Shqiptarja Rita Ora në lidhje me Bruno Mars?

1 Qershor 2011, 12:26Lifestyle TEMA

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, sipas shtypit të huaj, besohet se është përfshirë në një romancë me yllin e “Just the Way You Are”, Bruno Mars, amerikanin i cili ka pushtuar top listat muzikore në mbarë botën.

Ata janë parë së bashku jo vetëm duke kërcyer në mënyrë shumë intime në pasndejën e një evenimenti, por nuk mjafton me kaq, pasi kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në aeroport e restorant. Nga ana e saj, duke qenë e vetëdijshme për “sinjalet” që mediat kanë marrë për të spekuluar ose jo mbi një lidhje të mundshme, Rita Ora ka shkruar në rrjetin social Twitter: “Ndonjëherë miqësia e vërtetë ngatërrohet me flirtimin, kështu që njerëzit mendojnë se po ndodh diçka. Apo jo Bruno Mars?”. Ndërkohë që më parë ajo shkruante: “Më mungon shumë zemra ime” dhe fill më pas: “Nesër nuk do jem këtu, do udhëtoj”.

Fill të nesërmen është parë në Gjermani me Bruno Mars, i cili vetëm para t muajsh është ndarë nga e dashura më e fundit. “Çifti” deri më tani nuk ka konfirmuar apo mohuar gjë për mediat, presim në vijim se çdo të ndodhë.

Mars është një muzikant amerikan, që ka marrë shumë famë këto vitet e fundit, jeton në Los Angeles, ndërsa shqiptarja Rita Ora është prej pak kohësh pjesë e grupit menaxherial të reperit të njohur Jay-Z.

Lidhja me Bruno Mars do të ishte një aset për karrierën e Ritës, e cila po punon për një këngë të re. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje