Lajmi për vrasjen e dy të rinjve në Shijak ka prekur zemrat e gjithkujt. Një person ka qëlluar mbi ta duke deklaruar se kishte gabuar shënjestër. Gjithsesi ai do vriste njerëz për shkak të një sherri banal.
Është gati e papërballueshme të merresh me fluksin e lajmeve të kronikës së zezë në Shqipëri. Ta mendosh që jeton në një vend me 3 milion banorë, të bën të vësh duart në kokë. Por nuk ka si ndodh ndryshe në një vend ku kryetari i qeverisë ecën me jelek antiplumb. Duhet theksuar se mungesa e drejtësisë në këtë vend po e bën situatën dëshpëruese.
Ja një përmbledhje e lajmeve të mëngjesit.
-Një aksident me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari ka ndodhur sot në Durrës. Aksidenti ka ndodhur në Rrushkull, ku 15 vjeçari D.K ndërsa po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një autoveturë.
-Policia ka arrestuar Ram Bashën, 65 vjeç me akuzën për vrasje të mbetur në tentativë. Basha, dy ditë më parë rreth orës 22:00, në Zall Mner i Ri, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë gjahu çifte Elez Elezin, 20 vjeç
-Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Barbullojë të Lezhës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit të së premtes, në banesën e Gjovalin Frrokut, 50 vjeç, në fshatin Barbullojë e Vjetër të Komunës Kolsh në Lezhë.
-Një borxh prej 100 mijë lekësh të reja është bërë shkak për plagosjen e rëndë me thikë të një 39-vjeçari në qytetin e Korçës. Burimet e policisë bënë të ditur se i plagosuri është Lulzim Sakollari, banues në Korçë dhe ndodhet në spitalin rajon, në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dy plagë të mëdha në bark.
-Prokuroria e Korçës dha sot pretencën për autorët e vrasjes së dy të rinjve në lagjen “Radanec” të këtij qyteti në fillim të vitit.
Nga prokurorët e çështjes u kërkua burg i përjetshëm për autorin e masakrës, Erion Mukadezi, 32 vjeç, dhe nga 1 vit e gjysmë burg për 3 bashkëpunëtorët e tij: Irfan Mukollari, Fatjon Dinkollari dhe Ervin Mukollari.
nuk mundemi me u prezantu si shqiptare ketu ne AUSTRALI sepse jane njerzit me te frikshem nuk te merr njeri ne pune
e sa e sa te tjera ,,,,,,,,,,jalla mortja te hengert o sali qe na bere gjith popullin me stres,nuk kemi nje minut qetsi a rehat,le siguri sbehet fjale…kur do vije ajo dit qe te te shikojm pas hekurave te burgut,pse jo dhe dita te te shohim te varur me kok poshte…………
Te morsha te ligat SALI BERISHA. Beji terbjet SOCIALISTET me shume mjeshteri sic e din ti vete.
I ke bo me migrene keta SOCIALISTET. Sa keq se nuk kane se c’fare te bejne, por vetem se vazhdojne te rrahin uje ne dybek.
http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash1/180190_194220133927597_116542811695330_797965_8164467_n.jpg
PSE TI MENDON SE MUND TE IKI Ky
Ky do te largohet kur te duan anglo -amerikanet ; pasi ai u ka sherbyer atyre gjer tani
Kur atyre nuk u duhet me ata do ta largojne
Anglo -amerikanet kane bashkepunuar me komunistat qe ne vitin 1944 se ashtu kane qene interesat e tyre
Per me shume infarmacion lexoni si me poshte kete shkrim
Nga Bedri COKU
Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve
të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste,
po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.
Ndaj themi:
– Sali Berisha, hesht!
– Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!
– Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos,
sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm
pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…
Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve
e plumbat e kallashnikovit …
Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin
e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…
Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:
– Sali Berisha hesht!
– Ti, popull shqiptar, hesht!
RRNO PER ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NEN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…
Se kush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur
një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:
– Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën
e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i
kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli
dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por
për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët
që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma
më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të
them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as
na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do
ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në
Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për
të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia
e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe
anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën
më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer
vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende
më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër
nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij,
por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull
evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh
besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë,
shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh
Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…
Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të
regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975,
u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë
për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po
vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë
ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije
dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist…
E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me
Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….
Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin
e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu
më i ditur i botës.
– Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam
fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?
– Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…
– E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë
tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë
koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!
Roza shkrimi juaj eshte realiteti isotem shqiptare qe me ne luajne amerika dhe anglija QEmerretme salin dhe fatet kombit tone jane ne dore te tjerve skam se cfar te shtoj AUSTRALI
Qe Berisha ka faj, do te thoja biles eshte nga pergjegjesit kryesore te shume ngjarjeve shume te renda ne jeten e shqiptareve, nuk do shume mend (te pakten per ata qe kane apo i lejojne vetes lluksin re reflektojne 10 minuta per te pare me qarte e te analizojne vet pa rene preh e mediave pro apo kundra qeverise).
Problemi eshte se nese ka nje aksident, ku humb jeten nje shtetas, kur nje i ri vret barbarisht per arsye shume te dobta duke ngaterruar makinen apo ngjarje te tilla, nuk mund ti hidhet gjithe pergjegjesia kryetarit te qeverise.
Jame kundra Berishes prej mbi 18 vitesh, po do ta konsideroja fyerje te intelektit tim (nuk pretendoj se ai eshte i larte qe te kuptohemi) dhe intelektit te bashkekombesave te mij te akuzoj drejt persedrejti kryetari i qeverise per aksidente apo krime ordinere.
Berisha mban pergjegjesi te renda per mungesen e vizionit, korrupsionin galopant, mungesen e perspektives se popullit tone e kjo gje duhet goditur nga media çdo dite per ti hapur popullit syte, e ti japi mundesine qe te votoje dike tjeter, por kurresesi te kontriboj ne konfizion dhe ta turbulloje me shume se sa i turbulluar eshte.
Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia me shoke nuk duheshin denuar per vjedhje kafe apo çelsash elektrike ne shtepite e tyre, pasi ky ishte ofendimi me i madh qe u be disidenteve te vertete qe sakrifikuan jeten e tyre per lirine e fjales dhe mendimit, te mos behet i njeti gabim me Berishen.
Kjo qe then angazhon vetem personin tim dhe nuk pretendoj te njoh te verteten.
Ky eshte Peshqeshi qe Sali Berisha i dha Shqiperise,e ndau Shqiperine ne dy pjese ,te Rijte e sotem i ka mesuar me pa Drejtesine ,duke hedhur balt njeri mbi tjetrin,Saliu gjithmone mban ne hakuze Drejtesine,me qellim qe ajo te vendosi si do ai Qeveria ,
Tani ne kete vend ka vetem vjedhje dhe vrasje mbasi keshtu vepron vete Qeveria e Saliut,Deri kur?
Epo, vdekje Sali Berishes!
Po c’hyn Berisha apo Edi ketu mor popull(edhe pse Berisha ka fajet e tij).Cti thuash kriminelit kur te pergjigjet ngaterrova adrese??Te len me goje hapur.
po kush e ka fajin qe drejtesia nuk funksionon dhe qe njerezit bejne vetgjyqesi? kush e ka fajin qe vriten ne gerdec nga shteti dhe nuk ka asnje te denuar? kush e ka fajin qe ne mes te bulevardit me duar ne xhepa te vret shteti? Peshku qelbet nga koka or ti mik
Ne ate foto te ishte Berisha dhe jo ai fatkeq. Berisha meriton çdo lloj ndeshkimi. Mjafton qe populli po e akuzon per tradhtar dhe atij nuk i ben pershtypje .
ah sikur te vritej ndonje politikan “gabimisht!” sidomos ndonje nga ata qe flene me xhaketat antiplumb, nga frika qe i ka zene!
” Degjomani fjalen::: sa me te medha revoltat ne Greqi aq me frymezim pozitiv per opoziten ne Shqiperi!” GREKET PO NA JAPIN NJE MESIM!!! Pa-Dashje per te shembur Berishen.