Kolegji Zgjedhor pushon çështjen për rezultatin e njësisë 5. Nesër tjetër betejë

26 Maj 2011, 14:56Politika TEMA

(E PERDITESUAR) – Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin e parë dje duke pushuar çështjen e KZAZ-së numër 49. Kolegji shqyrtoi për disa orë ankesën e Partisë Socialiste lidhur me vonesën e KQZ në publikimin e tabelës së rezultateve të komisionit zonal 49, dhe në fund vendosi ta pushojë çështjen. Me termat e juristëve, vendim pushimi për Kolegjin do të thotë ose se çështja nuk përmban lëndë ankimore, ose se lë në fuqi vendimet e mëparshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kështu ankesa e parë e PS-së është rrëzuar, nesër pritet të merret në shqyrtim ankesa tjetër që ka të bëjë me aktin normativ të KQZ-së për numërimin e fletëve të kontestuara në Tiranë, akt që ndryshoi dhe rezultatin për kryeqytetin.

 

Seanca e parë

Seanca e parë ankimore për Tiranën grumbulloi në sallën e ngushtë të Kolegjit një numër jo të vogël avokatësh dhe juristësh politikanë: Eno Bushi, Arian Salati dhe Eridian Salianji për Partinë Socialiste, por edhe njëri prej bashkautorëve të Kodit aktual Zgjedhor, deputeti Damian Gjiknuri.

Përballë tyre, avokati Ivi Kaso, bashkautori teknik i kodit, Oerd Bylykbashi, ish-specialist i OSBE-së për çështjet zgjedhore dhe aktualisht drejtor i kabinetit të kryeministrit, por si degjues të thjeshtë edhe deputetët Eduard Halimi, ish-Avokat i Shtetit dhe Ilir Rusmali, ish-ministër i Drejtësisë dhe kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve.

Mes tyre qëndronin juristët e KQZ-së. Partia Socialiste kërkoi që Kolegji Zgjedhor të detyrojë KQZ-në të nxjerrë tabelën përmbledhëse të njësisë bashkiake numër 5, mbi bazën e tabelave përmbledhëse të grupeve të numërimit.

Më pas, mbi bazën e tabelave përmbledhëse të KZAZ-ve të Tiranës, të nxjerrë tabelën përmbledhëse të bashkisë Tiranë. KQZ argumentoi se e ka bërë këtë gjë, por Partia Socialiste u kundërpërgjigj se KQZ i ka nxjerrë tabelat pasi ka rivlerësuar disa qindra vota të hedhura gabim.

Në përfundim, Kolegji vendosi pushimin e cështjes. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se për Kolegjin kjo çështje zëre se nuk ka ekzistuar fare. Kolegji u ndal vetëm në aspektin procedurial, pra Partia Socialiste i kërkoi që të detyrojë KQZ-në të nxjerrë tabelat e rezultatave, ndërkohë që KQZ i kishte nxjerrë tabelat.

Por Kolegji nuk i hyri shqyrtimit në themel, nëse nxjerrja e këtyre tabelave prej KQZ-së është ligjore, apo në shkelje të ligjit.

Ndërkohë përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri i pranishem në mbledhje, deklaroi për mediat, se gjykimi në themel nuk ka përfunduar ende. “Kolegji Zgjedhor ishte në pozicionin që edhe sot mund të jepte një vendim të drejtë, sepse argumentat tona ishin të qarta dhe nuk pati asnjë argument tjetër kundër. Kolegji nuk u investua në themelin e problemit”, u shpreh Gjiknuri. Deputeti Gjiknuri theksoi se Partia Socialiste pret që Kolegji të mos ndikohet nga presioni i qeverisë, pasi fatet e demokracisë shqiptare varen pikërisht nga puna e këtij institucioni.  “Vendimi i trupës gjykues ka peshë shumë të rëndësishme në këto momente që po kalon Shqipëria”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, Partia Socialiste depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ankimore për tabelën përmbledhëse të Tiranës të nxjerrë nga KQZ. Me një fjalë, beteja ligjore për Tiranën, sapo ka filluar.

59 komente në “Kolegji Zgjedhor pushon çështjen për rezultatin e njësisë 5. Nesër tjetër betejë”

  1. ILIRISPORTAGE says:

    shpresojme qe ate qe beri Bersha me Ristanin per bashkine e Tiranes,ta vendos drejtesin ne vend Kolegj zgjedhor ,le te shpresojme qe ky institucion funksionon ne menyre te pamvarur.

  2. xhemil. says:

    Drejtësia e kolegjit, është thyerje e Tiransë dhe inkurajon popullin për përballimin e diktaturave. Dëshirojmë të mos zërë vënd paraja e larë me lumejtë e gjakut nga viktimat e tiransë. Si qytetar i thjeshtë kam bindjen se historia dhe populli do jet i pa mëshirshëm me spekullatorët. I bëj thirrje kolegjit për drejtësi. Populli po lëngon.

    1. tg usa says:

      More”xhemil” po ne qe zhdukem diktaturen nga pushteti i saj dhe ata njerez te diktatures nuk i vrame sic i vrat i burgoset dhe interrnuat ju o te paudhe kur kishit pushtetin. Por i lame te bejne jete te qete por jo me ne pushtet se nuk donin demokracine dhe perseri nuk u beme as gjene me te vogel kur ju u cuat ne anti mitingje kundra demokrcis ne vitet 90-te.Tani na dalin dhe na behen komunistat e partis socialiste ish komuniste demokrat nuk di por turpi per keta njerez nuk paska kufi.Per keta qenka qe nje fjale goje se jane bere tani demokrat duke harruar antimitingjet,vrasjet, burgosjet dhe interrnimet dhe te marin pushtetin duke thene se e shikoni ne bejme cfar te duam kur te duam behemi komunist sepse po ti shkosh ti kuntrollosh neper shtepia te gjithe i kane testat e vjetra te partis punes dhe kur te duam behemi demokrat e po kjo i thone mos u tregofte gjekundi pune e ketyre njerzve pa pik principi.Zot ruaje shqiperin nga kjo pjell e keqe.Po e moret more te pa udhe 97-2005 dhe cuat shqiperin 20vjet mbrapa duke e vjedhur te gjithe a keni moral apo jo po u pyes more te pa udhe edhe sa kohe do vuaj shqiperia nga ju mor zot?

      tg usa

  3. Bonna says:

    lLE TE SHPRESOJME …Cili do te triumfoje? Rama apo Basha … Kjo do varet sa presion-mbajtes do jene anetaret e Kolegjit, te cileve sot ju ra per pjese te gjykojne kete çeshtje kaq te nxehte. Por, nje gje eshte e sigurte. Kjo vendimmarrje, ose do hyje ne historine e triumfeve te drejtesise, ose ne nje nga turpet e rradhes se saj…

  4. olti says:

    terheqja e trupit gjykues do te thoet se jo te gjithe jane ne nje mendje me njeri tjetrit, kane edhe kundershtimipo te shp[resaojme qe vendimi te jet i argumetuar persembari…

  5. Luli says:

    Le te shpresojme tek drejtesia

  6. Claus says:

    Jam i sigurte qe verdikti i Kolegjit Zgjedhor do te jete i drejte dhe i mbeshtetut ne ligj, pra ne favor te PS. Edi Rama do te jete ne fund fitues i zgjedhjeve.
    E them kete se Parlamneti Europian, Bashkimi Europian, USA dhe ambasadoret ne Shqiperi kane bere presion te jepet nje vendim i drejte dhe i mbeshtetut ne ligj.
    Ne fund te fundit behet fjale per nje institucion i quajtur “Zgjedhje” dhe zgjedhjet kane rregulla, nuk mund te behen rregullat dhe ligjet lemsh nga Berisha ne interes te tij. Kete e di i madh e i vogel, ne Shqiperi dhe ne bote. Kete e di dhe Sali Berisha qe per kete “gabim” qe beri pushteti i tij eshte tashme ceshtje kohe.

  7. MONDI LAC says:

    Eshte rasti, drejtesia te tregoje … qe edhe ne shqiperi … funksionon …

  8. Luli says:

    Ate gjedhen e shpifur te Sali Kriminelit kolegji do ta hedhi ne koshin e plehrave.

  9. daniel says:

    po e thyen edhe gjykatat drejtesin atehere besimi jone do te venitet nga gjithcka…..

  10. fieraku4u says:

    Nuk e marre veshe me keta gjyqtare? Rrezojne nje padi te PD’s duk treguar se kan shkelur ligjin ose eshte anti ligjore, por marrin vendimin te terrhiqen nga padia e PS, edhe nuk as po e as jo. Kur do vendosin keta se lane name, gjyqtare jo profesionale.

  11. genta says:

    Pak shpresa kam nga kolegji zgjedhor!

  12. durim says:

    gjynah per shqiprine.cjane keto gjera absurde,perballe kamerave berisha ndryshon rezultatet.deri kur do te vazhdoje keshtu.

  13. tafuti says:

    Vendimi i Kplegjit Zgjedhor u mor vesh qe me fjalimin agresiv te Sali Kafshes ne Parlament sot paradite:Nderkombetaret,fshataret e tipit Countryman jane dakord me regjimin e tij malok.
    Rrofte Malokeria….

  14. Rami says:

    Populli duhet te marre fuqine ne dore ,Drejtesia ,Kolegji Zgjedhor duhet te punoje per popullin e jo per Kriminelet , kush mshmanget nga e drejtesia do te perballet me Forcen e popullit,Kolegji Zgjedhor duhet te tregoje qe i perket Popullit e jo Kriminelit Basha.

  15. AlbinoBlackSheep says:

    C’fare do te thote titulli?Kolegji pushon çështjen e PS për KZAZ 49.
    A do te thote qe kolegji zgjedhor nuk mund te jape vendim per kete ceshtje?A eshte duke shqyrtuar ceshtjen ala? Apo ka vendosur kunder kerkeses se PS?

    1. fakulteti i drejtesise viti II says:

      rri i qete,nuk ishte ceshtja e rrezimit te tabelave qe miratoi kqz,por per tabelen e 49 per tejkalim afati,kerkesa e ps ishte qe te detyronte kqz qe te miratonte tabelen e 49 pasi i kishte kaluar afati ligjor ,duke pare qe kqz e miratoi tabelen,por mbas pilafi ama,kolegji nuk mund ta detyronte qe ta miratonte per se dyti,keshtu qe e pezulloi !

      nuk e di a u shpjegova mire,por me pak fjale kjo pritej te ndodhte,edhe pse ps kishte shpresa qe te rrezoheshin qe ne kete proces tabelat e miratuara nga kqz,gjithesesi,jam i sigurt qe tabelat e miratuara nga kqz do te rrezohen ne procesin e ardhshem,duke pare qe nuk ka asnje baze ligjore ku kqz te marre rolin e kzaz !

      1. AlbinoBlackSheep says:

        Ok qarte.Kjo ishte kerkesa e pare qe PS beri tek kolegji zgjedhor per te detyruar KQZ te shpallte rezultatet e kutise se fundit pasi kishte kaluar afati i shpalljes.KQZ e shpalli rezultatin te djelen qe shkoi ne darke ku Rama kryesonte me 10 vota.Te henen ne darke Komisioni Qendror i Vjedhjeve nxorri Bashen fitues me 81 vota.

      2. Basha vrases says:

        E ke than bukur e drejt, as une se kuptova po me shpjegimin tend e qartsova

      3. lumturia says:

        faleminderit Student i drejtesise… le te shpresojme se ata Gjyqtaret nuk do e perdhosin emrin e tyre dhe te Drejtesise se Ligjit…..Vendi dhe Kombi kane nevoje per Paqe me Ligjin dhe jo me Maliqin e Saliqit…..edhe Shqiptari me pa shkolle u Skandalizua nga “VJEDHJA ME TRASPARENCE NE EKRANE TV”

        1. pushka says:

          Kush me shpego C’fare do te thot (kolegji zgjedhor) ? mos valle kane deshur te thone: k…….zgjatura…

    2. lumturia says:

      Te njejten pyetje kam dhe une cdometehene ky vevendim i kolegjit per KZAZ 49? Sa te ndikuar jane keta gjyqatret nga presioni dhe politika e peshtire e Berishes?A jane te mbrojtur ata me ligj me roje personale? apo ju vuri Sala ca police te shartuar nga trute, dhe kjo do te thote qe ata jane te kercenuar, dhe marja e vendimit prej tyre eshte direkt diktat nen kercenimin e Berishes. Kush e njeh Bishen ketu e 20 vjet e di shume mire se sa intrigant dhe kriminel eshte ai per te arritur te keqen e radhes…Komb, zgjohu nga Gjumi dhe Cohu ne kembe, se Bisha ju ka hipnotizuar dhe po ju perdhunon pa pushim….

  16. Search38 says:

    O njerez te trashe thirrini mendjes ketu ka marre fund cdo gje, nuk ka me shtet ligj asgje, eshte vetem Sali Krimineli, disa here jam shprehur ne komentet e mija, dhe shikoj ketu nje naivitet te madh, E VETMJA RRUGE PER POPULLIN E MBARUAR SHQIPTARE ESHTE TE NGRIHET, POR KJO KAM FRIKE SE NUK DO TE NDODHE, ESHTE FATKEQESI TE JESH PJESE E KETIJ KOMBI. LE TE QAJME VDEKJEN PERFUNDIMTARE TE SHQIPERISE. FUND MBAROI.

    1. bubi kacurel says:

      Fatkeqesisht per atdheun tone jam dakort me ty miku im ,nuk ka me shprese per kete vend te pushtuar nga djalli .Ne shqiptaret qe ju kemi rezistuar shume tallazeve gjate historise u dorezuam perballe 2 krimbave si Sali Berisha e Ilir Meta te ndihmuar nga Lulzim Basha, Shpetim Idrizi ,Kastriot Islami ,Fatos Nano etj te ketij soji ,mbajini mend keta emra o shqiptare se keta na vrane atdheun .

  17. beni says:

    ne qoftese ne shqiperi do kishte demokraci EUROPA NUK DO PRANONTE REFUGJATE. KESHTU PERFITONI IKNI SA ESHTE SALA NA PUSHTET.

  18. FITORE says:

    cfaredo te jete vendimi prape saliu duhet te iki edhe sikur te jete ne favor te ps sepse do provohet qe vodhi

  19. Revoltuesi says:

    Kolegji largon te keqen nga vetja duke thene : nuk ka ç’me duhet mua me kete pune.

  20. vjosa says:

    Kot mbajme shpresa tek nje kolegj qe esht zgjedhur nga PDja.Te ngrihemi dhe ta hedhim me byth perpjet Sali-Ladenin,rruge tjeter nuk ka per demokracine Shqiptare.

  21. Rani says:

    I paska thirrur me duket Saliu edhe keta bobo ça kafshe e pameshirshme eshte, ose mund te jete qe marrin urdhrat nga BE ose ambasada amerikane se çfare duhet te bejne. Nqs doni qe kolegji te jape rezultat te drejte duhet te shkoni ti mbroni se i ka rrethuar Saliu dhe do ti rrahe nqs si binden. Eh mor Sali mor Sali ça po na ben bravo te qofte, çfare njerezish qe paskemi qene.

  22. Claus says:

    Po duroni o njerez se asgje nuk ka mbaruar. Edhe njehere te gjitha ao qe ka vendosur Ristani nuk kane baze ligjore. Kolegji Zgjedhor do te dije te marre vendim. Berisha eshte izoluar dhe po izolohet gjithnje e me shume. Prisni me durim deri ne fund.

    1. fakulteti i drejtesise viti II says:

      E drejte!
      Jam konsultuar gati me te gjithe profesoret e mi,dhe ju siguroj si te majte si te djathte,thone te njejten gje,qe eshte vetem nje loje politike,nuk ka asnje baze ligjore.
      Kryeministri kerkon fitoren morale ne tavoline,prandaj vuri ne pune kete mekanizem (jo shume te zgjuar ne fakt),per te justifikuar humbjen me pretekstin qe fitoi me vota te popullit,por humbi ne baze ligjore!
      Per ta mbyllur dhe per tju mos ju merzitur me shume,dua te shtoj qe kolegji mund te vendosi ne favor te pd vetem nqs …ne fakt nuk e di se si …ne rruge ligjore ska shans … pershendetje! 8-|

      1. plaku says:

        fakulteti i drejtesise viti II,
        Do te te isha shume mirenjohes ne se, do kesh kohe ti pergjigjesh pyetjeve te mia, sepse fatkeqeisht nuk marr vesh nga jurisprudenca ( keshtu me duket se shkruhet ).
        – A lejohet me ligj qe, 8 anetaret e kolegjit zgjedhor te jene anetare ose simpatizante te ndonje parite politike.
        – Si votojne 8 anetaret e kolegjit zgjedhor. Me thjesht ngritje dore apo vota te fshehta ?
        – Kush e ka zgjedhur kolegjin zgjedhor ?
        – Pas dhenjes se vendimit te kolegjit zgjedhor se kush i ka fituar zgjedhjet ne Tirane a ka ndonje institucjon tjeter ku PS te beje ankim per vendimin e kolegjit zgjedhor?
        Shume faleminderit paraprakisht per pergjigjen. Pershendetje.

  23. Lugat says:

    U kuptua tani, Kolegji do ju thote jo te gjitha ankesave te PS-se, mbase do ju hedh vetem ndonje kocke per te lepire sa per te thene.

  24. oni says:

    ikni nga syte kembet o shqiptare injorante, dhe frikacak. tung u.s.a.

  25. Claus says:

    Ceshtja qendron keshtu : PS kishte shtruar kerkesen qe ne mbarim te procesit zgjedhor per te detyruar KQZ te shpallte tabelen permbledhese te rezultateve.KQZ nuk e mori parasysh kete kerkese ne kohen e duhur, por me shume vonese ajo e miratoi teper vone tabelen permbledhese te rezultatit dhe kete e beri dy a tre ditesh, pasi kishte numeruar kutite me fletet e pavlefshme. Tani Kolegji pushun nje ceshtje qe ne fakt nuk ekziston me, pra nuk ka c`te gjykoje.
    Keshtu e shikoj une kete ceshtje. Pra nuk ka asnje padrejtesi ne kete mes.

  26. 007 says:

    bojkot dhe vetem bojkot te paralizohet e tere shqiperia nga veriu ne jug.

  27. Aus says:

    Per mendimin tim Kolegji zgjedhor te mos e prishe linjen qe ka nisur Saliu bashke me K.Q.Z.Ne qoftese kolegji ve drejtesi duke ja dhene bashkine Edi Rames Saliu mbas dy vjetesh do vazhdoje me historine e vjedhjeve te votave.Sali Berisha duhet te zhduket nga skena politike shqipetare nje sahat e me pare.Duhet ti hape rruge brezit te ri.Une personalisht jam votues i majte por do ta respektoja me shume Bashen po ti kishte ngjitur shkallet e karrieres ne politike jo nen sqetullen e Berishes.

  28. genta says:

    Claus, ti po mundohesh te shpjegosh ne nje fryme positive vendimin e KQZ-se. Une ashtu shpresoj. Por llogjika thote, qe megjithese KQZ e miratoi kete table te manipuluar, ishte me vonese. Dmth KQZ shkeli ligjin dhe duhet te ishte marre nje vendim qe pasqyronte kete, “Shkeljen e ligjit”, per arsye te afatit kohor. Perse nuk e beri Kolegji Zgjedhor kete? Penaltia mund te ishte cfaredo per KQZ-ne, qe mund te mos kishte lidhje me resultatin zgjedhor, serisa te futeshin thelle ne ceshtje.

    Pershendetje!

    1. Claus says:

      Nuk mundohem ne asnje rast te komentoj ne fryme pozitive vendimet e Ristanit. Ne kete rast vetem sa komentoj nje vendim te Kolegjit qe me duket teper i arsyeshem se ne fund te fundit nuk ka cte gjykoje. Vendimi dihet qe eshte marre me vonese, por eshte marre, pra Kolegji ka ne dore nje ankimim qe eshte “korrigjuar” me vonese.
      Kryesorja eshte te hedhe poshte vendimet e KQZ, pra 81 votat superiore te Lulit dhe kete do ta beje se ligji nuk e lejon te hedhe hape ne drejtim te kundert.
      Ne kete rast Berisha nuk ka asnje aleat ta mbeshtese. Nuk mund te prishen “Zgjedhjet” se sjell precedente ne tere boten kjo sjellje dhe po kaloj kjo menyre atehere cdokush mund te numeroje votat e pavlefshme me shkakun e vetem se votuesit ishin “te verber”, kishin “emocione” etj,etj. Kjo nuk shkon, eshte si nje teze provimi qe kur korrigjohet nuk mund te rikorrigjohet per shkak se studenti “kishte ngaterruar tezen”. Pershendetje.

      1. genta says:

        Ishte gabim shpejtesia, e pata fjalen per kolegjin zgjedhor, jo per KQZ , “per frymen pozitive”.

        Gjithe te mirat!

  29. Besi says:

    Te kuptojme te tere..kolegji e pushoi ceshtjen per shkak se objekti ne kete kerkese akt padi u ezaurua me nxjerrjen e rezultatit paraprak nga KQZ ne oren 01 te mengjesit ku Edi kishte dale fitues me 10 vota para njeriut qe qesh. Pra nuk kishte me kuptim se cfare do te vendoste Kolegji. Neser eshte avazi neser dhe kemi besim se keta zoterinjte e Kolegjit do te vendosin ne zbatim te ligjit dhe vetem te ligjit qe i jep te drejte absolute Edi Rames. Fitore Edi

  30. 1444 says:

    po ca keni o shqiptaret e mi ,qe merrni si pushka e jevgut,rrini te qete asgje nuk ka perfunduar,ne fakt akoma nuk ka filluar!
    Kolegji sot pranoi kerkesen e ps,pranoi qe kqz kishte shkelur afatet e 49 ,por duke pare qe kqz e miratoi ne fund vete tabelen e 49,pezulloi ceshtjen,pasi nuk mund te detyroje kqz qe ta miratoje dhe nje here tjeter!
    kaq e thjeshte eshte,vendim qe pritej,rrini te qete,nuk shpeton dot saliu kete here!

    1. redalb77 says:

      ty te lumte goja dhe dora qe e shkrove, po besoj qe e kupton skepticizmin e pjeses me te madhe ketu, cdo qelize e te tre pushteteve ne ate vend eshte e korruptuar, edhe n.q.s. e marrin nje vendim te drejte bazuar ne ligj, kjo do te ndodhe jo pse jane te ndershem, por sepse nje “factor” tjeter me i fuqishem se ai ne pushtet, ka vendosur qe ngjarjet te rrjedhin ndryshe!!

      1. 1444 says:

        po tani europa po i thote salukut mos ti fuse duart ne kolegj,po ashtu dhe amerika,ai po te doje ti fusi,bile ishalla e ben,dhe le te shkoje ne te semes pastaj..me lul e me kete doje !

        Por besoj qe nuk do te ndodhe keshtu,jam i sigurte qe kolegji pavaresisht presioneve,do te veje drejtesi.

        1. redalb77 says:

          “there’s always a first time”, ka gjithmone nje here te pare, le te shpresojme, por duhet ta them, optimizmi yt qenka ngjites,lol, te falenderoj nga larg!!

  31. Search38 says:

    Ok do ta shohim neser, po une te garantoj se vendimi do jete 100%, kunder Edi Rames.

    1. "dhiz iz a mirraklle" says:

      me siguri ke thene keshtu qe te dale e kunderta neser .hahaha

  32. dr tr el ko says:

    Une mendoj qe kolegji zgjedhor do apo nuk do ,te drejten ligjore do te ja jape Edi Rames dhe kete Saliu e di si 1 dhe 1 bejne 2.Por do te te duket para njerezve qe moralisht ka fituar Luli (Argita),por keto nuk po ia japin te drejten e fitores.Ne fakt mendoj se Saliu nuk ka nga te ja mbaj kesaj here,ai vete besoj se nuk e kishte menduar qe te gjithe nderkombetaret do te flisnin me nje gjuhe dhe te gjithe kunder tij…

  33. hysni dajaku says:

    vertet me habit fakti se sa shume njerez besojne tek kolegji zgjedhor,,nje pjes jan naive,nje pjes duan te besojne akoma se do gjendet dikush te japi nje vendim te drejte ne nje vend koke e kembe te padrejte,,,sikur te bje vaki (personalisht nuk e besoj) por uroj per te miren e momentit qe te jet nje vendim pozitiv per Ramen,,kjo ka dy arsye,,Berisha do u japi urdher per nje gje te tille dhe kjo as mos te diskutohet…dhe kuptohet qe po ja dhan Lulit te Xhelalit ka qen Berisha qe u ka dhen urdherin,,pra kush shpreson ne vendimin e kolegjit ne fakt shpreson tek Berisha se mos ndryshon mendjen…personalisht ne fillim te kesaj katrahure besova se Saliu do e bente pengesen vetem per ti treguar Edit qe me do bytha mua pa fiton ti,,ashtu si po i thot tani qe nuk me do bytha mua ndaj nuk fiton,,por gjerat shkuan aq larg sa me varinatin politk te Berishes qe ndejk gjith kohes “te dali ku te dali”zor te ket kthim mbas,,te besosh tek ata antar te “rrjepur” te kolegjit zgjedhor se do bejne mbrekullin ne shqiperin e Sali Berishes ku nuk pipetin qe nga presidenti e Kryeprokuroria e deri tek shtetari me i rendomte,,te presesh drejtesi nga ata emra qe kur i lexon te duken si lypsar rrugesh kjo eshte naiviteti me i madh qe me shohin syt,,,uroj qe Saliu tu thot atyre te japin nje vendim te drejte dhe ata le ta marrin namin si heronj dhe une te jem 1000 here gabim se keshtu lehtesohet sado pak kriza e rende,,por me mundon ajo pyetja'”pse duhej bere gjith kjo zallamahi”ndaj nuk besoj dot tek pozitivja,,,por me ngushellon historia e politikes sone pluraliste,,”bjeri ti bjem e te dali ku te dali”duke kujtuar 97-en,,pse u be ajo qe u be,kur Saliu erdhi perseri ne pushtet!!!!ndaj gazetaret dhe analistet duhen te jen me drejt per drejt e me origjinal e ti shkruajne gjerat ashtu si jan ne realitet,,pra ,pozitiv apo negativ ,vendimi i kolegjit eshte vendim i Sali Berishes qe tani eshte bere me frikshem dhe me i forte se kurr duke drejtuar nje pushtet mafioz qe te merr jeten erzin e voten kur ti doje bytha pa ju dridhur qerpiku fare

  34. dr tr el ko says:

    Mbreme deri ne oren 12 te nates Arvizu ka qene ne seline e PD,sepse te gjithe drejtuesit e e kesaj partie bashke me Salen ,menjehere pas deklarates se Countrymenit kane vershyer ne seli…A e vute re sot si urfullonte Sala ne parlament ?

    1. ko says:

      cfare do te thuash me kete spo te kuptoj,cfare tha countryman !?

  35. dr tr el ko says:

    Qe rregullat e lojes nuk mund te ndryshojne pas procesit…

  36. alban says:

    Popullshqiptar! Motra dhe vellezer! Mos shpresoni dhe mos besoni tek ky Kolegj Zgjedhor partiak Alla Berishian. Do te mbaj po ate qendrim qe mbajti ne qershor te vitit 2009.
    Kko tregon edhe nje here se ne Shqiperi nuk ka drejtesi dhe as ka per ta patur per sa kohe do te jete gjalle Sali Berisha me kllounin Lul Basha dhe vrasesit e vjedhesit e tjere.

    Pergatituni per rezistence! Shqiperia eshte ne rrezik nga diktatura dhe terrori policor i Sali Berishes. Nuk ka kohe per te pritur. Cdo vonese eshte shtrengim i litarit te vdekjes per Shqiperine, per lirine dhe demokracine.

    Popull ji vigjilent!

  37. SKENDERBEU says:

    MAFIOKRACIA E KAP PER FYTI SHTETIN ,GJYKATAT,LIGJIN,DHE SHTYPIN.TE GJITHA PUSHTETET NE DUART E SAJ KERKOJNE VETEM REVOLTEN POPULLORE ME FACEBOOK OSE JO.VERIANI EMRIN SI TE DONIREVOLUCIONIT QE PO MBARS EVROPEN,KU SHQI[PRIA,GREQIA DHE SPANJA DO JENE NGA TE PARAT QE DO I HAPIN DYERT.BOTA DO BEHET ME E MIRE.

  38. vjosa says:

    Kolegji eshte pjelle e Saliut dhe do vendosi per Bashen-kete nuk e luan topi(jo presidenti Topi)Populli duhet te ngrihet dhe nen udheheqjen e opozites,tja tregoj vendin ketij krimineli qe ka 20vjet qe po e rrenon Shqiperine.Mos prisni zgjidhje nga kolegji,se po ky kolegj ishte edhe ne 2009en

  39. Alban Dega says:

    ME PRESHIN E KUSARISE SE VOTAVE NE DUAR !

    – 870 vota te Berishes dhe bandes se tij kusare me shume se numri i votuesve
    te 8 majit kapin me presh ne dhe kryehajdutin e kryetrukuesin e votave ne
    Shqiperi Sali Berisha

    – Mbaje me turp kopilin e hajnise se votave ne dere o Sali Berisha & co e
    kusareve

    – Cirret edhe maska e fundit te mastrafit elektoral berishist ne
    kryeqytetin shqiptar

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sipas llogarive teper te sakta, ne kutite e manipuluara nga Mafia e Berishes dhe te legalizuar nga sahanleprisi tij Ristani, u gjeten 870 vota me shume se numri i votuesve qe kishin hedhur votat ne kutite e votimit me 8 maj 2011. Flagranca eshte e plote!

    Nga erdhen keto vota pa votues!???

    Ato jane nje e vertete e madhe e prove e qarte, nje deshmi madhore e vjedhjes, manipulimit, fabrikimit, falsifikimit dhe legalizimit jo vetem te hajnise se 8 majit 2011 por edhe te kusarise se perseritur 15 vjecare te votave nga Sali Berisha. Ato kapen ne flagrance, me preshin e hajnise ne duar jo vetem hajnat me cizme te tyre, por edhe predikimin e tyre se ato gjoja ato “shprehin qarte vullnetin e votuesve qe kishin gabuar, te kishin emocione, qe kishin problem me shikimin ( 8.5 per qind e burrave dhe 0.5. per qind e grave, sipas Padrinos )”.
    Por eshte harruar kyci i ceshtjes. Qe te ekzistoje vullneti i votuesit se pari duhet te ekzitoje votuesi. Nuk ka pasur, as ka e nuk do te kete kurre vullnet te votuesit pa ekzistencen e subjektit.
    Atehere nga erdhen keto vota!?…. Keto 870 vota erdhen nga urdherat e se njejtes zyre dhe e te njejtit person qe urdheroi vrasjen e 4, plagosjen e 27, arrestimin, keqtrajtimin dhe torturimin e 131 protestuesve paqesore te 21 janarit 2011. Ato erdhen nga Genc Ruli , nga Arben Imam Asfalia qe kapi 4-5 te tilla, Majlinda Tender Bregu, Ilir Mete Shtateqindmijeshi, Fatmir Medi Gerdeci, Arben Ristani … e telalleve te tyre te peshtire, te neveritur te Klanit , ABC-se se kusarise dhe avokateve te vrastarise se bandes se hajnise ne KQZ.

    Vjedhje sy ne sy …. e ne syte e mbare Botes

    Eshte shume interesant kjo shifer 870…. Kaq eshte edhe numri i zyrtareve me te larte te perfolur per akte te tilla kusarie duke nisur nga Berisha e deri tek i fundit hajn i votave, i pasurive, i jetes dhe demokracise shqiptare. Nje rastesi!?
    Aspak: Krimineli, vrasesi, kusari, hajni me ose pa cizme gjithnje kthehet ne vendin e krimit. Vetem se kete here kusaria nuk u krye e nuk u zbulua nen fokuset e mikrokamerave ne ore dore as ne tabulatat telefonike me kode mafioze….
    Kusaria, hajnia e votave, krimi kunder votes se lire e te fshehte te qytetarit te lire shqiptar u krye sy ne sy.
    Behet fjale per vjedhjen me te lige, me cinike, me te peshtire e me diskretituese per regjizorin e saj perfundimisht te diskretituar ne syte e mbare Botes, Sali Berisha.
    Behet fjale per nje vjedhje ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi!
    Behet fjale per nje vjedhje ne syte e mbare Botes. Me teper se per vjedhjen e 171 votave te fabrikuara e falisifikuara per Lulezim Bashen, behet fjale per vjedhjen e se ardhmes evropiane dhe te integrimit te Shqiperise ne Evropen e Bashkuara edhe per te pakten sa te jete ne karrike Robert Mugabe i Tiranes, Sali Berisha.

    Midis Barrosos dhe Robert Mugabes

    Midis liderit, kryeministrit te Evropes se Bashkuar Barroso dhe Robert Mugabes, Sali Berisha me vetdije te plote e vec per te ruajtur karriken dhe kusarine e tij zgjodhi Zimbabvene.
    Nuk e besoj se do te pajtohet me kete zgjedhje antishqiptare, sovrani. Tani e ka radhen ai te thote fjalen e tij ne mbrojtje te ligjit, ne mbrojtje te Kushtetutes, ne mbrojtje te lirise e demokracise me te gjitha mjetet e rruget. Shembujt nga demokracia dhe nena e saj boterore SHBA jane te shumte…
    Do tu drejtoj dy pyetje dhunuesve me te eger te lirise e demokracise shqiptare dhe telalleve te tyre po aq gjaksore e po aq kusare qe marrin pozat e paqesorit, pellumbit sa here shohin tu rrezikohen kusaria e hajnia e tyre nga uragani popullor:
    A humbi apo fitoi demokracia amerikane nga lufta civile e para 150 vjeteve!?
    A do te ishte Amerika qe eshte sot pa ate katarsis madhor demokratik te Abraham Linkolnit!?

    Leksioni i Luigjit te 14-te !

    Pergjigjen e jep vete nje nga baballaret me te shquar e me te nderuar te kesaj demokracie. Cdo popull ka qeverine qe meriton, ka thene Linkolni. Cdo popull ka aq liri e demokraci, aq lumturi e begati sa c’ lufton per to! Kete leksion te demokracise amerikane duhet ta kete parasysh jo vetem sovrani, por mbi te gjitha edhe opozita shqiptare. qe tashme e njeh mjaft mire dhe ka provuar gjithnje kerbacin e tij prej mujashani e despoti cinik.
    Ata e dine mire se Sali Berisha kupton vetem nje gjuhe… gjuhen e Tahririt….
    Cdo mjet e cdo rruge ne mbrojtje te vendosur te lirise e demokracise se shkelur nga cilido qe zbaton ligjin e Saliqit alias Luigjit te 14-te ” Ligji jam une” eshte jo vetem e ligjshme por edhe e shenjte. Dihet edhe fundi demokratik e ligjor i Luigjit te 14-te… ne gijotine!
    Jam kunder gijotinave dhe revolucioneve rrenuese te armatosura e me dhune. Jam krejt perkrah revolucioneve demokratike, kur ajo uzurpohet nga despote e abuzues flagrante te lirise. Ate e thote acik edhe Neni Nr. 2 i Kushtetutes se Shqiperise si ligji i demokracise shqiptare!
    Ndryshe Shqiperia ne vend te integrohet ne Evrope dhe te jetesoje aspiraten e sovranit ” E duam Shqiperine si gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demorkatike” do te behet nje ciflig i Mugabes dhe Kadafit shqiptar Sali Berisha dhe bandes se tij te kusareve dhe vrastareve! Larg qofte ! Amen !

  40. Alban Dega says:

    TE VJEDHIN VOTAT DHE TE DETYROJNE EDHE TI UROSH !

    – Hajde demokraci ala Wild West hajde ….
    – Lufta per voten eshte lufta per koken !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vodhen sy ne sy votat e 8 majit duke i dhene kandidatit Basha tetefishin e votave qe i duheshin per tu shpallur fitues. Vodhen hapur, brutalisht, trashesisht. Faqe shqiptareve kudo ne Bote, por edhe faqe Botes. Ishte “vjedhja me transparente” qe kane pare shqiptaret e Bota deri sot.
    Nje vjedhje tipike e kusareve te Wild Westit te dikurshem. Edhe ata bandite vidhnin hapur diten per diell e ne syte e lebetitur te viktimave te tyre. Eshte nje vjedhje e votes ne emer te votes se lire, ne emer te vullnetit te shprehur qarte te qytetarit te lire
    Nuk behet fjale as per dhjete, as per njeqint as per 171 votat e futura hajnisht neper kuti per Lulezim Bashen, nje kusar dhe vrastar i permasave te medha. Jo vetem vrases por edhe kryetorturues i mbi 131 protestuesve te pafajshem. Te tre keto vep[ra te renda kriminale e terroriste perfshihen ne kategorine e krimeve kunder njerezimit, qe gjykohen nga Haga…. Behet fjale per plot 870 vota qe dalin me shume se numri i votuesve te 8 majit.
    Si mund te kete vullnet te shprehur qarte te votuesit kur mungon pikerisht subjekti i kesaj vote, pra vete votuesi? Si mund te behet fjale per shenjteri vote kur mungon hedhesi i saj, votuesi!?
    Kete mund ta shpjegoje vetem kryetrukuesi dhe krye-kusari me i madh i votave ne Shqiperi, Sali Berisha dhe banda e tij .
    E keqja me e madhe eshte se jo vetem vjedhin votat sy ne sy , por edhe nuk lene mjet pa perdorur qe te detyrojne opoziten, pra viktimen e kusarise se tyre, ti
    falendrojne dhe urojne per fitoren vjedhur. Nje gje e tille nuk e kane bere as kusaret e Wild Westit.
    Te numrohet cdo vote e lire e qytetarit te lire eshte detyre e shenjte demokratike. Por te fabrikosh, falisfikosh, numerosh, vleresosh dhe legalizosh vota te sajuara keq dhe trashe nga kusare votash eshte nje atentat me barbar kunder demokracise.
    Te numerosh, te rinumerosh, te rivleresosh dhe aq me teper te legalizosh voten e vjedhur nga kusaret e mirenjohur te votave te kapur me dhjetra here ne flagrance qysh prej 15 vjeetesh e deri sot eshte nje krim e rende penal, nga kushdoqofte ai, qofte edhe KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor!
    Bojkotimi dhe denoncimi i kesaj hajnie te pashembullt eshte jo vetem detyre e shenjte e opozites por edhe e cdo shqiptari, pa dallim feje, krahine, ideje ose perkatesie politike. Jo vetem bojkotim total por edhe perdorimi i te gjitha rrugeve e mjeteve demorkatiek, perfshi mosbindjen totale qytetare dhe revolten demokratike
    per ti cuar para drejtesise keta kusare e vrastare te demokracise, lirise , votes se lire dhe vete jetes se shqiptareve.
    Shqiptaret e lire votuan si evropiane te vertete me 8 maj 2011. Qeveria e kusareve numeroi si Robert Mugabe ne Zimbabve . Shqiptaret votuan per ” Change and hope… Yes we can !” te Barack Obamaes e demokracise amerikane
    qe ka hapur nje epoke te re per njerezimin.
    Kushdo vendali apo nderkombetar qe orvatet te legalizoje votat e vjedhura ne emer te numerimit ” votes se lire” te kusareve te votave, ne emer te votave te munguara per Lulezim Bashen apo Sali Berishen, eshte bashkepunetor ne kete hajni te votave, eshte po aq ne mos edhe me kriminel se vete kriminelet e vjedhjes se votave. Kjo lloj demokracie qe ata predikojne eshte antidemokraci ala Augusto Pinocet, ala Ferdinand Markos, ala Reza Pahlevi, ala Trujillo – Balager…. ala Mubarak, ala Muamar Kadaf !
    Vota e lire nuk mund te jete kurre vota e vjedhur. Vota e shenjte nuk mund te jete vota e munguar per te nxjerre humbesin si fitues. Nuk mund te kete kurre vullnet te shprehur qarte dhe lire nga nje votues qe nuk ekziston.
    Detyra me e shenjte e opozites ne kete rast eshte te zbatojne besnikerisht dhe vendosmerisht deklaraten e kryeministrit Sali Berisha kur ishte ne opozite se ” Lufta per voten eshte lufta per koken”. Eshte rruga e vetme ne mbrojtje te votes se lire te qytetarit te lire e jo te votes se vjedhur te kusareve te votave!

  41. morava says:

    Te shpresojme qe Entela Prifti, gruaja e drejtorit te Ujesjelles-Kanalizime Korce (kuptohet me bindje te djathta) perpos mijera euro qe i ka paguar K.Spahiut per tu emeruar gjyqtare ne Apel, te tregohet e drejte dhe te zbatoje ligjin. Do te jete turpi i rradhes se saj nqs nuk deshmon intergritetin qe duhet ta karakterizoje si gjyqtare!

  42. Rani says:

    Si i japin rendesi vetes keta te ketij kolegji humoristik, pika qe s’ju bie, e kane lene çeshtjen pa shqyrtuar, po pse, gjoja se ata jane kolegji duhet te lihen te qete te punojne se i mbyti puna si nuk ju vjen turp, behet fjale per te ardhmen e atij vendi ndersa ata pushojne shqyrtimet pa shkak, ndoshta nga frika po ndoshta edhe thjesht per pordhe. Si jane bere te gjithe legene pa dallim ne ate vend mor vlla si nuk del nje qe te thote se Sali Berisha ka bere presion qe ta diskreditoje se edhe pak duhet qe ta leshoje pushtetin se i ka ditet e numeruara. Ne fund te fundit nuk ka per ta vrare Saliu se duhet ti gjeje vend vetes per tu fshehur pastaj, s’ke ça te presesh nga viktima te gjalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje