Virusi i rrezikshëm: Kastraveci spanjoll sëmur Gjermaninë

26 Maj 2011, 19:35Politika TEMA

Gjermania është në ethet e një virusi të rrezikshëm që po merr jetë njerëzish. Qindra janë infektuar, ndërsa ka edhe disa të vdekur. Bëhet fjalë për virusin EHEC, i cili prek zorrët dhe shkakton diarre e më pas diarre në gjak ose kolit hemorragjik. Mendohej se virusi vjen nga perimet, ndaj ishte ndaluar që të konsumoheshin perime që vijnë nga veriu i Gjermanisë. Tani autoritetet shëndetësore në Hamburg kanë arritur në përfundimin se virusi vjen nga kastravecët spanjollë. Ata kanë identifikuar edhe firmat spanjolle në Majorka e Almeria, që sillnin kastravecët. Virusi po përhapet edhe në Danimarkë, flitet se ka mbërritur edhe në Suedi. Nga Spanja nuk ka asnjë reagim, kurse në Gjermani është bërë thirrje që të mos konsumohet kastraveci, por edhe domatet dhe sallat jeshile.

2 komente në “Virusi i rrezikshëm: Kastraveci spanjoll sëmur Gjermaninë”

  1. dritani says:

    qenka tamam edhe ias cilesi edhe si gjatesi, si hunda e Saliut

  2. Bonix says:

    Ky shkrim ka një pasaktësi shkencore të theksuar. Nuk bëhet fjalë për VIRUS, por BAKTER.
    Escherichia Coli është një bakter Gram negativ që normalisht gjëndet në pjesën e fundit të zorrëve të kafshëve me gjak të ngrohtë, përfshirë dhe njeriun. Escherichia është mbiemri i atij që e ka zbuluar si bakter dhe “Coli” nënkupton KOLON apo zorrën e trashë. Kështu që gjendet në fekale me shumicë. Kuptohet se ka një ndotje të ushqimeve me këtë bakter diku! Në këtë rast e vetmja mundësi që më vjen në mend është se në Spanjë do të kenë bërë ndonjë plehërim me pleh organik apo uji i vaditjes mund të ketë qenë i ndotur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje