(E PERDITESUAR)- Kasapi i Ballkanit doli sot për herë të parë para gjyqit në Hagë. Ratko Mlladiç nuk mbante uniformë ushtarake, siç ishte paralajmëruar, por një kostum.
“Unë jam gjenerali Ratko Mlladiç”, tha ai.
“Jam shumë i sëmurë,” vijoi më tej. Ai tha se e kishte marrë akt- padinë me 37 faqe, por nuk e kishte lexuar dot.
“Kam mbrojtur vendin tim, njerëzit e mi. Nuk kam vrarë njerëz në Libi a diku tjetër,” ka përsëritur disa herë ai, çka detyroi gjykatësin ti presë fjalën.
Qeveria serbe ka deklaruar se nuk do paguajë kostot e mbrojtjes në gjyq, por Republika Srpska në Bosnje është shprehur e gatshme të ofrojë 50 mijë euro ndihmë. Tribunali i ka caktuar atij një avokat, serbin Aleksandër Aleksiç.
Ndërkohë, agjencia Balkan Insight dhe gazetari Florian Bieber kanë bërë një shkrim për teoritë konspirative që kanë rrethuar arrestimin e tij.
Një emision boshnjak ka publikuar disa video, që tregojnë një Mlladiç më të ri e në formë nga ai që kemi parë të gjithë në fotot e ditëve të fundit, duke ngritur dyshime për sinqeritetin e qeverisë serbe.
Nga ana tjetër, britanikja Daily Telegraph ka shkruar se me Mlladiçin qeveria serbe po negocionte për dorëzimin e tij, pasi i druhej një përplasje me armë gjatë aksionit për kapjen e tij, që mund ta linte të vdekur Mlladiç, duke e kthyer në martir. Kjo do sillte trazira.
Kurse gjermania Frankfurter Allgemeiner Zeitung shkruan se Rusia jepte fonde për të mbajtur të fshehur Mlladiç, por në një moment vendosi që të ndërpresë këto fonde.
Sigurisht këto teori janë të mbushura me ujë, por mediat po ziejnë për arrestimin më të bujshëm në Europë.
Ky nuk eshte Ratko Mladic, nuk ka mundesi, sikur edhe ne trotura te kesh mbajtur ratkon e 15 viteve me pare, nuk do te tjeresohej ne kete menyre. Keto jane lojera, per te bere levizje qe i inetyresojne Rusise per integrimin e Serbise ne BE sa me shpejt, duke lene jashte saj shqiperine dhe Kosoven
Kur do ta shohim Ratkon e Shqiperise ne te njejtin pozicion?!?!
Mlladic me duhet ta pranoj qe keni shembelltyren e nje qenie “njerezore” por duhet te ngordhni aty ne Den Haag.