Diplomatë të vendeve prijëse të NATO-s do t’i garantonin siguri Muamar Gadafit (69) dhe familjes së tij, nëse emigron në Serbi, e cila është ofruar vullnetarisht të pranojë liderin libian, ka publikuar dje njoftimin e përjavshmja franceze autoritative “Le Canard Enchaine”, duke u mbështetur në burime nga Qeveria e presidentit Nicolas Sarkozy.
Burimet nga Qeveria franceze e lidhin Muamar Gadafin me Serbinë.
“Ndërsa aeroplanë francezë e britanikë përpiqen ta vrasin, diplomatët i premtojnë (Gadafit) se do ta ruajnë nëse tërhiqet”, shkruan kjo gazetë.
Sipas këtij burimi, negociatat me të kanë filluar para dy javësh, ndërkaq si alternativë e strehimit të tij përmenden Emiratet e Bashkuara Arabe ose “ndonjë vend i tretë sipas zgjedhjes së tij”.
Mirëpo, Qeveria e Serbisë, sipas medieve të Beogradit, mohon shkrimin e të përjavshmes franceze mbi mundësinë që Gadafi të marrë strehim në Serbi. “Pohimet se Serbia i ka ofruar strehim Gadafit nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, citon “Blic” shefin e Zyrës për bashkëpunim me media, Milivoje Mihajloviqin.
Përmes gazetës “Le Canard Enchaine” gjatë 30 vjetëve të fundit janë bërë publike një numër i madh skandalesh politike të Qeverisë franceze. Ajo botohet në 450 mijë ekzemplarë dhe nuk boton fare reklama.
Shkelqyer fare, Aty te dergojme edhe Salen qe ti beje shoqeri.
Per Sali Berishoviçin do te ishte nje riatdhesim pasi ky njeri nuk ka as 1% gjak shqiptar!
Siduket, nje batute shume mire ju pershtatet mendimeve tuaja dhe bashkemendimtareve tuaj: “Mos vet se te tregon vete”!
Te gjithe Ju qe hudhni “pluhur e gure” mbi salen, me duket se nuk keni 0.001% gjak shqiptari, por jeni shpirta te shitur per sherbimet serbe dhe greke!
Prandaj fjalet tuaja, ende pa dale nga goja e juaj, i merr era!
Oooo Guri, Oooo tirm me flete !
Eshte se c’eshte
Nje shpellar qe donte ti shiste detin grekut
Kush eshte ?
Salaaaaaaaaa !
Mbaro njiher 8-vjecaren bageti me kembore !
Po Sllobodanken bashk me kopilat e shemtum t’karaduzit a i harrut.
Mos e besoni artikullin !
Nuk eshte Beogradi po eshte Salivic Berishkoqevic. Do te hapi horizontin duke studiuar nga afer idete e Gadafit.
Shpreson qe te marre sa me shume eksperience rreth shtypjes se revoltave popullore
Me siguri ka nderhyre Berisha ne Beograd nepermjet mikut te tij Fazlliçit, ndoshta e do per shoqeri kur te behen bashke se nje fund kane te dy si Gadafi si Berisha. Po ti shikosh ne foto te dy jane bere sikur i kane mbushur b….., u jane prere fjalet dhe u nxin fytyra vrastare.