Para sysh keni një të moshuar me një kapele në kokë. Është Ratko Mlladiç, ish- gjenerali 69 vjeçar i ushtrisë serbe. Personi përgjegjës për vrasjen e 8 mijë burrave e të rinjve në Srebrenicë.
Sot në mesditë ai do të bëjë analizat mjekësore. Mbrëmë hetuesit nuk ia dolën dot për shkak se Mlladiç ishte tepër i dobët dhe i sëmurë sa mezi rrinte.
Burimet policore kanë thënë se ai ka probleme shëndetësore, njëra dorë është e paralizuar pas një ataku, ka probleme në tru dhe tension të lartë të gjakut.
Kurse gjykata e posaçme për krimet e luftës thotë se ai është në gjendje të mirë, lëviz dhe flet vetë.
Ndërkohë në dritë kanë dalë edhe detaje të reja nga operacioni i shërbimit sekret serb. Sipas burimeve, në momentin që është arrestuar, Mlladiç ka qenë i armatosur me dy armë të mbushura.
Ai fshihej në shtëpinë në fshat të një kushëriri. Operacioni e ka gjetur atë në gjumë. Në shtëpi nuk iu gjetën celularë apo kompjuter. Gruaja e djali i tij janë gëzuar për arrestimin pasi mendonin se ai kishte vdekur.
Edhe nje kadap i popujve te ballkanit po vihet nen drejtesi…! Zgjohu shqiptar dhe mos i le uqrit qe ke brenda ne shpi qe te shqepin trupin cdo dite!
Politica Serbe eshte e forte per vite me rradhe nuk e dorzoje tani qe eshte ne fazen e fundit te kancerit qe mund te jetoje disa jawe i tha tribunalit mere Vete Mlladic pranoje te dorzohet per te miren e serbise dhe 10 milion euro qe ishin hedhur per denoncimin e tije i mer familja E beri kete si gjest patriotik qe serbia te perfitoje hyrjen ne bashkimin europian ndaje eshte momenti qe shqiptaret te reflektojne te largohen nga penicilina pseudonim i agjentit Berrisha dhe te bashkuar te punojne per te miren e vendit
Kam qejf per te par dhe Salen nje dit si ky.
E more kafshe, ke ne ndergjegje mbi 8mije burra te Serbrenices. Si te zinte gjumi naten more vemje.
Kam pare video, kur ti para 1ovjetesh perkethelje nipin tend per ditelindjen. Nuk e di por ………
nuk dua te te ofendoj se kjo gje nuk do ta ndryshonte te verteten e hidhur. Ke lene me mijara gra pa burra, femije pa baba, pa daje, pa xhaje, pa gjysh morre h……… Nuk di se cfare te them. Nuk dua te lendoj njerezit qe besojne ne zot, por ne keto momente bej pyetjen ( e di qe e kam gabim ) o Zot ku je, pse i lejon keto gjera ???!!!!! E di qe e teprova, por te me besoni se, nuk e bej me qellim. Ne keto memente nuk shkruan mendja ime, po shkruan thjesht zemra ime. Me falni.
Ta deportojne direkte ne Afghanistan ose Iran vetem atje do mari denimin e duhur :)))
Please keep thowring these posts up they help tons.
Kjo qe ndodhi me arrestimin e Mlladiç, tregon fytyren e vertete edhe te serbeve te rinj te te se sotmes qe jane pinjojte e merituar te Rankoviçit te Tempos, te Sllobodanit. Nuk mundem ta shpreh me mire se Fishta i madh se kush kane qene me pare serbet, ndersa me vone e ka shkruar historine e serbeve ne menyre koncize Ismail Kadare edhe te sprova “Mosmarreveshja…” Por se pari , te mos u hame hakun, kane miq te vjeter Kurven Europe dhe kusheririn e madh, muzhikun rus; se dyti , dine ta lozin pokerin shume mire si nacionaliste e genocidiste profesioniste : Ja, shihni si e nxoren karten e djegur Mlladiç per te shkuar ne Europe me para se ne, ndonese nuk ka veç nje dekade qe dogjen, shkretuan, perdhunuan, masakruan, perzune e vrane “sivellezerit” jugosllave e shiftaret, siç u thone kosovareve. Eshte nje popull me komplekse, por qe per interesat e medha nacionaliste, i lene mosmsrreveshjet mes partive dhe ia arrijne te hiqen si qengja, kur te gjithe e dine se jane ujqer qe kane leshuar siper lekuren e qengjit. Se, sado te maskohen, syte e shqyer te egersires dhe sterdhembet e ujqerve s’i fshehin dot serbet qe dogjen ne flake Jugosllavine, krijese e sajese, kanakare e SHBA dhe te Europes dhe te Rusise e vellezerve orthodokse greke.
Ata fshatare te fshatit Llazar qe goditen gazetaret jane serbe si te gjithe te tjeret, por qe jane krenare se ua kalojne te tjereve, sepse, siç dihet, kane emrin e kral Llazarit te vjeter dhe neser do te krenohen se e kane mbrojtur dhe ushqyer e strehuar egersiren me fytyre njeriu, ate qe beri katakombin e Srebenices, 8000 myslimane boshnjake, mu ne syte e “paqeruajtesve europiane” (per turpin e europianeve e te NATO-s!).
ndersa ne kemi ne krye Salen qe nuk i ka mbetur asnje therime atdhetarie dhe ne mos eshte sevoja i tyre!
KUR E KANE RADHEN KETA TANET !?
– Karaxhici dhe Mlladici zevendesojne Kasapin e Ballkanit Milloshevic
ne qelite e Hages
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Drejtesia vonon por nuk harron, thote sovrani. Sllobodan Milloshevici qe ia futi flaken ish- Jugosllavise se arnuar keq dhe terrorizoi Kosoven dhe Bosnjen cofi si nje qen i braktisur ne Hage. Dha shpirt per gazep, i rrethuar e tormentuar nga fantazmat e viktimave te terrorit te tij shteteror. Fund pa lavdi ne sketerren e Hages!
Mercenari i tij Radovan Karaxhic ka muaj qe ndeshet dhe jep llogari para drejetsise ne Gjykaten e Hages. Pardje u kap edhe partneri i tij ne kasaphanen e Shrebrenices dhe Bosnje Ratko Mlladic…. Drejtesia vonon por nuk harron!
Si Karaxhici dhe Mlladici zvendesojne keshtu Kasapin e Ballkanit Sllobodan Milloshevic ne ato qeli te turpit boteror. Akuza me e rende e njerezimit rendon mbi koken e tyre: krime kunder njerezimit!
Kane mbetur edhe dy- tre qeli bosh. Ato presin qiraxhinjt e tyre pa qera. Per ke eshte fjala!?
Eshte fjala per ata qe furnizuan me nafte dhe arme makinen e tyre te luftes dhe terrorit ne Shrebrenice, Bosnje dhe Kosove.
Eshte fjala per ata qe shkelen jo vetem ligjet shqiptare dhe normat elementare kombetare.
Eshte fjala per ata qe shkelen edhe ligjet themelore nderkombetare dhe vete Karten e Kombeve te Bashkuara deri ne ate shkalle sa per pak sa nuk cuan ne perjashtimin e Shqiperise nga kjo organizate.
Eshte fjala per ata qe e kane pohuar me gojen e tyre se e kishin bere nje akt te tille kriminal nderkombetar gjoja “per te ndihmuar Kosoven dhe shqiptaret atje”. sikur ajo nafte e municion ti ishte derguar Dr. Ibrahim Rugoves dhe LDK-se, qe kishin vetem hapeset e kashtes ne dore dhe ligjin atje e bente Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milloshevic.
Eshte fjala per furnitoret e makines serbe te dhunes e terrorit , per bashkepunetoret e Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Milloshevic. Ajo nafte e municion u perdor jo vetem per ekzekutimin barbar te qindra mijera boshnjakeve te pafajshem burra e gra, pleq e femije.
Ato e perdoren edhe kunder paqeruajtesve nderkombetare, konkretisht te atyre qe u lidhen sikur te ishin lope hollandeze pas shtyllave elektrike e telefonike, prane urave e caqeve terroriste serbe.
Autoret e regjizoret e saj duhet te perballen me drejtesine heret a vone. Aq me teper qe ketyre krimeve nderkomebtare i kane shtuar edhe krime te tjera kunde rnjerezimit sic cilesohen dhe vleresohen ekzekutimet publike, plagosja me arme zjarri dhe torturat kunde protestuesve paqesore me e mbas 21 janarit 2011.
Drejtesia vonon por nuk harron, thote sovrani! Ceshtja shtrohet vetem kur do tu vije radha ketyre taneve qe u renditen perkrah Milloshevicit, Karaxhicit, Mlladicit, Arkanjit ….
Akuzat per krime kunder njerezimit jane pa afat kohor. Ato nuk skadojne…
Aq me teper kur ato i ka pranuar dhe pohuar vete regjizori i kapur mat nga arshivat dhe pohimet e liderve me te larte te Beogradit, ish- Presidenti , tani kryeminister i Shqiperise, Z. Sali Berisha… Nje lehtesim per prokuroret e Hages… Drejtesia vonon por nuk harron !
KAM SHKRUAR DJE E NUK BOTUAT…QENKA ME FREFERENCA KUNJUKTURALE…..