Një adoleshent britanik dyshohet se ka organizuar sulmin mbi kompjuterat e CIA-s, senatit amerikan dhe kompanisë Sony nga dhoma e tij e gjumit. Ryan Cleary, 19 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij në një aksion të përbashkët nga Scotland Yard dhe FBI.
Ai u arrestua pasi ndërmori një sulm edhe ndaj njësisë britanike për krimet e rënda, e njohur edhe si FBI britanike. Grupi i tij njihej me emrin LulzDec. Tani adoleshenti mund të ekstradohet dhe mund të dënohet deri në 60 vjet burg. Nëna e djalit thotë se ai vuante nga agorafobia dhe nuk ishte larguar nga dhoma prej katër vitesh.
jam i bindur se sherbimet sekrete do ta marrin dhe ta perdorin per interesat e veta… nuk do te denohet kurre me burg nje tip i till…nese nuk pranon vritet nga frika se sherbime te tjera sekret si ato kineze apo ruse do ta grabisin…
Mendimi_im ke te drejte por nese do te ishte nje persone kaq i rendesisheme per ta athere sherbimet sekrert nuk do ta lejonine kurre qe ky te perfundonte ne Media.
Cyber Threat eshte nje nga gjerate me kercenuesi sot per sot – me kercenuese sesa terrorismi. Me terrerism mund te vrasesh 1, 100 apo nje me ndersa me sulmet Cyber mund to blokosh gjithcka qe ekonimit e perendimit jane te bazuara (sistement bankare, nucleare, ujite, aviacionit, trenat deri tek trafiku.
Tema – ju lutem te jeni nje gazete me e pergjegjshme ne titull thoni “Ja adoleshenti që sulmoi CIA-n nga kompjuteri i tij” dhe me posthe shkruani qe “dyshohete” – pra ky dyshohete.
Ne fakt kercenimet e lidhura ne sulmet kibermnetike nuk jane “me kercenuese se terrorizmi” jane nje lloj terrorizmi apo pamvarsisht nga qellimi perse kryhen. Edhe ne France keshtu i percaktonin Z. A.Gj.
dyshohet apo e ka sulmuar se nuk po e marrim vesh.
n’foto nuk po tregon qe i ka 19 vjet ?