Humb 100 kilogramë për 12 muaj

12 Qershor 2011, 12:37Lifestyle TEMA

Alex Respess (23) nga Duluth në SHBA para një viti kishte 208 kilogramë, ndërsa sot mund të krenohet që ka vetëm 110 kilogramë. Në emisionin e ABC-së “Good Morning America” tregoi se dëshira e fundit nënës së tij, e cila ka vdekur nga kanceri, ishte që djali i saj të jetë i lumtur dhe i shëndetshëm. Alex plotësoi dëshirën e saj.

Alex ishte shëndoshur për shkak të mënyrës jo të shëndetshme të jetesës. Është fans i madh i bejsbollit, por kurrë nuk arriti të luajë këtë sport për shkak të mbipeshës. Pasi në një restorant theu karrigen për shkak të peshës së tij, asnjëherë nuk doli nga shtëpia pasi ndihej keq, transmeton “Daily Mail”.

Sot thotë se është krenar për atë që ka arritur. /kd/

 

4 komente në “Humb 100 kilogramë për 12 muaj”

  1. tb says:

    Te foto e pare nuk duket si 110 kg, por me te vertete mahnitese, çfare ndryshimi i paimagjinushem. Bravo …

  2. vlora says:

    bravo……..per tu pergezuar….

  3. Ann says:

    Une 2 kile s’po humb dot , ky 100 ))) bravo , por tani fillon e bukura, do kete mundesi ta mbaje kete peshe?.

  4. saranda2001 says:

    Ne amerike zhvillohe reality show te tipit big Brother,me njeres qe jane shume te shendoshe ,zgjidhen 6 e 6 trajnohen per 5 jave pastaj fillon eleminimi me tv show .Largohet ai qe humbet me pak peshe ne jave deri sa mbeten dy fitues qe realizojne finalen .E kam ndjekur disa vite eshte interesante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje