15 “vizitat turistike” të Grossruck, në ditët kur SALIU merr vendime ekonomike

26 Maj 2011, 20:43Politika TEMA

?Nga Kledian Lula

[email protected]

 

Vetëm 24 orë pas deklaratës që kryeministri Sali Berisha bëri me bujë të madhe në mbledhjen e qeverisë, duke e vetë-shpallur Shqipërinë si “Miss turizmi në planet”, zbriti në Rinas “turisti” i parë. Quhet Volfgang Grossruck. Edhe pse në Rinas e në “inventarin” e Ministrisë së Turizmit është shënuar si numër “turisti” i futur në Shqipërinë “moderne turistike”, në fakt ka ardhur si “turist politik e propagandistik”, i ftuar enkas për këtë lloj “turizmi” nga qeveria “Berisha”. Ditën që erdhi Grossruck, madje vetëm 1 orë më parë, kishte përfunduar mbledhja e qeverisë “SALI” për privatizimin e aseteve të ndërmarrjeve, qendrave e objekteve sociale, ushtarake dhe ekonomike shtetërore. Madje Grossruck, kishte marrë me vete edhe një “ushtri turistike me biznesmenë” austriakë (siç i prezantoi), të cilët nuk besoj se duhet të kenë ardhur për detin dhe malet shqiptare, por siç e thanë, për listën e ndërmarrjeve që SALIU i ka nxjerrë me urgjencë në privatizim, tamam si të ishte plaçkë e vjedhur. Po kujtojmë 15 vizitat që ka bërë në Shqipëri, miku i kryeministrit SALI, deputeti austriak dhe Zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Volfgang Grossruck.

 

1. Nëntor 2005: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, një ditë pasi qeveria vendosi privatizimin e ALB-TELECOM. Del në krahë të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për sukseset e qeverisë dhe fitoren e luftës kundër korrupsionit.

2. Janar 2006: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, një ditë përpara se qeveria të vendoste privatizimin-koncensionar të Shërbimit të Transportit Rrugor (Targa-patenta, kolaudime makinash). Del në krahë të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për sukseset e qeverisë, reformat efiçente, lirinë e medias dhe demokracinë e konsoliduar.

3. Maj 2006: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, 3 ditë pasi qeveria vendosi dhënien me koncension të industrisë së kromit dhe bakrit. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për sukseset e qeverisë në privatizimin e ekonomisë, integrimin e shpejt në BE dhe fitoren e luftës kundër korrupsionit.

4. Tetor 2006: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që qeveria vendosi hapjen e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë për suksesin në luftën kundër varfërisë, korrupsionit dhe përmbushjen me sukses prej qeverisë, të rekomandimeve të OSBE ODIHR dhe pikave të paketës së parë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

5.  Shkurt 2007: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve lokale dhe 22 ditë përpara mbledhjes së qeverisë për dhënien e lejeve për ndërtim fshatrash turistikë në bregdet. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike për organizim zgjedhjesh me standarde dhe për gabimet e opozitës në këtë proces.

6. Tetor 2007: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck me investitorë austriakë, bullgarë e rumunë, takohet me kryeministrin SALI, 10 muaj përpara përpara mbledhjes së qeverisë për koncensionet e hidrocentraleve. Del në krahë të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për stabiliteitn ekonomik e politik në Shqipëri dhe arritjet e larta në konsolidimin e demokracisë.

7. Nëntor 2007: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që do bëhej mbledhja e qeverisë për shtimin e fondit për tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike pozitive për rrugën e kombit dhe investimet e suksesshme të qeverisë, garanton liberalizimin e vizave brenda qershorit 2008.

8. Janar 2008: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që do bëhej mbledhja e qeverisë për ndërtimin e TEC-it të Durrësit dhe shpalljen e fituesit për prodhimin e Kartave të Identitetit dhe Pasaportave Biometrike, fiton mes akuzash për “pazare” firma “SAGEM”, gjen në zyrë dhe Damir Fazllic. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike pozitive për mbështetjen e OSBE-BE për suksesin e reformave ekonomike të kryeministrit SALI dhe për vendimin e KE, për liberalizimin e vizave në shtator 2008. Kritikon ashpër opozitën në emër të OSBE-BE.

9. Mars 2008: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, 15 ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë për mbështetjen që i jep BE dhe OSBE qeverisë dhe kryeministrit, për vendosjen e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

10.  Nëntor 2008: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që qeveria miratonte ligjin për privatizimet publike dhe buxhetin 2009. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike për mbështetjen ndaj qeverisë për buxhetin OSBE, BE, FMN e Banka Botërore, si mundësi garantimi për liberalizmin e vizave në qershor 2009.

11.  Mars 2009: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, flet për “organizimin e përsosur të zgjedhjeve parlamentare”. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike pozitive për zhvillimin e turizmit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

12.  Qershor 2009: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që Ministria e Ekonomisë zbatonte vendimin e qeverisë për dhënien e 220 koncensioneve të hidrocentraleve dhe për import-eksportin e energjisë elektrike me Greqinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike pozitive për zgjedhjet, për zhvillimin e turizmit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

13.  Shtator 2010. Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që do bëhej mbledhja e qeverisë për miratimin e ndërtimit të parlamentit të ri shqiptar. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike pozitive për zhvillimin e turizmit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

14.  Janar 2011. Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, 5 ditë pas krimit shtetëror të 21 Janarit. Del në emër të OSBE e BE në krahë të policisë shqiptare e Sali Berishës, bën deklaratë publike pozitive për sigurinë publike në vend, për statusin si vend kandidat në BE të Shqipërisë, për pafajësinë e qeverisë në vrasjen e 4 protestuesve dhe për destruktivitetin e opozitës që pengon integrimin.

15.  Maj 2011: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që u bë mbledhja e qeverisë për privatizimet masive dhe 1 ditë përpara gjyqit në Kolegjin Zgjedhor për votimet e 8 Majit. Del në krahë të Sali Berishës, uron kandidatin e PD Lulëzim Basha për “fitoren” dhe në kundërshtim me KE, OSBE e BE, i quan zgjedhjet e 8 Majit “të shkëlqyera”.

18 komente në “15 “vizitat turistike” të Grossruck, në ditët kur SALIU merr vendime ekonomike”

  1. Zani-tirane says:

    Nje shkrim konkret qe nuk le medyshje per shkaqet e verteta te ardhjes se ketij top dhjami ne Shqiperi.Duket qe biri kurves sa here ngelet pa leke vjen brockullit ndonje leksion pro qeverise dhe mbush thesin.Ku jemi katandisur,tallin prapanicen ca ripertypes.Po keta intelektuale te pa varur prej topesh ku fshihen,pasi prej partive politike nuk pres asgje.

  2. austriaku says:

    eshte i vetmi “perfaqesues” nderkombetar qe i ka quajtur zgjedhjet e 26 Majit 1996 ne Shqiperi si shume te mira!!! ne Austri thuhet per tipa te tille: “Er sit ein Trottel” (Trap)

  3. Erion Gjoni says:

    Asnje skulptor nuk mund ta skalise me sakte e me me art portretin e Derrit Grossruck, se sa ky shkrim konciz i Kledian Lules. Urime!

  4. sociologu says:

    Me sa duket Eurot e Saliut dhe Metes jane depozituar neper bankat Austriake nga ky copa e dhjamit! Shikojeni sa obeze qe eshte! Ku jeni o intelektualet e kombit! Si e lini vendin te zvirdhet nga keta ligavecer jargamane…!

  5. sociologu says:

    “Er sit ein Trottel” (Trap)
    a mund ta fusesh ne Shtepi nje tip te tille? Te vjedh naten e te qan diten! Shikojani nje cike surratin!!!

  6. fule says:

    Pozitive ketu eshte fakti qe funderrinat nuk mbijetojne vetem ne Shqiperi. Por ama ne vendin e vet kete nuk e lene te bej deme, ben deme vetem tek te tjeret.

  7. 1444 says:

    sa per kujtese,Volfgang Grossruck edhe ne 96 ka deklaruar se zgjedhjet ishin nder me te lirat dhe te mirat ne bote!

  8. SKENDERBEU says:

    DERGOJANI KETE SHKRIM PARLAMENTIT EVROPIAN DHE KESHILLIT TE EVROPES ,PO KESHTU SHBA CIAS TE THURE NJE PLAN SI PER KANIN PER KETE DER GROSBRUK SURAT CIBUK.

  9. AQO says:

    O fule,ky Trapi me syte si topa ….ping-pongu ka zakonin e ujkut,ha shume larg jo afer strofulles se tij.Nga syte po i afrohet edhe ujku yne Trapi Sali Ger…..etj,etj,etj………………etj…por ky ka zakonin qe ha ku te gjeje,nga te kater anet,deri nje dite sa t’a haje te s’emes.

  10. vjosa says:

    Prap ky pijaneci Grosruk

  11. dog says:

    po pse ju prisnit te sillte iliri luli saliu njerez me mend . po te kishte mendie nuk dovinte ne shqiperi per te ber ate qe ben . lum ne perketa qe zjodhem si smu tha dora ne 2005-en para se ta idhja ate mut vote

  12. 21Janari says:

    “Er sit ein Trottel”.
    Ky fshatari austriak te kujton udheheqesit e partive motra markrsiste i thurnin lavde fitoreve te Hoxhes.

  13. ILIRISPORTAGE says:

    po cilin do genjeje saliu po natyrisht qe ata do thone qe ne shqiperi kishte zgjedhje te lira dhe te ndershme,keta jane ata qe pastrojne parane e zeze ne shqiperi si te them jane te paguar nga saliu qe te flasin se ketu ne shqiperi ndodhin gjithe mrekullit e botes.

  14. roza says:

    mos prisni shpetim nga perendimoret

    Nga Bedri COKU

    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve
    të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste,
    po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.
    Ndaj themi:
    – Sali Berisha, hesht!
    – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!
    – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos,
    sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm
    pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…
    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve
    e plumbat e kallashnikovit …
    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin
    e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…
    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:
    – Sali Berisha hesht!

    – Ti, popull shqiptar, hesht!
    RRNO PER ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NEN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…
    Se kush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur
    një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:
    – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën
    e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i
    kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli
    dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por
    për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët
    që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma
    më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të
    them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as
    na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do
    ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në

    Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për
    të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia
    e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe
    anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën
    më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer
    vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende
    më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër
    nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij,
    por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull
    evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh
    besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë,
    shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh
    Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…
    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të

    regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975,
    u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë
    për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po
    vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë
    ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije
    dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist…
    E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me
    Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….
    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin
    e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu
    më i ditur i botës.
    – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam
    fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?
    – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…
    – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë

    tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë
    koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

  15. bujar says:

    kur shikoj kete fytyre me jep pershtypjen enje te pangopuri per para ai e shijoka mire natyren e vendit tone duhet te haje nje derr ne vakt se ashtu i eshte bere surrati si bythet e derrit eger sic edhe eshte dhe ky i joni eshte humbje kohe te zgjatem

  16. ndryshk ne jet says:

    pse i merrni gjerat mbrapsht ju gjithmone?????

  17. lala says:

    ky esht eura lidhese mes mafies .po doris pak ku i qoj 500 mije eurot e lobimit kta lehin si qeeeeente sa here i lyp ai qe u mbush xhepat jo se done shqiprin por ne vendet e tyre si njeh kush bani lidhjen fatoooooooooooooooooooosi kaaaaaaaaaaaaaaaaaaqi haraaaaaaaaaaaaaaaaaaasan bershaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ilirrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrri nuk do komente

  18. Nina says:

    Shihni ato figurat atje lart në foto. Një hijenë e dhjamosur, që bën si i mençur dhe një tjetër skile, që reflekton nga të gjitha anët ligësi. EH, Në Shqipëri duhet të lindi pa tjetër një diktator, të rregullojë pa tjetër dhe sa më parë ushtrinë shqiptare, që u shkatërrua si fillim, nga aktorët amerikanë dhe pastaj o burra, nga tradhëtarët shqiptarë, dhe të vendos një herë e mirë kufijtë, se u bëmë si han me 500 porta. Të shporren nga kjo tokë të gjith këta të “mençurit”, që po na nxjerrin zorrët e barkut ka 20 vjet tashma. Është mbytur zëri i burrave shqiptarë, nga këta zagarë të uritur, që po ja heqin skalpin këtij vendi, ndihmuar edhe nga rrugaçërija shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje