Bota reale

25 Qershor 2011, 22:48Editorial TEMA

Nga Enton Palushi

 

Kjo që mbyllëm ka qenë një javë me deklarata interesante nga ana e Ministrit të Financave, Ridvan Bode. Në një nga forumet që organizohen në hotelin më luksoz në Tiranë, ai u tha shqiptarëve se duhet të harrojnë se do të rikthehet më ajo periudhë e artë kur kishin para nëpër duar. Më pas u përplas me misionin e FMN-së në vendin tonë për disa gjëra. Fillimisht për rritjen ekonomike. Ndërsa FMN thotë se ajo do jetë 2.7 përqind, për Boden rritja do jetë sa dyfishi i kësaj shifre. Nuk është shaka kjo punë se këto nuk janë shifra bixhozi. Ndërsa FMN bëri thirrje për të ulur borxhin e rritur taksat, ai tha se borxhin do e ulin e taksat nuk do i rrisin. Ndërkohë ka pranuar se do ketë shkurtime në shpenzime me shpresën se ato do mbajnë në jetë shtetin, njësoj si pronari i ekipit të Barcelonës, që thotë se nuk do bëhen më fotokopje më ngjyra, por vetëm bardhezi për të kursyer 30 mijë euro në vit në klubin e zhytur në borxhe që kapin shifrën 400 milion euro.

Por deklarata më e çuditshme e tij ishte se “modelet statistikore nuk bëhen realitet në botën e vërtetë”. Ta mendosh që gjithmonë kishim kujtuar se ishte e kundërta, se kjo punë e ekonomisë tonë ishte vetëm statistikë e qeverisë. Por tani na del se qeveria e njihka botën reale, kurse statistikat ia ‘fusin’ të tjerët.

Po cila është bota reale e qeverisë sonë?

Një zëvendës i Bodes, duke folur në një takim në Slloveni, u tha të pranishmëve se kriza greke po e dëmton shumë rëndë ekonominë shqiptare. Kurse në Tiranë, kryeministri u thotë të huajve se kriza greke po na bën mirë, se po na kthen emigrantët.

Në Arabi një tjetër ish- zëvendës i Bodes u thotë gazetarëve se buxheti është boshatisur, ndaj u duhet mëshira e tyre për të ndërtuar… parlamentin e ri e për të vijuar projektet madhore. Kurse në Tiranë kryeministri u thotë me kënaqësi shqiptarëve se do ndërtojë parlamentin më modern në Europë. Ndoshta është pak të thuhet dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë.

Por ka një gjë që mund e duhet të thuhet gjithmonë me plot gojën: nuk është nevoja t’ia thuash askujt që ka një krizë sepse ajo ndjehet. Nuk mund të bëhet demagogji në emër të rikthimit të emigrantëve, kur është krejt e qartë për shumëkënd se si kanë dështuar ata në hapjen e minibizneseve në Shqipëri, duke hedhur dëm paratë e fituar me mund. Nëse ky vend është çorap e nuk ka as statistikë e as sondazhe të sakta, mjafton të hedhësh një sy në forume për të kuptuar se ç’mendojnë emigrantët për rikthimin.

Por ndërsa këto të Bodes janë limonatat e zakonshme, që do thartonin çdo njeri, të bie ajo që thotë guvernatori i Bankës së Shqipërisë për nevojën e një modeli të ri ekonomik në Shqipëri. Në këtë mënyrë kupton se ka pasur një model, që tani ka dështuar. E në këtë mënyrë vijmë tek një pyetje thelbësore, a ka pasur dhe ka një model ekonomik kjo e djathta e Berishës? Për të shkuar më përtej, aty ku ka dëshirë të shkojë edhe kryeministri, a është kjo e djathta blu e Berishës si të djathtat e tjera, që kanë bërë Europën blu (edhe pse ai e di shumë mirë që bluja e tij nuk është e çdo të djathte)? Jo dhe jo. Ajo që ka ndodhur në këto vite është se kemi vijuar të punojmë në atë thuajse model që la qeverisja e mëparshme socialiste, duke bërë ndonjë kurim të vogël e duke lëshuar nga këto çmenduritë e Berishës, p.sh bomba në mes të arkës së shtetit siç ka ndodhur me rrugën Durrës- Kukës. Ky është model që i ofron edhe Basha Tiranës. Do bëjë ca kurime të vogla, do lëshojë disa leje ndërtimi për të kënaqur interesat e bizneseve pranë tij dhe do lëshojë një bombë në arkën e qeverisë e të bashkisë me Unazën e Madhe. Kjo është alternativa që ofron kjo qeverisje. Nuk ka asnjë tjetër. Janë ëndrra në diell ato për Shqipërinë e zhvilluar në vitin 2017, ëndrra që i shpik një njeri që nuk do të bëjë zgjedhje të lira në këtë vend. Nuk ekzistojnë në këtë vend ashtu siç pretendohet një seri reformash që duhet të vazhdojnë përtej një mandati. Nuk ka asnjë histori të tillë që duhet mbaruar një punë e nisur. Këtu është siç e thotë analisti Gabriel Partosh si në të gjithë Europën postkomuniste: asnjë qeveri nuk votohet më shumë se një mandat. Kjo nga frika e rikthimit të erës së monizmit, por edhe se nuk ka asnjë reformë për të vijuar. Kjo është bota reale, të tjerat janë fjalë seminaresh.

 

39 komente në “Bota reale”

  1. Search38 says:

    Eh pse lodhesh kot o flori, cili model, cila ekonomi, ketu cdo gje ka marre fund, nuk ka as EKONOMI, AS SHTETE, AS GJYKATA, ASGJE, vendi eshte i FALIMENTUAR 100%, URRAAAAAAAAAAAAAA, kjo lloj qeverisje eshte KATASTROFIKE E KATASTROFAVE TE PA IMAGJINUESHME, vetem prisni shkaterrimin total te vendit pak nga pak, per tu pasuruar, SANDRI, GIMJA, FANJA, ETJ, ETJ, kjo eshte Shqiperia 2011!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Nikolla says:

      Search38, JE NJESH I PA ARRITSHEM NE IDIOTSINE TENDE. TE LUMTE!

      1. Search38 says:

        Nikolla, O SALI O LEGEN 97 PO TEVJENE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      2. preng sherri says:

        Nikolla
        zagarin e ben per hobby apo e ke pune?
        Mos ke mbaru dhe ti kursin 6mujor tek plepat e Durresit dhe sot ben kryetar gjykate? apo ke ble universitetin dhe je ne pritje te japesh dhe provimet e shkolles se mesme? Nderkohe ndoshta punon ne Ministrine e Ekonomise… urime!

    2. Reformer says:

      Analiza eshte teper e sakte! Por a kane sy te verberit per ta lexuar dhe a kane veshe shurdhet per te degjuar!???????/

  2. Luli says:

    Shume sakte Enton! Analiza juaj eshte perfekte!

    Ja pra, kur themi qe kjo eshte nje qeveri genjeshtare, kemi te drejte!
    Po kemi pra, shume te drejte kur themi se jeta po na veshtiresohet c’do dite, edhe kur themi se ka vetem renie ekonomike, se ka vjedhje te pa para, nga pushtetaret dhe nga ata qe i mbeshtesin fort ata. Kryeministri yne, kurre nuk thote realitetin shqiptar.
    Kete realitet qe ne na frikeson cdo dite dhe ata i pasuron cdo sekond.

  3. rezi vlore says:

    ca minister financash bodja eshte nje personazh tragjikomik. sa per ekonomine e kti vendi me kta sharlatan qe na qeverisin ajo qe na pret ne te ardhmen eshte fati i koperativave bujqesore te kohes se komunizmit.se saliu kryetar koperative eshte

  4. hysni dajaku says:

    ah more shoku im qe ke harruar ca te verteta ne kete shkrim,,cdo gje ka patur shqiperia jone por vetem ekonomiste jo,,edhe kur rrinin nga tre veta ne zyre ne kohen eEnver Hoxhes,kryellogaritari vetem bente llogari,njeri i bante majen lapsit ,e njeri fshinte me gome gabmiet e kryellogaritarit,e duhet te vinte kontroll mbi kontrollin per te ndrequr fletet sipas llogarise,,,, e lere pastaj ne demokraci kur shqiperia ra ne dore te Ridvanit e bankat ran ne dore te drejtoreve qe kishin mbaruar ekonomikun bujqesor ne Kamez,qe na u be sikur kishe mbaruar Oxfordin,,,e as mos prisni ekonomi nga ekonomistet tane ,nga Ridvani me shoke qe leket e shtepise se tyre tyre i mbyllen tek Sudja,,mos prisni ekonomi nga ata profesore e doktore te ekonomikut ne Tirane qe kursimet e tyre i mbyllen tek VEFA e tek Rrapush Xhaferri,,e leri pastak ata ekonomiste neper rrethe qe mbaheshin si kalemxhinje te thekur e ua perlanin leket firamat”orizi shtypur”e firma”sinqeriteti”,,mos prisni ekonomi ku ministri financave si Kastriot islami i mbyllte leket e tij me perqindje tek firma “ASTIR”ne Ballsh,,ne cdo fushe tjeter i gjen ca kokrra te besh ndonje pune po ekonomist te zot,te ngrejne shqiperine,,mua nuk ma ha mendja,,ekonomiste qe besonin te mbyllje nje te merrje tre,dhe i kuptuan piramidat vetem kur i zune brenda ,ne kete mehallen tone gjen,,lere pastaj te kesh ne krye te qeverrise krye ekonomistin Sali Berisha qe fut nje vote e nxjerr tre e qe per te numeruar nje kuti me vota duhet te mblidhet gjith bota e perseri nuk ka llogaritar qe te perputh votat me voptuesit e imagjino pastaj ca u ben lekeve e pasurise se popullit ky rrapush Berisha qe kemi ne krye,,ndaj eshte pisk shume puna ty more shoku im,,

    1. tg usa says:

      ah more hysen, sikur nuk e ke kuptuar mire kete punen e ekonomisteve. Sipas kesaj llogjikes tende, i bie qe ekonomiste nuk paska ne asnje vend te botes, per me shume ne USA ku u krijuan firma piramidale virtuale, mbi borxhet e atyre qe blejne shtepi me kredi dhe jo vetem ekonomistet vete, por te gjithe firmat bilion-dollareshe, i futen leket e tyre atje, bile edhe shteti vete inkurajoi krijimin e ketyre mundesive te lindjes te parase nga paraja, te krijimit te lekut nga borxhi mbi borxh, dhe keto leke pritej te rriteshin jo 1 me 3, por 1 me 20 e 30. Me duket se nuk merr ere nga ekonomia hysen, lere kete diskutim, fillo ndonje tjeter qe ja ke haberin ndopak.

      1. Dean says:

        E para,duket qarte se ti nuk mund ta besh dot dallimin midis 2 emrave krejt te ndryshem,Hysniut dhe Hysenit dhe vetem ky fakt te ben te mendosh se TI JE shume i TRASHE,lene mo me u perzi ne debate per Ekonomine.
        E dyta,ne shkrimin e mesiperm,hysni dajaku(nickname,jo emri i vertet) merr persiper te Informoj me FAKTE nivelin e INJORANCES qe karakterizon ”eliten politike” dhe ”ekonomistet” Shqiptar,me teper se sa te jap ndonje recete Ekonomike.Pra,ti po flet per 1 gje krejt tjeter.
        E treta,pse e perdor INJORANCEN tate si argument????Nese ti mendon se Bode eshte ne kontroll te ekonomise,atehere ti nuk je gje tjeter vecse 1 INJORANT me shume,qe s’ben gje tjeter vecse i zgjat jeten INJORANCES qe aktualisht udheheq 1 ”kompani” te FALIMENTUAR,sikur Shqiperia.

        1. tg usa says:

          Bravo Dean, e ke shpalosur gjithe kulturen tende ne kete koment. Lere lere, s’kam per te komentuar me, kaq shume me solle ne vete me keto shprehje plot edukate qe ke perdorur. Po kam nje sugjerim, keshtu si flet ti do beje mire ta kishe zgjedhur your nickname “Donkey” se ju ke hyre ne pjese atyre qe perfaqesohen nga emri “Dean”

      2. hysni dajaku says:

        ti vetem targat ke te USA-se se trupin edhe mendjen e ke prodhim Kinez,,ato qe shkruaj une jan te verteta te hidhura,edhe ato qe ti i shkruan si gjera te zgjuara qe ndodhkan ne Ameriken tende jan po aq te hidhura e te pjerdhura sa keto tonat,po ti je ne fazen qe cdo gje Amerikane eshte e mire,edhe piramidat edhe luftrat,edhe vrasjet,,bile ti mendon qe edhe budallnjte Amerikane jan me te zgjuar nga budallenjte tane,,nuk dua ta sterroj fare me gjith keto kriza qe po kalojne edhe ajo forma qe ty te duket e bukur 1 me 3 e1 me 20 jane poshtersira qe tregojne qe kapitalzmi pervec konkurences qe e shpije natyrshem perpara ka vetem hajdut e kusare me laps ne dore po jo ekonomiste qe ti sjellin hajer njerzimit,,dhe ato firmat piramidale qe u krijuan ne Amerike treguan qe poshtersia me e madhe qenka aty dhe nese shteti vet i ka inkuarajuar ua ka futur sa krahu duke i lene amerikanet me gisht ne goje qe blejne ato shtepit si koshere blete me leke borxh ,te cilave nje ere u fryn e lajmerojne 911 te gjej shtepine se ua ka marr era ,e aq me shume ngjarjet e kriza qe po kalojne gjith shtetet perfshi greqine qe tregon se ka ekonomiste vetem per vjedhur,,megjithate une kam besim te plot me kokrra te zgjuara si puna jote Amerika pa dyshim do marrshoje nga njera fitore ne tjetren

        1. Ton says:

          Per dy ekonomiste te medhenj si puna e Hyses dhe TG’se.
          Mos i qani hallin Amerikes, ky artikull eshte per Shqiperine.
          Sa per shtepite si koshere blete o Hyse, te kishte stuhi apo fenomene natyrore ne Shqiperi sic ka ketu kishte mundesi qe Shqiperia te ishte zhdukur nga harta me gjithe shtepi.
          Firmat piramidale ne Amerike kane qene para 150 vjetesh.

          1. hysni dajaku says:

            nuk po i qajme hallin Amerikes or jo se as na kercet fare,thjesht po marrim si shembull nga replika e e Tg-se meqe nuk qenka keshtu si e them une ajo e verteta e atyre “koshereve”dhe ua paskan fajin fenomenet natyrore ti o toni si Amerikan i “zgjuar qe je,sugjeroju atyre shokeve te tu Amerikan ti bejne prej Betoni,,apo edhe kjo do shume shkence!!!

        2. tg usa says:

          Oh, me falni se harrova qe ju jeni per krijimin e politikave pertej… ne kete rast pertej kapitalizmit. Ne fakt ke te drejte, kapitalizmi eshte i eger per ata qe presin t’ju sjelle lugen ne goja xhaxhi Enveri, ashtu si beri per 50 vjet me ata qe ishin gati te benin cdo poshtersi ne kurriz te te tjereve per te mbijetuar per vete. Meqe ti qenke njeriu i te vertetave te hidhura, na thuaj si t’ja bejme sepse e paska marre ferra uraten ne gjithe boten, une them t’i egzekutojme te gjithe komunistet dhe te kthehemi ne ate boten me plane 5 vjecare qe shkruheshin nga ata qe kishin mbaruar shkollen e Partise…

          1. hysni dajaku says:

            une nuk po jap receta e mnedje si rregullohet po po te tregoje ty se shume gjera nuk shkojne mire,!!edhe te them une si te besh!!! ti nuk e ben se je aq kokethumb sa nuk merr vesh,sepse ti je shume i kenaqur ne kete bote te poshter ku pasurine e globit e kan 2% qe jane akoma te pakenaqur me leket e pasurine qe kan,,dhe 98% e njerezve ku futet edhe surrati jot qe hiqen zvarre si lopa qe mbaj une per dore dita dites jan shume te kenaqur,,por ti nuk e kupton dot kete se nuk te lene zyzet e Sali Berishes dh vellezerit zezak qe edhe driten e djellit ta bejne sterr si byth kazani!!

          2. hysni dajaku says:

            ti mire mendjen qe e ke seprapthi po ke edhe gjuhen e helmuar,,”kapitalizmi nuk eshte i eger per ata qe presin tua sjell lugen Enver Hoxha tek goja ashtu si beri per 50 vjet,e qe ishin gati te benin cdo poshtersi ne kurriz te te tjereve per te mbijetuar per vehte”sepse keta qe thua ti more firaun ishin as 2% se 98 % e popullit e siguronte jeten me ndershmeri e pune,por ky 2% i at’hershem nuk kishte prona e pasuri,por ndonje privilegj legenlleku,,kapitalizmi qe ti nje mut e ke marr vesh eshte perseri po ky qe 2% i athershem qe tani kontrollojne cdo gje jo me aftesi po me padrejtesidhe qe nuk ua sjell lugen xhaxhi Enveri ,po xhaxhi Saliu e qe per poshtersi ua kan kaluar 1000 here atyre firauneve te pare qe shume gjera me shume i benin nga budallalleku e mos civilizimi,,jo iger qe eshte ky lloj kapitalizmi po eshte ulerime fare,kur ben leke e pasuri Vjollca Vokshi me dashnoret qe eshte nje rrote kurve,e popullit i rrengjethet lesht e kokes te bleje nje kile vaje !!edhe plane %5-vjecare mos bej ti se ato qe u ben per 5 vite ne ate kohe ti dhe keta kokethumbat e demokracise nuk i beni per 100 vite,por i beni plane 30 vjecare aq sa ka ndermend e mbash sali berishen ne pushtet edhe beni 1 te 10-en e atyre qe u ben ne ato plane 5 vjecare

  5. Dean says:

    Editoriali i mesiperm fillon me:”Kjo që mbyllëm ka qenë një javë me ”DEKLARATA INTERESANTE” nga ana e Ministrit të Financave, Ridvan Bode….”
    GABIM dhe per ironine e fatit tone te dhjere Bode ka mundur t’a shesi Imazhin e tij ”INTERESANT”.
    Bode ne vija te pergjithshme tha:Koha e parase se ”bollshme”(perdori termin LIKUIDITET)ka kaluar dhe se Ai (fshatari i Devollit) besonte se nuk do kthehej me.Bukur
    Pak analize.Kujt po i drejtohej FSHATARI Bode ne ate takim????Popullit shqiptar???Berishes???Biznesit te ”etur” per kredi???Ekonomisteve te huaj qe ndodheshin ne salle??? Po t’a kemi parasysh ”Body Language” te fshatarit Bode,si dhe shprehjen”Ai mendon se…”atehere eshte teper e thjeshte per te kuptuar se Fshatari Bode po fliste me veten e vet,per veten e vet dhe arriti ne EKSITAZE kur kuptoj se ”kohet e bukura” nuk kthehen me.Dhe JO vetem,por i dukej sikur ne salle ishte i VETMI qe kishte arritur kete konkluzion ”Gjenial”.Ne fakt ketu s’ka ndo1 gje per t’a zbuluar Fshatari i Financave nga Shqiperia(te cilin jemi te detyruar t’a quajme Minister i Financave),pasi BANKAT,qe jane dhe shkaku kryesor i Krizes Financiare,nuk mund te japin me kredi pa rregulluar me pare balancat ne librat e tyre dhe e dyta dhe me Kryesorja,ishin pikerisht Kredite me interes te ulet dhe te dhena pa KUJDES qe shkaktuan gjithe kete Krize.Pra,me ne fund Ministri yn,pas 3.5 vjet Krize Mbarboterore,ka kuptuar me ne fund se ku qendron problemi.
    Bir Selmani i nenes
    Ke te qaj me pare………ne Shqiperine ton te dhjere.
    Konkluzioni:Deklarimi i Fshatarit BODE, nuk ishte ”INTERESANT”,por me teper DONKISHOTESK.
    Dicka per formimin ”intelektual” te LOLOS se financave Shqiptare.

    1983-1990 Shef i degës së financës Prrenjas, Librazhd
    1991-1995 Pedagog i Analizës Financiare në Universitetin Bujqësor Tiranë
    2002 në vazhdim Bashkëpunëtor e lektor i jashtëm Fakulteti Ekonomik (UT)
    Titull ,Grada Shkencore
    France,Diplomë e Specializimit pasuniversitar
    France,Mjeshtër Kërkimor Shkencor në ekonomi.

    Ja kush kujdeset per te ardhmen tone.

  6. Marku says:

    Vazhdimisht degjojme se krahasimet qofte per borxhet,qofte per arritjet behen duke marre parasysh prodhimin e pergjithshem kombetar dhe eksportet.Jam shume kurioz te di se cfare tjeter pervec demagogjise dhe brockullave ,prodhon dhe eksporton Shqiperia?

  7. vjosa says:

    Kush ta lexoj kete analize more Enton,analfabetet e Bathores?apo pabuksit e Kukesit,qe megjithese skan buk te han prap ne llogoret e PDse rrin.Ky vend esht i mallkuar te ket kete rrace te mbrapsht.Ne 4000vjet vetem jemi tkurrur dhe jemi katandisur nje dore vend dhe lypsa te rendomte.Te votosh per nje Kriminel-Hajdut qe edhe familjen nuk e mban ne Shqiperi se i duket vend i papershtatshem per jetes,un kete palo popull kam degjuar.Te te komandoj nje babuin si Sala kjo esht kuje e zez.Fatkeqesi qe kemi lindur Shqiptar,por c’ti besh,ky esht rrisku.

  8. jevi says:

    Pse po e drejtoni kete vend drejt komunizmit?Kujt i intereson kjo gje ?Dikur ishimzonje e rande dhe thoishinjeni diktature e sot si jemi?Si lis irezuar ku shkel kemba e Grekut ,Italjanit ,Serbit e gjithe te tjereve dhe askush nuk kujtohet se eshte nje vend qe quhet Shqiperi.Deri kur me?Pse?Nga kush presim?

  9. real says:

    Pse thoni se Shqiperija nuke ka ekonomiste?Ja ku jeni ju qe komentoni me siper bashke me artikullshkruesin:Ne shqipetaret vuajme nga dy te keqija te medha:E para:Kush e kush te kape e percmoje tjetrin dhe e dyta:Kush e kush te levdoi veten.Dhe tifozet politike apo interesaxhij i vene mbrapa qorrazi…

    1. Dean says:

      Shqiperia Vuan nga INJORANTE si puna jote qe nuk e kuptojne dot se vendi po shkon drejt GREMINES dhe qe per fatin tone te keq JU,INJORANTET,jeni shumice ne Shqiperi.
      Nga kjo vuajme NE

  10. Tiku says:

    Lek nuk ka, por kur them s’ka, s’ka fare, zero, null, asgje, hic…………Po kaloj Shtatori mbase………….

  11. SERENA bAJRAKTARI says:

    Asnje model nuk mund te kene PD mbasi RIDVAN Bode ka qene nji ekonomist i rendomte dhe Kryetar i shoqates “Vullnetaret e ENVERIT” SALA e bani MINISTER dhe nuk e heq se ska ku ta gjeje tjetrin SERVIL si AI. SALA ka mbledhe ne qeveri hajduta e te paafte se ata i ka ne RRJESHT. PSH Ridvani hajdut vete e pushoi SALA kur ishte MINISTER per vjedhje sot e mori perseri.Ridvani mori dashnoren e tij te rinise nga HUNGARIA qe kishte 10 vjet e ja solli SALES keshilltare e tani DEPUTETE.ARBEN IMAMI gjeneral ne vitin 1997. Ilir Meta hajdut i thesarit dhe sot me bllok u pa nga te gjithe. Keta e rrethojne SALEN e punojne me te.

  12. opozitari says:

    populizmit ekstrem te z berisha do ti shihet sherri gjate sa te jete ne pushtet.gjithcka trajton z. palushi ne kete artikull eshte e vertete,e detajuar dhe e studiuar.

  13. Sinani says:

    Modeli ekonomik i Berishes eshte shume i qarte: Pasurim i familjes se tij dhe disa sherbetoreve te saj. Sipas disa te dhenave, kuptohet jo zyrtare, 4 per qind e popullsise, diku tek 160 mije persona zoterojne gati 95 per qind te pasurive kombetare te vendit dhe perfitojne pjesen me te madhe te fondeve publike.
    Por sipas Berishes shqiptaret duhet te jene te kenaqur se te ardhurat jane per fryme kane arritur ne 7400 dollare ne vit, ose jo me pak se 600 dollare ne muaj per cdo njeri. Nese vertet e ndjeni se eshte kjo situate, putheni Berishen, ne te kunderten…ju e dini vete cfare duhet te beni.

  14. albaniac says:

    Mesazhi i Bodes nuk eshte per turmen kur thote se “duhet të harrojnë se do të rikthehet më ajo periudhë e artë kur kishin para nëpër duar.”
    Eshte ne fakt nje paralajmerim me nje stres te theksuar dhe njekohesisht nje lutje e jargavitur me nuanca te lehta guximi ndaj malokut qe ky i fundit te beje “magjine” e rradhes.
    Aq alarmante behet kjo dalje e fshatarit Bode sa dhe cuditerisht “koincidon” me daljen e Fullanit i cili kerkon “out” nga vallja, duke i treguar malokut “via Bode” se nqs modeli nuk funksionon do te kerkoje “out” duke paguar dhe “fee” per mos zbatimin e “kontrates”.
    Dhe koincidenatlisht te gjitha keto perkojne me shqetesimin ne progresion gjeometrik te malokut lidhur me arrestimin e bosit te AA,si dhe implikimet e tij me kete te fundit.
    Situata eshte qe tani daj Sam po fillon po e shkel me kembe malokun dhe nuk mendoj se amerikanet duan qe maloku te ulet si i pandehur per 1 aresye apo tjeter qe i inkriminon amerikanet indirekt ne kete lavatrice eurosh.Daj Sam ben first things first!
    Ata do te kerkojne te gjithe financen e harxhuar per malokun ndoshta me interes dhe kete nuk do ta marrin kurre me malokun nga ana tjeter e hekurave.Kete keta e dine shume mire.
    Borxhi qe maloku mori para 8 Majit ne l”indjen e enderruar” nga sulltani po duket si nje konkretizim per marrjen e investimit ne shqiperi per amerikanet dhe perseri me malokun nga ana tjeter e hekurave nuk e marrin dot…

    Dont kill the messenger.

    1. tg usa says:

      fshatari Bode, maloku etj etj, ti more shok po perpiqesh te dukesh i zgjuar, por keto emertime qe perdor te nxjerrin lakuriq ne injorancen tende…

  15. real says:

    albaniac,
    Akoma perralla me daj sam-!? Rukeni ende frymzime nga revista hosteni.Ndersa kulturenqutetare e”patriotike” e tregokeni me nofken “maloku”

    Dean,
    Me ne gremine se ka qene ne kohen tuaj nuk ka se ku shkon.Megjithate,ju qe qenkeni “te kulturuar”dhe jo “injorante”na tregoni ndonje formule se si mund te shpetohet vendi nga gremisja,se vetem me te “konstatime” e te shara ma do mendja se nuk permirsohet gje.

  16. ALBAN DEGA says:

    A E DINI PSE “NUK KA KRIZE EKONOMIKE” SHQIPERIA !?

    – Pyesni Padrinon Berisha, Sali Fazlicin dhe bosat e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” me seli ne Beograd, Athine…!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Qe te kesh krize ekonomike e financiare ne keto kohe krize globale duhet te kesh subjektin dhe objektin e saj qe eshte ekonomia! Shqiperia nuk ka krize sepse nuk ka ekonomi. Ka vetem kusari!?
    Po te keni dyshim shkoni pyesni mijera shqiptaret qe marrin buke me listat e urise!
    Shkoni pyesni mijera te semure qe u ripen deri fundi i xhepave te shpuar nga mjeke e infermiere me paga mjerimi!
    Shkoni e pyesni me mijera police qe keqperdoren per paga urie qe nuk u mbulojne as gjysmen e muajit!
    Shkoni e pyesni me dhjetra kompani te huaja qe u jepen portet, aeroportet, shperndarja e energjise elektrike, administrimi i pasurive te popullit shqiptar…. sikur “shiftaret te mos kishin aftesi vet-qeverisese” sic e kane thene miqte e Sali Toptanit ne Beograd tash sa dekada!
    Shkoni e pyesni Sali Fazlicin e Lulezim Kusaricin e autostrades se hajnise se kombit!!!
    Shkoni e pyesni Padrinon Berisha dhe bosat e Mafias shqiptare “qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne Beograd, ne Athine… !
    Shkoni e pyesni kryekusarin Sali Berisha dhe ministrat e tij qe ne me pak se tre muaj ne karrike bene pasuri me shume se kryeministrat historike te Greqise fqinje Papandreu e Karamanlis,. familje qe kane dhjetra breza si deputete, ministra, kryeministra, presidente…. !!!
    E megjithate Greqia, ku jetojne e punojne mbi nje milione shqiptare qe e mbajne gjalle Shqiperine me mundin e djersen e tyre, eshte ne prag te falimentimit…
    Cfare do te ndodhte me Shqiperine e Padrinon Berisha nese brenda gjashte muajsh vetem cereku i tyre do te kthehej ne Shqiperi!
    Do ta benin gyros ate dhe kusaret e tij! Kane bere kursin e lirise e demokracise ne sheshet e Athines, Selanikut, Kretes… , ne vendlindjen e saj e jo ne plluq- plluqet e Shkodres, qe edhe peseqint here po te permbytej perseri do te votonte per Sali Toptanin e Jozi Sllobodanin!
    Cdo popull ka qeverine qe meriton, thote nje nga baballaret me te shquar te demokracise amerikane e asaj boterore , Abraham Linkolni i famshem. Larg qofte te qendronte as 20 e aq me pak 40 vjet mbi kalin e pushtetit si Berisha dhe babai i tij shpirteror, Enveri …
    Nuk qendroi me shume se nje vit e gjysem ne krye te kesaj demokracie por e coi ate me shekuj perpara pas nje lufte civile me qindra- mijera viktima !
    Tamam katarsis kunder skllaverise dhe despotizmit! Ndaj sot SHBA-ja eshte ku eshte! Nena e demokracise boterore e superfuqi !

  17. gogo says:

    O injorante!Ky vend nuk rrezikohet aspak nga te huajt,as nga greku,as nga serbi e as nga ndonje vend tjeter.Shqiperia,si gjithmone,e ka patur te keqen nga vete shqiptaret.Per kete,mjafton te kujtojme Faik Konicen.Ky vend rrezikohet nga vete shqiptaret,te cilet,per te zhvatur per vete e per klanin e tyre,jane gati te shesin edhe nenen e babane,sic eshte ky sharlatani,Sali Shpella,qe per pushtetin e vet nuk ka lene e nuk do te lere pa shitur as edhe nje gur te ketij vendi,sic po ndodh realisht para syve te te gjithe shqiptareve.Aleati me i mire i ketij mashtruesi te papare,eshte dhe do te jete injoranca e nje pjese prej atyre qe i vene pas dhe babezia e nje pjese tjeter qe i shkojne pas per te zhvatur pasurite e ketij vendi.Mallkim per te gjithe tufen e sahanlepiresve te Sali Shpellar Gerdalles,i cili, shpejt apo vone,do te perfundoje si DUCJA,i varur prej kembesh.Kjo do te ndodhe kur te triumfoje dituria ndaj injorances se shqiptareve.Ose,ne se do te tregohet e vendosur opozita,per te ngritur popullin ne revolta masive dhe te pambarim,deri ne permbysjen e ketij palo diktatori injorant,mund te hyjme edhe neve ne rrugen e Perendise,duke patur ne krye njerez te mencur,te ditur dhe idealiste dhe jo karagjoze,sic kemi patur deri tani.Ngrihuni ,o njerez,kapini ”per zhelesh”,sic thote kryeinjorantja e ketij shteti te kalbur,dhe hidhini ne gropen e derrit Saliun me shoket e vet!

  18. tezja ny says:

    Po perseritet koha e EVERIT,DO TE HAME BAR…………………………………….

  19. realiteti says:

    Po moj teze, ke te drejte ! por, qe te mos perfundojsh te hashe bar,shit ate kompjtur e bleje ca buke te bardha.E ne qoftese kompjuteri te duhet per te shkruajtur keto xhevaire,shit atehere veturen dhe jepi kembeve sic ke bere 50 vite rrjesht.Por, kete gje nuk e besoj ta bejne edhe mbi 500 mij shqipetaret e tjere qe, ne kete”sketerre”demokraci, u bene me vetura,si e gjithe bota.Do ta sajojne besoj nje cope buke,sa te mos perfundojne te bari…

  20. peci luku says:

    ME TE VERTET TE VJEN KEQ KU U KATANDISEM NJE POPULL QE KURRE SKA GJETUR QETESI .NJE POPULL QE KA LUFTUAT BREZ PAS BREZI PER TE ROJTUR NDERIN SI KOMP I VJETER NJE POPULL MIKPRITES NJE POPULL ME MERITE QE NUK U PERCA AS NGA FEJA PO QENDRUAN TE GJITHE BASHKE . SI NUK LARGOHEN QEVERITARET NGA PUSHTETI TE KENE FRIKE ATO QE KANE BERE DUKE E VJEDHUR DUKE E VRARE DUKE EGENJYER PO JAM I SIGURT FUKARAJA SI NE CDO KOHE DO I BEJE TE FUTEN VET NE DHE .DALKA NJE NJERI PE SHPELLAVE E TE KOMANDOJE VENDIN .MENDIMI IM ESHTE QE SALIU DUET VARUR NE MES TE TIRANES ETA LENE DERI SA TE KERRMOSET ETE NDAHET VET NGA LITARI ELE TA HANE QENTE KERRMEN E TIJ…POPULLI LUTET PER VDEKJEN E TIJ

  21. blero says:

    hapi syte o vellezer sado pak se nuk keni nevoje per te shikuar shume se tani cudia ka dale ne shesh edhe nuk mbydhet me ne thes,,,,,,,,shqiperia jone nga dita dites po faleminton totalishte vetem saliu e meta e ca legena te tjere qe e mbeshtesin ata kane ngritje ekonomike,,,,,mua sme intereson as opozita e as rama e as topi por me intereson e ardhmja e shqiperise,,,,,europa na tregoje nga te gjitha kushte qeveria jone ska plotesuar asnje,,,,,berisha bertet si gomari kur i marohet bari fajni e ka rama edhe opozita,,,,,kur nuk i pelqen vendimet e presidentit qe vet e zgjodhi perseri gomari pellet fajin e ka topi,,,kur prokororia jep vendim qe nuk i pershtate,,,,,,perseri gomari pellet fajin e ka ina rama,qe edhe kte vet e zgjodhi se sollaku flinte mbi dosjet e krimit keshtu pellliste gomari me pare,,,,,ndersa tani gomari pellet perseri ina rama eshte bashke me krimin,,,,,kush i pelqen keti gomarit ka njeri te me thote tani mua,,,,,,mos e degjoni gomarin o vellezer se ati i eshte mbaruar bari tani edhe shume shpejte do te ngorrdhin,,,,,,hapni zyte per shqiperine e vertet per shqiperine europjane qe te gjithe e duam,,,,,,

  22. blero says:

    me vjen keq o REALITET se nuk qenke ne kte jete,,,,,gjith bota po na thote ejani futini ne europe,,,,,po gamari qe na drejton kete gje per ne se don,,,ai pellet cdo dite se do futemi ne europe kur mos te kem me as opozite ne kte vend gomari thote sduhet te kete tjeter zot edhe populli i shqiperise nuk do te ket me nevoje as per fe e as per parti,,,,,,gomari thhote feja jone do jete feja blu edhe ju lutuni te shejti sali se ne qiell e toke sdo te ket tjeter njeri qe do vi ne kte qeveri sa te jeti gomari sali,,,,,goamri thote,, skam nevoje as per votat tuaja kam ristanin e me te ju fus sallamin,,kur i vjelle un nuk hap kuti se nuk me lejon kushteta,,,,kur humbas u hap kuti edhe i mbushi perseri se ka ca njerez qe ngaterrojne kuti prandaj un hap se ne shqiperi ka demokraci,,,,gomari thote,,,,pse ju beni llogari edhe dalin 2mije flet me shume se poputhsi se rruje karin per ju fare kam ristanin ne kqz ngrejne duart 4 me 3 edhe per shqiperine fare sma ndje me votuan e sme votuan un per vete kam fituar……

  23. Besmiri nga Luari says:

    Komenti im pe artikullin “Bota reale” eshte : Nje pershkrim real dhe ideal, por e keqja eshte se ne Shqiperi ecet me parimin “Po ke mbaruar arsimin e larte i bene te tera”. E pra sipas kesaj logjike agronomi bene kirurgun ne spital, mjeku ekonomistin ne krye te qeverise e keshtu me radhe dhe ja ku jemi se ku do te shkojme kete se dime por nje gje eshte e sakte se me çpo shohim e degjojme ne go… te semes do qendrojme.

  24. MURAT MIMANI says:

    NE SHQIPERI , NEQOFTESE NUK LARGOHET NGA SKENA POLITIKE , KRYETARI AKTUAL I PARTISE DEMOKRATIKE; SHQIPERIA , NUK MUNDE TE ECI ME PERPARA , POR DO VEJE KEQ E MEKEQ DERI NE SHKATERRIM TOTAL TE EKONOMISE DHE TE GJITHE JETES SOCIALE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje