit te pesembedhjete dhe nuk kane nevoje per koment.

    Djema, faktet flasin me ze me te larte se fjalet. Shifni se cfare po bejne studentet spanjolle, jane ne me se dy jave dite e nate ne cadra ne sheshin e Diellit ne Madrid. Greket bejne demonstrata te fuqishme kunder masave shtrenguese te qeverise. C’fare bejme neve, bla bla bla, motra me thote se kafenete jane plot dhe te gjithe jane bere politikane. Nuk them se edhe une jam me i mire. Po te isha tamam patrioit duhet te veja ne Shqiperi dhe te bashkohesha me demonstruesit.
    Ku jane demonstratat, mendoni se do vine gjermanet, francezet dhe italjanet qe te vendosin demokracine per neve. Ata kane problemet e tyre. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Mendoj se ne kemi tradita jo te mira ne lidhje me keto gjera :
    Me 7 prill 1939 erdhi Italia, mbreti vodhi florinjte dhe iku, cfare beri populli ? E njejta Itali sulmoi Greqine, cfare beri populli grek. U ngrit ne kembe dhe e futi ushtrine italjane deri brenda ne Shqiperi. Erdhi ushtria gjermane, greku luftoi prap dhe u mund. Por te pakten luftoi.
    Miq, te forumit, e di qe e teprova, dhe ju kerkoj falje, por edhe kjo bla bla bla ketu ne forum po na cmend. Eshte e kjarte qe ne ketu ne forum diskutojme dhe japim varjante te ndryshme nga halli se e duam vendin tone ( ne te kundert nuk do ishim ketu dhe ziheshim me njeri tjetrin ).
    Mendoj se ne duhet te shofim realitetin ne sy, nuk na e kane fajin nderkombetaret, ata shofin ne radhe te pare interesat strategjike te vendeve te tyre. Ata duan te ndihmojne, ata nuk i korrupton njeri, por ata duhet te kene dicka ne dore. Shifni p.sh. rastin e UCK ne Kosove. Serbet shtuan terrorin, masakruan dhe Europa dhe Amerika e pane se gota u mbush dhe se bashku me popullin e Kosoves e hoqen serbin nga Kosova.
    Edhe nje here me falni, se kisha nje duf brenda shpirtit, dhe tani ndjehem me mire. Pranoj cdo lloj kritike qe do me beni, ndoshta keni te drejte ju dhe une e kam gabim. Rrofte Shqiperia pa Salen.

  9. tualanti says:

    Fatkeqsia jone eshte qe kemi nje Edi Rama, qe megjithse eshte shume i moderuar dhe nuk ngjan me Salibanin tone, duhet ti leshoje rrugen dikujt tjeter .Po tregohet qarte qe Edi nuk eshte ne gjendje te perballoje bishen.Duhet nje udheheqes shume me radikal,jo frikacak!! Bisha do plumb jo llafe, edhe bisha vet e di cfare meriton prandaj perdite blindohet. E di mire cka punuar dhe cpunon per ti nxjerre brinjet ketij populli.
    Dy rruge ka: ose Edi ti liroje rrugen dikujt tjeter qe eshte i te perballet me bishen e vucidolit (kjo rruge do te ishte me shume me pake pasoja) ose populli duhet ti injoroje te dy palet dhe te marre ne dore vet fatet e tije.
    Natyrisht qe populli eshte ai qe paguan. Edi rama nuk thirri njhere popullin ne demostrata kur hajduti sali rriste si pa gje te keq cmimet e energjise, apo kur vrau 26 shqiptare fukarenj ne gerdec eshumee shume te tjera.
    Prandaj eshte mire qe ne kete situate populli te mos i bindet as Edi Rames, po te nxjerre nje tjeter lider e te permbyse diktaturen.

    1. Ann says:

      @taulanti
      Ti me te drejte thua qe Edi eshte i moderuare dhe metodat e prakticat e tija perballe berishes nuk jane te mjaftueshme. Ne rast se Edi iken prej PS shanci per tu pasuar do jete ish- kryetari (nano) gje qe eshte komplet e patolerueshme.
      Per mua dobesia e Edit eshte qe po i pergjigjet berishes ashtu sic berisha kerkon.Po te jap faktin me thjeshte nuk mund te sqarosh nje budalla apo me keq nje tuf budallenjsh (komplet si parti PD) . Nje gje qe nuk kuptoj nga PS c’fare jane keto deklarata per shtyp cdo gjysem ore, ndonjehere Heshtja flet me shume. Te imagjinosh nje njeri si sala qe s’mund ta pranoj dot heshtjen.
      PEr me teper , shqipetaret duan te shikojne veprime e jo mendime,se pari se ska nerva te degjoj kush por tragjedia me e madhe eshte se edhe te kuptojne se cpo thote nuk ka shume. Se dyti me duket kjo toleranca e Edit paksa e exagjeruar, kur nuk ke support brenda partise , cdo presesh nga popullata e thjeshte.
      Edi e partia e vete duhet te flasi me nje ze, gje qe duket e pamundur nga sapo shoh.

  10. trust_no1 says:

    te kam dh… mu ne avoketer dhe ne kryetar o PS.

  11. tony USA (Lansing, Michigan) says:

    do zoti vijne keta,as qe e rruajne fare per sali e polici,pastaj te shohim fituesin e vertete!

    edi rama the best fuck the rest !

  12. fule says:

    Pozitive ketu eshte se edhe matane Shqiperise e kane kuptuar qe askush nuk guxon te vendose drejtesi qe bie ndesh me qellimet e diktatorit Sali. Prandaj po u japin nje rrugedalje edhe gjyqtarve duke lene ekspertet e huaj ta marrin vendimin e drejte per ta

  13. Alban Dega says:

    TE VJEDHIN VOTAT DHE TE DETYROJNE EDHE TI UROSH !

    – Hajde demokraci ala Wild West hajde ….
    – Lufta per voten eshte lufta per koken !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vodhen sy ne sy votat e 8 majit duke i dhene kandidatit Basha tetefishin e votave qe i duheshin per tu shpallur fitues. Vodhen hapur, brutalisht, trashesisht. Faqe shqiptareve kudo ne Bote, por edhe faqe Botes. Ishte “vjedhja me transparente” qe kane pare shqiptaret e Bota deri sot.
    Nje vjedhje tipike e kusareve te Wild Westit te dikurshem. Edhe ata bandite vidhnin hapur diten per diell e ne syte e lebetitur te viktimave te tyre. Eshte nje vjedhje e votes ne emer te votes se lire, ne emer te vullnetit te shprehur qarte te qytetarit te lire
    Nuk behet fjale as per dhjete, as per njeqint as per 171 votat e futura hajnisht neper kuti per Lulezim Bashen, nje kusar dhe vrastar i permasave te medha. Jo vetem vrases por edhe kryetorturues i mbi 131 protestuesve te pafajshem. Te tre keto vep[ra te renda kriminale e terroriste perfshihen ne kategorine e krimeve kunder njerezimit, qe gjykohen nga Haga…. Behet fjale per plot 870 vota qe dalin me shume se numri i votuesve te 8 majit.
    Si mund te kete vullnet te shprehur qarte te votuesit kur mungon pikerisht subjekti i kesaj vote, pra vete votuesi? Si mund te behet fjale per shenjteri vote kur mungon hedhesi i saj, votuesi!?
    Kete mund ta shpjegoje vetem kryetrukuesi dhe krye-kusari me i madh i votave ne Shqiperi, Sali Berisha dhe banda e tij .
    E keqja me e madhe eshte se jo vetem vjedhin votat sy ne sy , por edhe nuk lene mjet pa perdorur qe te detyrojne opoziten, pra viktimen e kusarise se tyre, ti
    falendrojne dhe urojne per fitoren vjedhur. Nje gje e tille nuk e kane bere as kusaret e Wild Westit.
    Te numrohet cdo vote e lire e qytetarit te lire eshte detyre e shenjte demokratike. Por te fabrikosh, falisfikosh, numerosh, vleresosh dhe legalizosh vota te sajuara keq dhe trashe nga kusare votash eshte nje atentat me barbar kunder demokracise.
    Te numerosh, te rinumerosh, te rivleresosh dhe aq me teper te legalizosh voten e vjedhur nga kusaret e mirenjohur te votave te kapur me dhjetra here ne flagrance qysh prej 15 vjeetesh e deri sot eshte nje krim e rende penal, nga kushdoqofte ai, qofte edhe KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor!
    Bojkotimi dhe denoncimi i kesaj hajnie te pashembullt eshte jo vetem detyre e shenjte e opozites por edhe e cdo shqiptari, pa dallim feje, krahine, ideje ose perkatesie politike. Jo vetem bojkotim total por edhe perdorimi i te gjitha rrugeve e mjeteve demorkatiek, perfshi mosbindjen totale qytetare dhe revolten demokratike
    per ti cuar para drejtesise keta kusare e vrastare te demokracise, lirise , votes se lire dhe vete jetes se shqiptareve.
    Shqiptaret e lire votuan si evropiane te vertete me 8 maj 2011. Qeveria e kusareve numeroi si Robert Mugabe ne Zimbabve . Shqiptaret votuan per ” Change and hope… Yes we can !” te Barack Obamaes e demokracise amerikane
    qe ka hapur nje epoke te re per njerezimin.
    Kushdo vendali apo nderkombetar qe orvatet te legalizoje votat e vjedhura ne emer te numerimit ” votes se lire” te kusareve te votave, ne emer te votave te munguara per Lulezim Bashen apo Sali Berishen, eshte bashkepunetor ne kete hajni te votave, eshte po aq ne mos edhe me kriminel se vete kriminelet e vjedhjes se votave. Kjo lloj demokracie qe ata predikojne eshte antidemokraci ala Augusto Pinocet, ala Ferdinand Markos, ala Reza Pahlevi, ala Trujillo – Balager…. ala Mubarak, ala Muamar Kadaf !
    Vota e lire nuk mund te jete kurre vota e vjedhur. Vota e shenjte nuk mund te jete vota e munguar per te nxjerre humbesin si fitues. Nuk mund te kete kurre vullnet te shprehur qarte dhe lire nga nje votues qe nuk ekziston.
    Detyra me e shenjte e opozites ne kete rast eshte te zbatojne besnikerisht dhe vendosmerisht deklaraten e kryeministrit Sali Berisha kur ishte ne opozite se ” Lufta per voten eshte lufta per koken”. Eshte rruga e vetme ne mbrojtje te votes se lire te qytetarit te lire e jo te votes se vjedhur te kusareve te votave!

  14. Devolliu says:

    S’KENA NEVOJ PER ASISTENCE
    Nuk i duhet Kolegjit tonë Zgjedhor asistencë nga Komisioni i Venecias.
    Na kena msimet e naltmadhnis ton, Salih Rrnoft Berishës së Viçidolit që e ka qit Shqipnin t’parn n’ Planet. Na jena miss Bota, na do t’kaprcejm ylberin.
    Rrnoft Salih Rrnoft Birisha!

  15. sociologu says:

    ” Degjomani fjalen::: sa me te medha revoltat ne Greqi aq me frymezim pozitiv per opoziten ne Shqiperi!” GREKET PO NA JAPIN NJE MESIM!!! Pa-Dashje!!

  16. Kujtim Shehu says:

    Shume e qarte gjuha qe flasin Diplomatet Europiane e ata te USA. Problemi eshte qe njerez si Sali Berisha nuk duan ti kuptojne ata per arsye se nuk i leverdis e verteta. Perkundrazi mundohet ti perdore theniet e tyre ne favorin e vet. Kjo do te thote qe Anglishtja- Frengjishtja- Gjermanishtja e Saliut ka kuptim tjeter nga ajo qe perdorin vete popujt foledhenes. Ketu nje Replike e vogel e pasqyruar me shembuj reale. Organizatat Nderkombetare thone qe Votat ne kutite e hedhura gabim jane te pavlefshme. Saliu e perkthen keshtu: Ne jemi Vend Demokratik dhe cdo vote ” pavarsisht se nga vjen dhe kur vjen” duhet numeruar. Vetem atehere shpallet Fituesi i cili ne kete rast eshte Luli… i PD. Saliu fton Delegatet e PE te mesojne si zhvillohet Demokracia e vertete. Neve Shqipetareve nuk na ngelet gje tjeter pervec se te themi………… Gezuar Votat………..! Schöne Grüße aus Austria!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje