PS, gati dorëzimi i padisë së re në KQZ dhe Kolegj për Tiranën

22 Qershor 2011, 15:14Politika TEMA

Partia Socialiste ka bërë gati një padi tjetër për deformimin e procesit zgjedhor në Tiranë, të cilën pritet që ta dorëzojë në ditët në vijim në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor. Kjo gjë është konfirmuar nga ana e deputetit të PS-së, Fatmir Xhafaj, gjatë një interviste për një television.

Xhafaj bëri të ditur se procesi i numërimit të votave në KQZ ka elementë të dukshëm pavlefshmërie dhe kjo është arsyeja që PS do të dërgojë ankimimin e radhës në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor.

Ai nuk ka konfirmuar se kur do të dorëzohet kjo akt-padi, duke thënë se ajo do të dorëzohet shumë shpejt.

 

22 komente në “PS, gati dorëzimi i padisë së re në KQZ dhe Kolegj për Tiranën”

  1. lori says:

    shpejtoni dorzojeni s eju iken afati.. dhe ndertojeni mire se per ta fitu keni ashtu sic presim ne mas te mbjellave..

  2. nicolla disha says:

    Opozita Shqiptare po gabon shume duke trokitur ne deren e drejtesise, kur nje kohe drejtesia Shqiptare eshte nen komanden e Berishes.
    C’ndryshime ka opozita Shqiptare me ate opoziten e Iranit???

  3. Bardhi Tolabi says:

    Zoti Xhafaj!
    Kini kujdes me keto reagimet qe beni.Je ca i vogel ne moshe dhe nuk i mban mend ato paralajmerimet kineze kunder provokacioneve taivaneze qe i kaluan 500 e ca heret ne mos mijen. E atehere, askush nuk e pirdhte Kinen.Ndersa sot askush nuk ben dot pa te edhe SHBA-borxhliu me i madh i saj.Edhe ju,mjaft me keto “padi”,qe pa vajtur ne destinacion dihet perfundimi:”te pa mbeshtetura ne ligj”.Ju i shihni dhe ne i shohim me syte tane shkeljet e ligjit nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor dhe ju vazhdoni tu drejtoheni po atyre.E kesaj i thone,pirdh te shfryesh se te lehteson,por ama nuk te sheron. E dime qe kete ju rekomandojne nderkombetaret,sepse dhe ata kete pune bejne:Kur jane para faktit si me 14 maj,deklarojne se procesi po shtremberohet dhe po veprohet jo si ne rastet e mepareshme,apo se veprohet ne menyre te dyshimte.Kur largohen ne kohe,e dredhin dhe thone:gjeni gjuhen e dialogut,vini interesat e integrimit dhe “jepini bythen”Sales kete rradhe dhe shikoni te ndreqni zgjedhjet qe vine.A nuk kane qe nga viet ’90,qe keshtu veprojne per cdo palo-zgjedhje qe behen ne Shqiperi?Mjaft me servilizmat ndaj ketyre nderkombetareve,qe nuk kane asgje te perbashket me aspiratat e popullit per demokraci dhe shtet ligjor,me lirite dhe te drejtat e njeriut.Kuptoheni,po humbisni elektorat me pavendosmerine tuaj per te vepruar kunder kesaj mafie Berishiste qe ka uzurpuar shtetin.Organizohuni,strukturohuni,percaktoni objektivin,shpalleni ate dhe do te shihni se populli do ju ndjeke.Ai nuk te ndjek per karrigen qofte dhe te Edit,por ai te ndjek ne se ti proteston krahas votes edhe per vrasjet e Gerdecit dhe 21 Janarit,per shitjen e Shqiperise grekeve e fazlliceve,per varferine e skajshme,per poshterimin e Cameve nga greket,per vjedhjet me bllok e pa bllok,kunder drejtesise se korruptuar,kunder administrates skandaloze e partiake,kunder injorances ne cdo hallke te veprimtarise shteterore etj,etj halle te perditeshme te popullit.Trajtimi i ketyre problemeve dhe jo vetem ne Tirane,por ne cdo cep te Shqiperise e ne te njejten kohe,do ju beje aq te fuqishem,sa qe t’ju degjoje jo vetem Saliu por edhe bota,njesoj sic degjojne sot Kinen.

    1. bajram aga says:

      E KE FJALEN PER PROVOKACIONET RUSE NE KUFIRIN RUSO-KINEZ

  4. nicolla disha says:

    Kjo tregon qe opozita Shqiptare eshte e interresuar per te mbajtur Berishen ne pushtet, kurse me populli opozita po tallet shume.

  5. Mendimi says:

    Kjo vertete eshte qesharake dhe naive, po kta te PS akoma po enderrojne se ne kete shkretire te quajtur Shqiperi ka shtet ligjor, kjo eshte sikur ti kerkoshe xhelatit lemoshe, vetem vazhdoni, kjo shkon ne interes te Berishes, keshtu ja zgjatni pushtetin , aj per momentin ka nevoje vetem per kohe, dhe kete kohe te arte po ja dhuroni ju o te mjere.

  6. Litari says:

    o shoku Xhafa te gjitha keto jane (manevrrime-vrima) keto jane pasoje te xhaxhit tent”Enver-Ramiz”…sa te jene gjalle (kapardinat e bardha te 90-tes) shqiptaret dhe shqiperia kurre nuk do te kene rhate, C’fare duhet ber o xhafi? Edi qe e ke siklete te pergjigjesh se keni shume para…Ja pra po te theme une “LITARI” aty ne mese te Tiranis Liter ne fyt “Ramizi,Sals,Godo,Ceka,Nano,Kaci,Kadare,Gjenushi,Iliri e shume spiun e halabak”…po ju komentuset e tjere C’FARE THONI?

  7. Litari says:

    o shoku Xhafa te gjitha keto jane (manevrrime-vrima) keto jane pasoje te xhaxhit tent”Enver-Ramiz”…sa te jene gjalle (kapardinat e bardha te 90-tes) shqiptaret dhe shqiperia kurre nuk do te kene rhate, C’fare duhet ber o xhafi? Edi qe e ke siklete te pergjigjesh se keni shume para…Ja pra po te theme une “LITARI” aty ne mese te Tiranis Liter ne fyt “Ramizi,Sals,Godo,Ceka,Nano,Kaci,Kadare,Gjenushi,Iliri e shume spiun e halabak”…po ju komentuset e tjere C’FARE THONI? EJANI VELLEZER KETU NE Tirane O SOT O KURRE NESER DO TE JETE SHUME VONE…(mjaft late pjatat e tenxheret e spajollve) Spanjolli ketu ne Tirane me dollaret tuaja qef o qef..

    1. zjarri says:

      Litari, fjala jote ne veshe te perendis “amine”. O zot! zgjohe kete popull, Sala me Mete; per 20 vite 15000mije te vrrare, femerat shqiptare te detyruara ‘prostetut” ,pasurit kombetare shitur-grekut,pasurit private te popullit dhene bakshish Fazllicve dhe dajollarreve “serb” kolonel Jonollatos po thuaje ne C’DO cep te shqiperis “KRYQ grek” NENA shqiptar e thinjur E perdhosur nga qeveria e emeruar (serbo-greket) Nena me lot ne “SY”pret PRET ne prragu i deres DJALIN!, djali I saj rrenkon ne burgun e grekut…O ZOT NA NDIMO SE KY popull i mallkuar fle gjume..

  8. ALBAN DEGA says:

    ESHTE KOHA TE KERCASIN PRANGAT
    Arben Ristani legalizon para kamerave votat e vjedhura nga ustallaret e tij te kusarise se votave.
    Nje kusari flagrante para kamerave qe vetem drejtesia nuk e sheh Kaloi nje muaj qe krejt shqiptaret e mbare Bota po perjeton kusarine e hapur te votave nga KQZ dhe kusari i Berishes, Arben Ristani. Kusari e hapur. Kusari teper transparente. kusari para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare, para gjykatesve dhe prokuroreve shqiptare.
    Kusari pa maska! Kusari e shikuar dhe filmuar qe vetem prokuroret shqiptare nuk e shohin. Kusarine e pohoi ashiqare edhe vendimi i dyte i Kolegjit Zgjedhor. Jo ai i Tom Ndrec Berishes.
    Kolegji Zgjedhor e cilesoi ashiqare kete kusari si shkelje ligjore te KQZ-se. Ne vend te niste me iniciative hetimin dhe ndjekjen ligjore te Arben Ristanit dhe kamikazeve te Berishes ne KQZ, prokuroria e mbylli dosjen e pahapur kurre per ndjekjen e tij penale.
    Ka tri dite qe perfaqesusit ligjore te opozites ne KQZ po bejne denoncimin ligjor kunder tyre me prova te pakundershtueshme, qe jane transmetuar edhe nga kamerat.
    Prokuroria hesht. Ka mbyllur veshet dhe syte perballe masakres elektorale teper transparente te Sali Rsitanit. Po te ishte ne opozite Sali Berisha do ti akuzonte prokuroret shqiptare se “po flene gjume mbi dosjet flagrante te kusarise flagrante”!

    PER ME TEPER LEXOBNI :http://gazetakritika.net//Forumi/dejavu.php/index.php?itemid=4159

  9. ALBAN DEGA says:

    AN INEXCUSABLE EXCUSE …

    – Nje shfajsim i pashfajsueshem

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vendimi i sovranit dhe kusaria e Sali Ristanit

    Sorvani shqiptar e dha qarte jo vetem mendimin, por edhe vendimin, veridiktin e tij ne zgjedhjet e 8 majit 2011: 10 vota me shume per Edi Ramen. Jo dhjete, por qofte edhe nje vote e vetme me shume eshte e mjaftueshme per te shpallur fituesin e ligjshem!
    A nuk ndodhi keshtu vitin e kaluar me senatorin demokrat te Minesotas qe fitoi me nje vote me shume se rivali i tij republikan… Nje vote e ben diferencen. Fitorja nuk fillon tek milioneshi… Fitorja fillon tek nje vote me shume. Edi Rama ka dhjetfishin, pra dhjete vota me shume se rivali i tij humbes Lulezim Berisha.
    Cdo rezultat tjeter pervec atij te fitores se Edi Rames me dhjete vota me shume eshte rezultati i Sali Ristanit dhe jo i sovranit! Si i tille ai eshte jo vetem i paligjshem, por edhe kriminal !
    Nuk mund te behen kompromise e pazarlleqe me voten e popullit, si ato me Kushtetuten qe i kane kushtuar kaq shtrenjte jo vetem opozites por edhe Shqiperise mbare.

    Detyra e opozites dhe mendimi i bazes

    Jo vetem mosnjohja kurrsesi e asnje rezultati te manipular e falsifikuar, por edhe mospranimi kurrsesi i asnje rivotimi ne Tirane per te cilin sorvani e dha vendimin e tij eshte detyre ligjore dhe detyrim moral i opozites dhe liderve te saj. Eshte sorvani dhe jo Sali Ristani qe vendos per fatin e te ardhmen e vet.
    “Këto dy javë të jenë për të gjithë ne, koha për të lexuar së bashku fitoren e 8 majit. 29 qershor të rimblidhemi për të marrë vendimet e duhura në funksion të sfidës së jashtëzakonshme”- deklaroi lideri i opzoites Edi Rama ne Asamblene e PS-se. Po ashtu ai porositi koleget dhe deputete e opzoites te marrin mendimin e bazes per veprimet e metejshme.
    Deklarata e Edi Rames ne Asamblene e PS-se per te marre mendimin e popullit, mendimin e elektoratit te tij per te ardhmen me duket me teper nje taktike per te ftohur gjakrat e fituar vleresimin e nderkombetareve se sa nje veprim logjik.

    Asnje mendim nuk mund te ndryshoje vendimit te sovranit !

    Bashke me voten sovrani nuk ka dhene vetem mendimin, por edhe shpirtin e tij. Mbi te gjitha e krejt qarte ai ka dhene vendimin, veridiktin e tij. As Sali Ristani e as vete Edi Rama nuk mund te dalin mbi kete veridikt, mbi kete vendim te sovranit !
    Cfare mendimi tjeter pritet prej tij!? Edhe nese ai nderron mendim, cka eshte nje absurditet ta mendosh, nuk mundet te nderroje vendimin qe e dha qarte e bindshem!
    Ai veridikt ndodhet ne kutite e padhunuara te votave prej dates 8 e deri me daten 13 maj 2011, kur u numerua edhe vota e fundit jo vetem ne syte e shqiptareve, por edhe te nderkombetareve, ne syte e monitoreve, por edhe te ambasadoreve te aleateve e miqve tane me te shquar e besnike, para se Berisha dhe kusaret e tij te fusnin duart e krahet ti manipulonin e vidhnin ato.

    Detyra e vetme ligjore e opozites

    Detyra e vetem ligjore e opozites dhe liderit te saj eshte te mbroje mendimin, vendimin dhe voten e sovranit prballe kusarise me transparente elektorale te Sali Berishes dhe bandes se tij. Aq me teper kur kjo nuk eshte hera e pare… Eshte e disata here qysh prej 26 majit 1996. E dyte ne me pak se dy vjetet e fundit.
    Mos valle Sali Zullumqari, mos valle Sali Mujshani, mos valle Sali Kusari e banda e tij qe qeveris me votat e vjedhura eshte nje specie e vecante, eshte nje superman, eshte nje kategori e vecante, “nje celik special” nga ata te partise se pare te ndryshkur te Salise.
    Mos valle vetem Sali Berisha na paska bole kurse te tjeret, perfsahi edhe opoziten e liderin e saj duhet ti bejn fresk despotizmit dhe kusarise se tij!?
    Pse !? Pergjigja eshte fare e thjeshte! Si mund te pretendosh, si mund te drejtosh, si mund te udheheqish, si mund te qeverisesh nje popull te tere kur nuk je ne gjendje te mbrosh me cdo kusht e me cdo cmim voten e tij, fitoren tende ligjore!

    Zgjedhje te parakohshme parlamentare

    E vetmja rruge per opoziten eshte te rivendose demokracine duke i kthyer sovranit fitoren e vjedhur bashke me votat ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Meqe provat e kesaj vjedhjeje kutite bashke me votat jane djegur, atehere e vetmja rruge jane zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
    Raporti perfundimtar i ODHIR-it se “votat u numeruan keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre” ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009, eshte nje prove mese e mjaftueshme ligjore qe ligjeson mbajtjen e tyre ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve!
    Cdo mendim apo shfajsim tjeter i kujtdo qofte ai , qofte edhe i Edi Rames eshte dorezim, kapitullim, bojkotim dhe tradheti ndaj sovranit dhe atentat kunder sundimit te popullit, me popullin e per popullin me emrin e shenjte demokraci!
    Vox Populi Vox Deus! Zeri i popullit eshte zeri i Zotit!
    Eshte nje shfajsim i pashfajsueshem, an inexcusable excuse, thone amerikanet.

  10. parim musliu says:

    ANKONU SA TE DONI ORE SOCIALISTA TIRANEN E KENI HUMBUR QE KUR RAMA KA LEJUAR NGA 30.000 VOTA NE 70 apo 80 te humbi.

    1. bacamertur says:

      ta merr mendja ,shteti kshu thote …bjeri murit ti ..se muri im ta thyen kryet…per me kene i ndershem ..vetem fitore smund te quhet kjo ..dac e rames ..dac e lules..njani sqe i zoti me i ndale shtimin e emrave ne lista ..e tjetri spo asht i zoti me e fitu ndershmerisht …si verior po ju them vetem nje fjale …keni me ja nigju krismen vetit shume shpejt ..po besoj se keta zotnite thjesht po i dalin borxhit dhe drejtesise dhe nderkombetareve hipokrite ..na i kena syte hapun dhe e shohim perdite se ku po degradon ky vend ..mos te me thoje ketu asht parajsa ne toke se nuk di se sa shume e shaj …perfundimisht qeverisemi nga nje tufe legenash , hajdutash antishqiptare ..per ke don me e pa ..e pretendojme te qeverisemi nga ca te tjere qe spo merret vesht se ca duan realisht ..paret e sorosit apo te miren e vendit..WE ARE TOTALLY FUCKED..veza ka ardhur te b..tha po ne jemi mesuar ta mbajme!!!

  11. Savo Dukati! says:

    Këto veprime stresuese që po bën Partia Socialiste i thonë “Qëni lehë dhe ujku pirth”. Dy janë veprimet para popullit: Në se ini të bindur në fitore çohuni dhe mbroni fitoren, sikurse ata djemtë e nënave, të cilët dhanë jetën për këtë vot.. Në se nuk ini të mbindur njhni fitoren e kriminelit dhe pranoni se gjith krimet i kini bërë bashkë. Unë si qytetar jam pesionistë dhe e shikoj se e drejta është me opozitën. Bëj me dije se unë nuk jam antar i P.S. dhe nuk bëj pjes në parti. Përkundrazi Partia Socialiste më la pa punë mua dhe gruan, na hoqi bukën, pra më persukutoi në vitet e demokracis, ndërsa Partia Demokratike nuk më ka atakuar. Po unë si demokrat nacionalistë e shof se jemi përballë një diktatori i cili vjeth votat, shkel kushtetutën, dhe rrezikon gjith popullin duke përfshirë dhe antarët e pa korruptuar të Partis Demokratike. Po tashti po dyshoj se jemi përballë asaj loje që po denoncon me të madhe ish i burgosuri i ndërgjegjes shkrimtari Agim Hamiti. Lojë ndërmjet dy liderëve. Mos qoftë e vërtet o zot!

  12. beowulf says:

    A KA THON EDI RAMA SE KA FITU;
    I KA VDEK NONA KTIJ MUHABETI;
    RAMA ESHTE SHPRESA E FUNDIT E SHQIPTAREVE;
    PS PA RAMEN ? ME MIRE TE VIJ RAMIZ ALIA

  13. nicolla disha says:

    Te protestohet perpara Partise Socialiste per nje opozte te forte, sepse opozita e Rames po tallet me popullin Shqiptare.

  14. Shefqet Cela says:

    “ESHTE KOHA TE KERCASIN PRANGAT”, thote, me te drejte Alban Dega. Megjithate, kjo nuk mjafton dhe nuk e zgjidh problemin.
    Kemi njezet vjet ne lufte te pa nderprere per demokraci dhe drejtesi. Kemi rene ne skllaveri te vertete nga mafjozet politikane, te cilet jane majmur tek s’mban me. Jemi ne prag te pelcitjes se ketij sistemi mafjoz, qe deri me sot ka vjedhur tines, kurse tani ka dale ujku ne hamballe-sheshit. Vjedh edhe “me ze e figuyre”, ne syte e gjithe botes.
    Krahas prangave, duhet nje zgjidhje akoma me radikale: KUSH KA DALE NGA KJO LUFTE ME I PASUR SE SA HYRI, DUHET TJA KTHEJE, KOKERR ME KOKER POPULLIT TE VARFERUAR.
    Dihet qe jane shume, por se paku kryesoret, filluar nga Sali Berisha, pa harruar Ilirin me bllok e Nanon me bixhoz. Ta tjeret vijne varg.
    Mbas kesaj mase radikale, veshtire se do te zgjase doren ndonje politikan ne pasurine e fukarenjve.
    Rrespekt!

  15. adelina jazxhi says:

    spaska pune tjeter rama me votusit e tij as i intereson fare te meret vetem kur i intereson i theret ne protesta vet i bejne ligjet dhe kur nuk i intereson i cbejne ato nuk u be qameti po qe se eshte i bindur qe eshte fitore me 10 vota me shume heren tjeter duhet ta kete te sigurte fitoren,por ja qe karigja qenka gje e madhe.

    1. +10 says:

      Duhet te kuptosh qe demokracia njeh edhe 1 vote me shume se kundershtari, dhe shpallesh fitues. Problemi eshte tek pushteti qe nuk po e pranon alfen e demokracise.

  16. luli says:

    nikoll disha nese ki deshir per protesta ik ne greqi se juduhesh grekve

  17. ALBAN DEGA says:

    DHEMB PER DHEMB E SHPATE PER SHPATE ….

    … TE SHPETOJME NGA SALI TOPTANI
    SHQIPERINE E NGRATE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sirenat e alarmit te demokracise perendimore

    Si Departamenti Amerikan i Shtetit, si Komisioni Evropian, si Parlamenti Evropain, si Keshilli i Evropes , si ODHIR-i u bien sirenave te alarmit e fshikullojne ashper kusaret shqiptare te votave me Berishen ne timon , deri me anullim vizite ne castet e fundit, sic veproi me plot te drejte kryeministri de jure e de facto i Evropes se Bashkuar Z. Barroso para nje muaji!
    Ndersa nje ambasador qe i perfaqeson deri diku te dyja deklaron paciperisht se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i drejte, para se ai te kishte zbardhur e sqaruar argumentimin e tij . Ambasador mjeran…. Ambasador turpi sikur te perfaqesonte Zimbabvene e jo me SHBA-ne dhe BE-ne!
    Nuk di cfare pret opozita ta shpalle non grata e te nderprese cdo kontakt me te! A e di kjo opozite se brenda 48 oresh ai dhe cilido ambasador tjeter do te merrte me vete valixhet e sikterrisej nga Shqiperia!
    Udheheqja e Shqiperise e popullit te saj ne rrugen e demokracise eshte detyre e shenjte e shqiptareve jo e kusareve, vrastareve, despoteve e zullumqareve! Aq me pak e nderkombetareve! A nuk e tha acik kete gje Drejtoresha e Ceshtjeve Juridike për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore ne Departamentin amerikan te Shtetit, Jennifer Brush, duke i dhene flakareshen me te fuqishme politikes kusare shqiptare! God bless USA!

    Si drita e Diellit !

    Si mund te quhet i drejte vendimi i nje Kolegji Zgjedhor qe legalizon hajnine e votave kur duhej te jepte drejtesi dhe conte ne banken e te akuzuarit kusaret e thesarit me te madh te lirise e demokracise ne Bote, votes se lire te popullit, te demosit, qe eshte objekti e subjekti kryesor i demokracise!
    Ky eshte thelbi i ceshtjes. Po te kishte drejtesi e demokraci ne Shqiperi qysh ne konstatimin e 357 votave me shume se votues, Kolegji Zgjedhor duhet te kishte denoncuar dhe arrestuar Arben Ristanin dhe Sali Berishen dhe krejt ceten e tyre te hajnave per manipulim dhe vjedhje votash.
    Pse!? Pergjigja eshte e qarte si drita e Diellit! Keto vota qe dalin teper jane vota te falsifikuara, te trukuara, te fabrikuara. Trukuesit e tyre e kane vendin ne qeli e jo ne krye- qeveri me vota po te vjedhura! Vodhen Shqiperine. Po vjedhin edhe zemren e saj- Tiranen!
    Na vjedhin sy ne sy e balle per balle. Na kerkojne edhe ti duartrokasim per zotesine e tyre ne kusari, qe orvaten ta paraqesin si ” vleresim per voten qe shpreh qarte vullnetin e votuesit” kur duart e tyre hajnore e e gjaksore kane futur ne ato kuti 357 vota me shume se sa numri real i votuesve ! Lanet !

    Kur Sali Berisha denoncon hapur Sali Berishen

    Ato jo vetem qe nuk “shprehin qarte aspak vullnetin e zgjedhesit, e votuesit”
    Ato shprehin qarte dhe denoncojne ashiqare vetem vullnetin kriminal te Sali Ristanit per te futur te gjitha pushtetet ne duart e tyre, qendror, lokal, rajonal, kombetar, legjislativ, ekzekutiv, juridik, mediatik, pa perjashtim me vota te vjedhura. Me zellin e tij stalinist e despotik , kryekusari i Shqiperise Sali Berisha, alias Muamar Kadafi apo Robert Mugabe shqiptar denoncoi vetveten si kryehajni me i madh i votave ne historine e Shqiperise.
    Ato deshmojne vetem nje fakt te pakundershtueshem: Sali Berisha denoncoi hapur, sy per sy e ne driten e Diellit Sali Berishen si dhunuesin me te madh te ligjit dhe Kushtetutes se Shqiperise. Edhe lopa e Vicidolit e jo me juriste me minimum dinjitet dhe integritet moral e dine, kuptojne, e shohin kete fakt.
    Kushdo qe pranon nje kusari te tille, kushdo qe lejon ti vjedhin fitoren legjitime eshte edhe me i keq se vete kusaret e vrastaret e demokracise shqiptare me Sali Toptanin ne krye !

    Pengjet e shumta te Sali Toptanit dhe cifligu i tij

    Sigurisht edhe Kolegji Zgjedhor! Por edhe kjo hallke ashtu si Gjykata e Larte, bile dhe vete Gjykata Kushtetuese, si shkalla me e larte e drejtesise ne Shqiperi, sic e tregojne tre vendimet e fundit te saj, jane kapur peng, jane kthyer ne nje mashe qe shperdorojne drejtesine ne dobi e per llogari te karrikes kusare dhe te pergjakur te Kadafit shqiptar.
    Duke grabitur, duke akaparuar , duke marre peng te gjitha pushtetet reale ne Shqiperi Sali Toptani dhe banda e tij kusare de jure e de facto ka marre peng vete atdheun tone. E ka kthyer ate ne nje ciflig personal te klanit te tij kusar e vrastar pike per pike si Robert Mugabe, si Hosni Mubaraku, si Ben Aliu, si Muamar Kadafi… si Saleh Saliu, si Bashir Asadi… !
    I vetmi ndryshim jane emrat e despoteve dhe fakti qe Shqiperia ndodhet ne zemren e Evropes! Asgje tjeter!

    E vetmja rruge e opozites dhe demosit !

    Perballe ketij despoti ka vetem nje rruge. Rruga e Tahririt, Tunisit, Bengazit, Sanes. Kunder te gjitha akteve kriminale, kusare e despotike te Sali Berishes duhen perdorur te gjitha mjetet e rruget demokratike per ta cliruar Shqiperine nga zgjedha e tij zullumqare e kusare, despotike e vrastare per t’ia kthyer ate pronarit te vertete e te vetem te saj popullit shqiptar!
    Sundimi i nje kusari eshte kusari! Pushteti i nje despoti eshte despotizem! Qeverisja e nje hajni eshte hajni! Pushteti i nje diktatori me maska demokratike eshte demokrature, pra diktatura me vello demokratike, shkalla me e degjeneruar e nje diktature.
    Eshte koha e fundit qe demosi, populli shqiptar te ktheje pronen, token e shenjte te tij te grabitur ilegalisht dhe me kusari, domenin e vet sine qua non pronarit te vetem te ligjshem, vetevetes! Dhemb per dhemb e shpate per shpate me kusaret e pengmarresit e Shqiperise me Sali Toptanin ne krye !
    Perndryshe: cdo popull ka qeverine qe meriton, ka thene Abaraham Linkolni ketu e 150 vjet me pare! Vetem atehere do te vendoset sundimi, pushteti i popullit qe njihet dhe eshte me te vertete demokracia ne Shqiperi, pra pushteti i popullit, me popullin e per popullin !

  18. rexha10 says:

    Mose u merrni me hajdutet,sepse perballe hajduteve vendosen hajdutet.JU nuke jeni te tille
    NDIQNI rrugen e protestave,sepse e gjithe bota e di se cpo ndodhe ne HANOLULU, dmth SHqipri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje