SHENIM/ Serbia marshon drejt BE, ne jemi peng i Mlladiçit tonë

26 Maj 2011, 15:33Politika TEMA

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç u shfaq në ekranet e medieve më të mëdha në botë për të lajmëruar arrestimin e Ratko Mlladiç. Foli serbisht, por iu drejtua medieve edhe në anglisht. Është e qartë se ndjehej mirë që i kishte hapur vendit të tij dyert për në BE. “Serbia është i vetmi vend në rajon që ka kapacitetet administrative për të përparuar shpejt drejt BE”, shkruanin mediat e mëdha të Brukselit para ca kohësh. Tanimë Serbia po sheh nga e ardhmja. I pyetur se a ka lidhje ky arrestim me vizitën e kryediplomates së BE, Ashton në Serbi, Tadiç mohoi gjithçka. Megjithatë presioni mbi Serbinë ka qenë i madh. Vendi që ka bërë luftërat më të ashpra që ka njohur Europa pas Luftës së Dytë Botërore, është para Shqipërisë në rrugën drejt BE. 20 vite luftë e probleme me fqinjët nuk e kanë lënë pas atë. Po Shqipërinë, kush po e lë pas? A nuk është gjëja më e rëndë që të shohësh se si Beogradin e vizitojnë Barroso e Ashton brenda pak ditësh, kurse Tiranës, kryeqytetit që nuk ka bërë ndonjë luftë me të tjerët, nuk ia hedh kush sytë. Është e kuptueshme që shqiptarët ndjehen të fyer kur shohin sa mbrapa po e lëmë pas veten. Dhe ta mendosh që Mlladiçët nuk i kemi duke u fshehur skutave, por në krye të vendit.

25 komente në “SHENIM/ Serbia marshon drejt BE, ne jemi peng i Mlladiçit tonë”

  1. lumturia says:

    Serbet ne i shikojme vetem ne kendeveshtrimin e armikut te perhershem te shqiptareve,por perpos kesaj marredhenie shekullore me ta, nuk mund te mohojme aftesine e tyre per te pasur nje shtet te fuqishem ne cdo kohe, qe perfaqeson me se miri kombin e tyre.Nacionalizmi dhe ksenofobizmi qe kane per te ruajtur me fanatizem kombin nuk i ka penguar ne fuqizimin e institucioneve shteterore perpara cdo lloj tentative apo egizmi personal te kujtdo lideri qe kane pasur mbi krye.Egoizmi i tyre si komb eshte shume here me i fuqishem se egoja e cdo politikani qe nderrojn neper vite. Ky eshte ndryshimi i serbeve me shqiptaret. Egoja personale e politikaneve shqiptare duke u bere vargan me egon e gjithesecilit politikan ne nje unitet te pashpirt teper personal dhe shume antikombatar, ka bere dhe ben qe ne te gjendemi ne nje shkaterrim kaq vulgar si ky ku gjendemi sot. Egoizmi Saliban i cili thithi nje tufe te paskrupullt politikanesh te te gjitha ngjyrave, nen moton e perbashket te vjedhim e shkaterrojme sa ti luajme fene ketij vendi e kombi,na ben qe te ndjejme turp faqe botes per paaftesine tone per te krijuar SHTET qe UNIFIKON Shqiptaret si KOMB. EDI RAMA, si nje politikan i ri Idealist si ne atdhedashurine e tij, po ashtu edhe per krijimin e nje shteti ku te gjitha hallkat e tij te funksionojne si ne vendet me demokraci jo perfekte por te pakten afer normales, gjendet papritur ne nje lufte te eger jo me te huaj por me vete llojin e tij, SHQIPTARET e pangopur me copa dhe gjak Shqiperie… Le te shpresojme se Edi Rama, nuk do zbrapset nga misioni i tij per te qeruar kete klase dhe sistem politik, nga kryet e memes Shqiperi…dhe pasi te kete bere kete, me futjen e kultures se re te berit SHTET, rrotacioni ne pushtet eshte nje domosdoshmeri qe KOMBI te mari fryme lirisht….A mbani mend kush ka qene lider ne Serbi qysh nga Koha qe ne kemi Salibanin???? Po jane nderruar disa… kurse ky vemja jone ka vendos te na haje kockat deri sa ti dale fryma e fundit… A do ta leme ne te ndodhe kjo?????A kemi ego nacionaliste per te ruajtur Kombin me emrin Shqiptar?????

  2. gentian says:

    Eshte shume e rende qe serbia te marr statusin kandidat perpare nesh edhe do te jete edhe me e rende ne qoftese do behet antare per para nesh,por fajin e kemi ne vet shqitaret qe i lejojme nje njeriu psikopat qe ka dy vjet qe i ben santazh te gjith popullit shqiptar,eshte e pa toleroshume kjo rruge qe ndjek ky njeri

  3. Revoltuesi says:

    Bravo Serbia!
    Mlladiçin tone ne e kemi ende ne pushtet.

  4. Nabukodonosor says:

    Merr edhe Saliun prapa.

  5. bubi kacurel says:

    O njerez eshte politika e Europes dhe e Saliut qe na le ne rremuje keshtu qe Serbia futet perpara nesh ne Europe dhe pastaj na ve veton ne ( si puna e Greqise me Maqedonine per hyrjen ne NATO ) duke na vene kushte .Kushti i pare ndarja e Kosoves duke mbajtur veriun e pasur dhe duke na lene ne keta rremujaxhinjte e jugut dhe pastaj o zot ndihmoje kete popull dhe kete vend kur te behemi te tere bashke me Salen ne krye .Eshte cike e thelle si ide po po ta vrisni pak mendjen e shikoni se pikat bashkohen .

  6. Baba Tomori says:

    Kamikazet behen te domosdoshem kur ligji shkelet nga hapur dhe pa frike.Kuptohet qe kamikazi ne rastin tone te mos shpertheje explozivin ne turma te pafajshme,por brenda qarkut te mbyllur te kusarve.

  7. tajar r. says:

    turp per ne shqipetaret kudo ndodhemi brenda kufijve apo jashte tyre, sepse nuk jemi ne gjendje te bejme shtet nen ligjet demokratike si gjithe perendimi. ne jemi ne nje kandar me bosnjen me tre etni tashme ne egersi patologjike te vjeter e te re mes tyre. e lepastaj te diskutojme serbine e te tjeret rrotull, qe kane shtet dhe tradite shtetrore, pamvarsisht rregjimeve qe kane kaluar.
    “”shteti behet nga kombe me qartesi dhe vullnet shtetformimi dhe lider largepames, qytetare ne gjeneze e formim, e aspak provinciale apo te kapshem nga vetkenaqesia, populizmi, krimi dhe intriga”” shkruan ne nje nga librat e tij politologu i madh skocez i fillim-shekullit te shkuar Bernd G. Gillson.
    a doni me per shtetin dhe kush duhet te beje shtetin o popull, se ne kemi shtet sa per tu dukur shtet, sepse udhehiqemi dhunshem e me vjedhje nga provincialet (maloket berisha+meta dhe pianec-bixhozciu nano), e skemi si bejme shtet e te hyjme me perpara se serbet apo te tjeret rrotull nesh ne europe. te fundit do mbetemi ne shqiptaret e shqiperise dhe te ballkanit, persa kohe do kemi kete mentalitet e poshtersi ne udheheqje dhe durim gomari e jo vullnetin per tju kundervene me cdo gje deri sakrifice sublime pushteteve te kapura nga provincializmi dhe mafia. ish-petagog i shkencave politike.

  8. Neorealizmi says:

    Sala desheron te vjedhe me ane te femijve te vet, te mbuloje vjedhjet e tyre, te mos rrezikoje pushtetin me Ramen, te beje zgjedhje te ashtequajtura te rregullta qe te pelqehet nga nderkombetaret por vendasit le ta marrin vesh si vidhen, te mbaje pushtetin duke bere koalicion me gjithsecilin qe mund ta mbaje atje packa se mund te vjedhe me shume se ai, te marri borxhe te medha qe do ti paguajne brezat e ardhshem per te kenaqun mbeshtetesit e tij, te mos denoje asnje te perlyer ne korrupsin dhe krime, te sjelle plehrat italiane packa se nuk mundemi te pastrojme keto tonat, ti versulet cdo institucioni me shpifje kur nuk i intereson dhe te flase ne emer te ligjit kur ka vendosur njerezit e tij qe shkelin ligjin dhe perdhosin institucionin.Ka dhe shume te tjera por keto mjaftojne.
    Ky eshte vizioni i politikanit shqiptar per te hyre ne Europe. Keto jane vlerat qe i afrojme Europes me perfaqesimin e denje qe na ben kryeministri.

  9. JOKONFORMIST says:

    Po shohim dhe kem me pa ne propaganden vasale ndaj fuqive te mdha edhe nji jave e mujs se Sirbia po demokratizohet,Shikoni, do te thone fuqite e medha, ajo dorezoi Mlladicin bre hej.Serbis duhet hap dyrt e hmjes ne Evrope.K.Por s;kan faj. NATO meqense asht force e vogel ushtarake, nuk ka arrit ta gjej Mlladiqin. Madje per kete arsye NATO ka leju Serbin me modernizu armatimin e ushtrine me armt ma moderne.I jan derdh thaset me pare per kete.AJo e ka modernizu edhe ekonomine, sepse ka vujt shume, pasi ka ba njna 4-5 luftra kunder kojshive te vete sepse ata ishin kryeneç e spranojshin me jetu me SErbine e ner Serbine, gja qe ky budallalek i coj ATA ta luftonin Serbine>POr Cka bani ajo.I vrau civil, gra e fmi, SERBRENICA, KOSOVA, BOSNAdhe.Mirepo kqyr cka e gjeti Serbine, shini cfare denim po merr, poe e dorezon Mlladiqin bre. Ky asht denim shume i rand.Ani se ka vjet qe po ia modernizojne armatimin e ushtrine, qe me iu leshu ne qafe prap kojshive, ne qoft se nuk pranojne me i lshu tokat e tyne, si Bosnja ete Berçko, me ia bashku Republika SERBSKA e pergjakun me gjakun e civilve, gra, fim, e njerz pa armatosun. Prandej vllazun te dashtu te shohim kete humor, por qe Serbise po i hyn fort ne pune, pasi NATO ia ka rujt per me shit prralla se tash ajo asht demokratizu dhe duhet me hy ne Evrope e cila pa te keq po ia hap dyrt si mos me pas ba kurgja, ani pse shkatrroj pese popuj paqedashes dhe vra mbafr nji milion dhe dogji token me keq se fashizmi.
    Kjo po keshtu asht, po Sala yne pra SAli Berisha, te jete vertete RAtko Mlladiq. Nuk besoj bre. Se pari atij nuk ia qet me kundershtu te keqen, por kriminel nuk asht. Ama se po e Ndihmon si Mlladiqi, serbine me ece para nesh ne Evrope kjo ska dyshim hiq. Degjoni!! Serbise edhe ashtu ian ba shume perparesis e lshimi, e tash edhe ma te medhaja kan me iu ba,Do te jemi gjalle e do te shohim. Asaj kan me iu njoft tokate qe ka pushtu ne qofte ne lufte qofte ne paqe, veriun e Kosoves. Por ishall ka prap aso te pabindin qe nuk dojn ma me leshu tokat e te pareve. De Salihu yne asht shperbly por ma heret, pasi kur luftojka Slloba dhe Mlladiqi, dhe ndizke flaje e pergjakte popujt tjere, ai i jepte NAFTENi e prishi sullin, ose embargon e EVROPES. Kurse tash po keta djajt e Sllobos, po i ndihmon duke kriju probleme te paqena rreth asaj kaq e aq vota, njeji a tjetri.Le te vazhdoj keshtu, por poplli nji dite ka me iu hakmarr, ani se ai e ka ba strofllen edhe ne Evropen perendimore a Qipro, Kine A Rusi e ndoshata edhe ne Serbi, mbasi atje edhe i ka miqt, dhe ata skan me harru mikin, mbasi iu ka gjet ndit te veshtira, kur Ata pergjaknin popujt e pafajshem, KY Sala Yne i ndejti gati tuj i dhane nafte, dhe tash po i shet bregdetin…

  10. dark says:

    po ne shqiptaret nuk kuptojme dicka shume te thieshte more njerez nuk e keni mare vesh qe sali berisha punon per serbin sa te trashe jemi o zot i madh po sikur te kishim bere votime te qeta do vinte barroso ne tirane dhe situata do ishte e qete dhe ok per eu do ishte shume shume i qarte por sala ka urdher qe shqiperia te jete jashte eu kurse serbia para pra nuk do shume mend po mira na behet se ne jemi popull bageti me falni por kjo eshte e verteta morem fund kaq kisha

  11. klara says:

    i lumte serbis e duan me shume se ne vendin e vete jan nacionaliste

  12. Rani says:

    Mos diskutoni me pasione te kota se nuk eshte vetem Saliu shkaku qe nuk erdhi pisanjosi portugez po eshte politika e evropes nder shekuj qe po shfaqet prape sikur ka qene ne 1912 vetem ne version modern. Keshtu qe ta merrni vesh qe ne do te ngelem gjithmone te fundit qofte per fajin ose per faj te te huajve. Si jemi bere popull dhe shtet fare pa personalitet, turp dhe katastrofe. Serbet jane me qindra vite drite para nesh ne çdo fushe dhe evropa e di kete. Nuk arrij dot te mendoj se ku do te ishim sot nqs do ti kishim filluar lufterat ne ne Ballkan, ndoshta do te na kishin ndare midis serbeve dhe grekeve. Keshtu eshte kur je shtet lecke, ça turpi, kafsha te shkaterroje njerezit e vet, i nxjerr 10 police aty ti beje presion popullit te tij, nderkohe qe po te behej fjale per ndonje lufte asnje s’do te dukej ncncncncnn keta jemi neve rraca e shqiponjave ose me mire “rraca e shqiponjave pa sqep”.

    1. tourkofagos says:

      hahahaha,,,,,,shume rreal ne koment edhe pse u vonuat ta pranoni,megjithate bravo!!
      kurre nuk eshte vone!!!

    2. Ann says:

      Shume e vertete.

  13. tourkofagos says:

    E kuptoni mor ethnick extrem kur ne u themi ato qe nuk na e vare evropa,na kane shkruajtue sta’arqidia ju versuleni e shani mor mjerane!!!
    eshte e vetmja gje qe keni mundesi te beni,se vetem ajo u ka ngelur te berrtisni ;o sa mire me qene shpellare!!!!!!
    iku sllovenia,iku kroacia,po iken serbia dhe shqiperia do ta shikoj me dylbi BE,bashke me kosoven e bosnjen te kthehemi nga byrazeret turq!!!!!
    bay,bay bay Albanistan!!!

    1. une them says:

      ore po ti c’fare je? ose c’fare e quan veten?

      1. tourkofagos says:

        une jam dhe e quaj veten shqiptar,por rreal.nuk mund te shash e perbuzesh te tjeret kombe,kur vet ti si komb je katandisur,karagjozi i ballkanit,sic shkruan profesor,z.Yzeiri!
        kane kaluar 20 dite dhe do te kalojne dhe 20 dite te tjera e ti prap nuk do te mesosh se kush ka fituar zgjedhjet!!!
        kjo na mbulon me turp perpara evropianeve e jo te cirremi ;O sa mire,me qene shpellare!!!!!
        pranimi i se vertetes edhe kur ajo eshte e hidhur ,eshte kulture!

  14. DYPAREMENDNEKOKE says:

    UNE KAM PUNUAR ME SERBET NE GREQI .JANE NJERES SHUME TE MIRE ,PUNETORE DHE SHUME TE SHOQERUESHEM.NUK KANE KOMPLEKSE PER NE SHQIPTARET.T

    1. tourkofagos says:

      nuk kam njohur kurre serb nga afer,por ngaqe ne shqiptaret e shqiperise jemi rritur me ndjenjen e percjell nga kosovaret,se serbet jane te keqij,nuk kam simpati per serbet.Ne 1991,i ndodhur ne shtepine e nje basketbollisti te madh serb,Tomic,i cili luante me Olympiakos,shikoja nga ballkonoporta ngjarjet ne tv live kanal serb,per luftimet ne kosove dhe shikoja qe gruaja e tij qante[une me grekun kishim shkuar te rregullonim,dushin djellor].Kur e pyeti greku se cbehet ne serbi,ajo shpertheu se, mjere ne cna ka gjet me kafshet kosovare!!Nuk fola,por greku e kuptoj qe u bera gati ti thosha,[ju jeni vrases,]me beri shenje me sy,lere mos i thuaj gje,sa te ikim.Ikem dhe me ka ngelur ne mendje se si qante,,,

  15. dritani says:

    Shqiperine, ka rene dakort Saliu me boten, qe te mos futet en BE, por te lihet si monster e Europes, si relike muzeale ne kujtm te komunizmit. ndaj dhe Saliovic Ramovic Berishpvic i sherben Serbise, atdheut te tij e te gruas se tij

  16. Jaho Labi says:

    Lajmi se Serbia e zuri Mlladiçin dhe do ta çoje ne Hage eshte nje gje pozitive pamvarsisht konjukturat ballkanike.Serbia po e kupton se nuk ka rruge tjeter perveç Europes dhe po i ben “ne menyre e saj detyrat e shtepise” por me synimin final qe te dal viktime ne fund te proçesit (detyre kjo e veshtire per te) por me ndihmen e disa antishqiptareve po e arrin (kjo kur te shikojne majen e veshit pa pasqyre dhe te kene vdekur shqiptaret).Gjithe kjo orkester antishqiptare (a-Gruevski thote se Struga eshte maqedonase etj. b-Tadiç pretendon se serbet jane viktimat e ballkanit thua se Serbrenicen, Kosoven e ben UFOT.c-Greket duan te behet numurimi i shqiptareve si pune e deleve ne vathe me damken e te zotit te vetdeklarohen greke.) Ketj nga ana jone Berisha si mytebere qe eshte shet detin nenshkruan marreveshje ekonomike me serbine ne dem te Kosoves.Jami prirur per te besuar “vullnetin “e mire te shtetit tone qe per ta ruajtur e ruajne pensionistet pasi vetem ata jane vigjilent(shih paktin e detit) por jane bere shume zullume dhe nuk mund te besohet asgje dhe asnje.Kjo orkester e ka nje dirigjent besoj patjeter dhe ne fleme …………

  17. Ndoc Sukaj says:

    Ne kemi vite qe jemi peng i ,,Mlladicit,, tone dhe po paguajm nje cmim te larte sot dhe do te vazhdojme te paguajm edhe pas shume vitesh kur ai te kete zene vendin qe meriton ne te vertete.Edhe ,,Mlladici,, jone e meriton ti ngrihet nje akuze penale per krime kunder njerezimit,per krime kunder drejtesise dhe per krime kunder sistemit demokratik.Po kush mund ta ngrije nje akuze te ketij niveli? Kush….kush… Njerezit e drejtesise dhe te akuzez ose ndjehen te pa fuqishem perballe ,,Ciklopit te cmendur,, ose jane te zene ne rregullimin e karrieres se tyre profesionale ose po merren me ,,bizneset e tyre te vogla,, qe kane nje rendiment shum te larte ekonomik.Sidoqofte thuhet:se ,,zoti vonon por nuk harron,,edhe ,,Mlladici jone,, nje dite do ti paguaj te gjitha llogarite.

  18. prishtina says:

    kta politikant ku do qe jan shqiperi kosov vetum per te vjedhur se sa per popull as qe ju shkon mendja jam ka frigona qe po na merr serbia edhe shqiperin edhe kosoven se ne shqiptart nuk jem per shtet

  19. kanan tafili says:

    ZGJIDHJA jone e vetme eshte vetem NJE,te qerohet me plumb tradhtari dhe spiuni i serbeve,Sali Berisha! Po hartohet nje strategji ogurzeze per shqiptaret e Shqiperise dhe jo vetem,kete e di nga burime te sigurta.Kjo strategji ka si pike kyce eleminimin politik te Edi Rames,dhe pastaj tre politikanet e vjeter{Berisha,Meta,Nano} do te mbreterojne mbi sklleverit shqiptare.Plani eshte qe Nano,te zgjidhet president,Berisha kryeminister,kurse Meta,duke luajtur me prapaskenat me “njerezit e Nanos” brenda Partise Socialiste,do te zere vendin e Rames,duke u kthyer ne kryetarin e PS,pasi te grindet gjoja me Berishen,duke legjitimuar vendin e tij ne krye te opozites shqiptare.Perfundimi:TE TRE TRADHTARET do te jene ne krye te shqiptareve,njeri President,njeri Kryeminister dhe i treti kreu i opozites.Qe ta besoni kete variant te zhvillimeve te 2 viteve te ardhshme politike ne Shqiperi,qe po u them une mjafton qe te shikoni zhvillimet brenda partise socialiste,ku shume shpejt po te jete se ligjerohet humbja e Rames nga Kolegji Zgjedhor,atehere Rames do t’i fillojne sulmet nga brenda partise per gjoja arsyen e humbjes se Bashkise se Tiranes,por qe arsyeja e vertet se perse do ta sulmojne Ramen,do te jete thjesht eleminimi politik i tij(Rames),pasi tre tradhtareve u prish planet.Duhet patjeter ose te eleminohet Berisha ose te mbeshtetet Rama,jo se eshte socialist,por sepse u prish planet ogurzeza per shqiptaret,qe kane bere tre politikanet tradhetare.RROFTE KOMBI SHQIPTAR,VDEKJE TRADHTAREVE!

  20. Frederik says:

    Serbet duhen respektuar per vlerat e tyre per asimilimin e vlerave , per shkak te interesave te tyre. Por eshte e pafalshme per shqiptaret qe vazhdojne dhe votojne dhe mbeshtesin Sali Berishen , njeriun qe po e shkaterron Shqiperine me rrenje me misionin e lenies mbrapa Serbise ne anetaresimin ne BE . Ai eshte kryeagjenti serbo-grek ne krye te shtetit shqiptar. Sa kohe qe injorantet ( = te paditurit) nuk dine se ç’bejne dhe shkojne pas gjurmeve te Saliut , aq kohe Shqiperia do lengoje. Armiku me i madh per njerezit eshte injoranca, per te cilen Saliu po perkujdeset me te gjitha mundesite qe ta mbaje sa me gjate te jete e mundur, duke filluar nga shkaterrimi i sistemit arsimor , mbajtja ne varferi e shumices , krijimi i iluzioneve te lumturise per te varferit , sistemi i manipulimit ndaj gjithckaje dhe per gjithcka qe lidhet me historine , te drejten dhe karrieren e kundershtarit te misionit te tij etj. Nuk me vjen keq per ata qe shkojne pas tij per nje kore buke , le te vuajne . Por me vjen keq per pjesen tjeter qe e lufton Sali tradhtarin dhe vuajne per shkak injoranteve dhe sahanlepiresve driteshkurter. Dhe megjithate pas nje shiu te fuqishem sado demprures te jete , vjen nje dite me diell te ngrohte dhe uroj qe kjo dite te vije sa me shpejt per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje