(E PERDITESUAR)-Kolegji Zgjedhor sapo eshte terhequr per te marre vendimin per ankimimin e PS per rezultatin e Tiranes. Kolegji ka marre tabelat e rezultateve nga KQZ para pak minutash dhe tashme pritet te jape nje vendim.
Kolegji Zgjedhor ka urdhëruar KQZ-në të sjellë tabelat e rezultateve të KZAZ-ve për të verifikuar a janë mbyllur para 18 majit. Kjo kërkësë u kundërshtua nga PD, por Kolegji nuk e mori parasysh kërkesën e PD. Në orën 17:00 pritet të rimblidhet Kolegji.
Trupa e gjyqtarëve do marrë sot një vendim historik, që mund të sjellë drejtësi, ose mund ta çojë vendin në kolaps. Përgjegjësia është e madhe, tensioni shumë i lartë
Sot në orët e paradites Kolegji Zgjedhor u mblodh për të shqyrtuar e për të dhënë vendimin për një nga çështjet më të debatuara sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri.
Ata do të vendosin në lidhje me një akt normativ të përgatitur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, që i ka dhënë këtij të fundit fuqinë për të hapur kutitë e votave e për të quajtur si të vlefshme votat e hedhura në kutitë e gabuara.
Sytë dhe vëmendja e çdo shqiptari është drejtuar nga Kolegji Zgjedhor, mbi të cilin rëndon një barrë tepër e rëndë. Ndërkombëtarët po ashtu presin që Kolegji sot të japë drejtësi.
Papritur, kur u duk se zgjedhjet po mbylleshin pa ndonjë problem, në një konferencë për shtyp kryeministri Sali Berisha foli për gabime njerëzore, duke lënë të gjithë në pritje të “shpikjes” për të prekur rezultatin e ngushtë zgjedhor. Edhe pse tha se të dhënat e partisë së tij flasin për fitore, të gjithë e dinin se votat e numëruara përpara kamerave tregonin të kundërtën. Atëherë lindi varianti i votave në kutitë e gabuara. Një lajm i tillë alarmoi opozitën, por tmerroi edhe ndërkombëtarët, që deklaruan se rregullat nuk mund të ndryshohen në fund të lojës.
KQZ mori përsipër që të hartojë një akt normativ për të hapur kutitë e numëruar këto vota. Vëzhguesit e ODIHR thanë se baza ligjore ishte e paqartë dhe se akti nuk iu ishte dorëzuar atyre. Pas disa ditësh pasi u numëruan kutitë, KQZ vendosin të miratojë aktin në tërësi, pasi e kishte “miratuar” atë në parim.
Pas rinumërimit të votave, Basha doli 81 vota përpara, ndërsa shumëkush zgurdulloi sytë duke thënë se se kjo thyen çdo ligj të matematikës e të probalitetit. Sipas ekspertëve, është e pamundur që të dalin më shumë vota për Bashën në një garë që u nda në barazim. Por Berisha thotë se votuesit e Bashës ishin më të emocionuar, ndaj votuan gabim më shumë.
Në mes të këtij tensioni dhe këtyre justifikimeve fëminore, Kolegji shtyu para një javë vendimin për shkak se PS kërkoi të bashkoheshin dy paditë e saj. Sot, fiks pas një jave, do ketë një vendim. Analistët e huaj thonë se ky vendim mund të sjellë drejtësi, ose mund ta zhysë Shqipërinë në një spirale të rrezikshme. Kësaj herë nuk do ketë më ngërç politik, por trazira sociale. Asgjë nuk dihet mbi vendimin që do marrin sot gjykatësit e Apelit, por një gjë dihet me siguri, kjo datë do jetë e shënuar në historinë e pluralizmit shqiptar.
shpresojme te veprohet ‘me mend ne koke’ dhe jo ne …. xhepa, le te themi
Shpresoj se s’ju ka marre koka ere edhe ketyre se atje eshte vendi i çudirave. Duhet te kene dhene instruksionet e fundit amerikanet dhe pritet fitorja e Rames. Besoj se pavaresisht qe ne 2009 po keta gjyqtare nuk pranuan qe te hapen kutite, sot ndryshojne punet se te gjithe e pane me sy rezultatin dhe per me teper edhe te huajt. Mendoj se keta do ta ndalin Saliun, nqs jo, atehere mbetet i vetmi dhe i madherishmi kallash qe e ndal Saliun perfundimisht.
mos u pref my friend
nqs to banon vertet ne amerike,atehere une jam Barack Obama…
tg bathore apo berxull do te shkonte me shume.
Ha, ha, ha…. 100% right.
DREJTESI DHE VETEM DREJTESI ESHTE HAPI I PARE PER NJE DEMOCRACI TE VERTETE.
Po pres komentet e suzanes,
kushedi na nxjerr sot ndonje xhevahir te rralles, nga ato te baracaletave kryeministrore!
Le te urojme te gjithe qe 3 qershori te vendose sado pak drejtesi i t’ja thyeje hundet maskerenjve e batakcinjve me te medhenj te Shqiperise, treshes famekeqe Berisha – Nano – Meta dhe shpures se tyre lolo Basha – Topalli se bashku me delet e tjera nga pas!!!
DREJTESIJA SHQIPTARE eshte si puna e KASTRIOT ISLAMIT dhe E ZOTIT HARASANI,qe kure i pyesin se cili eshte qellimi juaj ne politike .ATA pergjigjen , te cojme shqiprine ne EUROPE
shume mire e ke flori ata i shkelen idealet e komunizmit dhe per kete do ti perjashtojme nga partia jone e lavdishme qe e krijum me meladin popovicin me 1941
Te rroje partia me shokun rama dhe te na lene mbrapa bashk me ata qe u shkojne mbrapa
tg usa
partia e RAMIZ ALISE,partia demokratike,mos harro,mban flamurin ne perjashtime,pastaj,PS,ska perjashtuar shume,me shume jane larguar me deshire!!!lexo pak ,lexo,se si u kriju PD,dhe se si RAMIZI E INFEKTOI LEVIZJEN STUDENTORE ME SALEN,!TAKE CARE TG BATHORJA!!
Ej deso74 kam qene vete ne krijimin e partis demokratike dhe e di me mire dhe se cdo njeri tjeter ne shqiperi si u krijua dhe e kemi krijuar tek menca e studentve tek qyteti studenti prandaj ato ramiza alia qe eshte antari partis tuaj bashk me nexhmijen,ish byron politike,ish antaret e komitetit qendror si babai e kryetarit tend edvin kristaq rama,ish sekretaret e pare dhe ministrat e diktatures si gramoz ruci ,te gjithe sigurimsat etj etj leri ti se Sali berisha ja theu hundet Ramiz Aliz qe 6muaj para se te krijohesh partia demokratike ne mbledhjen e inteligjences qe u be kur shqipetaret trima thyne muret e abasadave,Ne ate mbledhje ishte i vemi burre qe ja theu turinjt ramiz alis vetem sali berisha e jo ismail kadare qe tha qe ne ambasada hyne jashqitja e kombit.Prandaj shko lexo ti se une i kam prekur cdo gje me shqisat e mija se kam qene atje.Prandaj ti shpif jo tani se ka shume si puna ime qe i kane prekur me shqisa te gjitha njarjet por mbas 100vjetve se athere mund ndonje qe nuk di te lexoje mund ti haj.
Persa i perket prjashtimit tek partia demokratike nuk ka pasur kurre dhe ata qe iken e pane se ishin gabim dhe u kthyen qe nga arben imami,neritan ceka,gramoz pashko etj etj dhe tani jane poste qendrore te shtitit dhe partis demokratike.Shikoni dhe mesoni si behet demokracia e jo si ju qe ata qe mendojne ndryshe dhe nuk duan gjak i flakni sic keni flakur ish krytarein tuaj fatos nanon e shume te tjere
Tani u ka ardhur kryetari qe ju u takon dhe mjere ata qe do shkojne kurban perseri per ju si ata t 21 janarit
tg usa
Vetem Sali-istat (lexo Stalinistat) krenohen kur vrasin qytetaret e vet ne rruge, dhe historia e ka treguar fundin e tyre…
po ti cke o je ti para o seshte njeri.ne USA je ku do te vesh me.
sigurisht qe je me dipllome te blere e i punesuar nga berirsha.se shpejti dhe ti do te ngelesh pa pune e ta shikoshe by-hn e lemes se cdo te thote te fitosh para me djerse.
good luck to you
O mjere ju qe sajoni si grisela moster
Une kam dy master digri dhe punoj ne nje corporat te madhe ne new york dhe kam nje pozit qe ju nuk mund ta imagjinoni per te vetmen arsye se i masni te gjithe njerzit me veten tuaj dhe kam ndimuar shume shqipetar qe ju nuk mund ta imagjinoni cfar ndihme dhe une jam me i lumtur se ata qe ishin ndimuar nga mua se ndjej veten shume praud kur ndimoj shqipetar qofshin te majt qofshin djathte.Vetem nje gje te dini une kam bere muhabet me te majte po kurre nuk me jane shprehur si ju qe shkruani keshtu,po ja qe paska e edhe keshtu.
tg usa
tg usa, c’pune ka komunizmi ne 2011?
Nuk di ku e ke llafin por pergjigja ime me e mire per mua do ishte
Poshte komunizme ne shqiperi qe ka filluar te njerri perseri ku doktori sali berisha si nje doctor shume i zoti do ta zhduki
tg usa
Doktor Adhamudhi thuaj me mire…
Vendimi me i zgjuar i Kolegjit zgjedhor do te ishte Rikthimi i vendimit te KQZ mbrapsht. Dhe KQZ te detyrohet te vendose perseri simbas Kodit zgjedhor. Keshtu do te Shpetonte nga politizimi dhe barra e presionit publik qe ka mbi shpatulla. Perndryshe do te kete pasoja te renda per Shqiperine. PDja eshte perpjekur me nje interpretim gjoja ligjor te ndryshoje rezultatin paraprak, qe ska prova ligjore te quhet i ligjshem. Kurse PSja eshte akoma e turbullt dhe e tronditur nga rezultati i ngushte, panvarsisht te spekullimeve mbi “me shume vota se votues” qe mund te provohen nga prokurorija ne hetime penale. Besoj se si do qe te jete vendimi, ai nuk do te mbylle plaget qe politikanet shqipetare kane shkaktuar zgjedhesve te tyre, duke i mbajtur si skllave te tekave te tyre.
O Shqipetar e moret vesh, kane rene dakort Sala me Ramen. Rama mban bashkine, Sala qeverine deri me 2013 dhe Fatosi behet president. Llaf i sigurte….
me nje korigjim te vogel rama mban vetem ps
çfardo që të bëjë ky kolegj nuk ka ndonjë rëndësi të madhe!ato që kishin rëndësi i pamë ne dhe gjithë bota!
I-berisha bën atë që i do qejfi sikur të ishte në çifligun e tij!dhe si ha palla për askënd!
II-rama nuk ka mender bythë!thjesht nuk ja mban!dikush përpiqet ta mbulojë me “zgjuarsi” “qetësi” e të tjera si këto!ai ka vetëm një problem “të dijë se ç’erë ka gjaku”!!!
shum e drejt
un per vete nuk shpresoj fare tek kolegji zgjedhor. kolegji zgjedhor eshte si kqz. e vetmja shprese eshte te ngrihet populli dhe ti mar ter plerat berishjane perpara
Kolegji nuk ka dhene ndonjehere drejtesi kur ka patur ceshtje me rendesi.Edhe une mendoj se do ngritur si ne Egjipt.
jemi koke e kembe te marrim vesh kete verditket i cili nuk dihet akoma, gjithsecili nga ne deshiron te fitoj simpatizanti jone po asnjeher nuk dihet…. kjo mbete enigme edhe per pak..
kjo pune behet qe populli te futet kaos se sgjedhjet dihet u fituan nga edi rama ,saliu ashtu e do rremuj ,kok gomari po ashtu qe te vjedhi,edhe mjer ata qe skan te han dhe kan njres te semur neper spitale ,se politika ne shqiperi e ben si puna e asaj prverbes stabolli digjet kuva q……….mjer ti o popull…
keto seanca gjyqesore do te doja te ishin me te shpeshtaa e jo kaq largame nje njera tjetren ketu e nje jav ne mezi pritem dy jav per te dal rezultati nga KQZ tani do te na duhet te pressim prap pse presim sepse ne si populll fukara qe jemi jemi kurioz te dime a jemi ne t eparet apo jo??
kolegji ka shtyre per dy ore ,per ne oren 17 ,seancen pasi mori vendim qe kqz te sjelle tabelat e para 18 majit.PO VJEN ERA GOL ME DUKET.Po fiton +10*.Le te shpresojme.
e ka vendos saliu o shoku,keto jane lojra koti
Kolegji do jape vendim pro Rames por asgje e mire nuk vjen nga kjo sepse ka shume informacione se eshte bere pazari qe edhe Berisha te humbe me qetesi edhe zgjedhje te parakohshme te mos kete deri ne 2013 ,urime shqiptareve per kete fitore si te Pirros ,keshtu pra njerez vdiqen dhe u rrahen kot ne 21 janar qe Saliu dhe Iliri te shesin Shqiperine deri ne 2013.
Ti bubi shpreson qe Rama te behet Nano. E pra kjo nuk ka per te ndodhur…
urojme te japi drejtsi kolegji dhe shpresojm
Vertet besoni ne Kolegjin Zgjedhor? Veshtire te marre nje vendim te pavarur. Qofsha i gabuar por ka shum pak shprese.
Them qe duhet te kete pasur presion te forte te nderkombetareve, Nuk ka ku ta luaje bythen Sala..
Edhe ajo puna e pazarave mund te qendroje. Le te shpresojme se nuk do kete konfrontime
Mendimi im eshte keto gjera jane shum shume te nderlikuara, kush e di se cfare pazaresh ben Sali Krimineli ndoshta nga frika e te huajve i ka thene Kolegjit tja jape Edit, ose ndoshta presioni i te huajve do ta beje kolegjin te veproje drejt,ndoshta ai nuk do qe Lulzim Basha te marre Bashkine se mos i merr Partine, KEMI TE BEJME ME NJE VEMJE SUPER SUPER TE RREZIKSHME VELLEZER, PO NUK IKU AI NUK SHPETON SHQIPERIA, nuk mendoj se Edi eshte pjese e pazareve, por ai nuk mund te beje me shume nga PRESIONI NDERKOMBETAREVE, jemi ne nje pozite shume te veshtire po nuk hoqem BOSHTIN E TE KEQES NUK KEMI SHPETIM, uroj kjo dite te vije sa me shpejt.
Keta i ka marre purtha me vete. Keta do te bejne drejtesi ne Shqiperi? Shihni Saliun dhe pastaj shihni keta! Nuk kane guxim te shohin njerezit ne fytyre se e dine qe po bejne nje gje te ndyre dhe tradheti ndaj drejtesise. Kam vetem nje pyetje: A kane femije keta njerez? Dhe cfare u mesojne femijeve te tyre?
alban, po te kishin ndergjegje nuk do ishte Shqiperia ne kete gjendje….pra skemi pse cuditemi, fatkeqesisht ka shume pak njerez te ndergjegjshem dhe pergjegjshem . dhe ka nje mase (popull) shume pak informuar ne pergjithesi, kjo nuk shfajeson por eshte fakt….fakt i dhimbshem.