(E PLOTE)- Në një intervistë ekskluzive për gazetën Telegraf, akademik Rexhep Qosja analizon situatën aktuale politike në Shqipëri, ngërçin e krijuar pas zgjedhjeve të 8 majit, për letrën e Ismail Kadaresë drejtuar Lulzim Bashës. Ai flet gjithashtu edhe për perspektivën e çështjes kombëtare shqiptare, ku e thekson si të pashmangshëm bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Profesor, pas zgjedhjeve të 8 Majit, në Tiranë është krijuar tension i ri politik. Cili është perceptimi juaj për këtë tension dhe si e keni përjetuar atë?
– Është shumë e rëndësishme që dukuritë, proceset, veprimet, sjelljet, mendimet, idetë në jetën politike dhe shoqërore të emërtohen mundësisht sa më saktë, sa më përpiktë. Si për organizmin e njeriut, ashtu edhe për organizmin shoqëror vetëm diagnozat e sakta bëjnë të mundshme që të gjendet terapia përkatëse. Shqipëria ishte në krizë dhe ishte në një krizë të përgjithshme, që zgjat shumë, shumë. Kjo që ju quani, tani, “një tension i ri politik” në të vërtetë është një shkallë më tej, një ashpërsim i dukshëm më i madh i kësaj krize të përgjithshme, sepse është, njëkohësisht, krizë që me ashpërsinë e vetë lëndon fort organizmin shoqëror! Për mendjen time dhe për shpirtin tim kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë dhe për shqiptarët!
Në një situatë të tillë, Presidenti i BE-së, Barroso, anuloi një vizitë në Tiranë ditët e fundit. Kë bëni përgjegjës për këtë vizitë të munguar dhe pse?
– Evropa sot apo, më saktë të thuhet, tani e disa vjet ka dy kriza: njëra krizë quhet Bjellorusi, kurse kriza tjetër quhet Shqipëri. Në qoftë se bëhemi objektivë, realistë, jo mashtrues ndaj vetvetes, do të themi: kriza e quajtur Shqipëri është po aq e madhe dhe po aq e gjithanshme sa kriza e quajtur Bjellorusi! Anulimi i vizitës së Kryetarit të Bashkimit Evropian, Hoze Manuel Barozo, në përbërjen e delegacionit të të cilit ishte edhe komisionari për Integrim, Shtefan Fyle, në Tiranë është masë e rreptë ndëshkuese që i shqiptohet politikës shqiptare, që i shqiptohet regjimit shqiptar, që i shqiptohet Shqipërisë. Kjo është masa më e rëndë ndëshkuese, me pasojat më të mëdha, që i është shqiptuar Shqipërisë prej BE-së pas vitit 1997. Më pyetni se kë bëj unë “përgjegjës për këtë vizitë të munguar dhe pse”? Unë, natyrisht, e di përgjegjësin, por unë nuk e kam fuqinë ligjore të shpall përgjegjësin. Sepse, po të kisha fuqi që të shpall përgjegjësit unë do të merrja edhe masat përkatëse ndaj përgjegjësit a përgjegjësve. Gjendja në të cilën është Shqipëria, kriza e përgjithshme në të cilën gjendet ajo, pamja e saj tepër e padëshiruar në Evropë dhe në botë përgjithësisht, e tregojnë përgjegjësin, e shpallin përgjegjësin. Dhe, ky përgjegjës është regjimi shqiptar; dhe ky përgjegjës është protagonisti i këtij regjimi; dhe ky përgjegjës është sundimtari i këtij regjimi; dhe ky përgjegjës është Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Pse? Sepse është pushtetmbajtës. Sepse është sundimtar. Sepse në duart e tij janë të gjitha levat e pushtetit në Shqipëri! Sepse është autokrat. Sepse është autokrat i tipit më anakronik, më fyes për një shoqëri që pretendon të quhet evropiane, bashkëkohore! Sepse është shkelës i Kushtetutës dhe i ligjeve!
Si e konsideroni rolin e ndërkombëtarëve në situatën aktuale politike të Shqipërisë?
– Sipas mendjes sime, edhe ndërkombëtarët janë fajtorë për krizën në të cilën është e zhytur Shqipëria, prandaj edhe për ashpërsimin e tashëm të kësaj krize. Mua më çudisin shumë sjelljet e tyre të lara e të lyera, kjo do të thotë sjelljet e tyre të mëndafshta ndaj të këqijave të vazhdueshme që prodhon klasa politike në Shqipëri; më çudisin shumë sjelljet e tyre dyfytyrëshe ndaj krizës së përgjithshme në Shqipëri; më çudisin shumë sjelljet e tyre të “figurshme”, “poetike”, bën ashtu e bën kështu, ndaj regjimit shqiptar fare qartë autoritar; nuk më çudisin sjelljet e tyre mostoleruese (me shumë vonesë) ndaj regjimeve autoritare në Afrikën Veriore, por më çudisin sjelljet e tyre toleruese ndaj regjimit autoritar në Shqipëri. Më çudisin e, ndoshta, nuk do të duhej të më çudisin: atje ka naftë shumë e në Shqipëri nuk ka naftë as për Shqipërinë!
Për zgjidhjen e kësaj krize, ditët e fundit Ismail Kadare i drejtoi një letër të hapur kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashës, ku i kërkonte tërheqjen nga gara. Në këtë pikë, a jeni ju në një mendje me Kadarenë për zgjidhjen e krizës dhe uljen e tensioneve politike?
Krizat politike e institucionale, shtetërore, zakonisht, nuk zgjidhen me letra e thirrje, të cilat mund të sjellin, kur e kur leverdi për shkruesin, kur e kur leverdi për marrësin e, kur e kur leverdi për protagonistët e krizave. Nuk po i paragjykoj “frytet” e letrës që përmendni, por dua të them: intelektuali e ka për obligim mendor dhe etik ta thotë të vërtetën pavarësisht sa e hidhur mund të jetë ajo, pavarësisht sa kanosen interesat e tij nga ajo, pavarësisht sa e keqpritur prej të tjerëve, prej opinionit, mund të jetë ajo. Ai që e quajmë intelektual nuk bën kalkulime, kurrfarë kalkulimesh. E, e vërteta për dramën e zgjedhjeve të 8 majit në Shqipëri është fare e qartë, fare e dukshme. Tregimi për këtë dramë është ky: më 21 janar të këtij viti janë vrarë 4 protestues, të pafajshëm dhe të varfër. Atë ditë kur janë vrarë ata, Lulzim Basha ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Në çastin kur janë vrarë këta katër qytetarë të varfër, thuhet se ministri Lulzim Basha gjendej në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë. Në ata katër protestues të pafajshëm e të varfër nuk ka mundur të shtihet me armë pa dijen e Lulzim Bashës (dhe të Kryeministrit Sali Berisha). Por, edhe po të ishin vrarë pa dijen e tij, ata, megjithatë, janë vrarë derisa ai ishte ministër, derisa ai u lëshonte urdhra Policisë dhe Gardës së shtetit. Kur kalin e vret shala mendja e shëndoshë e popullit, e filozofëve të demokracisë, e intelektualëve dhe e shkrimtarëve e thotë: fajtor është kalorësi. Domethënë: Lulzim Basha, të cilin unë kurrë nuk e kam takuar, kundër të cilit unë, që përpara, nuk mund të kem asgjë, objektivisht është vrasës i katër protestuesve të pa armë në dorë. Në botën demokratike ai ministër, domethënë ai fajtor për vrasjen e katër protestuesve, nuk mund të kandidohet për kryetar të bashkisë së kryeqytetit, as për kryetar të asnjë qyteti, as për ndonjë pozitë tjetër politike. Kandidimi i tij, e kam thënë edhe njëherë tjetër dhe po e përsëris prapë, nga ana e Partisë në të cilën është anëtar, në të vërtetë nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, është provokim i mendjes demokratike, i mendjes kundërdespotike. Kandidimi i tij, rrjedhimisht, është cenim i rëndë i kulturës politike të popullit shqiptar. Po të mendonte për interesat e vendit, ai nuk do të pranonte të kandidohej. Po t’i mendonte interesat e Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë, nuk do ta kandidonte një njeri me barrë aq të madhe politike e morale në karrierën politike e në ndërgjegje, po do të kandidonte një anëtar tjetër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila ka anëtarë shumë më të merituar, më të çmuar e me më shumë përvojë politike e qeverisëse se Lulëzim Basha. Një njeriu të tillë, që është bërë shkak për zhytjen e vendit në krizë të rrezikshme politike e shtetërore nuk i çohet letër me lutjen që të tërhiqet prej garës politike e pushtetore sepse edhe mendja më e virgjër do t’i tregonte: ai që me barrë të tillë politike e penale në karrierë e në shpirt hyn në garë politike për pozitë të re, më të lartë, ai prej asaj gare nuk tërhiqet i gjallë! Një njeriu të tillë i çon letër vetëm ai që letrën politike e shkruan duke menduar jo për të vërtetën që në të thuhet, por për frytet e saj vetjake. Megjithatë, kjo letër e I. Kadaresë ka një vlerë politike: ajo e tregon vetëdijen e autorit për fajin e Lulëzim Bashës, por kjo vetëdije, mjerisht, s’është bërë ndërgjegje që e tregon qartë dhe e mbron pa kalkulime të vërtetën për krizën e tashme në Shqipëri, kryeprotagonisti i së cilës është Sali Berisha.
Po për valën e re të protestave të opozitës, ç’mendim keni?
– Siç është parë më shumë herë, krizën politike, shoqërore, institucionale të Shqipërisë, nuk po e zgjidhin, fatkeqësisht, as bisedat, as bisedimet, as institucionet e pavarura, as ndërhyrjet e paqarta të BE-së. Në qoftë se faktorët ndërkombëtarë, në qoftë se BE-ja, vazhdon të jetë e paqartë, e pavendosur, e larë dhe e lyer si deri tani, në qoftë se Kolegji Zgjedhor s’e zgjidh krizën, atëherë mbetet vetëm një mjet për zgjidhjen e saj: protestat demonstratat, grevat, në të vërtetë mosbindja qytetare. Tani nuk mund të flitet më vetëm për truket e Sali Berishës në zgjedhje siç fliste për të ish- ambasadori amerikan në Tiranë. Tani kemi të bëjmë me rrëmbim, me plaçkitje të rezultatit të zgjedhjeve, me turli-turli makinacionesh! Tani kemi të bëjmë me shkelje të ligjit; tani kemi të bëjmë me shkelje të Kodit Zgjedhor; tani kemi të bëjmë me privatizim të plotë, brutal, të shtetit, domethënë me cenim përfundimtar të shtetit! Atë që ia mohoi opozitës gjatë dy vjetëve, Kryeministri i Shqipërisë tani ia lejoi vetes; dhe kipcit të tij, Lulëzim Bashës! Dhe, kështu ndodhi përbuzja, fyerja më e rëndë e opozitës shqiptare, në të vërtetë e gjysmës së Shqipërisë!
Për hir të ardhmërisë demokratike të Shqipërisë, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura, nuk guxojnë të lejojnë që padrejtësia, dhuna të bëhen të ligjshme, siç po do ta bëjë Sali Berisha duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe ligjin dhe siç e ka bërë edhe sa herë më parë. Për hir të ardhmërisë demokratike të Shqipërisë, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura të Shqipërisë, nuk guxojnë të lejojnë që në skenën politike shqiptare të ngrihet paligjshëm e të bëhet politikisht i qëndrueshëm edhe një Sali Berishë i dytë, i cili, siç e dëshmoi më në fund, do të zbatojë teknologjinë politike e pushtetore të gënjeshtrës, të mashtrimit, të falsifikimit, të rrëmbimit, të mësuar prej mësuesit dhe padronit të tij. Opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura të Shqipërisë, nuk guxojnë të harrojnë devizën themeltare të demokracisë, në të cilën mbështetet gjithë historia demokratike e popujve historikë liridashës: është mëkat t’i bëhet e padrejtë tjetrit, por po aq është mëkat edhe të durohet padrejtësia. Protestat, demonstratat, grevat e urisë, mosbindja qytetare paqësore, prandaj, jo vetëm se janë të ligjshme, por ato janë të domosdoshme për të shpëtuar dinjitetin shtetëror të Shqipërisë, për ta nxjerrë Shqipërinë prej krizës, për të filluar shërimi i Shqipërisë: shërimi politik, etik dhe shtetëror i Shqipërisë. Por, kam drojë se opozitës i mungon frymëmarrje mjaftueshëm e gjatë për ndërmarrje të tillë historike. Po ta kishte këtë frymëmarrje nuk do ta ndërpriste grevën e urisë dhe nuk do të pranonte të mashtrohej prej përfaqësuesve të BE-së në restorantin “Krokodil” në Strasburg!
– Pse edhe pas njëzet vjetësh ne nuk jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standardeve evropiane?
– Pse? Pse nuk mund të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme? Sepse në politikë janë mbledhur shumë njerëz të pandershëm, disa prej të cilëve, madje, skajshëm të pandershëm. Sintezë e pandershmërisë në politikën shqiptare është Sali Berisha. Shikojeni kur flet, si flet dhe si sillet! Ai e gënjen popullin thuajse po gënjen një fëmijë a një të padijshëm Ai prodhon dhunë me gojë e me sjellje, duke cenuar pandërprerje idenë e lirisë dhe idenë e demokracisë! Ai me çdo gjë fyen kulturën politike dhe idenë demokratike në jetën shqiptare. Largimi i Sali Berishës prej jetës politike shqiptare është kushti i parë që të mund të mbahen zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Çdo kohë ka njerëzit e vet. Sali Berisha dhe disa të tjerë nuk janë njerëz të kësaj kohe: ata janë njerëz të një kohe të shkuar, që duhet të shkojnë sa më parë në harresë. Shqipërinë do ta shërojë plotësisht vetëm brezi i ri, pjesëtarëve të të cilit në asnjë mënyrë nuk po u krijojnë hapësirë politike dhunëtarët me në krye Sali Berishën.
Duke i shqiptuar këto fjalë, e ndiej të nevojshme që t’ia bëj një sqarim opinionit shqiptar: nuk kam asgjë kundër Sali Berishës për shkak të Sali Berishës, por kam kundër Sali Berishës për shkak të Shqipërisë dhe shqiptarëve. E dua Shqipërinë, prandaj nuk e pranoj Sali Berishën në politikën shqiptare. Të përsëris: për mendjen time, për bindjen time, shpëtimi i Shqipërisë prej konflikteve rrënuese njëzetvjeçare, pasojat e të cilave janë tepër të mëdha, janë, madje, afatgjata në jetën shqiptare, mund të fillojë vetëm kur Sali Berisha të largohet prej politikës. E ai vetë nuk largohet: atë duhet larguar prej politikës. Sa më parë aq më mirë për Shqipërinë.
– Ju keni qenë vazhdimisht kritik ndaj politikës shqiptare, ndërkohë që, ajo duket se ka ndryshuar pak ose aspak gjatë këtyre viteve. Kjo ka bërë që në shumë procese ne të jemi ndër kombet më të vonuar të Evropës. Sipas jush, nga se buron kjo kryeneçësi e politikës shqiptare?
– Politika shqiptare jo se nuk ka ndryshuar për të mirë, por ka ardhur duke u vrazhdësuar, duke u egërsuar, duke u korruptuar, duke u autokratizuar gjithnjë e më shumë. Dhe, më tej: në shumë procese nuk mund të thuhet se ne jemi ndër kombet më të vonuar të Evropës; e vërteta është kjo: ne jemi kombi më i vonuar i Evropës. Edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia, edhe Serbia, edhe Bosnja janë para Shqipërisë (dhe Kosovës) në të gjitha proceset evropianizuese. Shkaqet e vërteta të këtij vonimi janë më të shumta, më të ndryshme dhe më të thella. Dhe, këto shkaqe gjithnjë po mbulohen me retorikën pseudoevropiane të disa pseudoeuropianëve tanë, të cilët përfitojnë ose shpresojnë të përfitojnë qoftë në politikë qoftë në fusha të tjera nga kjo retorikë e rrejshme. Për sociologët, për psikologët, për politikologët tanë ka shumë tema në jetën shqiptare sot, me trajtimin shkencor të të cilave do të mund të luhej rol posaçërisht i çmuar orientues në jetën tonë politike, shoqërore, kulturore.
– Sidoqoftë , situata në Kosovë, ndryshe nga ajo në Shqipëri, duket më e qetësuar pas zgjedhjeve të fundit, apo jo?
– Është siç thoni ju. Situata në Kosovë dhe situata në Shqipëri nuk mund të krahasohen së paku jo ende. I lejoj vetes të shpresoj se të ngjashme për nga e keqja këto situata nuk do të jenë ndonjëherë. Ballafaqimet kritike gjatë fushatës zgjedhore, gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve në Kosovë ishin shumëfish më të buta se ato në Shqipëri.
Në Kosovë ka kohë që nuk ka gjakmarrje. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Në Kosovë urrejtja nuk është përbërës i pafrenuar në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Ndodh kështu, ndoshta, pse në Kosovë, gjatë, shumë gjatë, shqiptarët ishin të ballafaquar me mosdurimin, shtypjen, kur e kur përbuzjen dhe urrejtjen e regjimit pushtues serb e jugosllav.
Në Kosovë, gjithashtu, ka një faktor që luan rol të theksuar qetësues, paqësues sot; dhe ky faktor është trashëgimia politike e partiake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E keni vërejtur, besoj edhe ju, se si pjesëtarët e UÇK-së në qeverisjen e Kosovës u përgjigjen qetë, në të gjitha pikëpamjet butë, u përgjigjen me kulturë demokratike, kundërshtarëve politikë, pjesëtarëve të opozitës edhe në Kuvendin e Kosovës, edhe në Qeverinë e Kosovës, edhe në fushatat zgjedhore. Krahasojeni gjuhën e tyre, krahasojini sjelljet e tyre me gjuhën dhe me sjelljet e zyrtarëve në Shqipërinë shtetërore, në mënyrë të veçantë me gjuhën e me sjelljet e me dhunën e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha! Nuk krahasohen dot. Në këtë pikëpamje – po e theksojnë edhe intelektualë edhe ish- politikanë të Shqipërisë shtetërore – Shqipëria ka çka të mësojë prej Kosovës sot.
– Duket se ka një ngecje për njohjen e shtetit të Kosovës. Përveç arsyeve të njohura botërisht, a ka përgjegjësi klasa politike e Prishtinës për këtë?
– Klasa e sotme politike në Kosovë ka trashëguar një politikë të gabuar, shpërfillëse ndaj botës islamike, që e bënte klasa politike, para luftës çlirimtare dhe pak vite pas luftës. Kjo politikë e gabuar tani është mënjanuar dhe nuk kanë munguar frytet: shumë vende islamike e kanë njohur Kosovën shtet. Serbia, Rusia dhe miqtë e Serbisë e të ish-Jugosllavisë në botë vazhdojnë ta ngadalësojnë, kur e ku edhe ta pengojnë njohjen e Kosovës, por këto përpjekje me kohë do të bëhen gjithnjë e më të komprometuara. Numri i shteteve që po e njohin Kosovën po rritet, ngadalë, por po rritet. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës po bëjnë krejt ç’mund të bëhet që të rritet numri i vendeve që do ta njohin Kosovën shtet. Edhe Shqipëria shtetërore po u kontribuon përpjekjeve për rritjen e numrit të vendeve që e njohin Kosovën. Posaçërisht i madh është roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Kosovës.
– Profesor, çfarë konsideroni si më të rëndësishme për momentin në rrafsh kombëtar, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i bashkimit me familjen evropiane? Pra cili është mesazhi Juaj për këtë?
– Shqipëria duhet të bëhet dhe të funksionojë si shtet vërtet demokratik, si shtet vërtet i qytetëruar, si shtet vërtet evropian. E për të qenë e për të funksionuar ashtu ajo duhet të bëhet shtet i së drejtës, shtet në të cilin respektohet ndarja e pushteteve, shtet në të cilin respektohen, pa përjashtime, të drejtat e njeriut, shtet në të cilin respektohet dhe mbrohet mendimi i lirë dhe liria e mediave, shtet në të cilin nuk do të varësohen mediat prej qeverisë, qoftë me trysni të ndryshme, qoftë me shantazhe, qoftë me leverdi ekonomike, siç janë varësuar disa media elektronike e disa gazeta, shtet në të cilin do të parandalohet korrupsioni – ky shkatërrues i tmerrshëm i bazës së demokracisë, shtet në të cilin do të parandalohet krimi i organizuar, shtet në të cilin do të zbatohet ndëshkueshmëria për fajet, gabimet, papërgjegjësinë politike.
Që të mund të ndodhin këto, që të mund të bëhet e të funksionojë Shqipëria si shtet vërtet demokratik dhe si shtet vërtet i qytetëruar, domethënë si shtet në të cilin çmohen e mbrohen vlerat evropiane, ka një parakusht dhe ky parakusht është: largimi i Sali Berishës prej politikës dhe pushtetit. Largimi i tij do të bëjë të mundshëm fillimin e stabilizimit dhe të funksionimit demokratik dhe qytetërues të Shqipërisë.
– Sipas jush kombi ynë po përjeton orën e fatalitetit apo të shpresës?
– Dikush e ka thënë para meje: për individin mund të mos ketë rrugëdalje, por për popullin gjithmonë rrugëdalje ka. Populli shqiptar me përvojën e tij historike, me mendjen e tij kolektive, megjithëse kur e kur lejon të jetë i përdorur e i shpërdorur prej demagogëve, mashtruesve e dhunëtarëve politikë, do të gjejë rrugëdalje prej çdo situate, çdo drame, çdo rruge të pakrye, në të cilën e fusin ata demagogë, mashtrues e dhunëtarë. E ardhmja jonë do të jetë pakrahasueshëm më e mirë se e kaluara. Me çlirimin e Kosovës, me vënien e themeleve kushtetutare juridike për ndërtimin e një rendi të ri, demokratik, në Shqipërinë shtetërore e në Kosovë, shqiptarët në përgjithësi, kanë hyrë në epokën e re të përpjetës, të rritës së përgjithshme si Komb. Me një popull kryesisht të ri, theksueshëm gjallërues (dinamik), me një popull që e shquajnë nismat dhe dhuntitë krijuese, me një popull, i cili pashmangshëm do të bëhet gjithnjë e më i vetëdijshëm për rëndësinë e jashtëzakonshme të shëndetit të vet etik, me një popull, i cili ka trashëguar atdhetarizëm shembullor të ndërtuar në kohën e Rilindjes së madhe kombëtare, Shqipëria dhe Kosova do të dinë të dallojnë qartë përparësitë e tyre kombëtare dhe të përzgjedhin qëllimin historik. Tregimi për fatalitetet historike shqiptare është tregim i kryer; tani jemi në epokën e rrëfimit e të përmbushjes së tregimit për Shpresën shqiptare. Dhe kjo shpresë në të cilën duhet të jenë të përmbajtura përparësitë dhe qëllimi është bashkimi i pashmangshëm i Shqipërisë dhe i Kosovës – si pjesë etnike dhe gjeografike e Shqipërisë.
Shume ishte interesant me kete njeri te madhe te penes shqiptare.
Perkunder penes ku eshte i pakontestuar, ne politiki nuk eshte real dhe nuk ka nje qendrim per gjendjen ne shqiperi dhe ate ne kosove.
Eshte shume interesant se ne kosove gjendja eshte shume me e keq, shume me shume ka korrupsion, ne zgjedhje ka pasur mbushje te kutive ( ka pas dalje 96% ne disa qytete), varferi e skajshme, dhe ky njeri i madhe nuk kerkon mosbindje qytetare atje.
Ai nuk e kerkon kete ne kosove sepse eshte votues i PDK, eshte mbrojtes i interessave te saj prandaj edhe per pushtetin ne kosove nuk ka kritika.
Ne shqipri shume gjera jane me te rregulluara se ne kosove, por asgje mos past ka nje shtet i cili ne mas te madhe eshte funksional.
Zoti Qosja duhet te komentoj dhe te shkruaj ne menyr te paanshme, sepse vet madheshtia e tij e detyron per kete.
Nuk dua ta mare ne analize profesor Qosen por mund te them qe te analizoshe Berrishen eshte gjeja me e lehte Berrisha tashme eshte i lexushem madje trasparent tek ai qendron DIKTATORI VJEDHESI VRASESI TRADHETARI SPIUNI KRIMINELI ANTI SHQIPTARIT tog-fjalshe qe tek ai qendrojne dhe nuk jan aspak epitete por desha te pyes zotin Qose megjithse jam i bindur qe kurre nuk i lexon komentet qe behen per shkrimin CILA ESHTE ALTERNATIVA JUAJ PER DALJEN NGA SITUATA pasi shpeshe komenton por asgje konkrete nuk jep per prespektive Dhe me e rendesishmja eshte qe ai duhet ta japi kontributin e tije per Kosoven pasi atje asgje nuk shkone Ne shqiperi gjerat nuk jan aq sa zoti Qose kerkon ti nxije tek ne democraciia funksionon pamvarsishte se problemi qendron te komunisti Berrisha por edhe ai eshte provisoire SHIKO CFARE NDODHE NE AMERICE PER PROBLEMIN E DSK DOLI NGA BURGU DHE KA SHUME MUNDESI QE TE MARI PAFAJSINE MOS DUHET TE THEMI QE AMERICA NUK KA DEMOCRACI ndaje zoti qose mundohu te jeshe realiste dhe te shtroshe propositionet e tuaj per democracine
Ajo qe harron (nuk e di me dashje apo pa dashje) Zoti Qosja, eshte fakti se nese shqiptaret nuk jane aq te vendosur e te bashkuar qe te mosbinden me sistemin e Berishes, ndodh pasi nuk dine me se kujt duhet ti “binden”.
Aktualisht programi i te majteve nuk ka thuajse asnje ndryshim me ate te te djathteve, ose e thene ndryshe, ne Shqiperi nuk ka politika te majta apo te djathta, po vetem parti qe quhen te majta apo te djathta.
Ky fakt nuk shpjegon apo justufikon plogeshtine ku ka rene shoqeria shqiptare, po kontribon ne ç’orientimin dhe mungesen e deshires apo vullnetit per te reaguar qarte dhe me energjine e duhur.
Ju duke e krahasu gjendjen ne Kosove shtet qe tri vite me Shqiperin shtet qe nje shekull beni gabim trashanik,Shqiperia ka trashegu administrate,gjygjesor,ushtri ,polici eshte antar i OKB dhe nuk i ka problemet me te cilat ballafaqohet Kosova duke fillu nga mosnjohja e shtetsise nga shume vende dhe organizma nderkombtar deri te sabotimi qe i ben Serbia,Kosova eshte shtet por mos harro se jemi protektorat,ne Kosove fjalen e fundit per gjithcka e ka shefi i ICO Peter Feith.Shqiperia duke qen shtet qe nje shekull,me pozite ideale gjeografike,potencial te madhe ne turizem do te duhej te ishte shtet i pasur dhe antare i BE.Pse Shqiperia nuk arriti te zhvillohet fajtor eshte klasa politike,e posaqerisht Berisha i cili eshte konfliktuoz si kur eshte ne pushtet si ne opozite,ai mbijeton ne politike ne saje te konflikteve qe vet i krijon.
Mosbindje , Mosbindje, Mosbindje dhe vetem mosbindje. Te çohemi te gjithe qe sonte se nuk ka hajer nga Koleggji zgjedhor i9 te poshtrit Salistan. Ftoj djalin e Azem Hajdarit te na bashkohet ne turme dhe te na prije ne vend te Edi Rames qe te vrasim diktatorin dhe ta diskretitojme. Le tithoj te jëmes Kurve djali i Azemit, sepse ajo mbeshtet vrasesin e burrit qe s’e paska dash asnje here.
Le ta shporrim pleheren se edhe 20 vjet te tjera ka per te na shtyp ky monster (ne mos ky do tejete Shkelzeni apo Ardita e Luli).
O sonte o kurre !
je i madh rexhep qosja je tamam patriot.te pergezoj nga zemra. oni u.s.a
shqiperia po jeton ne eklips..gjithshka gri gri…deri kur me? ??
Shume intervist interesant, shume lexime te ligjit dhe shume fakte te paarsyshme te z. Rexhep Qosja.
I nderuar z. Qosja na shpjegon si si qenka kriminel Lulzim Basha, se si ky paska vra 4 njerz te pa armatosu, kur e verteta eshte krejt ndryshe.
Si mendon i nderuari Qosja, qe me 21 janare eshte dashur shteti te perulet para mases, ndoshta eshte dashur te lejohet hyrja e turmes ne oborrin e kryeministris, apo ndoshta eshte dashur vrasja e nje kryeministri i cili edhe sot me 2011 ka 140 000 vota me shume se gjithe opozita.
I nderuari Qosja shteti shqiptar nuk vuan nga Sali Berisha po vuan nga disa shqiptar qe cdo gje do benin per kolltukun e pushtetit, ku padyshim aty bene pjes edhe njeri qe mbron ti Edi Rama.
Edi Rama per kolltukun e tij ka mbushur kutit, ate e ka bere me 2004 ku kunder kandidat ka pasur Ngjelen, kjo z. Qosja eshte fakt i pa mohueshem sepse gjithe e din ketet te vertet.
Se Sali Berisha ka punur shume nuk dyshohet z. Qosja, sepse mos te harrojm se keta njerz qe sot ti i don ne pushtet dhjet vite rresht kan vjedhur fondin e rruges qe te lidh ty z. Qosja me shqiprin, rruge te cilen e premtoi dhe e realizoi SALI Berisha.
Vetem te jesh i verber nga natyra, apo i verbuar nga politika nuk mund te shohesh ndryshimet ne kete shqiperi ne 6 vitet e fundit, keto 6 vite kan qen jete per kete vend, keto vite jane me te mirat ne historin e kombit ton z. Qosja.
Ne keto vite i nderuar je bere antar i NATOS, ne keto vite i nderuar shqiptaret po levizin pa viza, keto vite kan bere qe shqipria te jete nje nder vendet me te mira per turizem.
Se sa shume dallon shqipria prej Belorusi eshte e qart, por vetem per ju nuk paska dallim, gjitha keto integrime na paskan ardhur si integrime te faluara e jo te merituar.
Shpresoj z. Qosja qe pleqeria nuk eshte ka e bene te veten tek ti, por ne anen tejeter do ishte me mire te ishte pleqeria se sa te jesh i verbuar POLITIKISHT.
o petrit po qe je i verber se luan topi ose i pa ditur te them je komuniste jooo te maresh ne mbrojtje kriminelin berrisha ose je per diktature ose je per krimin nuk ka rendesi cfare bindje politike ke
Petrit Ndoçit – nuk dua qe ti imponoj ketij zoterie mbeshtetjen e tij per partine, liderin qe mendon se eshte me i mire.
Por i deshiroj qe meqenese mbeshtet veprimet e Berishes ‘per mbrojtjen e shtetit’, e theksoj i deshiroj shume qe familja e tij te perjetoje te njejten gje si familja dhe femijet e kater te vrareve.
Ata kater persona jane vrare ne mes te rruges, – JO NE TERRITORIN E DIKASTEREVE. Ata u vrane njesoj si vrisnin ushtaret e gardes pse hyre ne zonen e bllokut.
Keshtu qe zoteria e meriton te perjetoje dhe dhimbjen qe sjell pushteti i personit qe adhuron!
Per ndrysihmet qe ai pretendon, duhet te kuptoje se ne sistemin e tanishem, nuk eshte Partia qe ben ndrushimet dhe zhvillon vendin, por eshte biznesi privat.
Qeveria vetem paguan firmen qe ben rrugen, por nuk e ben vete. Leket e paguara jane dhene nga neve te gjithe me taksa, keshtu qe Zoteria te dale nga Verbimi, duhet te kuptoje se Qeveria ne kete zhvillim ka qene vetem SEKSERI qe ka fituar leke nga leket tona. UNE per kete nuk e falenderoj qeverine. Zoteria eshte i paditur, dhe i pazhvilluar persa i perket funksionimit te kapitalizmit.
te njejtes deshire i bashkohem dhe une!me gjithe shpirt ia uroj kete gje ketij ndocit dhe gjithe atyre qe mendojne si ai!!!!!
Opetrit po kaq te ngelur nga mendja mor i shkret . Po sala ta beri ate rruge , me leket e argites apo te shkelzenit ??? Po me leket e tua u be , me ato leke qe ti dhe femijet e tu do ti per 100 vjet . Akoma nuk e di qe je njeri dhe ke te drejt te levizesh lirshem ku do ti dhe jo ku me do bytha mua apo sales tend te dashur . Qe NATO eshte nje organizem thjesht ushtarak dhe nuk ka te beje me buken tende e te femijve te tu , me rritjen e mirqenies tend dhe te ardhmen e femijve te tu as kete sta ka mesuar akoma njeri .??
petrit nuk mund te te quaj zoteri,ti me siguri do jesh nga ata qe mban sali berisha mbas vetes kur ai ka vap,ju i boni fresket ,se pastaj e dini ju se cfar ju gjen,turp te kesh qe analizon profofesor,Z:REXHEP QOSJA,por ti ngopesh me nje thes mjell qe te jep sali dhe lulu basha,injoranca dhe varferia te bashk jetoj me tyyyyy dhe njerez si tyyyy,
Dua ta falenderoj zoterine me lart per te gjitha keto te mira te”ZOTIT”Berisha ndaj popullit shqiptare.
Ishte “SHKELQESIA”BERISHA qe na beri ne 97 te leme trojet tona.Dua ti kujtoj zoterise ate :FATIN
E MADH.qe paten ATA HERONJTE E GERDECIT MES TYRE EDHE FEMIJE QE PER TE SIGURUAR
BUKEN E GOJES(MREKULLITE E TE JETUARIT NE SHQIPERI NEN DEMOKRACINE BERISHIANE-
ENVERIANE)HUMBEN JETEN.
A kena me i ndigjue ndonjihere njikto njerez te shquar qi kq qite nji kjo NANA SHQIPERI??????
I nderuar Z. Petrit
Me vjen keq me analizen infantile qe ben persa i perket mbushjes se kutive. Edi Rama nuk ka pasur ndonjehere nevoje te mbushe kutite, sepse ato i ka mbushur populli me voten e tij, te ciliat kane qene gjithmone mbi 20.000 vota per Edi Ramen.
Strategjia e vjedhjes dhe mbushjes se kutive eshte eskluzivitet vetem i Sali Berishes.
Sa per ate qe ata kater njerez te vrare, ti mendon se Shteti nuk perulet para mases, shteti duhet te perulet para qytetareve dhe te mendoje per ta dhe jo ti vrase duke protestuar me duar ne xhepa, apo siç beri ne Gerdec
Ne Itali hyn ne parlament te rinjte dhe nuk i vrau njeri, po ky Sali ne 1998 hyri ne Kryeministri dhe rrembeu tanket dhe nuk e preku njeri.
Me vjen keq qe vazhdoni te shkoni pasi njeshit vetem se eshte njesh, nga te cilet Shqiperia ka vuajtur 50 vjet me Enverin dhe 20 vjete me Saliun.
Sa per rrugen nuk e beri Sala me parate e xhepit por me taksat e Shqiptareve dhe me nje çmim 300% me te larte se çmimi i tregut jo ne Shqiperi por ne vendet me te zhvilluara te Europes.
Eshte naive ne vitin 2011 te thuash beri rruge, solli uje e te tjera budallalleqe si keto.
Sala eshte ai qe kerkoi te shiste 300km det, pra kerkoi te shiste interesat kombetare, ne çdo vend tjeter kesaj i thone tradhti ndaj interesave te Atdheut
Po Sala gjen njerez si ju dhe mban peng nje Shqiperi.
Vetem Shqiptar qe nuk jeni ju
Rexhep Qosja, eshte me te vertete korrekt me cfare tha ne kete interviste. Kurse per bashkimin me Kosoven, nuk jam dakorte sepse jane shume kushte qe duhet te plocohen nga Kosovaret. Kosvaret nuk pranojne Nene Terezen, dhe jane kunder saj. Per opoziten Shqiptare, opozita nuk duhet qe te prese nga nderkombetaret, kjo nuk ka kuptime qe te presim nga te huajt.
Faleminderit Prof. Rexhep Qosja per shkrimin e mbrekullueshem te rradhes.
kam 22 vjet qe nuk shkruaj si emigrant qe jam Por kam nje rrespekt te vecante per akademikun QOSJA Eshte nje patriot i vertete I uroj shendet familjarisht
nicoll disha nukpaske gjak shqiptari ore pis ti don luft nder shqiptar po tethem se dorrasesh mejdon oipa fe
denisi, cfare thua more???
hahahaha…o nicolla as une s’po marre vesh se cfare ka dashur te thote…ky o ka qene tape, o eshte handicap, ose eshte ndonje nga ata “vellezerit” tane nga veriu i larget qe vetem shqip nuk dine te flasin!!
nicoll disha nuk paske gjak shqiptari,ore pis ti do lufte midis shqiptareve po te them se do (rrasesh mejdon) o i pa fe!
ate ne kllapa nuk ka fjlaor ne bote me e perkthy plako! hahahha
na mbyten keta monstra
perkthyesi, perse nuk jam Shqiptare si mbas teje??
ishte per shaka o lum miku qe ka ra prjej fiku…nga je me origjine nga luzi i vogel qe nuk kupton shakate …
Ore perkthyes, nuk ka loje me kombesine mor fshatare.
So true. Hosntey and everything recognized.
zSMQLb yfbbbxrzbeaj
Per cfare bashkim e keni fjalen Z.Qose kosova eshte pjese e serbise e shume shpejte do bashkohet me memen Serbi se e tille ka qene e kete ta thote nje i shitur per 300 euro ne vorio epir.
a mor mjeran,mund te nderrosh nick e te kopjosh dike tjeter[psh,mua]por duhet te nderrosh dhe gjakun nga turk ne shqiptar,se vetem nje shqiptar 100% mund te quhet tourkofagos[shfaroses turqish] ndersa ti nuk mundesh,se ke te njejtin grup gjaku me magjypet,eshte e pamundur shkencerisht,,,,,,,
I shitur je o grek pse te vjen inat rrofte ortodoksia shqiptare.
shfarosesh c’fare imagjinate! per kuriozitet, c’fare te kane bere ty personalisht
shfarosesh vetem ne internet se ne jet reale ja mbath sa syte kembet ky eshte si ata tipat e fark qe do hynin ne kosove per te luftuar por nuk hyne asnjehere pervec nje rasti kur hyn dorzun armet tek serbet dhe ky nga ata lloj shfaroseshish eshte prej kartoni.
me mire lufte denis se sa ne roberi ne mes te europes mor plere.
eshte me se normale qe nje dite do bashkohet shqiperia me kosoven. po nuk eshte mire te komentojme se si e flasin shqipen kosovaret se e dime qe c’do krahine ka te sajat.
Eshte kenaqesi dhe privilegj te lexosh intervista kaq te arrita, te drejtpedrejta. Akademiku Rexhep Qosja per te disaten here u thote shqiptareve se po shkojne drejt gremines, per shkak te keqqeverisjes. Ky njeri i madh i letrave shqipe duhet lexuar, degjuar e kuptuar drejt. Ne se kete e bejme me vonese, ky eshte faji yne.
I madhi “akademik R.Qosja” eshte rilindasi i gjalle i shqiptqreve.Me vjen mire qe brezi im ishte i detyruar te studionte R.Qosen njesoj si rilindasit e tjere.Ai kurre nuk na ka zhgenjyer.Nuk mund te jesh patriot e shqiptar ,pavaresisht se ku jeton,nese nuk ve gishtin mbi plage dhe nuk i thua gjerat ashtu sic jane.R.Qosja tregon se eshte burre i madh i kombit tone dhe vleresimi per figuren e tij ,(ne te kaluaren tone aresimore) paska qene krejt i merituar.Mirenjohje per aresimimin e atehershem dhe mesuesit tane korrekt.
Asnje shqiptar i mire, asnjehere nuk ka bere nje analize kaq transparente dhe te drejtperdrejte te problemeve ne politiken shqiptare sic po ben ne kete shkrim i nderuari Rexhep Qosja. Nje komunikim i tille bindes dhe i ashper ndaj padrejtesise do t’i kishte bere vend drejtesise qysh ne fillimet e diktatures berishiane. Degjoni o njerez dhe mendoni se c’fat i madh eshte per kombin te kete figura te tilla te shquara, mendimtare e patriote qe me sinqeritet e me qellimin me te mire e vene intelektin e tyre pergjegjesisht ne sherbim te interesave te popullit, qe nga palo politikanet eshte trajtuar si mish per top. Nderimet e mia me te larta per akademikun e shquar Rexhep Qosja.
Demokracise ne Shqiperi i vjen nje shans kur te shporret Sali Berisha, gjalle apo vdekur, preferohet vdekur.
Pershendetje Perkthyes
Mos u nxito bre burre se ka dhe fjalor shum te vjeter ku mund te referohesh.:))Ne fakt jam duke qeshur sapo e pashe fjalen “mejdon” Kjo fjale perkthehet fushe beteje.
¨Liria fitohet dhe nuk dhurohet¨ kjo fjali e shkurter eshte universale per te gjithe njerzimin dhe eshte provuar 100% ne cdo periudhe te jetes e zhvillimit njerzor, prandaj ne Shqiptaret qe shume kemi vuajtur nen diktatura te nje pas njeshme e ne diktature jemi perseri edhe sot ne vitin 2011, sna mbetet gje tjeter O NE, POPULLI OSE DIKTATURA, se te dy nuk mund te bashkejetojme kurresesi.
Prandaj z.Rama dhe bashkepuntoret e tu ne PS dhe ne grupimin Opozitar nuk keni cfare presin me; POPULLI ESHTE GATI PER TE RIFITUAR LIRINE E TIJ, DEMOKRACINE, PRONEN PRIVATE DHE ATE PUBLIKE, DREJTESINE DHE PROSPERITETIN me cdo cmim. Cdo dite, jave a muaj qe kalon Diktatura cimentohet dhe shkulja e saj veshtiresohet, e per kete ju Lideri i Opozites z.Rama keni pergjegjesine per lenien e Popullit (shumices se popullit qe te voton rregullisht dhe bindshem) nen Diktature. Nese mendoni z.Rama qe me protesta rutine, te paorganizuara, te ralla dhe te pafuqishme qe shpesh here i komentoni protesta paqesore dhe demokratike, ky rregjim Diktatorial nuk do te shkulet edhe per 50-vjete te tjera, pra do ja kaloje edhe rregjimit diktatorial te Enver-Ramizit. Qartazi dhe me pjekurine e kulturen qe zotroni si kryeqytetar dhe politikan energjik e perendimor, ju lipset te dilni ne krye te shumices se Popullit qe eshte me ju…me opoziten, per te larguar me cdo cmim e sakrifice Diktaturen e Re te trasheguar nga Diktatura e Vjeter po me oborrtare e servile te Bllokut te PPSH. Mos e le kete popull nen Diktaturen e Mafias, nen familjen politike e biologjike te Berishes, Nanos, Metes apo dhe fytyrave te ndyra qe u lepihen ketyre tre monstrave per pushtet e para e vrasje.
A mendoni se do te jete mire bashkimi i Shqiprise me ate te Kosoves??????
me keta idiote qe ka kosova JOOOO!!!
nicolla disha,
Sigurisht qe do te jete shume mire. Mire po kush te lejon. Sidomis tani me dorezimin e shpejte te Mladic ne Hage, Serbise ju hap pothuaj rruga per futjen ne BE, gje qe mendoj une nuk eshte mire per Kosoven. Pershedetje
ku e ke marre shtepine ne Tirone ,,,ne zocke e zeze apo ke zogji zi
Asht mjerim per nji komb që ka nji akademik siq asht Rexhep Qosja
xhevat berisha janjeve,
Une si anetar i ketij forumi, do te te isha shume mirenjohes qe, ti te argumentoje mendimin tend se, pse adadimiku Qosja eshte nje mjerim per Shqiperine. Me vjen keq por, shkrimi yt prej nje rrjeshti te vetem, tingellon me teper si nje parrulle qe hidhet ne mitingjet e Sales se sa nje mendim i argumentuar. Pershendetje
ilir111,
Une personalisht mendoj se m.gj.s. vepren e Profesor Qoses nuk e njof mire, mendoj se
kemi te bjeme me dy gjera te ndryshme. Une mendoj se i madhi Kadari eshte i pa aritshem ne fushen e letersise. Ndersa per mua Qosja ( m.gj.madheshtine e tij ) eshte mjetshter i nje fushe tjeter dhe pikerisht te publicistikes.
Plotesisht dakort ne fushen e letersie Kadare sot eshte i pa arritshem ne Europe,
dhe sinqerisht me vjen turp se ne gjuhen shqipe veprat e tij i kam lexuar me vonese
Pershendetje.
I nderuari Plaku
Per faqet e zeza të Rexhep Qosjes jam në gjendje të shkruaj edhe shum faqe po dashte por më duket se ësht e pa nevojshme. Populli Shqiptar i Kosoves nuk don me ja par surratin as 1% nuk i ka pas vedi. Qosja iu duartrokiti vllavrasjeve që ndodhen me rastin e “Revulucionit të vonuar”dhe ky e pagzoi ket vllavrasje.ky asht kunder kombit tan…
Kurse sa u perket parullave unë nuk perzihem në punët e shtetit amë, se nuk më takon me që jam nga Kosova, por po ta bëj me dije zoti Plaku se Edvin Kristaq Rama ka ma teper parulla se sa zoti Berisha. Ne Shqiptarët që gjendemi jasht teritorit të Shqiprijes, mendojm se Edi Rama nuk asht kombtar aq sa duhet dhe nuk ka deshir të jet i shkëputur nga komunizmi qind për qind.